Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“3:97 Aty ka shenja te qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn ne te, ai eshte i sigurt; Per hir te All-llahut, vizita e shtepise (Qabes) eshte obligim per ate qe ka mundesi udhetimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk eshte i nevojshem per (ibadetin qe e bejne) njerezit”
Hadithi i dites
Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
03:40 AM |
| Dielli |
05:58 AM |
| Dreka |
01:30 PM |
| Ikendija |
06:00 PM |
| Akshami |
09:06 PM |
| Jacija |
11:12 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
Libra
|
Akaidi i Imam en-Nesefiut |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Thursday, 23 October 2008 |
|
Akaidi islam sipas Imam en-Nesefiut Fjala e përkthyesit Krahas intensifikimit të shkrimeve me tematikë aktuale bashkëkohore, është obligim i patjetërsueshëm edhe studimi dhe prezentimi i veprave klasike të fesë islame, sidomos të diturisë së akaidit (el-‘akaid). Me këtë nënkuptojmë zbulimin dhe konservimin e dorëshkrimeve, pastaj përkthimin kritik, përpunimin dhe publikimin e dorëshkrimeve, qoftë tërësisht apo fragmentarisht. Viteve të fundit në këtë rrafsh janë bërë përpjekjet e para,[1] ndërsa vitet që do të pasojnë do të jenë vendimtarë për studiuesit, në mënyrë që kjo zbrazëtirë të plotësohet cilësisht. Me këtë rast opinionit shkencor, pastaj nxënësve të medreseve, studentëve të fakulteteve islame, imamëve dhe të gjithë lexuesëve kureshtarë po ua ofrojmë me përkthim dhe komentim njërën ndër veprat më të dalluara klasike nga fusha e akaidit (besimit), e ajo është vepra “Akaid’un-Nesefijjeh” (Akaidi i Nesefiut). Kjo vepër, e vogël përkah vëllimi, paraqet me shekuj një vepër të pakalueshme për hulumtuesit e shkencës së akaidit, kurse autorin e saj Nexhmuddin Ebu Hafs ‘Umer Ibn Muhammed En-Nesefiun (461/537 / 1142)[2] e radhit ndër autoritetet më të mëdha të ehl’us-sunnetit.[3] Rëndësia e kësaj vepre konsiston në faktin se është ndër veprat më të komentuara të këtij lloji. Haxhi Halifa, autori i veprës monumentale “Keshf’udh-dhunun” numëron 14 komente, 43 glosa dhe disa superglosa.[4] |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Wednesday, 22 October 2008 |
|
El-Fikh’ul-Ekber Imam Ebu Hanifeh r. a. الفقه الأكبر للإمام الأعظم أبي حنيفة النعمان بن ثابت Përkthimi dhe komenti Nexhat S. Ibrahimi Në emër të All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! [Baza e tewhidit dhe e asaj mbi të cilën ngritet besimi i vërtetë][1] أَصْلُ التَّوْحِيدِ وَ مَا يَصِحُ اْلاِعْتِقَادُ عَلَيْهِ يَجِبُ أنْ يَقُولَ: Esenca e tewhidit[2] (monoteizmit) dhe e asaj mbi të cilën ngritet besimi i mirëfilltë është detyrimi i shqiptimit: آمَنْتُ بِاللهِ ، وَ مَلاَئِكَتِهِ ، وَ كُتُبِهِ ، وَ رُسُلِهِ ، وَ الْبَعْثُ بَعْدَ الْمَوْتِ ، وَ الْقَدَرِ خَيْرِهِ وَ شَرِّهِ مِنَ اللهِ تَعَالَى , وَالْحِسَابُ وَ الْمِيزَانُ , وَالْجَنَّةُ وَالنَّارُ ، حَقٌّ كُلُّهُ. - Unë besoj në Allahun, - Në engjëjt e Tij, - Në librat e Tij, - Në të dërguarit e Tij dhe; - Në ringjalljen pas vdekjes. - Dhe (besoj se) se caktimi (kader) i të mirës dhe të keqes është nga Allahu i madhëruar. (Besoj se) llogaria, matësja e veprave (mizan), xhenneti dhe xhehennemi, që të gjitha janë të vërteta.[ |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Fragmente nga libri „Nakdu Darimij“ |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Sunday, 09 March 2008 |
|
Lejimi që Ezheri dhe sekretariati i tij që i bëri librit në fjalë, dhe atë mbas një studimi të tij tri vjet e shtatë muaj me radhë, do të thotë se Ezheri me në leje të këtillë për botim lejon besimin e paganizmit aq të qarë, pa perde, të cekur në këtë libër, edhe pse në Ezherin e vjetër është e trashëguar Akideja e Tenzihut shekuj me radhë. Pasi nuk ëhstë e lejuar të rrijmë idneferent para një problemi që e prek akiden, mendimtarëve të fesë u paraqes këtu disa fragmente të libritpër të kuptuar padyshim zhytjen e tepruar të autorit në akiden e texhsimit, përhapja e së cilës paraqet një rezik të madh. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Krijuesi i Botës dhe atributet e Tij |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Sunday, 09 March 2008 |
|
Krijuesi i botë është All-llahu i Lartëmadhëruar, i Vetmi, i Ngahershmi, i Mundshmi, i Gjalli, i Gjithëdijshmi, dëgjon gjdo gjë, sheh gjdo gjë, i Gjithëvullnetshmi, ka vullnet, s`është aksidental as material, s`është stom, është i paparëshikueshëm, i pakufizueshëm dhe i pafund, s`është nga disa pjesë as uniformë, s`është i përbërë as përfundimtar, s`është i përshkrueshëm me gjendjen agregate as që mund të përcaktohet kuanitativisht, nuk mund të vendoset as të futet në rrjedhat kohore dhe nuk është antropomorf. Asgjë nuk ndodh jashtë dijes dhe fiqisë së Tij. Është pronar i atributeve të ngahershme, gjithnjë ekzistues sipas Qenies së Tij të cilat as nuk janë Ai e as diçka tjeter jasht Tij; e ato janë; dija, fuqia, jeta, forca, dëgjimi pamja, vullneti, dashja, efikasiteti, kreativiteti, furnizimi dhe të folurit. Ai flet me të folur, i cili është atribut i Tij i ngahershëm, i cili nuk shprehet dhe që nuk shkaktohet me shkronja dhe tinguj, ky atribut është i kundërt me heshtjen ose me ndonje lloj tjetër të të folurit , në të cilin përdoren mjetet (organet) e të ngjashme. All-llahu i lartëmadhëruar me kët lloj të folur urdhëron, ndalon dhe lajmëron. Kur`ani është fjala e Allahut, i cili s`është i krijuar, është i shkruar në mus`hafet tona, i i ruajtur në zemra, i artikuluar me gjuhë, i dëgjuar me veshë, por s`është gjendja e tyre. Atributi i krijimit (et-tekëin) është atribut i ngahershëm i Zotit. Ai e krijoi botën, çdo pjesëz së saj në çastin e krijimit, ndërsa Zotin askush nuk e ka krijuar; në këtë ne besojmë fuqishëm. Vullneti (el-iradetu) është gjithashtu atribut i ngahershëm i ALlahut të lartmadhëruar. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Wednesday, 13 February 2008 |
|
Imam Ebu Mensur Maturidi Argumenti mbi krijimin e Qenies Shejh Ebu Mensuri r.h. thotë:“Argument përmbi krijimin e qenies është se për një gjë të këtillë dëshmojnë tri format e burimit të njohjes të cilat i përmendëm më parë. Kështu, sa i takon dëshmisë së formës së johjes e cila arrihet përmes të dhënave të lajmit, është e njohur nga Allahu xh.sh, në mënyrë të cilën nuk kanë munësi ta asnjë nga njerëzit, dhe atë se : Ai është Krijues i çdo sendi, Krijues i qiejve e i tokës dhe se Atij i takon sundimi i çdo gjëje që është në mes tyre. Për qëndrueshmërinë e argumentimit përmes të dhënave të lajmit folëm pak më parë, sidomos kur asnjë nga njerëzit, të gjallët, nuk ka thënë për veten që është i pafillim, apo së paku të ketë bërë shenjë drejt një mundësie të këtillë, por dhe sikur të thoshtë këtë do dilte në shesh menjëher gënjeshtra e tij domosdoshmërisht. Po kështu vlen edhe për çdonjërin që kujtohet se të tjerët e kanë parë të vogël dhe i njihet një fillim në të kaluarën, e vërtetë kjopërmes së cilës bëhet i domosdoshëm qëndrimi se të gjallët janë të krijuar. Ndërsa, sa u takon të vdekurve, ata janë nën demonstrimin e të gjallëve, për këtë edhe është më afër mendjes që janë të krijuar. Nduhmona o Allah! Sa i takon njohjes shqisore për temën në fjalë, ajo dëshmon për të sepse çdo fenomen vërehet te jetë i rrethuar nga domosdoshmëria e varshmërisë i ndërtuar në baza të nevojës së saj, ndër kohë që dihet që kusht i pavarshmërisë është pafillueshmëria, sepse një fenomen i pafillim, me një veti të këtillë bëhet i pavarur nga të tjerët, ndërkohë që domosdoshmëria dhe nevoja e bëjnë atë të varur nga të tjerët, gjë e cila domosdo flet se është i krijuar. Mestjerash, çdo fenomen i perceptueshëm është i përbërë nga elemente të natyrës së ndryshme, të kundërt, që është e drejtë se ata largohen nga njëra tjetra, të mos ndërlidhen më njëra tjetrën por që vënia e tyre të ndërlidhura pranë njëra tjetrës është bërë nga një fenomen tjetër, gjë e cila tregon se fenomeni i bërë nga këta elemente është i krijuar. Vallahu Muvefek. Pokështu, bota përbëhet nga elemente dhe pjesë(Exhzau ve eb’adu), dhe dihet se shumica e pjesëve të tij janë bërë pasi nuk kanë qenë, njejt njihet edhe ndërtimi i tij, gjerësia po dhe madhësia e tij, gjë e cila është e domosdoshme për të, pasi nuk mundet që një tërësi pjesësh të kufizuara të bëhet tërësi elementesh të pakufizuara. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|