Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“37:19 Ajo do te jete vetem nje britme, kur qe, ata te ngritur shikojne”
Hadithi i dites
Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
03:40 AM |
| Dielli |
05:58 AM |
| Dreka |
01:30 PM |
| Ikendija |
06:00 PM |
| Akshami |
09:06 PM |
| Jacija |
11:12 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
Autor
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 21 June 2008 |
|
Sabri Bajgora Imam Xhelaluddin Es-Sujuti (849 h./1445 - 911 h./1505) dhe tefsiri i tij “Ed-Durrul menthur fi-t-tefsiri bil me’thur” Biografi e shkurtër Emri i plotë i Imam Sujutiut është Abdurrahman ibn Ebu Bekr ibn Muhammed ibn Sabikud-din el Hudajri Xhelaluddin Es-Sujuti – Ebul Fadl. U lind në muajin Rexhep të vitit 849 h./1445 e.r. në Kajro. Familja e tij ishte me prejardhje nga qyteti Asjut i Egjiptit, kështu që dijetarët e quajtën me emrin e këtij qyteti, që në një trajtë të shkurtuar shqiptohet edhe Sujut. I pari prej tyre që e quajti me emrin Es-Sujuti, ishte mësuesi i tij Izzuddin Ahmed ibn Ibrahim el Kinani. Imam Sujutiu ka disa ofiqe, ndër to “Hafidh”, sepse ishte muhaddith i njohur, madje në të gjallë të tij askush nuk mund të krahasohej me të në lëmin e shkencave të hadithit. Ai vetë në një prononcim të tij kishte thënë se dinte përmendsh dyqind mijë hadithe të Resulullahut s.a.v.s, dhe thoshte se, po të dëgjonte se ka edhe hadithe të tjera, patjetër që do t’i mësonte edhe ato përmendsh. E quanin edhe Xhelalud-din, ashtu siç kishte pasur dëshirë ta quante babai i tij, sepse ky qysh i vogël kishte treguar shenja zgjuarsie se do të bëhej një dijetar me nam. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 21 June 2008 |
Sabri Bajgora Imam Fahrudin Rraziu dhe tefsiri i tij “Mefatiihul Gajb” (544 h. - 606 h.) Të frymëzuar nga Kurani si thesar i pashtershëm i fjalës hyjnore, dijetarët islamë shkruan libra të tërë të tefsirit, në të cilët zunë vend fjalët, mendimet dhe komentimet e tyre, që sot e kësaj dite nuk kanë humbur aspak nga vlera dhe shkëlqimi i tyre. Padyshim vendin më të spikatur në shkencën e tefsirit dhe sidomos në tefsirin racional e zë Muhammed bin Umer bin Husejn bin Ali et Tejmijj, El Bekrijj, et Taberistani, er Rrazi, i njohur më shumë si Fahrudin er Rraziu ose Ibnul Hatib esh Shafiij, - Imam i mutekel-liminëve, krenaria e Islamit dhe e muslimanëve dhe kurora e dijetarëve të kohës. Fahrudin Rraziu u lind në qytetin Rrejj në vitin 544 h. dhe vdiç më 606 h. në Hera. Ishte i njohur, i nderuar dhe i respektuar në ndenjet e dijes (vendtubimet e dijetarëve) nga të gjithë. Meqë ishte një det i vërtet i dijes në shkencën e tefsirit, të akaidit (ilmul kelamit), logjikës, filozofisë, astronomisë, mjekësisë shkencave filologjike, fikhut dhe usuli fikhut etj., shumë prej dijetarëve të kohës nga të gjitha anët e botës islame, ia mësynin vendtubimeve ku ai ligjëronte. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 21 June 2008 |
Sabri Bajgora “ XHAMIUL BEJAN AN TE’VILI AJIL KUR’AN” (“Xhamiul bejan fi tefsiril Kur’an”) nga Ibni Xherir et Teberiu (224-310 h) Biografi e tij e shkurtër Ebu Xha’fer Muhammed bin Xherir bin Jezid bin Kethir bin Galib et Taberi u lind në qytetin Amil të Taberistanit, provincë në Iran, në vitin 224 h. Qysh si dymbëdhjetë vjeçar lëshoi vendlindjen dhe ia mësyu botës islame për t’u pajisur me dituri e njohuri të reja. Koha në të cilën jetoi e veproi Taberiu, ishte kohë e një lulëzimi të madh të kulturës dhe shkencës në mbarë botën islame, kështu që udhëtimet e tij nëpër qendrat më të njohura islame të kohës si në Bagdad, Kufe, Basra, Egjipt, Mekë dhe Medinë ishin edhe të shpeshta edhe të frytshme. Me kalimin e kohës arriti të bëhej njëri ndër dijetarët më të mëdhenj të kohës. Ishte muxhtehid i vërtetë pothuajse në të gjitha shkencat islame. U bë i njohur brenda hapësirave të botës islame në lëmin e historisë me veprën “Tarihul umem vel muluk”, e cila vepër edhe sot e kësaj dite njihet si një ndër librat bazë të historisë. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 21 June 2008 |
|
Sabri Bajgora Imam Kurtubiu dhe tefsiri i tij “EL XHAMIU LI AHKAMIL KUR’AN…” Biografi e shkurtër Imam Kurtubiu u lind në Kordobë të Andaluzisë-Spanjë, por viti i lindjes së tij nuk dihet saktësisht. Mësimet e para i mori prej dijetarëve më eminentë të kohës, kështu që me kalimin e kohës u radhit edhe vetë në mesin e atyre më të shquarve. U dallua në sferën e tefsirit, fikhut, hadithit, akaidit dhe gjuhës arabe. Emri i plotë i tij është Muhammed ibn Ahmed ibn Ebi Bekr ibn Ferh el-Ensarij el-Hazrexhij el-Endelusij Ebu Abdullah el-Kurtubij. Cilësitë dhe virtytet që stolisnin karakterin e këtij dijetari të madh, bënë që ai të ishte i dashur nga njerëzit, po njëkohësisht të gëzonte respekt të thellë edhe ndër dijetarë, sepse gjuha e tij në asnjë moment nuk ishte e ashpër ndaj ndonjërit prej dijetarëve. Madje ai ishte aq tolerant, saqë kur shihte se mendimi i dijetarëve të ndonjë medhhebi tjetër ishte më i arsyeshëm, e pranonte pa hezitim. Në kohën e tij, kultura dhe qytetërimi islam ishin në zenit, e po ashtu edhe qyteti i Kordobës ishte qendër e dijes në tërë Andaluzinë, kështu që Kurtubiu dhe dijetarët e tjerë shfrytëzuan maksimalisht këto kushte të mira për studimin e shkencave islame. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 21 June 2008 |
|
Sabri Bajgora Imam Nesefiu dhe tefsiri i tij “Medariku-t-tenzili ve hakaiku-t-te’vili” Imam Nesefiu pa dyshim është ndër dijetarët më të mëdhenj islamë. Emri i tij i plotë është Abdullah ibn Ahmed ibn Mahmud en-Nesefi, i njohur edhe si Ebul Berekat. U lind në vendin Ejdhexh në afërsi të Isfahanit, mirëpo nuk dihet saktësisht viti i lindjes së tij. Ofiqin En-Nesefi e mori sipas qytetit Nesef në provincën e Sindit, një vend në mes lumit Amu-darja dhe qytetit të Samerkandit. Për hir të kontributit të madh në lëmin e shkencave islame, mori titullin e nderit “Hafidhuddin” (Mbrojtës i fesë), që përmendet shpesh në shënimet rreth jetës së tij. Vdiq dhe u varros në vendlindje, në vitin 701 apo 710 h., mirëpo vitin 701 h. e përkrahin shumica e dijetarëve dhe duket të jetë më i saktë. Nesefiu si dijetar Nesefiu mori mësime nga dijetarë më eminentë të asaj kohe si Shemsul eimmeti el Kurdi dhe Ahmed ibn Muhammed el Attabi, dhe me kalimin e kohës edhe vetë arriti të zinte vend në grupin e dijetarëve të mëdhenj islamë të kohës së tij. U shqua në shumë disiplina shkencore sidomos në ato të tefsirit, fikhut dhe usuli fikhut. Biografët për të, ndër të tjera, kanë shënuar se ishte njeri shumë i devotshëm, modest dhe me virtyte të larta. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
| << Fillim < Para 1 2 Pas > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 5 nga 6 |
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|