Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“12:40 Ata qe ju adhuroni pervec All-llahut, nuk jane tjeter vetem se emra qe i pagezuat ju dhe prinderit tuaj; All-llahu nuk shpalli ndonje fakt per ta, vendimi (ne ceshtjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai urdheroi te mos adhuroni tjeter vetem Ate; Kjo eshte feja e drejte, por shumica e njerezve nuk e dine”
Hadithi i dites
Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
03:40 AM |
| Dielli |
05:58 AM |
| Dreka |
01:30 PM |
| Ikendija |
06:00 PM |
| Akshami |
09:06 PM |
| Jacija |
11:12 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
Punime |
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 03 April 2010 |
|
Shkroi: Shejhul Hind Mahmud Hasan Hindi – Allame Shabbir Ahmed Uthmani Pёrktheu nga anglishtja: Zehra Mehmedi
Komenti i Sures Nebe‘ë
1. Pёr çfarё e pyesin ata njёri-tjetrin?
Ata pyeten se çfarё ёshtё ajo qё ata kёrkojnё. A janё ata mjaft tё aftё qё ta vlerёsojnё tё vёrtetёn qё ata kёrkojnё? Kjo nuk ёshtё e mundur. Sё dyti ajeti mund tё merret se nёkupton qё jobesimtarёt pyesnin pёr Ditёn e Gjykimit pёr tё cilёn u tregoi Profeti s.a.u.s.. Megjithatё, ata e pyesin atё, si dhe besimtarёt e tjerё, se kur do tё ndodh. Ata insistojnё qё ajo tё shpejtohet. Mosbesimtarёve u kёrkohet tё kuptojnё pasojat e kёrkesёs sё tyre. Dita e fundit ёshtё njё ngjarje e madhe dhe se ata shpejt do tё ballafaqohen me tё. Atёherё ata do ta njohin tё vёrtetёn ndёrsa shohin spektaklin e tmershёm tё Ditёs sё Fundit.
2. Pёr lajmin e madh,
3. Lidhur me të cilin ata s’pajtohen.
Ka shumё mospёrputhje mendimesh rreth Ditёs sё Fundit. Disa besojnё nё tё, kurse tё tjerёt e mohojnё pa njё, pa dy. Pastaj janё ata qё dyshojnё nё tё. Ca tё tjerё besojnё vetёm nё ringjalljen trupore, ndёrsa tё tjerё pretendojnё se vetёm shpirti do t’i nёnshtrohet shpёrblimit dhe dёnimit nё botёn e pёrtejme. Ata e mohojnё pёrfshirjen e trupit nё kёtё dukuri. Mospajtimet e tilla janё tё shumta. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 10 May 2010 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Komentimi i kaptinës el- Muminun |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Thursday, 30 April 2009 |
|
Përktheu: Musli Bajrami
Komentimi i kaptinës el- Muminun
بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ (1) الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ (2)
1. (Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët) Besimtarët e pritnin një sihariq të këtillë e që është paralajmërimi i sigurt për shpëtimin e tyre, dhe mesazhi drejtuar atyre ishte pikërisht siç e shpresonin, ndërsa shpëtim konsiderohet të dalësh fitues në kërkesat e t’i ikësh frikës, që do të thotë: E fituan atë që e kërkuan dhe shpëtuan nga ajo që iknin. Ndërsa besimi në aspektin gjuhësor do të thotë bindje, kurse sipas sheriatit besimtarë është gjithsecili që e ka shprehur fjalën e dëshmisë-shehadetin- duke e deklaruar me gojë atë që e ka në zemër. Pejgamberi s.a.s. thotë: All-llahu e krijoi xhenetin dhe i tha: Fol. Parajasa foli dhe tha: Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët, këtë e përsëriti tri herë, pastaj tha: Unë jam e ndaluar për çdo koprac që shtiret-sa për sy e faqe. Në këto ajete përshkruhen gjashtë cilësitë e besimtarëve të drejtë të cilët meritojnë shpërblimin me xhenet, cilësia e parë:
|
|
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 26 May 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Tefsiri në kohën e Tabiinjve |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 21 June 2008 |
|
Sabri Bajgora TEFSIRI NË KOHËN E TABIINJVE Frytet e mësimeve të ashabëve do të përcillen edhe tek gjenerata e tabiinjve, sepse çlirimet e mëdha islame që u bënë në kohën e katër hulefai-rrashidinëve, bënë që shumë prej ashabëve të njohur të shpërndaheshin gjithandej në provincat e reja islame, dikush si mëkëmbës, të tjerë si ministra e këshillëtarë e disa si mësues të fesë. Meqenëse shumë joarabë në këto vende të reja islame kishin pranuar Islamin, ndihej nevojë e madhe për sqarimin e dispozitave fetare, po edhe për sqarimin dhe komentimin e ajeteve kuranore, në mënyrë që njerëzit të mos binin në lajthitje në çështjet e fesë. Disa prej atyre ashabëve që jetuan në vende të ndryshme, themeluan shkolla të veçanta të tefsirit. Kështu shohim që në Mekë u shquan nxënësit e shkollës së Ibni Abbasit, në Irak (Kufë) nxënësit e shkollës së Abdullah ibn Mes’udit, kurse në Medinë nxënësit e shkollës së Ubejj bin Ka’bit. |
|
Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Tefsiri në kohën e Sahabeve |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 21 June 2008 |
|
Sabri Bajgora TEFSIRI NË KOHËN E SAHABËVE Allahu xh.sh. i zbriti Kur’anin famëlartë të Dërguarit të Tij, udhëzim të qartë dhe dritë e cila do t’i ndriçojë rrugët e njerëzimit deri në Ditën e Gjykimit. I Plotfuqishmi e urdhëroi të dërguarin e Tij që këtë Kur’an t’ua sqaronte shokëve dhe ymetit të tij, kur i thotë: وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ “…Ty ta zbritëm këtë Kur’an, t’ua shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë” (En-Nahl, 44), dhe يَاأَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ وَإِنْ لَمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ وَاللَّهُ يَعْصِمُكَ مِنْ النَّاسَِ “O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotiti tënd, e nëse nuk e bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer misionin (revelatën). Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve).” (El-Maide, 67). |
|
Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
| << Fillim < Para 1 2 Pas > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 5 nga 7 |
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|