Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

3:68 Njerezit me me merite per t'u thirrur ne Ibrahimin, ishin ata qe e ndoqen ate (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata qe besuan (ummeti i ketij); All-llahu eshte mbrojtes i besimtareve

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Komentimi i kaptinës el- Muminun PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Thursday, 30 April 2009

Përktheu: Musli Bajrami

Komentimi i kaptinës el- Muminun


بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

قَدْ أَفْلَحَ الْمُؤْمِنُونَ (1) الَّذِينَ هُمْ فِي صَلَاتِهِمْ خَاشِعُونَ (2)

Image1. (Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët) Besimtarët e pritnin një sihariq të këtillë e që është paralajmërimi i sigurt për shpëtimin e tyre, dhe mesazhi drejtuar atyre ishte pikërisht siç e shpresonin, ndërsa shpëtim konsiderohet të dalësh fitues në kërkesat e t’i ikësh frikës, që do të thotë: E fituan atë që e kërkuan dhe shpëtuan nga ajo që iknin. Ndërsa besimi në aspektin gjuhësor do të thotë bindje, kurse sipas sheriatit besimtarë është gjithsecili që e ka shprehur fjalën e dëshmisë-shehadetin- duke e deklaruar me gojë atë që e ka në zemër. Pejgamberi s.a.s. thotë: All-llahu e krijoi xhenetin dhe i tha: Fol. Parajasa foli dhe tha: Me të vërtetë kanë shpëtuar besimtarët, këtë e përsëriti tri herë, pastaj tha: Unë jam e ndaluar për çdo koprac që shtiret-sa për sy e faqe. Në këto ajete përshkruhen gjashtë cilësitë e besimtarëve të drejtë të cilët meritojnë shpërblimin me xhenet, cilësia e parë:
2. (Ata të cilët janë të përulur gjatë faljes së namazit) Besimtarët namazin e falin me zemër të frikësuar dhe të përulur para Tij, thuhet: I përulur do të thotë; I përkushtuar plotësisht dhe mos interesimi për asgjë tjetër veçse namazit, nuk i largon sytë përtej vendit ku ai falet, nuk lëviz, nuk luan me dorë, nuk i thyen gishtat, nuk prek asgjë me dorë etj. Ibën Dardai thotë: I përulur do të thotë: Fjala e sinqertë, madhështimi i vendit, bindja e plotë dhe përkushtim i sinqertë, këtu namazi i mëveshët kryerësit të tij e jo vendit ku falet, ngase vet falësi ka dobi prej tij e që është çejzi i tij në të ardhmen, ndërsa vendi nuk ka nevojë për të.

وَالَّذِينَ هُمْ عَنِ اللَّغْوِ مُعْرِضُونَ (3) وَالَّذِينَ هُمْ لِلزَّكَاةِ فَاعِلُونَ (4) وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ (5) إِلَّا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ (6)


3. (dhe ata të cilët i shmangën të kotës) qëndrojnë larg çdo fjale të ligë që duhet hudhur si gënjeshtra, sharja, fyerja, tallja etj. sepse besimtari gjithmonë është i angazhuar me punë serioze, pasi që All-llahu i cilësoi besimtarët me përulje dhe përkushtim në namaz, i pasoi me cilësinë e largimit nga të kotat, që t’i bashkojë tek ata veprën dhe jo veprën –vepro mos vepro- që të dyja për njeriun janë esenca e obligueshmërisë së tij.
4. (dhe ata të cilët japin zeqatin) ajeti në fjalë tregon se këta besimtarë janë të rregullt në dhënien e zeqatat, pra, besimtarët janë shumë të kujdesshëm për t’ua dhënë zeqatin atyre që e meritojnë. Duke dhënë zeqatën ata bashkojnë adhurimet trupore me adhurimet që kryhen nëpërmjet pasurisë dhe në të njëjtën kohë pastrojnë shpirtin she pasurin e tyre.
5. (dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet) ka për qëllim rruajtjen e organeve gjenitale, vlenë për të dy gjinitë, po ashtu ata janë të kujdesshëm që të mos kenë marrëdhënie intime me femra, si dhe femrat të mos kenë marrëdhënie intime me meshkujt
6. (me përjashtim ndaj grave të veta) që do të thotë ata e ruajnë nderin e vet në të gjitha situatat, bënë përjashtim gruaja me kurorë, pra ata qortohen për çdo rast tjetër (dhe ndaj atyre që i kanë në pronësinë e vet) ose të martesës me robëreshat që janë pronë personale, këtu është shfrytëzuar parafjala Ma e jo Min sepse i robëruari është në rolin e jo të mençurit andej ai shitet dhe blihet sikur kafshët (për të cilat nuk janë të qortuar) besimtarët nuk dënohen po që se kanë marrëdhënie intime me bashkëshorten e vet dhe me robëreshat e tyre personale.

فَمَنِ ابْتَغَى وَرَاءَ ذَلِكَ فَأُولَئِكَ هُمُ الْعَادُونَ (7) وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ (8) وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَوَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ (9) أُولَئِكَ هُمُ الْوَارِثُونَ (10) الَّذِينَ يَرِثُونَ الْفِرْدَوْسَ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ (11) وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ طِينٍ (12)


7. (e kush kërkon përtej tyre) kërkon dëfrim nga të ndaluarat, përveç këtyre dy rrugëve që u thanë (të tillët janë ata që i kanë shkelë normat) e kanë cenuar ligjin e fesë, madje e kanë sulmuar atë dhe e kanë shkelur shumë rëndë, ky ajet vlenë si kundër argument për të gjithë ata që e lejojnë kurorëzimin e përkohshëm-nikahul mut’a- dhe përdorimin e dorës për të kënaq epshin e tyre.
8. (dhe ata të cilët e ruajnë mirëbesimin, e ruajnë edhe premtimin e dhënë) Ata ruajnë çdo besë që është në mes tyre e në mes All-llahut, ose besën që kanë në mes tyre e në mes njerëzve të tjerë. Besimtarët e vërtetë nuk i tradhtojnë kurrë gjërat që i kanë marrë në ruajtje, në mirëbesim, dhe kurrë nuk e thyejnë besën e dhënë, ajeti ka kuptim të përgjithshëm si nga krijesat po ashtu edhe nga ana e All-llahut, në kaptinën en-Nisa ajeti 58 thuhet: All-llahu ju urdhëron që t’u jepni amanetin të zotëve të tyre.
9. (dhe ata të cilët e ruajnë faljen e namazit në kohë) e kryejnë faljen e namazit gjithmonë në kohën e caktuar për faljen e çdo namazi, namazi këtu përmendet përsëri ngase është më e rëndësishmja, dhe përulja në të nuk është sikur ruajtja e tij, ose namazi më parë është përmendur në njejsë që të tregojë se të përulurit është e nevojshme për çdo falje namazi, ndërsa këtu përmendet në shumës që të tregojë ruajtjen e çdo lloj namazi qofshin farze, vaxhipe, sunete apo nafile.
10. (Të tillët) ata që i posedojnë këto cilësi (janë mu ata trashëgimtarët) të cilët meritojnë të quhen trashëgimtarë të vërtetë e jo tjerët, pastaj i shpjegon se çfarë trashëgimtarësh mund të jenë ata duke thënë:
11. (të cilët e trashëgojnë) prej femohuesëve, në hadith thuhet: Secili prej jush ka dy vende, një vend në xhenet dhe një vend në zjarr, si të vdes dhe hynë në xhenet, banorët e zjarrit e trashëgojnë vendin e tij në zjarr, e si të vdes dhe hynë në zjarr, banorët e xhenetit e trashëgojnë vendin e tij në xhennet (Firdewsin) është një lulishte e gjërë, që i posedon të gjitha llojet e fryteve (aty janë përgjithmonë) nuk do të dalin kurrë nga firdousi.
12. (Për All-llahun, Ne krijuam njeriun) Ademin (prej një ajke, e një balte) prej tokës së kulluar e të pastërt, thuhet se toka prej së cilës është krijuar Ademi quhet sulale ngase është e zgjedhur prej shumë llojeve të tokës.

ثُمَّ جَعَلْنَاهُ نُطْفَةً فِي قَرَارٍ مَكِينٍ (13) ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا الْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا ثُمَّ أَنْشَأْنَاهُ خَلْقًا آَخَرَ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِينَ (14)


13. (Pastaj atë) ajkë – baltë, (e bëmë) e shëndrruam baltën, sepse Ademi a.s. nuk ka qenë ujë-spermë, siç thuhet në një ajet tjetër kuranor: Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pikë uji të dobët. Essexhde,8. Po ashtu thuhet, njerëzia janë bijtë e Ademit a.s., ndërsa sulale është fara, arabët shpeshherë farën e quajnë edhe sulale, që do të thotë: Ne e krijuam njeriun prej sulales, pra, prej farës së kulluar nga toka, gjegjësisht prej një krijese të krijuar nga toka, në fakt Ademi a.s. (farë) pikë uji (në një vend të sigurtë) e vendosur në mitrën e nënës, ku gjenë një vend të sigurt dhe të mbrojtur.
14. (Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku) Këtë pikë uji pas fekondimit të vezores, e shëndëruam në një copë gjaku (e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi) në formë të kafshatës së mishit që shtypet me dhëmbë (e atë copë mishi e shndërruam në eshtra) e shëndërojmë në skelet me kocka (dhe eshtrave ua veshëm mishin) të cilin më pas e mveshim me mish, sikur robet e veshura (pastaj atë) përemri këtu zavendëson fjalën njeri, ose të lartëpërmendurën (e bëmë krijesë tjetër) ai bëhet krijes tjetër, e ndryshme nga fillimi i formimit të tij, ai bëhet gjalles, me shpirt, flet, mendon, dëgjon, sheh pasiqë më parë ishtë krejtësisht me cilësi tjera, krijes e ngurtë pa shpirt. Pikërisht edhe thuhet nëse dikush grabit një kokër vezë pastej nga ajo delë zogë, grabitësi obligohet ta kthej venë e jo zogun ngase është krijes tjetër nga veja. (I lartë është All-llahu) i madhëruar është Ai në madhështinë, në fuqinë dhe diturinë e Tij (më i miri Krijues) më i miri përcaktues në krijimin e krijesave, thuhet se Abdulla ibën S’ad ibën ebi Serah ishtë një ndër shkruesit e Pejgamberit s.a.s.-shpalljes- i cili para se t’i diktojë Pejgamberi e shkruajti këtë fjalë, për të cilën i tha i Dërguari s.a.s. “Shkruaje se pikërisht ashtu ka zbritur”. Abdullahi tha: Nëse Muhamedi është nebij që i vjenë shpallja, po edhe unë jamë nebij që më vjenë shpallje, i cili dezertoi dhe u kthye në Mekë, pastej në ditën e çlirimit të Mekes e pranoi islamin. Po ashtu thuhet se ky tregim nuk është i vërtetë sepse dezertimi i tij ishtë në Medinë, ndërsa kjo kaptinë është e shpallur në Mekë. Po ashtu thuhet se thënësi i kësaj fjale është Omeri apo Muadhi r.a.

ثُمَّ إِنَّكُمْ بَعْدَ ذَلِكَ لَمَيِّتُونَ (15) ثُمَّ إِنَّكُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ تُبْعَثُونَ (16) وَلَقَدْ خَلَقْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعَ طَرَائِقَ وَمَا كُنَّا عَنِ الْخَلْقِ غَافِلِينَ (17) وَأَنْزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً بِقَدَرٍ فَأَسْكَنَّاهُ فِي الْأَرْضِ وَإِنَّا عَلَى ذَهَابٍ بِهِ لَقَادِرُونَ (18) فَأَنْشَأْنَا لَكُمْ بِهِ جَنَّاتٍ مِنْ نَخِيلٍ وَأَعْنَابٍ لَكُمْ فِيهَا فَوَاكِهُ كَثِيرَةٌ وَمِنْهَا تَأْكُلُونَ (19) وَشَجَرَةً تَخْرُجُ مِنْ طُورِ سَيْنَاءَ تَنْبُتُ بِالدُّهْنِ وَصِبْغٍ لِلْآَكِلِينَ (20)


15. (Mandej, pas kësaj ju) pas gjithë këtyre çështjeve që kanë të bëjnë me ju (do të vdisni) atëherë kur do të mbarojë caktimi i jetës suaj.
16. (E në ditën e kijametit ju ringjalleni) do të ringjalleni për të dhënë llogari.
17. (Ne krijuam mbi ju shtatë rrugë) ka për qëllim qiellin, rrugët nëpër të cilat qarkullojnë melaiqet (dhe nuk jemi të pakujdesshëm ndaj asaj që krijuam) pra, ndaj qiellit, sikur dëshiron të thotë: E krijuam qiellin mbi ju, ndaj të cilit ne nuk jemi të pa kujdesshëm, Ne e ruajmë atë, ose ka për qëllim njerëzit, pra mbi ta e ka krijuar qiellin në të cilin gjindet rizku dhe begatitë e tyre, andej Ai nuk është i pa kujdesshëm ndaj tyre dhe ndaj gjithçkahit që është për të mirën tuaj.
18. (Ne lëshaum me masë ujë nga qielli) nga qielli lëshojmë shiun me masë e me vlera të caktuara në përbërjen e tij, që të kenë dobi prej tij e jo dëm, ose në masë që Ne e dijmë se është e nevojshme për ju. (dhe atë e përqëndrojmë në tokë) siç është ajeti kuranor: ”dhe atë e shpërndanë në tokë nëpër burim”. Zumer, 21. Thuhet, se do të thotë: Për të cilin kemi vendosur që ta ketë vendqëndrimin mbi sipërfaqen e tokës, ngase uji i tokës i tëri është nga qielli duke ua bërë me dije se për këtë Ai duhet të falenderohet ( Po Ne kemi mundësi edhe ta humbim ate) Ne kemi mundësi për ta zhdukur atë, mu ashtu si kemi mundësi për ta lëshuar, andej këtë dhunëti të Tij duhet pasuar me falenderime .
19. (Dhe me anën e tij) të ujit (Ne mundësuam për ju kopshte hurmash e rrushi, që në to keni shumë pemë) përveç hurmave dhe rrushit (dhe hani prej tyre) prej kopshteve, gjegjësisht prej frutave të tyre, kjo është sikur shprehja e tyre: Ai ushqehet nga mjeshtëria dhe dora e tij, me njëfjalë kjo është kafshata dhe mënyra e përfitimit të tij. Sikur dëshiron të thotë: Këto kopshte janë mënyra e përfitimit dhe ekzistenca e juaj, nga ato përfitoni që pastej të jetoni.
20. (Dhe drurin) bëhet fjalë për drurin e ullirit >b>(që mbijnë në kodrën Sina) si zakonisht përdoret turi sina dhe ndonjëher turi sininë, këtu nuk mund të ketë spjegim tjetër ose tur që gjindet në një vend të quajtur sina apo sinin, ose është emër i përbërë siç thuhet Imru-ul Kejsi, pra është një malë me emrin turi sina në Palestinë (e që japin vajëra) në frutet e kësaj peme ka vaj (dhe mëlmesa për ngrënësit) për ata, Mukatili thotë: All-llahu këtë pemë ka bërë melmesë dhe indirë për ju, mëlmesë është ulliri ndërsa indirë është vaji. Thuhet se ky është dru i parë që mbiu pas tufanit- përmbysjes- në kohën e Nuhit a.s.


*Teksti është shkëputur nga libri i famshëm „Tefsiru en Nesefi“ i Imam Nesefiut. Libri është përkthyer nga Mr. Musli Bajrami. Të gjithë vëllezërit që jetojnë në vise të ndrishme të Evropës, Librin mund ta sigurojnë nga Qendra për Studime dhe Kërkime Islame e Forumit të të rinjve Muslimanë.

Azhornuar së fundi ( Tuesday, 26 May 2009 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Fëmijët (juniorët) - Dimri 2010 - (18)

Tribuna Islame 2009 - 15

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (40)

Të Riturit - Dimri 2010 - (6)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 154

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - bühne

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (294)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (312)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 18

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (47)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 12 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot162
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1362
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7755
mod_vvisit_counterGjithsej78430

Lidhje

Template Template