Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

18:79 Sa i perket anijes, ajo ishte prone e do te varferve qe veprojne ne det, e une desha ta bej ate me te meta, ngase para tyre ishte nje sundues qe grabiste cdo anije (te afte - pa te meta)

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Nevoja për ndjekjen e një imami... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 04 May 2009

Shkroi: Imam Hakimul Umme Eshraf Ali Thanavi

Nevoja për ndjekjen e një imami të caktuar


ImageNë gjendjen në të cilën ne jetojmë sot, në qoftë se njeriu nuk i drejtohet ndjekjes së një medhhebi të caktuar, atëherë ai do të marrë fetva nga çdo imam qëllimkeq i cili gjykon sipas dëshirës së dëkujt, p.sh.: merr abdes, pastaj i del gjak nga një vend në trupin e tij; në këtë rast sipas Ebu Hanifes abdesti prishet, e sipas Imam Shafiut nuk prishet. Në këtë rast do të veprojë sipas Shafiut. Pastaj ledhaton bashkëshorten e tij e i prishet abdesti sipas Imam Shafiut kurse nuk i prishet sipas Ebu Hanifes. Në këtë rast do të veprojë sipas Ebu Hanifes.
Në qoftë se, në të njëjtën, i bashkojmë të dy shkaqet e përmendura, abdesi është i prishur te secili nga të dy medhhebet. Tek Ebu Hanifja për shkak të rrjedhjes së gjakut, kurse te Shafiu për shkak të ledhatimit të bashkëshortes. Këta njerëz nuk brengosen fare pasi që marin fetva nga çdo imam nëse ia jep përgjigjen e dëshiruar, e nuk e merr nga ai i cili nuk e bën këtë. Kjo nuk ka të bëjë me fenë, por ka të bëjë me interesin dhe ndjekin e epshit-dëshirës. Ky është dallimi në mes nesh dhe Selefëve Kiram. Ata nuk kishin nevojë të ndjekin një person të caktuar, sepse ato ishin fortë të kapur për fenë e All-llahut xh.sh., ata nuk dëshironin lehtësime dhe plotësime dëshirash në fe, kurse ne sot, në mesin tonë gjykohet sipas interesit dhe qëllimeve tona, pasi që janë duke na shkatërruar thjeshtësimet dhe lehtësimet në fe. Në kësi situate, kemi nevojë për ndjekjen e një personi të caktuar, jo pse ne e besojmë këtë si vaxhib ose farz por, besojmë se kjo na siguron mirëmbajtjen e fesë e në mungesë të kësaj ndjekje bëhet keqtrajtimi i fesë.
Ai i cili nuk përcjell medhheb, sikur të bënte zgjedhjen e çështjeve më të vështira nga secili imam do të kishte rënë në hall të madh, e sikur të merrte më të lehtat e secilit prej Imamëve, atëherë do të ishte pasues i epshit të tij. Ndjekja në këtë rast do të ishte qetësi dhe largim nga fitneja, në të njëjtën kohë mbrojtje të vetvetes.
Pasimi i një imami e ka këtë urtësi të cilën e cekëm më lartë. Poashtu, në rast nevoje, nuk ia vlen konsultimi me ndonjërin prej medhhebeve tjera, por këtë e bënë vetëm me njërin prej dijetarëve, pasi që dijetarët e një medhhebi shpesh herë polemizojnë dhe vinë në kundërshtime të mëdha në nxjerrjen e disave çështjeve sekondare. Sikur të kishim liri të plotë në këtë, do të merrnim mendimin e atij dijetari, përgjigjen e të cilit ne do ta dëshironim, e nuk do ta merrnim mendimin e atij i cili përgjigjet kundër dëshirës tonë.

Përktheu nga gj. Arabe
Emin ef. Odai

Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (206)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 12

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (106)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (297)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (29)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (80)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (228)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (66)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (32)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (247)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 45 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot168
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1368
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7761
mod_vvisit_counterGjithsej78435

Lidhje

Template Template