Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

95:6 Pervec atyre qe besuan dhe bene vepra te mira; ata kane shperblim te panderprere

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Libra
MEDHHEBET NË ISLAM PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 27 October 2008

 

Fikret Arnaut

 

 

MEDHHEBET NË ISLAM

 

Novatori apo domosdoshmëri

H y r j e

بسم الله الرحمن الرحيم

Lexues të nderuar !

Librin të cilin e ke para vetes, para dorëzimit në shtyp, kanë patur rastin ta shiqojnë dhe për të të japin mendim a gjykim personalitetet dhe alimët tonë eminentë: prof. Mehmedalija Haxhiq, këshilltar për çështje të sheriatit pranë Rijasetit të BI në RBeH, Naibu-Reisul-ulemai prof. Ismet ef. Spahiq, Jakub ef. Muhamedi, imam i xhematit “Ballkan” në Munih dhe Muhammed ef. Mushinbegoviq, imam i xhematit në Rosenheim.

Ata më kanë mbështetur dhe kanë dhënë pëlqim që ky libër të shtypet dhe tu bëhet i arritshëm një numri sa më të madh të muslimanëve tanë. Unë për këtë i falënderoj dhe e lus Allahun xh.sh. që t’i shpërblejë, veçanërisht për sugjerimet dhe vërejtjet të cilat m’i kanë drejtuar që me të madhe kanë ndikuar që libri të dalë në këtë formë dhe përmbajtje.

Me këtë libër është menduar të arrihen dy qëllime:

  1. Njohje me temën medhhebët në Islam, me përpjekje që këtë temë t’ua afrojmë rrethit të gjërë të popullatës muslimane, me theks të veçantë në respektim të të gjitha medhhebeve të pranuara, gjithsesi mes tyre edhe medhhebin tonë hanefij.
  2. Nxitje për ruajtjen e unitetit të popullatës tonë muslimane dhe të mos lejohet që të vijë deri te konfrontimet në mes vete në baza fetare, deri tek të cilat ka ardhur në disa pjesë të botës islame.

Vallahu min verail-kasdi ve huve jehdis-sebil!

Fikret Arnaut

Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
Lexo mëtej...
 
Muhtesaru’l-Kuduri PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Wednesday, 13 February 2008

Muhtesaru’l-Kuduri

 

 

Kitabu’t-Tahareti

 

Allahu xh.sh thotë: “O ju që keni besuar, kur të ngriheni të falni namaz, lani fytyrat tuaja,duarët tuaja gjer në bëryla, fërkoni kokat tuaja dhe këmbët(lani) deri në nyje“.

            Farzet  e pastrimit (abdestit) janë larja e katër gjymtyrëve dhe fërkimi i kokës. Në këtë rast në larje duhet të përfshihen edhe zogjtë e këmbës dhe bërrylat.Te fërkimi i kokës është farz të fërkohet  pjesa e mbi ballit që kap një të katërtën. Lidhur më këtë përcjell Mugire ibën Shu’be se:“ Pejgamberi a.s. shkoi te një fis.Atje kreu nevojën e vogël pastaj mori abdest dhe fërkoi pjesën e mbi ballit si dhe u dha mes’h mesteve“.

            Sunetet e abdestit janë larja e dy duarëve tri herë para se të futen në enë, bëhet kështu  kur musaliu zgjohet nga gjumi, leximi i bismeles në fillim të abdestit, madje misfaku, larja e gojës(medmedah), larja e hundës(isatinshak), fërkmi i veshëve, larja e thellë e mjekrës dhe ndërmjet gishtave si dhe përsëritja e larjes deri më tri herë. Përpos suneteve është mustehab që të behët nijeti i abdestit, të fërkohet e gjithë koka, të lahen gjymtyrët me rend duke filluar sipas rendit që ka cekur në ajet Allahu, të lajë më parë gjymtyrët e djathta, si dhe të fërkuarit e qafës.

            Situatat të cilat prishin abdestin janë:dalja e çdo gjëje nga organet jashtëqitëse, gjaku, limfa, qelbi, poqese lëshojnë vendin e daljes dhe mbulojnë pjesë të trupit në masë e cila kërkohet të lahet. Abdestin e prishë edhe të vjellurit gojën plotë, gjumi shtrirë, mbështetur ose mbajtur për ndonjë sendi i cili nëse largohet biejm përtoke. Atë e prish edhe humbja e mendjes nga alivanosja, të çmendurit po dhe të qeshurit me zë në çdo namaz të përbërë nga rukui dhe sexhdeja.

            Farzet e larjes(gusl) janë pastrimi i gojës(medmedah), i hundës(istinshak) dhe larja e tërë trupit. Është sunnet që kur të lahemi të lajmë duartë, vendin e turpshëm, të largojmë papastërtinë e mundëshme nga trupi pastaj marrim abdest sikur për namaz pa i larë këmbët, madje hudhim ujë kokës dhe tërë trupit tri herë. Mandej largohemi nga ai vend dhe i lajmë këmbët. Gruaja nuk është e obliguar që gjatë larjes të zgjidh gërshetat nëse uji mbërrinë në rrënjët e flokëve.

Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
Lexo mëtej...
 
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (212)

Tribuna Islame 2009 - Xhelal Kaloshi

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (116)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (124)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (75)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (12)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 2

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 195

Tribuna Islame 2009 - 12

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (72)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 15 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot162
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1362
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7755
mod_vvisit_counterGjithsej78430

Lidhje

Template Template