Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

86:16 Po edhe Une pergatis deshtimin e kurtheve te tyre!

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Historia e fikhut PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 06 April 2009

Muhammed Ebu Zehre
Image Burimi themelor i fikhut islam janë tekstet e librit të Allahut xh.sh. dhe sunneti i Muhammedit a.s.. Kur’ani është tërësia e këtij Sheriati i cili i përmbledh të gjitha rregullat dhe bazat e tij edhe pse nuk përmbledh shumicën e çështjeve të lindura nga këto rregulla të përgjithshme. Sunneti është ai që i shpjegon këto çështje të lindura nga bazat e cekura duke përkryer shpjegimin e tyre dhe duke vënë rregulla në bazë të së cilave do të mbështeteshin në tekstet në fjalë zgjidhjet e problemeve të cilat do t’u lindnin njerëzve në të ardhmen. Për këtë, asnjëri nuk ka të drejtë të ndajë sheriatin nga këto dy baza, sepse këto dyja janë shtylla e tij dhe burim prej të cilit ushqen mësimet e veta. Kjo, ngase ky Sheriat është fe e cila duhet të ndiqet dhe nuk është e ndërtuar vetëm në një parim racional ose veç në një përvojë njerëzore. Përkundrazi, ky është sheriati, zakoni i përhershëm i qiellit në tokë gjersa të mbetet në jetë ajo, e të mbeten njerëzit deri në Ditën e Gjykimit. Kështu, feja gjithmonë, burim të vetin parësor e ka patur tekstin profetik, edhe nëse Islami me mësimin e tij është në pajtim me logjikën, gjersa një beduinë tha:„Nuk kam dëgjuar të thotë Muhammedi për një gjë „bëje“ e të thotë mendja „mos e bëj“. Po kështu nuk kam dëgjuar Muhammedin të thotë për një gjë „mos e bëj“ e të thotë mendja „bëje““.
Prandaj, pasi burim i fesë qenka mësimi profetik, e pasi Islami është fe, patjetër të jetë edhe për të bazë profecia pejgamberike. Nuk ka dyshim se mendja luan rol në nxjerrjen e ligjeve të mësimit pejgamberik, mirëpo ajo ka të bëjë me dy fusha të mendimit. E para: njohja e tendencave dhe qëllimeve të tërësisë së teksteve të Sheriatit,bile dhe më shumë se kaq, ka të bëjë me njohjen e hukmit në çdo tekst që bart një hukm duke nxjerrë në këtë rast një parim në bazë të të cilit mund të shpjegohet hukmi(vendimi) në çdo rrethanë të ngjashme. Veç tjerash, mendja njeh edhe qëllimet e Sheriatit si një tërësi nga grumbulli i parimeve të ligjeve të ndryshme të zbuluara. Në të gjitha këto mendimi njerëzor e gëzon të drejtën e vështrimit, gjen lëminë e vet të veprimit. E dyta: angazhimi i arsyes në hulumtimin përtej teksteve për të zgjidhur çështjet për të cilat nuk ka tekst ligjor. Kjo, ngase ndodhitë nuk marrin fund, ndërkohë që tekstet kanë të mbaruar, gjë e cila kërkon nxjerrjen e ligjeve për çështjet lidhur me të cilat nuk ka tekst ligjor, duke u mbështetur në analizën dhe krahasimin mes problemeve të shqyrtuara nga tekstet ligjore, dhe që në këtë mënyrë të takohen dy lëmitë e vëprimit të arsyes. Ndërkaq, metodat e fikhut ndodh që të ndryshojnë edhe pse secila mbulohet më hijen e teksteve, pa dalë dot nga sundimi i tyre dhe pa kaluar kufijtë e saj. Kështu, disa fukaha janë mbështetur vetëm në analizën e krahasimeve mes ligjeve të teksteve dhe të dukurive të reja për të cilat nuk i përfshinin zgjidhjet tekstuale.Së këndejmi, duke u mbështetur në ligjet metodologjike të cilat fekihu i zbulon gjatë të hulumtuarit të tekstetve të quajtura motive, të cilët i merr si bazë për të gjykuar me ta lidhur me dukuritë hukmet e të cilave nuk gjenden në tekste, njihet me motivin që ndërlidh dukuritë në fjalë. Fekihu po kështu vëren edhe mundshmërinë e ndërlidhjes së dukurisë me motivin në fjalë dhe që i njëjti të ofrojë një zgjidhje të mundshme për të. Kjo metodë quhet Metoda e Kijasit.
Disa nga fukahatë kanë ndjekur këtë metodë të kijasit krahas qëllimeve të përgjithshme të Sheriatit, ineteresit të njeriut, ineteresave të cilat përputhen me qëllimet e Sheriatit dhe që nuk kërcënojnë ligjet e tij, interesa këto me të cilat largohet një e keqe e caktuar. Të tjerë gjykonin me arsyen e dobisë dhe interesit(masllahatu), sa herë që nuk gjehej tekst ligjor(nass).
Për këto arsye, ishte i patjetërsueshëm Ixhtihadi, për t’u njohur ligjet e Sheriatit. Ixhtihadi edhe pse lidhet me dy lëmitë e cekura më lartë, ai ishte i ndërlidhur edhe me një fushë tjetër: njohjen me kuptimin e teksteve mbështetur në gjuhën e tekstit dhe nxjerrjen e hukmeve prej teksteve të veçanta. Mbase nuk është i aftë secili musliman të nxjerrë hukme nga tekstet, ngase për një gjë të tillë ka rregulla të cilat i njohin nga natyra ata që mësuan përpara të Dërguarit a.s.pasi ata vazhdimisht shoqëronin atë, krahas kapaciteteve të larta të nxënies me të cilat karakterizoheshin, si: Omeri, Aliu, Ebu Bekri, Zejd ibën Thabiti, Abdullah ibën Mes’udi, Abdullah ibën Omer, Abdullah ibën Abbas dhe të tjerë prej dijetarëve të sahabëve. Jashtë gjithë kësaj, jo çdo musliman njeh të gjitha tekstet e Kur’anit e të haditheve të Pejgamberit, saqë të ketë mundësinë të japë mendimin e vet për ndonjë çështje mbështetur në njohje profesianle dhe në argumente. Për këtë, edhe vet në kohën e sahabeve, kohë në të cilën Ixhtihadi ishte në fillimin e tij, dhe nevoja për të qe shumë e madhe për shkak të ndodhive të shumta e të shtrirjes së shtetit islam, kishte muxhtehidë dhe ndjekës të tyre (muttebiunë). Ndër ta kishte që jepnin fetfa po edhe të tjerë që kërkonin dhënien e fetfave. Në mesin e tyre kishte njerëz që pyetnin dhe të tjerë që përgjigjeshin.
Sido që të jetë, Ixhtihadi në fikh ka kaluar në katër etapa:


Ixhtihadi në kohën e Pejgamberit a.s.

Ixhtihadi ekzistonte në kohën e Pejgamberit a.s. mirëpo në kufij shumë të ngushtë për shkak se Shpallja zbriste nga qielli. Si pasojë ixhtihadi nuk kishte hapësirë të gjerë. Në kësi rrethanash, ixhtihadi vinte nga ana e sahabëve kur largoheshin nga Pejgamberi a.s. në raste udhëtimi. Në situata të këtilla ata bënin ixhtihad. Këtë e tregon rasti i Amër ibën Asit kur në një ekspeditë ndodhi që të bëhen të papastër dhe duhej të pastroheshin, mirëpo nuk gjenin dot ujë të ngrohtë. Gjetën ujë të ftohtë të cilin nuk mundnin ta përdornin, po as që kishin me çfarë të ngroheshin, as me çfarë ta ngrohnin ujin. Kështu ata morën tejemum dhe u falën pa mos e përsëritur namazin. Një grup tjetër i sahabëve në një ekspeditë veproi po kështu vetëm se ata e përsëritën namazin. Pejgamberi a.s. i pranoi të dy këta ixhtihade. Në të vërtetë, mes këtyre dy ixhtihadeve nuk ka ndonjë mospajtim lidhur me përfundimin e rezultatit, sepse grupi i dytë veproi me logjikën e „ihtijatit“(sigurisë) edhe pse nuk kërkohej një gjë e tillë, kurse nga miratimi i grupit të parë shihet se nuk ka patur nevojë të përsëritet namazi.


Përshtatur nga libri „Tarihu’l-Medhahib El-Islamije“
Përshtati: Ahmed Mehmedi. Revista El-Ahnaf

Azhornuar së fundi ( Thursday, 14 May 2009 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (183)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (114)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (65)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (245)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (103)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (159)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (179)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (20)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (154)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (325)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 3 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot161
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1361
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7754
mod_vvisit_counterGjithsej78428

Lidhje

Template Template