|
Imam Ebu Bekr El-Merginani |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Saturday, 02 February 2008 |
|
Imam Ebu Bekr El-Merginani Ky është Imam Ali ibën Ebu Bekr ibën Abdu’l-Xhelil El-Fergani El-Merginani. Ishte imam, muhaddith, mufessir, i saktë e i përpiktë në njohuritë e tij. Ishte i devotshëm e modest, shumë i mbërimë në shkencën e fikhut dhe të hilafit. Mësuesit e tij ishin: Imam Ebu Hafs Ummer En-Nesefi, Sadrushehid Husamuddin Umer ibën Abdulaziz ibën Mazeh, Dijauddin Muhammed ibën Hasan El-Bendixhi, Umer ibën Uthman El-Bejqindij, Kivamuddin Ahmed ibën Abdurreshid El-Buhari. Nga shokët më të dalluar të imam Merginanit janë: Imam Fahruddin El-Kadihan, Sadr Mahmud ibën Ahmed ibën El-Aziz, Shejh Zejnuddin Muhammed Ibën Ummer El-Atabi si dhe Dhahiruddin Muhammed ibën Ahmed El-Buhari autor i librit „Fetava Edh-Dhahirijeh“. Te imam Merginani kanë mësuar dy djemt e tij Muhammedi dhe Umeri, Shemsul Eimmeti El-Kerderi si dhe Xhelaluddin El-Esrushni. Veprat më të njohura të imamit janë: „Bidajetu’l-Mubteda“ të cilën e shpjegoi në librin „El-Hidaje“, pastaj libri „El-Munteka“, „Et-Texhnis“, „El-Mezid“, „Menasiku’l-Haxhxh“, Muhtaratu’n-Navazil“, „Libri mbi Faraidin“ e vepra të tjera. Imam Merginani vdiq në vitin 593 h.
|
|
Azhornuar së fundi ( Saturday, 28 June 2008 )
|