Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

77:18 Ne ashtu bejme me kriminelet

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Kushtet e ndërrimit të Medhhebit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Thursday, 14 May 2009

Shkroi: Sherif Sherifi

Nën cilat kushte është e mundur ndërrimi i Medhhebit?



Image

Ndërrimin e medhhebit në dy pjesë duhet kuptuar:

1. Ndërrimi i medhhebit të dijetarit i cili njeh fikun (jurisprudencë islame) e medhhebit të tij:
Nëse ai i cili e vepron këtë është një dijetarë fakih (ekspert në çështjet ligjore të Islamit) dhe ndërrimin e tij e bën vetëm për fitim të kësaj bote, atëherë kjo vepër është aq mekruh i madh saqë ka arritur kufirin e haramit. Sepse një ndërrim i këtillë vetëm për fitim të kësaj bote, do të thotë tallje me hukmet (vendimet) e sheriatit. Por nëse ky ndërrim bëhet për çështje feje edhe atë duke parë se medhhebi tjetër me argumentet që posedon ka përparësi ndaj medhhebit tij dhe mendon se në këtë mënyrë do të arrijë më mirë te e vërteta, në këtë rast transferimi në medhhebin tjetër për këtë dijetarë bëhet vaxhib (obligim) ose xhaiz (e lejuar).
Nëse personi i cili është fakih ndërron medhhebin e tij pa kurrfarë shkaku, atëherë në këtë rast ndërrimi i medhhebit është mekruh dhe ndalohet nga kjo gjë. Për shkak se e ka përfituar fikhun e mëparshëm. Për të nxënë fikhun e dytë ka nevojë për një kohë të gjatë. Në këtë rast ndërrimi i medhhebit atë do t’e pengon nga veprimi me dijen të cilën më parë e ka mësuar. Ndërsa kjo (veprimi) është më e rëndësishme. Disa herë jeta mbaron pa mos e mësuar edhe medhhebin e dytë.[1]

Në Tatarhanije (vepër e fikhut) është cekur se në kohën e Xhurxhanit (dijetarë i madh Islam) një person nga medhhebi Hanefij kur ka kërkuar vajzën e një muhaddithi (dijetarë i shkencës së hadithit), ai i është përgjigjur duke i thënë: „Do ta jap vajzën nëse e lëshon medhhebin tënd dhe kalon në medhhebin Shafii“. Ai ia ka dhënë vajzën pasi që personi ka pranuar këtë ofertë.

Kurrë është pyetur Ebu Bekir Xhurxhani për këtë çështje ka ulur kokën duke thënë:“Kjo martesë është xhaiz. Por kam frikë për personin se mund të vdes duke mos besuar. Sepse ka lëshuar medhhebin e tij për një grua edhe atë duke e konsideruar ketë lëshim lojë“.[2]

2. Ndërrimi i medhhebit të paditurit i cili nuk e njeh fikun e medhhebit të tij: Është mekruh nëse i padituri për çështje të kësaj bote e ndërron medhhebin e tij. Por nëse këtë ndërrim e bën për shkaqe të fesë duke menduar se medhhebin tjetër do të e gjejë më të lehtë për të u mësuar e praktikuar edhe brenda një kohe të shkurtë, apo nëse nuk mund të gjejë ndonjë dijetarë që do t’ia mëson medhehbin të cilit ai i takon, atëherë ndërrimi i medhhebit për këtë person është vaxhib dhe e ka të ndaluar të vazhdojë në medhhebin të cilin ai gjendet.

Sepse kapja për cilin do medhheb qoftë që është hakk, është shumë më e dobishme se sa të mbeturit injorant (i paditur) në njohjen e të gjitha medhhbeve. Mos njohja e farzeve ajn (obligimeve individuale) është shumë mëkat i madh dhe kështu automatikisht pakësohen adhurimet me të cilat është i obliguar.

Nuk ka të keqe nëse i padituri ndërron medhhebin e tij duke mos pasur për qëllim fitimin e kësaj bote.[3] Sepse ai nuk ka medhheb. Veç ka hyrë në një medhheb të ri. Mirëpo ai duhet të e ketë të mundshme mësimin e medhhebit në të cilin donë të kalojë. Në të kundërtën nuk është e lejueshme të ndërrojë medhhebin nëse në atë qytezë është më lehtë të mësuarit e medhhebit të mëparshëm.
Në të vërtetë në veprën Durr ul Muhtar në librin e quajtur Kinje ku flet mbi mekruhet është cekur se „Nuk ka asnjë transferim në ndonjë medhheb tjetër nga personi i cili është i paditur. Qoftë ai Hanefij apo Shafii“.[4]

Në veprën Durr ul Muhtar në temën mbi ta‘dhirin (lloj dënimi që është më i ulët se dënimi i prerë) thuhet se: „Bëhet ta’dhir ai person i cili e ndërron (pa arsye) medhhebin prej Hanefij në atë Shafii“, dhe në të njëjtën vepër në temën mbi dëshminë thuhet se: „Nuk i pranohet dëshmia e atij personi i cili ka ndërruar (pa arsye) medhhebin Hanefij në atë Shafii“.[5]

Në veprën Redd ul Muhtar ceket se: „Nuk i pranohet dëshmia atij personi i cili çështjen e medhhebeve e ka marrë si të çështje e lehtë. Kjo nuk vlen vetëm për ata të cilët transferohen nga medhhebi Hanefij në atë Shafii pa kurrfarë shkaku, por këtu hyjnë të gjithë ata të cilët e ndërrojnë medhhebin e tyre pa ndonjë arsyetim.[6]



____________________________________
[1] Redd ul Muhtar V.4 F.80 – Hedijjet ul alâije F.105
[2] Redd ul Muhtar V.4 F.80 -
[3] Hedijjet ul alaije F.305
[4] Redd ul Muhtar V.5 F.481
[5] Durr ul Muhtar V.4 F.80
[6] Durr ul Muhtar V.5 F.481
Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Tribuna Islame 2009 - Xhelal Kaloshi

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (200)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (155)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (131)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (28)

Tribuna Islame 2009 - 16

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (94)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (110)

Akademia për Ymer Prizrenin - Foto11

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (229)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 7 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot162
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1362
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7755
mod_vvisit_counterGjithsej78430

Lidhje

Template Template