|
Turniri tradicional në futboll të vogël “Dimri 2012”

I lëvduar qoftë Allahu përjetë, meritor i vetëm i falënderimit dhe lëvdimit të vërtetë, që nga asgjëja gjithçkaje i dhuroi jetë, që krijoi njeriun në formën më të bukur dhe e bëri mëkëmbës të Tij në tokë, lëvduar qoftë Allahu që besimtarët i bëri vëllezër. Salavat dhe selam nga ashku i zemrave të përmalluara për të, i dërgojmë vulës së Pjegamberisë, të zgjedhurit të Allahut për ta nxjerrë njerëzimin nga balta e injorancës dhe për ta udhëzuar atë në rrugën e vetme të drejtë, në rrugën drejt suksesit dhe lumturisë në të dy jetët, Muhammedit a.s. që është shëmbëlltyra jonë, që me jetën dhe veprën e tij na mësoi Islamin - fenë e vetme të pranuar tek Allahu, atij që u dërgua për të përsosur virtytet e moralit dhe që na thirri vazhdimisht në dashuri dhe afrim mes besimtarëve, selam u çojmë edhe sahabëve- shokëve të tij që besnikërisht iu përkushtuan jetësimit të çdo porosie të tij dhe u bënë shembulli i dashurisë, bashkëjetesës e bashkëpunimit në rrugën e Allahut, dhe të gjithë atyre që do ta ndjekin këtë rrugë deri në ditën e mbrëmë. |
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Artikulli origjinal nga Deoband.org
Nga: Mufti Muhammed Teki Uthmani
Përktheu: Mustafa Musliu
MBULESA (HIXHABI) E GRUAS DHE KUFIJT E SAJ (PJESA III)
Vazhdim…
Është më se e qartë se kur gratë nga radhët e sahabëve dilnin jashta shtëpisë për ndonjë nevojë, gjithmonë ishin nën xhilbab dhe të mbuluara me havale, dhe nuk e shfqnin fytyrën e tyre para një të huaji. Nga transmetimet të cilat e vërtetojnë këtë i paraqesim hadithet në vazhdim:
(1) Ebu Davudi r.a transmeton në Kitabe el-Xhihad, Bab Fadl Kital el-Rum nga Kajs ibn Shammas, dhe ka tënë: " Një grua e quajtur Umm Hallad erdhi te Pejgamberi a.s, ndërsa ishte e mbuluar, për të pyetur për djalin e saj i cili ishte vrarë. Njëri nga sahabët e Pejgamberit a.s i tha: Ke ardhë të pyesish për djalin tënd duke qenë e mbuluar? Ajo tha: Nëse jam goditur me humbjen e djalit, asnjëher nuk do të lejoj të humbas modestin time. Atëher Pejgamberi a.s tha: Ai e ka shpërblimin e dy shehidëve. Ajo pyeti, e pse ashtu O Pejgamer i Zotit? Ai tha: Sepse është vrarë nga ithtarët e librit." |
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkroi: Muhiddin Baëçexhi Përktheu: Muin Sulejmani
Medh'hebi Maturidi (pjesa e dytë)
[Metoda e Imam Maturidiut]
Si Esh’ariu ashtu edhe Maturidu për të ngadhënjyer Mu’tezilitët dhe doktrinat novatore (medhahibu’l-bida’) kanë marrë metodën e cila i përshtatet logjikës së shëndoshë nga armiqtë e tyre dhe janë bërë themelues të Kelamit Ehli’s-Sunne. Ndërsa ai i cili metodën më të saktë dhe shkencore që e fillon duke ju dhënë vlerë logjikës dhe naklit (shpalljes) dhe që i ka mëshiruar këto në esencë duke shpjeguar Akaidin Islam është Imam Ebu Mansur el-Maturidiu. Sepse në fe nuk ekziston asgjë e cila nuk është në përputhshmëri me logjikën. Cilësitë e All-llahut si të ekzistuarit të All-llahut, jeta, dituria, fuqia, vullneti edhe Pejgamberia e Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që të gjitha vërtetohen me logjik. Gjithashtu edhe për ato nga shpallja me lajmet metafizike për ahiretin dhe gjendjet e saja mund të tregohen mundësia e tyre edhe me logjik dhe të besojmë ashtu siç na ka lajmëruar i Dërguari i All-llahut.
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
|
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Pas > Fund >>
|
| Rezultatet 1 - 8 nga 71 |