Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

18:107 S'ka dyshim se ata qe besuan dhe bene vepra te mira, vendpritje per ta jane xhennetet e Firdevsit

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Autor
Biografi mbi Imam Keutheriun PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 06 April 2009

Shkroi: Ahmed M. Mehmedi
ImageKy është Imami al´lameja, muhadithi, muhakiku, fekihu, usuliu, historiani, sufiu, mutekelimi, shejhu Imam Muhammed Zahid ibën Hasan ibën Ali El-Keutheri El-Hanefi. Lindi në ditën e martë 27/28 Sheval të vitit 1296 h. në fshatin Haxhi Hasan Efendiu afër qytetit të Dozxhes në verilindje të Stambollit.

Mësimet e para i mori nga i ati dhe hoxhollarët e Dozxhes. Në vitin 1311 shkon në Stamboll dhe mëson te dijetarët e mëdhenj të vendit si: shejh al‘lameh Ibrahim Hakiu, shejh al’lameh Ali Zejnulabidin Alsuni, shejh al‘lameh Jusuf Dijauddin Tikveshiu dhe te i ati al‘lameh Hasan Ibën Ali El-Keutheriu, i cili vdiq më vitin 1345 h.

Imam Keutheriu pati disa poste filluar nga posti i ligëruesit në Xhami’l-Fatih dhe deri në postin e Vekilit të Meshihatit Islamik të Perandorinë Osmane. Në kohën kur shembet Perandoria Osmane dhe vjen në pushtet Qemal Ataturku, imami ishte nga kundërshtarët më të përbetuar të tij, derisa për këtë arësye edhe dënohet me vdekje.

Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
Lexo mëtej...
 
Imam Bedruddin El-Ajni PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Saturday, 02 February 2008

 Imam Bedruddin El-Ajni

Emri i plotë i Imamit është Mahmud Ibën Ahmed ibën Musa ibën Ahmed ibën Husejn ibën Jusuf ibën Mahmud El-Ajntabi El-Hanefi. Kishte llagapin Ebu Thena dhe Ebu Muhammed. Imam Ajni lindi më 26 ramazan në vitin 762 h. në lagjen Kikën në Ajntab, ashtu siç e tregon nxënësi i tij Tegri Berdi. Imam Ajni u rrit në një familje të shkencës, të fesë e të mirësisë. Që si fëmijë i ati e dërgon të mësojë Kur’an tek El-Muizz el-Hanefiu  ku e mësonte atë dhe lexonte përmendësh sipas kiraetitit të Hafsit.

Tek i ati Ebul-Abbasi mësonte fikhun. Imam Ajni mësoi tek imamët më të dalluar të qytetit të tij: Esh-Shems Muhammed Er-Rai, Xhibril Ibën Salih El-Bagdadi, Hajruddin El-Kusejr, Dhenun Es-Surmarij e të tjerë. Përpara Mikail Et-Turkmanit lexoi “Kudurin” në fihun hanefi, „El-Mendhumeh“ të Nesefiut në lëminë e Hilafit, ashtu si dhe librin „Mexhmeu’l-Bahrejni“ të ibën Es-Saatiut. Nga dëshira për të nxënë dije ai do të udhëtojë në qytete të ndryshme. Sëpari në Halep, pasta në Kuds ku në shoqëri me shejh Alaudin Es-Sajrami do të udhëtojë për në Kairo, atëherë kryeqytet i Memalikëve dhe dijetarëve të dinastisë së tyre.

Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
Lexo mëtej...
 
Imam Kemal ibën El-Humam PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Saturday, 02 February 2008

Imam Kemal ibën El-Humam


Ky është Imami, muhadithi, gjuhëtari, fekihu Muhammed ibën Abdulvahid ibën Abdulhamid Kemaluddin i njohur si Ibën Humam Iskenderi Sivasi. I ati i imamit ishte kadi i qytetit Sivas të Rumelisë, i cili pastaj kalon në Kairo dhe vendoset edhe aty si kadi. Lindi në vitin 788 dhe u mor me veprimtari shkencore pasi u rrit nën kujdesin e të atit dhe dijetarëve të vendit.

E lexoi librin e Hidajes përpara Imam Siraxhuddinit i njohur si „Kariu’l-Hidaje“. Ishte një i Imam i dalluar për shkathtësitë polemizuese të tij, studiues i rrallë, usuli, muhadith, mufessir, gjuhëtar gramaticient. Ka një sërë veprash të konsiderueshme. Më e njohura prej tyre është libri në të cilin e shpjegon „Hidajen“ i quajtur „Fet’hu’l-Kadir“, libri „Et-Tahrir“ në usul dhe një varg veprash tjera.

Nga nxënësit e tij më të dalluar janë: Shemsuddin Muhamme i njohur si Ibën Emir Haxh El-Halebi, Muhammed ibën Muhammed Esh-Shuhneh, Sejfuddin ibën Ummer Kutlubuga dhe të tjerë.

Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
Lexo mëtej...
 
Imam Ebu Bekr El-Merginani PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Saturday, 02 February 2008

Imam Ebu Bekr El-Merginani

Ky është Imam Ali ibën Ebu Bekr ibën Abdu’l-Xhelil El-Fergani El-Merginani. Ishte imam, muhaddith, mufessir, i saktë e i përpiktë në njohuritë e tij. Ishte i devotshëm e modest, shumë i mbërimë në shkencën e fikhut dhe të hilafit.

Mësuesit e tij ishin: Imam Ebu Hafs Ummer En-Nesefi, Sadrushehid Husamuddin Umer ibën Abdulaziz ibën Mazeh, Dijauddin Muhammed ibën Hasan El-Bendixhi, Umer ibën Uthman El-Bejqindij, Kivamuddin Ahmed ibën Abdurreshid El-Buhari.

Nga shokët më të dalluar të imam Merginanit janë: Imam Fahruddin El-Kadihan, Sadr Mahmud ibën Ahmed ibën El-Aziz, Shejh Zejnuddin Muhammed Ibën Ummer El-Atabi si dhe Dhahiruddin Muhammed ibën Ahmed El-Buhari autor i librit „Fetava Edh-Dhahirijeh“.

Te imam Merginani kanë mësuar dy djemt e tij Muhammedi dhe Umeri, Shemsul Eimmeti El-Kerderi si dhe Xhelaluddin El-Esrushni. Veprat më të njohura të imamit janë: „Bidajetu’l-Mubteda“ të cilën e shpjegoi në librin „El-Hidaje“, pastaj libri „El-Munteka“, „Et-Texhnis“, „El-Mezid“, „Menasiku’l-Haxhxh“, Muhtaratu’n-Navazil“, „Libri mbi Faraidin“ e vepra të tjera. Imam Merginani vdiq në vitin 593 h.
Azhornuar së fundi ( Saturday, 28 June 2008 )
 
Imam Ebu’l-Hasan El-Kuduri PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Saturday, 02 February 2008

Imam Ebul Husejn El-Kuduri

Emri i autorit është Ahmed Muhammed ibën Ahmed ibën Xha’fer ibën Hamdan El-Kuduri. Fekih hanefi i Bagdadit, autor i muhtesarit të mirënjohur i quajtur „Muhtesaru’l-Kuduri“. Ka lindur më vitin 362 h. Ishte nga dijetaret që benin klasifikimin dhe vlerësimin e mendimeve të medhhebit për këtë edhe haset shpesh emri i tij në librin „El-Hidaje „ dhe në „El-Hulasah“.

Ishte një dijetar që u lidh me të mesazhi i dijetarëve të medhhebit hanefi, për këtë ai u bë me famë. E shkroi librin „El-Muhtesar“, e shpjegoi librin „Muhtesaru’l-Kerhi“ dhe librin „Et-Texhrid“ në shtatë vëllime, i cili përmbante probleme diskutabile mes diejtarëve të medhhebit dhe dijetarëve të medhhebit shafi.

Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
Lexo mëtej...
 
<< Fillim < Para 1 2 Pas > Fund >>

Rezultatet 1 - 5 nga 7
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Fëmijët (juniorët) - Dimri 2010 - (25)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (139)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (105)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (291)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (154)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (91)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 28

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (13)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (58)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (41)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 46 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot172
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1372
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7765
mod_vvisit_counterGjithsej78440

Lidhje

Template Template