|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Wednesday, 28 May 2008 |
|
HADITHI 1. “Mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim!” HADITHI 2. All-llahu i Lartësuar ka thënë: “Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë. Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij. Më mallkoi kur tha: All-llahu ka djalë, kurse Unë jam Një, Strehim i Përherëshëm, nuk kam lindur (dikë), e as që jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk më përngjan!” HADITHI 3. Na priu i Dërguari i All-llahut a.s. në namazin e mëngjesit në vendin e quajtur Hudejbije, ku kishte rënë shi tërë natën. Kur e kryem faljen, i Dërguari i All-llahut a.s. na u drejtua të pranishmëve duke na thënë: “A e dini se ç’tha Zoti juaj?” |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Monday, 18 February 2008 |
|
Me emrin e All-llahut, Të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit 1. Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka'b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë: “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe Të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur”. (Muttefekun alejhi) 2. Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensarijj r.a., që thotë: “Në një betejë ishim me Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) me ç'rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja”. Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim”. (Muslimi) |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|