Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

16:27 Mandej, ne diten e gjykimit Ai i turperon ata dhe thote: "Ku jane ata qe m'i benit shoke Mua dhe per hir te tyre grindeshit?" E ata qe ishin te zotet e dijes, do te thone: "Vertet, sot turpesia dhe e keqja i perfshiu jobesimtaret"

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Punime
Kamata në borxh (pjesa e dytë) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Wednesday, 23 June 2010
Shkroi: Mufti Muhammed Teki Uthmani
Përktheu: Ahmed Muhamed Mehmedi



Kamata në borxh
Riba El-Nesie



Image
Dëmet e kamatës në borxhet e investimit

Kur kemi të bëjmë me thënien e tyre se ata të cilët japën borxhe në borxhet e investimeve janë njerëz të pasur dhe përfitojnë nga këto borxhe fitime të mëdha. Prandaj nëse borxhdhënësi u kërkon atyre ndonjë shtesë përveç kapitalit të borxhit nuk ka ndonjë të keqe.

Përgjigjeja në këtë reagim është si vijon:
Së pari: largimi i dëmit është urtësi e madhe te ndalesa e kamatës, por nuk është shkak i ndalesës së saj, ndërkaq hukmi e ndjek shkakun jo urtësinë. Kjo është e qartë për dijetarët e përpiktë dhe nuk ka nevojë për shpjegim. Mirëpo shumë njerëz formalist nuk e kuptojnë dallimin mes shkakut dhe urtësisë. Andaj do ta shpjegojmë këtë me disa shembuj:
Azhornuar së fundi ( Wednesday, 23 June 2010 )
Lexo mëtej...
 
Evitimi i fëmijve nga vend-falja PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 17 May 2010
Shkroi: SHEJH ASHRAF ALI ET-TEHANEVI (i njohur si 'I urti i Umetit')
Përktheu: Ilir CURRI

ARSYEJA E EVITIMIT TE FEMIJVE NE VENDFALJET E BAJRAMEVE

Image
Nuk është e lejuar që të ndalohet grumbullimi i besimtareve në xhami, pavarësisht se në shumë raste ndalimi mund të ketë për qëllim të evitojë ndonjë çrregullim të mundshëm. Edhe nëse synojmë parandalimin e ndonjë çrregullimi, siç rëndom ndodh kur sjellim fëmijë me vete në xhami, asesi të pengosh njerëzit të mblidhen në shtëpitë e Zotit, nuk është e lejuar. Asnjë shkak nuk mund të çojë në parandalimin e grumbullimit të njerëzve në vendet ku falemi. E padyshim problemi i çrregullimeve të mundshme është çështje që kërkon të zgjidhet. Zgjidhja, nuk është e vështire për ta gjetur pasi i Dërguari i Allahut s.a.v.s na e ofron atë të gatshme në fjalët: "Evitoni fëmijët tuaj nga vend-faljet tuaja". (1)
Azhornuar së fundi ( Monday, 17 May 2010 )
Lexo mëtej...
 
Çfarë është një Medh-dhheb PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Tuesday, 27 April 2010
Shkroi: Nuh Ha Mim Keller
Përktheu: Leuza Rustemi



Çfarë është një Medh-dhheb,
dhe përse është e nevojshme të ndjekim një Medh-dhheb?



Image
Fjala medh-dhheb rrjedh nga gjuha arabe që nënkupton "për të shkuar" ose "për të marrë si një mënyrë", dhe i referohet një muxhtehidi të zgjedhur në lidhje me një numër të interpretimeve, mundësive që dalin nga rregullat, urdhrat e All-llahut xh.sh. duke fillor nga tekstet e Kur'anit Kerimit dhe Hadithi Sherifit. Në një kuptim më të madh, medh-dhhebi përfaqëson tërë shkollën e mendimit të një imami muxhtehid, të tillë si Ebu Hanifja, Maliku, Shafi'iu, ose Ahmadi - së bashku me shumë studiues të kategorisë së parë që erdhën pas secilit prej tyre në shkollat e tyre përkatëse, të cilët kontrolluan dhe rafinuan dëshmitë e tyre dhe vazhduan gjurmëve të tyre. Imamët muxhtehid ishin ekspertë, njohës të mirë të Kur'anit dhe Sunetit në vendimet specifike të sheriatit që në kohën tonë është e njohur si “fik’h” ose "jurisprudencë". Në raportet tona me fenë, fik’hu është vetëm një pjesë e saj. Për nga njohuritë fetare që zotërojnë njerëzit ndahen në tri lloje.
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 27 April 2010 )
Lexo mëtej...
 
Kamata në borxh PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 05 April 2010
Shkroi: Mufti Muhammed Teki Uthmani
Përktheu: Ahmed Muhamed Mehmedi



Kamata në borxh
Riba El-Nesie



Image
Kamatën në borxh (Riba El-Nesie) Imam Ebu Bekër ibën Xhessasi në Ahkamul Kur’an e dëfinon: „Ajo është borxh në të cilin kushtëzohet afat kohor dhe shtesë në të holla ndaj borxhmarrësit“.

Ky definicion i përfshinë edhe llojet tjera të kamatës në borxh. Kjo kamatë ishte haram edhe në fetë tjera qiellore. Sot e kësaj dite gjenden tekste në Librin e Shenjtë të cilat e ndalojnë këtë.

Në kohën tonë janë paraqitur disa grupe njerëzish properëndimor të cilët pretendojnë se kamatat e bankave dhe institucioneve tregtare të tjera nuk janë kamatë e cila ndalohet, për këtë ata i interpretojnë ajetet dhe hadithet në forma të ndryshme. Disa prej tyre thonë:

Kamatë e ndaluar është kamata e cila e kalon sasinë e vet borxhit, ndërsa nëse kushtëzohet shtesa e një sasie të vogël ndaj pronës së kapitalit ajo nuk është haram. Këtë ata e mbështesin në ajetin: „O, ju që keni besuar mos e hani kamatën të shumëfishuar“.
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 06 April 2010 )
Lexo mëtej...
 
Ndërtimi i xhamive me paratë e ... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Tuesday, 30 March 2010
Shkroi: Imam Muhammed Zahid Keutheri
Përktheu: Ahmed Muhamed Mehmedi


A lejohet ndërtimi i xhamive me paratë e zeqatit

Image
Kjo është pyetja që e parashtron „Abdulmaksud Muhammed“ dhe publikohet bashkë me përgjigjen e saj në revistën „El-Ezher“ të muajit Sefer viti 1366 hixhri. Profesri i nderuar i cili shënon nënshkrimin e vet në përgjigjen e kësaj pyetje thotë në përgjigje: „Imamët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje, disa e lejojnë atë kurse disa e ndalojnë. Mirëpo argumentet e atyre që e ndalojnë këtë janë të dobta, ndërsa mendimi i cili thotë se është e lejuar është mendim i qëndrueshëm dhe me argument të fortë, për mendimin e profesorit në fjalë, i cili vazhdon dhe zgjerohet në përgjigje derisa e bën lejimin t’i përmbledh të gjitha format e bëmirësisë, jo vetëm ndërtimin e xhamive. Në këtë mënyrë ai nuk kufizohet në përgjigje brenda kuptimit të pyetjes, pasi që nuk e sheh të nevojshme tu nënshtrohet rregullave të cilat i kanë vënduar librat e „resmit të muftiut“ në medhhebe të ndryshme. Kështu ai thotë që fjala „sebilullah“ në ajetin e kategorive të zeqatit i përfshinë të gjitha format e bëmirësisë edhe pse nuk përmbajnë pronësim (temlik).
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 06 April 2010 )
Lexo mëtej...
 
<< Fillim < Para 1 2 3 4 5 Pas > Fund >>

Rezultatet 1 - 5 nga 22
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (205)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (64)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (148)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (78)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (94)

Të Riturit - Dimri 2010 - (1)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (203)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (311)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (314)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (121)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 47 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot171
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1371
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7764
mod_vvisit_counterGjithsej78439

Lidhje

Template Template