Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

18:23 Dhe mos thuaj kurrsesi per ndonje ceshtje: "Une do ta bej kete neser!"

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Imam Abdulhaj Lekneviu PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 22 June 2009

Shkroi: Bedri Kasami

Imam Abdulhaj Lekneviu
(1264-1304 h.)

ImageNë të kaluarën por edhe në kohën më të re, muslimanët janë interesuar shumë për sunetin (hadithin). Për ta ruajtur atë, dijetarët muslimanë kanë dhënë një angazhim të madh, duke e nxënë atë përmendësh, duke e përmbledhur nëpër libra dhe duke i klasifikuar hadithet e vërteta nga ato të pavërteta. Njëkohësisht, kanë dhënë sqarime dhe shpjegime në lidhje me kuptimin e haditheve, duke nxjerë hukmet (dispozitat) e tij. Kështuqë u shkruajtën një numër i madh librash ku jepeshin sqarime të hollësishme në lidhje me hadithet, si në metën (tekst) ashtu edhe ne sened (zinxhirin e transmetuesve).

Nga ata dijetarë që dhënë kontribut të madh në mbrojtje të sunetit në kohën më të re ishte edhe Imam Abdulhaj El-Leknevi, i lindur më vitin 1264 hixhri në Indi, në kohën kur vendi i tij ishte nën okupimin e Britanisë së Madhe. Në atë kohë në Indi ekzistonin medrese të shumta të cilat luajtën rolin kryesorë për kultivimin e brezave të rinj, duke u dhënë atyre njohuri burimore Islame për të mbrojtur akiden e tyre nga rryma të shumta ideologjike që u parqitën në atë kohë, të inicuara nga vet qeveria e atëhershme Britanike e që kishin për qëllim përçarjen e muslimanëve dhe dobësimin e akides së tyre.

Imam Lekneviu, mësimet e tij të para i mori nga babai i tij, i cili ishte nga dijetarët më me zë të asaj kohe, por kishte edhe dijetarë të tjerë nga të cilët shejhu në fjalë mori mësime në shkencat burimore islame, në veçanti në fikh dhe hadith. Krahas kontributit të tij të madh në mbrojtje të sunetit, pak dijetarë dhe hulumtues janë marë me veprat dhe dorëshkrimet e tij.

Njëri nga ata që ka treguar një interesim të veçantë për Imamin e nderuar ka qenë shkencëtari i madh Abdulfettah Ebu Guddeh, i cili ka botuar dhe verifikuar disa nga veprat e Imam Lekneviut. Me këtë shërbim të madh që shkencëtari i madh Ebu Guddeh u bëri veprave të Imam Lekneviut, nxori në pah angazhimin dhe përkushtimin e Imamit të nderuar ndaj sunetit dhe me këtë e bëri të njohur atë para studiuesve të ri, por edhe para masës më të gjërë.

Vepra kryesore e Imam Lekneviut është “Er-ref’u vet’-Tekmil fi’l-Xherhi ve’t-Teadil”, për të cilën Imam Abdulfettah Ebu Guddeh thotë: “Një vëllim i vogël për nga madhësia, por me një vlerë të madhe”. Vepra në fjalë është botuar për herë të parë në vitin 1301 h. duke qenë gjallë Imam Lekneviu dhe sërish është ribotuar në vitin 1309 h. pas vdekjes së tij.


Vlerësimet e dijetarëve për imam Lekneviun

“Me të vërtetë ai është një shenjë (ajet) i kësaj kohe dhe begati nga Allahu për mbarë njerëzimin. Kur u takova me të, hasa në një njeri që dhuron shpresë dhe që i mbush zemrat me gëzim për shkak të asaj që posedonte nga hadithet e Pejgamberit s.a.v., njohuritë që kishtë mbi tekstet e fikhut, verifikimet që kishte bërë në shumë shkenca dhe hulumtimet e tij në logjikë dhe kuptime. Pashë një krijesë më të lehtë se era dhe më të këndshëm se një kopsht me lule”.
Historiani dhe fekihu, Shejh Muhammed ibën Abdullah ibën Hamid, muftiu i hanbelive në Mekë, bashkëkohanik i Imam Lekneviut.

“Ka qenë nga mrekullitë e kohës dhe nga mirësitë e Hindit (Indisë). Të gjithë e lavdëronin dhe nuk kishte asnjë dilemë për vlerat që kishte”.
Historiani nga India Shejh Abdulhaj El-Haseni.

“Ka qenë vula e dijetarëvë të Hindit, nga ata që kishin shkruar më tepër dhe më i emancipuari i kohës së vet. Njeri me diapazon te gjërë dhe më objektivi”.
Shkencëtari i hadithit Hafidh Abdul Haj El-Kenanij.

Bedri Kasami
Tetovë, 17 Maj 2009

Azhornuar së fundi ( Monday, 22 June 2009 )
 
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (48)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (98)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (108)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (216)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 7

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (28)

Të Riturit - Dimri 2010 - (32)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 37

Tribuna Islame 2009 - 5

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (113)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 5 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot162
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1362
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7755
mod_vvisit_counterGjithsej78430

Lidhje

Template Template