Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

7:122 Zotit te Musait dhe te Harunit!"

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Artikuj
Kur'ani dhe Arsyeja PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 25 January 2010

Përgatiti:Ahmed M. Mehmedi

KUR’ANI DHE ARSYEJA


Image All-llahu xh.sh. që kur krijoi njeriun e parë (duke e ditur prirjen që bartte me vete ai) ia mësoi atij të gjitha, ia tregoi dy rrugët: të mirën të keqen. E sprovoi atë duke e lënë të vendos me arsyen e tij se si te veprojë, jo se All-llahu nuk ia diti aftësinë dhe atë se sa do ta respektonte njeriu urdhërin e All-llahut si krijesë e Tij, por Ai këtë e bëri (dhe e bën edhe sot) për të bindur njeriun se ai është i dobët sadoqë të mendojë se është i ngritur. Ta bindë atë se vetëm Ai i Cili e krijoi është i aftë për t'i definuar fenomenet e jetës dhe se vetëm urdhëri i Tij meriton të ndiqet për të arritur fatëbardhësinë në të dy jetët.
T'i vështrojmë ajetet që vijojnë:
"...E Ai ia mësoi Ademit të gjitha emrat..."
"Ne e udhëzuam atë në rrugë..."
"E ne i thamë: O Adem, ti dhe bashkëshortja jote banoni në xhenet dhe hani lirisht nga frutat e tij nga të doni, po mos iu afrohuni asaj peme..."

Kur All-llahu krijoi njeriun e bëri atë me shpirt, e bëri të shoh, të dëgjojë. Mirëpo a mbaroi vetëm me kaq?, pasiqë njeriu duhej të vinte mëkëmbës në Tokë.
Azhornuar së fundi ( Monday, 25 January 2010 )
Lexo mëtej...
 
„Shkencat e Kur’anit“ PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 18 February 2008
Kuptim terminologjk i togëfjlaëshit „Shkencat e Kur’anit“
Muhammed Zerkani

Pas definimit të gjuhësor të fjaleve në togëfjalësh, ju bëjmë me dije se togëfjalëshi me formën e vet, të kujton një sërë shkencash dhe dije të cilat lidhen në një mënyrë me Kur’anin. Për këtë edhe fjala shkenca është ënshumës e jo në njejës, pasi përmes togëfjalëshit nuk merret për qëllim vetëm një shkencë e eçant, përkundrazi, aty përfshihen shumë shkenca që shërbejnë studimit të Kur’anit si: tefsiri, Ilmul Kiraat, Ilmu Resmi’l-Uthmani, Ilmu I’xhazi’l-Kuran, Ilmu Esbabi Nuzul, Ilmu Nasih ve’l-Mensuh“, Ilmu E’rabil Kuran, ilmu Garibi’l-Kur’an, Ilmu Din, Ilmu Lugah dhe shkenca të tjera. Këta janë disa shkenca të cilat kanë të bëjnë me studimin e shkencave të Kur’anit. Në këtë, drejtim Sujutiu zgjerohet aq sa në shkencat e Kur’anit e fut edhe inxhijerinë , aritmetikën, medicinën e të ngjashme. Më tej ai shënon nga libri i Ebu Bekër El-Arabiut „Kanunu’t-Te’vil“ se:“ Shkencat e Kuranit janë 77450 shkenca, shumëzuar numrin e fjalëve të Kur’anit me katër. Kjo bazuar vetëm në fjalet e Kuranit një nga një e ku më të merren parasyhse edhe fjalite dhe kuptimi i tyre kur dihet se çdo fjalë ka kuptim të jashtëm të lehtë dhe të mbrendshëm, të thellë. Nëse do të mundoheshim të numërojmë shkencat e Kuranit në këtë prizëm, nuk do të mundeshin të numërojmë dot, do të ishin të pafundtta dhe që nuk i din kush tjetër pos Allahut. Duhet të merret para syshë kjo thënie e Sujutiut dhe Ibën el-Arabiut mbështetet në orvatjen e nzjerres së shkencave të cilat i përfshinë Kur’ni numëruar çdo shenjë që e jep Kur’ani drejt një shkence edhe nëse ajo nuk është e konstituuar, pavarësisht a flet Kur’ani qartë për të ose jo. Ndërsa nëse i marrim para syshë vetëm shkencat e konstituuara, atëherë ato janë shumë m pak se sa ai numër marramendës.

 

Historia e Shkencave të Kur’anit

I dërguari a.s dhe shokët e tij kishin njohuri për shkencat e Kur’anit bile edhe dinin për to më shumë se sa arritën të dijnë dijetarët më vonë. Mirëpo, njohuritë e tyre nuk u zhvilluan në formë të shkencave të veçanta as janë krijuar punime e libra në këtë drejtim pasi ata nuk kishin nevojë për vepra të shkruara dhe libra. Kështu, sa i takon të dërguarit ai pranonte shpalljen nga Allahu xh.sh. dhe Ai i ka garantuar që atë, librin do t’ia ruaj në zemër dhe se gjuha e tij do ta lexojë atë rrjedhshëm dhe se çdo fshehtësi e fjalëve të tij do t’i shpalohej. Ja e lexojmë këtë ajet bashkë:“ La tuharik bihi lisaneke ..“ Tërë këtë i dërguar ua tregoi njerëzve dhe ua mësonte dalëngadalë krahasasaj ë^që shokët e tij në atë koë sihin shumë të zhvilluar në kuptimn të kuptimit të gjuhës së tyre arabe të pastër, dhe krahas talentit dhe mprehtësisë së logjikës së tyre e të natyrshmërisë së njohjes së kuptimeve gjuhësore dhe metaforike të fjalëve. Ata kuptuan nga kur’ani domethënie të cilat ne sot nuk mund t’i kuptojmë, përkundër njohurive të llojllojshme që karakterizojnë kohën tonë. Përveç kësaj në kohën e sahabëve mjetet e shkrimit ishin shumë pak të zhvilluara. Po kështu edhe i Dërguari a.s. ua ndaloi që të shkruajnë nga ai ndonjë send tjetër jashta tekstiti të Kur’anit, nga frika që të mos përzihet Kur’ani me tekste tjera. Për këto shkaqe nuk u shkruan Shkencat e Kur’anit ashtu siç nuk u shkrua hadithi. Kështu vazhdoi të jetë gjendja e shkencave islame në kohëne dy halifeve të parë Ebu Bekrit dhe Omerit r.a. edhe pse sahabët nuk pushuan të përhapin islamin dhe mësimet e tij, Kur’anin dhe shkencat e tij, sunnetin dhe kuptimet e tij përmes përcjelljeve dhe shpjegimeve gojore e jo me shkrim.

 

Periudha paraprirëse e konstituimit të Shkencave të Kur’anit

Në kohën e Osmanit r.a shteti islam u zgjerua aq saqë në të u futën shumë popuj që nuk e njihni gjuhën arabe kështu që kur’ani filloi të lexohet gabimisht saqë lindi frika se gjuha arabe në ndikimin e këtyre popujve të dobësohet dhe të rrezikohet leximi i drjetë i kur’anit, gjë që do të nxiste fitne dhe mosmarëveshje në rradhët e muslimanëve. Për këtë Osmani r.a. urdhëroi që të shkruhen dhe bëhen kopje të kur’anti bazuar në kur’anin bazë që u mblodh në kohën e Ebu Bekrit, të dërgohen këto kopje në qendrat e mëdha dhe të digjen shkrimet tjera të Kuranit. Përmes një aksioni të këtillë Osmani r.a. ve bazat e asja që ne enjohim sot si shkencë të veçant: ILmu Resmil-Kur’an apo Ilmu resmi’l-uthman“. Në kohën e Aliut r.a. gjuha arabe ende më shumë përzihet me gjuhët e të hujave, vëreheshin keqpërdorime të fjalëve dhe kuptimeve gjuhësore pëër këtë ai e urdhëron Ebu’l-Esved Edueliun që të ve disa rregulla për mbrojtjen e gjuhës së Kur’anit nga këto keqpërdorime dhe ia përpunoi atij projektin dhe ia caktoi metodën. Për këtë mund që Aliun ta quajm vënës të parë të bazavetë shkencës që ne sot e quajm sintaks bashke me Ilmu’l-I’rab. Pas kohës së Aliut vijnë emevite dhe dhe në kohën e tyre sahabët e i përhapnin Shkencat e Kur’anit përmes shpjegimeve gojore, por ende jo në formë të shkruar. Këto përpjekje të dijetarëve të sahabëve mund t’i quajm si fazë paraprirëse të asaj të shkrimit dhe kostituimit të kësaj shkence. Duhet të cekim se në krye tkëtre sahabëve qëndronin Katër Halifet, Ibni Abbasi, Ibën Mesudi, Zejd ibën Thabiti, Ebu Musa El-Eshari si dhe Abdullah ibën Ez-Zubejr. Ndërkaq, në krye të tabiinëve qëndronte: Muxhahidi, Atau, Ikrimeja, Katadeja, Hasan el-Basriu, Seid ibën Xhubejr, dhe Zejd ibën Eslem në Medine nga i cili morri shkencat e Kur’anit i biri i tij Abdurrahmani, dhe Malik ibën Enesi nga tabi tabiinët. Këta dijetarë llogariten si vënës të bazave të shkencave që njihen si „Ilmu Esbabi Nuzul“, Ilmu Nasih ve Mensuh“, „Ilmu Garibi’l-Kur’an“ dhe të ngjashme.

 

Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (342)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (264)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (312)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 9

Tribuna Islame 2009 - 22

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (165)

Të Riturit - Dimri 2010 - (42)

Të Riturit - Dimri 2010 - (35)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (110)

Të Riturit - Dimri 2010 - (34)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 24 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot162
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1362
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7755
mod_vvisit_counterGjithsej78430

Lidhje

Template Template