Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

12:5 Ai (Jakubi) tha: "O biri im, mos u trego enderren tende vellezerve tu, se po te bejne ndonje dredhi, s'ka dyshim, djalli per njeriun eshte armik i hapet"

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Jomedhhebizmi PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 04 May 2009

Shkroi: Sherif ef. Sherifi

Jomedhhebizmi - Fitne që prish unitetin islam


ImageMë e keqja për Muslimanët është kur dikush në emër të fesë fillon të flet nga hamendja e tij, apo sipas dëshirës dhe mendimit tij ose jep sqarime dhe merr vendim në ligjin islam duke mos pasur aspak njohuri ne atë lëmi.
Para 15-20 viteve në vendlindjet tona nuk kishe kësi lloj të këqijash. Më pas “jo mirë” të arsimuarit e padiplomuar, turbullues të mendjeve hapën një rrugë të re. Doli njëri me emrin Reshid Rida dhe e shkroi librin “Telfik-i Medhahib” (tubimi i medhhebve në një, praktikim i obligimeve në formë të përzier). Ndërsa dijetarët Islam një gjë të tillë nuk e kanë lejuar.
Pas hapjes së kësaj dere në vendlindjet tona hyri fitneja e jomedhhebizmit. Në të vërtetë ky mendim dhe rrymë është një prodhim i masonit kamuflues Xhemaledin Afganit. Ky njeri për të prish disiplinën e Ehl-i Sunnetit, për të turbulluar pastërtinë e fesë hapi një rrugë të re duke thënë: “Ja ku është Kur’ani dhe Hadithi! Secili le të mësoj fenë nga këto dy burime”. Kjo do të thotë: Inxhinierë, doktorë, juristë, biznesmenë, rrobaqepës, studentë shkurtimisht secili mysliman i cili nuk ka nxënë njohuri fetare le të marrë në dorë përkthimet e Kuranit, komentime të Kur’anit plus libra të Haditheve, koleksione të haditheve... dhe duke shikuar këta të nxjerrë vendime prej tyre. Çfarë imagjinatë mashtruese! Sa shumë njerëz të këtillë dolën nga feja duke nxjerrë vendime sipas hamendjes tyre edhe atë duke mos e kuptuar aspak.
Dijetari i madh, merhum Muhammed Zahid el-Kutheri ka shkruar një artikull me titullin “Jomedhhebizmi është urë e pabesimit”. Profesor i Universitetit të Damaskut Said Ramadan el-Buti njërin nga librat e tij e titulloi me titullin “Jomedhhebizmi bidat më i rrezikshëm që i kanoset sheriatit Islam”.(Ky libër është përkthyer edhe në gjuhën shqipe)
Tepër shumë u brengosa kur para ca ditësh lexova disa fjali nga një libër të një profesori të Teologjisë ku thoshte se ndjekja e një medhhebi është tradhti. Të jesh i lidhur pas një medhhebi, të mos dalësh jashtë rregullave dhe disiplinës një medhhebi, të jesh një mysliman mukallid nuk është tradhti, në të kundërtën ajo është shenjë e besnikërisë dhe lidhshmërisë ndaj Islamit. Tradhti është, refuzimi i medhhebeve nga dikush duke mos qenë muxhtehid, që nëpërkëmbë temat fetare, nxitje të personave për ixhtihad të cilët nuk kanë njohuri islame. Të këtillët Allahu i udhëzoftë! Pak a shumë diçka kanë lexuar por në bazë të metodës dhe mentalitetit nuk janë në rrugë të drejtë.
Sionistët, Evangjelistët, Sabateistët (jehuditë dhe simpatizuesit e tyre), kundërshtarët e Islamit përgatitin kurthe, sisteme, tradhti, plane dhe të këqija të ndryshme për të shkatërruar unitetin e myslimanëve, për t’i ngatërruar mes vete dhe për të nxjerrë luftën ndërmjet vëllezërve. Jemi duke e parë, në ç’farë gjendje e sollën Irakun? Muslimanët therin njëri tjetrin. Në Palestinë të Fetihut me të Hamasit i bënë armiq të njëri tjetrit. Në Liban mundohen të nxjerrin luftë të brendshme. Në Turqi turqit me kurdët, sunnitët me alevijtë, modernistët me fetarët i kanë bërë armiq të njëri tjetrit. Ndërsa myslimanët sunnit i shkatërrojnë me telfik-i medhahib, jomedhhebizëm, afganizm, etj.

Nëse myslimanët dëshirojnë që të mbrojnë vëllazërim bashkimin Islam duhet t’u kushtojnë kujdes këtyre pikave:
1. Në temat e besimit dhe të fikhut nuk duhet të ketë jomedhhebizm.
2. Të mos bihet në kurthin e Telfik-i Medhahib-it.
3. Nuk duhet pranuar mendimin e Afganit ku thotë se: “Secili mysliman mund të bën ixhtihad, duhet ta bëj atë” sepse për këtë nevojitet dituri sa një dijetarë i cili e ka arritur gradën e muxhtehidit, e jo njerëz të rëndomtë të cilët nuk dinë.
4. Nuk duhet të kushtohet vëmendje e as të blehen e as të lexohen librat e armiqve të fesë, hipokritëve, orientalistëve, muxhtehidëve të falsifikuar, atyre të cilët komentojnë Kur’anin sipas hamendjeve dhe epshit të tyre.
5. Asnjë mysliman në temat e fesë nuk duhet të flas duke thënë “Sipas mendimit tim...Mendimi im rreth kësaj çështjeje është ...apo unë mendoj...” Është turp i madh, jo sjellje e mirë për një mysliman i paditur të flas në këtë mënyrë. Ligjet fetare, fikhu, sheriati, lëmit tjera Islame janë punë e njerëzve të specializuar. Njerëzit të cilët nuk kanë leje-diplomë-në lëmit e fesë,edhe nëse janë qëllim mirë, nuk duhet të flasin ashtu si ju vjen, sepse në atë mënyrë mund të dëmtojnë edhe veten, edhe fenë, po edhe ummetin islam.
Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: “Falni namazin ashtu sikur mua më shikoni duke u falur”. Imami i medhhebit Hanefij Hz. Ebu Hanife, Imami i medhhebit Shafiij Hz.Shafiiu nga Kur’ani dhe Sunneti me një kuptim të thellë dhe me një njohje të gjerë të fesë që sot më askush nuk mund të e arrijë këtë shkallë të kuptimit, kanë nxjerrë kushtet e namazit dhe i kanë sistematizuar ato. Më pas me shekuj të tërë dijetarët Islam kanë shkruar koleksione madhështore të fikhut. Këto vepra ngërthejnë më shumë se dhjetë mijë kushte fetare. Secili prej tyre ka sqaruar hadithet në të cilat janë mbështetur ata. Dijetarët e ummetit Islam të cilët ishin muxhtehid mutlak (hulumtues ekspert të përgjithshëm) kanë bërë ixhtihad (hulumtim) duke i ditur më se shtatëdhjetëmijë hadithe me të gjitha variantet e tyre. Ndërsa sot një grup të paditur e mendjemëdhenj të cilët edhe katërdhjetë hadithe nuk mund të i lexojnë përmendësh anojnë për të bërë ixhtihad. Merhum Mehmet Akifi për të tillët në veprën e tij Safahat (është përkthyer edhe në shqip “Fletët”) ka një poezi shumë të bukur.
“Ashtu njerëz jam duke parë, nuk dinë arabisht, me të parë elifin mendojnë se është shtyllë. Ka marrë një përkthim anon për të bërë ixhtihad. Ja Rabbi! Në ç’farë ditësh kemi ardhur ne!
Kujdes, mos të bimë në kurthet e jomedhhebistëve...!

Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (49)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (67)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 39

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (25)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (34)

Tribuna Islame 2009 - 19

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 15

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (76)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 31

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (210)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 11 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot162
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1362
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7755
mod_vvisit_counterGjithsej78430

Lidhje

Template Template