Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“5:27 Lexoju (Muhammed) atyre (jehudive e te tjereve) ngjarjen e vertete te dy djemve te Ademit, kur te dy flijuan kurbane, nga te cilet njerit iu pranua; Ai (qe nuk iu pranua) tha: "Une do te te mbys ty" (Kabili i tha Habilit); E ai (qe iu pranua) tha: "All-llahu pranon vetem prej te sinqerteve"”
Hadithi i dites
nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
04:56 AM |
| Dielli |
06:45 AM |
| Dreka |
01:23 PM |
| Ikendija |
05:16 PM |
| Akshami |
08:04 PM |
| Jacija |
09:41 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
Punime |
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Monday, 10 May 2010 |
|
Shkroi: Imam Dijauddin Gymyshhanevi
Përktheu: Mr. Ademsafi Bajrami
Ramuzul Ehadiith

1. “Kur do të vijë unë te dera e Xhennetit Ditën e Kijametit, dhe do të kërkoj hapjen e derës, (meleku) rojtari do të pyesë, kush je ti? Unë do të përgjigjem: Muhammedi. - Ai duke e hapur do të thotë: Urdhëro, pasiqë jam urdhëruar që të mos ia hap kujt derën para teje”. (Ahmed ibën Hambel, Muslimi dhe Abdullah bin Hamid nga Enesi r.a.).
2. “Exhelet (vdekjet) e të gjitha shtazëve e insekteve; si: morri, kalamaria, karkalecëve (gjinkallave), kuajve, deveve dhe kafshëve tjera në përgjithësi; si dhe lopëve e të ngjashme, exhelet i kanë aq sa adhurimi i tyre, kur ato e mbarojnë adhurimin, Allahu xh.sh. ua merr shpirtin. Ndërkaq meleku i vdekjes nuk ka të bëj me ato”. (Ukajli dhe Ebu Esh-Shejhi në “El Udhme” nga Enesi r.a., ndërsa Ibn El-Xheuzi thotë se ky hadith është Medu’ë).
3. “Të fundit që do të ringjallen nga ky ummet do të jenë dy burra kurejshit”. (Ibën Shejbe nga Kajs bin Ebi Hadhim merfu’ë, ose nga Vekia).
|
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 10 May 2010 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Nga jeta dhe Vepra e Ebu Hanifes r.a. |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Tuesday, 29 December 2009 |
|
Përktheu: Shejh Ahmed M. Mehmedi
Kritika ndaj Ebu Hanifes dhe përgjigjet e tyre
Imam Ebu Hanifes nuk i ka nxjerr asnjë hadith Buhariu e as Muslimi, as gjashtë imamët tjerë të hadithit. Ky është argument se ata nuk kishin ndonjë konsideratë ndaj tij, ose se ai nuk ishte dijetar i shkencës së hadithit.
Përgjigje:
Dijetarët e hadithit kanë nxjerrë hadithet e atyre që kanë menduar se hadithet e tyre mund të humben nëse nuk regjistrohen. Për këtë ata nuk kanë përcjellë ose nuk janë marrë në formë të veçant me përcjelljen e haditheve të atyre të cilët kishin nxënës të cilët përcjellnin dhe bartnin hadithet e tij. Ndër të tjera, imami, interes të veçant i kushtonte kuptimit të hadithit dhe domethënies së tij; njohjen me hadithet të cilët janë nasih (derogues) e mensuh (të deroguar), hadithit të pakufizuar (mutlak) dhe atij të përkufizuar (mukajjed), hadithit me kuptim të përgjithshëm (amm) dhe atij me kuptim te veçant. Pra ai nuk merrej vetëm me përcjelljen e thjesht të përfjalshëm të hadithit. |
|
Azhornuar së fundi ( Friday, 01 January 2010 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Sunneti dhe historia e tij |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Tuesday, 26 May 2009 |
|
Shkroi: Dr. Mustafa Sibai
Përktheu: Ahmed Memedi
Sunneti dhe historia e tij Definicioni i sunnetit
Sunneti gjuhësisht nënkupton: formë sjelljeje, qoftë e mirë ose e keqe. Në këtë kuptim është edhe hadithi i Muhammedit a.s.: „Kush bën një sunnet të mirë atij i takon edhe shpërblimi për të, po edhe i atyre që do të punojnë mbas tij deri në ditën e gjykimit. Por, kush bën një sunnet të keq ai bart edhe barrën e tij dhe barrën e çdonjërit i cili do të punojë me të mbas tij deri në ditën e gjykimit.“ Po ashtu dhe hadithi:„Do të ndiqni sunnetin e atyre para jush pëllëmbë për pëllëmbë dhe krah pas krahu“.
Në terminologjinë e muhadithinëve Sunneti nënkupton:“çdo gjurmë e cila përcillet prej Pejgamberit a.s. qoftë fjalë, punë, pëlqim, veti fizike, morale ose sjellje përditshmërie, qoftë para Shpalljes ose mbas saj.“ Me këtë kuptim Sunneti është sinonim i Hadithit. Kurse, në traditën e usulijinëve Sunneti nënkupton:“ çdo gjë e cila përcillet nga Pejgamberi a.s., thënie, punë ose pëlqim“. |
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
|
Pse nuk është shkruar sunneti në... |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Monday, 10 March 2008 |
|
Dr. Mustafa Sibaij Asnë nga nga shkruesit të jetës së muhammedit a.s. dhe dijetarëve të sunnetiit nuk janë në dylemë se Kur’ani ka fitar aq intersine sahabëve dhe kujdesin e tyre sqaë ebëri atë të ruajtur në zemra dhe të shkruajtur në lëvore, eshtra, në gurëz e në sende të ngjashme.Kështu që, kur vdiq Pejgamberi a.s. kurani qe i shkruajtur dhe i renditur dhe nuk i mungonte asgjë tjetër vetëm se të përmblidhet në një libër të vetëm. Ndërkaq me sunnetin kjo nuk ndodhi, edhe pse ishte një nga bazat më të rëndësishme të sheriatiti edhë në kohën e Muhammedit a.s. Kështu pra nuk dyshon kush se suneti nuk është shkruar zyrtarisht ashtu sikur Kur’ani. Ndoshta arësyeja e kësaj qëndron në atë se se i dërguari jetoi në mesin e sahabëve njëzet e tri vjet, kështu që shënimi i fjalëve, punëve dhe sjelljeve të tij në vende të veçanta e në fletë të posaçme një punë e rëndë për vendin dhe kohën, sepse kjo këkron ndarjen e një numri të madh të sahabëve tpër këtë punë të rëndë. Në anën tjetër, dijet se numri i atyre që dinin të shkruajnë në kohën e të Dëruarit ishte aq i vogël saqë njiheshin në gishta. Veç kësaj kur dihet se Kur’ani qe baza e pare dhe themelore e sheriatit dhe mrekullia e amshueshme e të Dërguarit a.s., ishte afër mendjes që at pak veta që dinin të shkruajnë t’i rrekeshin shkruarjes së tij dhe jo sunnetit, që kështu tua përcjellni gjeneratave të ardhëshme të shkruar në mënyre të përpiktë, të plotë pa i munguar asnjë shkronjë e vetme. Këtu duhet të cekim edhe një faktorë tjetër. |
|
Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
|
|
Lexo mëtej...
|
|
| << Fillim < Para 1 2 Pas > Fund >>
| | Rezultatet 1 - 5 nga 7 |
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|