|
Jeta dhe vepra e Imam Tahaviut |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Friday, 06 February 2009 |
|
Dr. Ejjub Ali
A. Jeta dhe veprat e Tahaviut
Ebu Xhafer Ahmed ibn Muhammed ibn Salame El-Azdi, El-Hixhrij Et-Tahawij është lindur në fshatin Taha në Egjiptin e Epërm. Të parët e tij erdhën nga Jemeni në Egjipt dhe u vendosën aty kur Egjipti ra nën sundimin musliman. Ka mosmarrëveshje rreth datës së lindjes së tij. Vitet 229/843, 230/844, 238/852 dhe 239/853 biografët i marrin për datë të lindjes. Es-Sem’ani konsideron se është i lindur më 229/843 dhe kjo është e saktë. Vdiq në Egjipt më 321/933.
Et-Tahaviu kryesisht është preokupuar për Hadith dhe Fikh dhe është konsideruar si njëri nga muhaddithët dhe fekihët më të mëdhenjë të kohës së vet. Sipas Ebu Is’hak Esh-Shiraziut, ai ishte lideri i fundit i fikhut hanefij në Egjipt. Ka filluar të studiojë ligjin shafiit te daja i tij Ebu Ibrahim Ismail El-Muzaniu (vd. 264/878), nxënësi më i lavdishëm i Imam Esh-Shafiut; pas braktisjes së shkollës së tij iu përkushtua studimit të fikhut hanefit te Esh-Shejh Ebu Xha’fer Ahmed ibn Ebu Imrani (vd. 285/898), i cili u bë kadiu kryesor i Egjiptit (270/883). Ekzistojnë shumë versione të biografëve për shkakun e kalimit të tij në shkollën hanefite, por, si duket, më i sakti ka qenë ai që pikëpamjes së tij kritike më tepër i përgjigjej sistemi i Ebu Hanifes se ai i Imam Shafiiut.
|
|
Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Wednesday, 13 February 2008 |
|
Imam Maturidiu është njëri nga personalitet më të shquara të mendimit islam. Emri i tij i plotë është Ebu Mensur Muhammed ibën Muhammed ibën Mahmud El-Maturidi. Maturid ose Maturit është emri i një fshati të Samarkandit të cilin e merr edhe Imami si llagap. Ndonjëherë Imami quhet edhe si Samarkandas: Shejh Imam Alemul Huda Ebu Mensur Samarkandi. Atributin „Alemu El-Huda“ i dhanë shokët dhe bashkëmendimtarët e tij ose siç e quajn ndonjëherë edhe „Imamul Huda“, po dhe „Imamul Mutekelimin“ me çrast secili emër tregon për pozitën dhe famën të cilën e ka gëzuar në mesin e tyre si dijetar dhe për mundin e pakursyer që shkriu në mbrojtjen e sunnetit, akides e të sheriatit. Histroianët nuk kanë njohur ndonjë datë të lindjes së Imamit përpos Dr. Ejub Ali, i cili si datë të mundëshme të lindjes së Imamit e merr vitin 238 h./852 e.s. Po të ishte e saktë kjo, atëherë do duhej që Imami të kishte jetuar afër njëqind vjet, ngase të gjithë historianët pohojnë njëzëri se ai vdiq më vitin 333 h./ 944 e.s. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|