|
Përktheu në shqip: Ilir CURRI
DEBATE TEOLOGJIKE
Ligjërata nga dijetarë të zgjedhur në krye me
Imam Muhamed Kasim En-Nanuti
ne simpoziumin:
" Njohja e Qenies Hynore"
Mbajtur me 7 Maj 1876 ne Tsandapor në ShaGhihanfor – Indi
Sesioni i Parë
LIGJERATA E IMAM MUHAMED KASIM EN-NANUTI
Pastaj erdhi radha e dijetarëve muslimanë për të ligjëruar dhe ata ia lanë këtë përgjegjësi Imam Muhamed Kasimit,i cili me arsye nuk dëshironte te mbante ligjëratë por duke pare këmbënguljen e tyre u ngrit dhe falënderoi Allahun xh.sh dhe e veçoi Atë nga çdo gjë, pastaj shprehu përulësinë dhe modestinë e tij pastaj dëshmoi si te gjithë ligjëruesit muslimanë dhe filloi fjalën e tij.
AUTENTICITETI I NJË FEJE KONSISTON NË VËRTETËSINË E BESIMIT QË SJELL E JO NË LIGJET E SAJ
Duke përmbledhur fjalën e tij, mbi të gjitha imami vuri në dukje se specifika e një feje qëndron në besimin (akiden) në të cilën mbështetet e jo në rregullat e proklamuara të saj. Pasi drejtuesi në bazë të pushtetit që posedon – vazhdoi ai, është i lirë të nxjerrë çdo lloj ligji apo rregulli. E nëse nuk është i lirë ta bëjë këtë që do të thotë s’mund të nxjerr çdo lloj ligji për masën qe drejton, ai mbetet i drejtuar e i nënshtruar e assesi drejtues. Emërtimi si negativ i një legjislacioni bëhet pasi konkludon i mangët për nga drejtësia, paanshmëria, mirësia, mëshira, përkrahja ndaj të pambrojturit dhe autoriteti dhe jo për nga mënyra apo niveli i zbatimit te ligjit.
PRINCIPET E ADHURIMIT
Përulja nuk është thjesht bindje ndaj pushtetit por kur flasim për përuljen kemi parasysh adhurimin (ibadetin) i cili konsiston në nënshtrim dhe përulësi shpirtërore që vjen si rezultat i besimit që ky i nënshtruar ka ndaj atij të cilit i bindet – duke qenë i lirë në përzgjedhje në kuptimin më të gjerë të fjalës edhe pse të tjerët e mendojnë si skllav e të pamundur. Ky është nënshtrimi dhe baza e nënshtrimit real në adhurim ndaj Pushtetit Absolut me të cilin karakterizohet i Gjithëpushtetshmi. Nëse përshkallëzojmë në verifikime të rregullave apo ligjeve të vendosura të Tij, nëse janë të sakta a jo, atëherë sinqeriteti në adhurim fiket sidomos kur asnjë rregull i Tij nuk bie ndesh me urtësinë dhe karakteristikat qe i përmendëm me lart.
Nëse u dashka të vëmë ne dyshim diçka ose të verifikojmë atëherë duhet te mbetemi në kufijtë e verifikimit nëse vërtet ai ligj është prej Allahut apo jo?
Pra, thënë ndryshe ai njeri me an të cilit ka ardhur ajo revelatë apo siç quhet ndryshe lajmëtari përmes të cilit na është komunikuar a ka qenë i pastër moralisht dhe me tipare të pastra, a ka ardhur me mrekulli të pademantueshme që vërtetojnë mesazhin hyjnor që mbart apo jo?
E kur kjo vërtetohet atëherë duhet të verifikojmë rrugën me anë të së cilës lajmi ka arritur deri tek ne dhe të nxjerrim nëse transmetimi i këtij mesazhi është i besueshëm(gjate gjithë itinerarit te tij) apo jo?
Rregullat janë të shumta dhe t'i verifikosh një e nga një kërkon kohë. Kjo nuk mund të bëhet për njëzet e pesë minutat që kemi në dispozicion, pra nëse mbështetemi tek analizimi i besimit që bart secila fe do ishte me e lehtë për ne. Besimi është një lloj lajmi dhe nëse ai besim është i saktë kjo tregon se burimi nga rrjedh është autentik. E nëse besimi është i shtrembër kjo tregon se dhe burimi është i rrejshëm. Nëse i dorëzohemi pushtetit te Allahut dhe qenësisë se Tij si i Gjithëpushtetshmi, kjo kushtëzon të dorëzuarit tone para faktit që Ai është i Adhuruar. E nëse nuk pranohet si i tillë si t'i binden njerëzit? Pastaj dihet qe kushtet e besimit janë pak dhe mund te numërohen dhe me gishta, kështu që verifikimi i tyre nuk kërkon shumë kohë.
ISLAMI ËSHTË MBI TË GJITHA FETË
Nëse shqyrtojmë kredon – besimin e çdo religjioni, fare lehte konkludojmë që Islami është më i miri dhe superior. Kredoja e parë mbi të cilën mbështetet i gjithë Islami është: " La ilahe il-la Allah, Muhamed resulullah" – NUK KA ZOT TJETËR PËRVEC ALLAHUT DHE MUHAMEDI ËSHTË I DERGUARI I TIJ.
MONOTEIZMI TEK FETË E TJËRA
Monoteizmi i shprehur në pjesën e pare të dëshmisë nuk kundërshtohet nga asnjë fe me përjashtim të politeistëve. Këta të fundit ndahen në tre grupe:
1. Arabët e periudhës se injorancës
2. Hindusët në trevat e Indisë
3. Kristianët.
Persë i përket të parëve,ata i shoqëronin shok Zotit dhe adhuronin shumë zotra por pavarësisht nga kjo ata e pranonin Allahun si krijues të qiejve e tokës. Kur'ani e potencon këtë gjë: "Nëse i pyet ata se kush i krijoi qiejt e tokën,do të përgjigjen 'Allahu'…"
Ndërsa hindusët si adhurues të të dërguarve dhe perëndive, por sërish për ta Zoti dhe Dhënësi i jetës është një. Kristianët mund të konsiderohen më politeistë se të tjerët ngaqë nëse te idhujtarët e tjerë i bëjnë shok Zotit në atributet e Tij hyjnore, kristianët i përshkruajnë shok në vetë Qenien e Tij. Monoteizmi, sipas tyre është përbërje absolute prej tre zotrash të cilët janë një absolut.
Kristianizmi apelon për te besuar në diçka që është e pamundshme siç është ndjeshmëria absolute e cila në të njëjtën kohe është dhe shumësi absolute. E ne fund te fundit thonë që besimi i tyre është monoteist. Dihet qe çdo fe me baze hyjnore mbështetet mbi monoteizëm por nëse dikush i bie ndesh këtij besimi në një zot, regresion drejt politeizmit e në adhurim idhujsh.
MONOTEIZMI (TEVHIDI) NË FOKUSIN E LOGJIKËS
Logjika e shëndoshe tregon se i Adhuruari Absolut është Një. Pastaj tregon se bota përfshin çdo gjë që ekzistonte. Me 'ekzistent' etiketohet çdo gjë dhe ekzistencë quhet çdo gjë që ekziston e jo tjetër. Pastaj pothuajse të gjitha gjërat në ekzistencë janë te krijuara (hadithe) e jo pa fillim (kadimeh) që do të thotë se këto gjera të krijuara e kanë një pikë ku dalin në ekzistencë nga asgjëja e pastaj zhduken duke u kthyer ne asgjë. Ekzistenca e gjerave mund te krahasohet me atë të temperaturës se ujit apo dritën që përhapet mbi tokë. Që do thotë, uji para ngrohjes ishte i ftohta dhe toka në errësire pastaj uji ngrohet dhe toka ndriçohet e më pas sërish kemi ftohje ose përkatësisht errësire. Pavarësisht se çdo njeri e kupton nga vjen nxehtësia që ngroh ujin apo nga buron drita që ndriçon token dhe se ato s’janë pjese e përbërjes se ujit apo e tokës. Pra, të dyja janë të jashtme,të përfituara – konkretisht zjarri dhe dielli. E njëjta logjikë ndiqet dhe me ekzistencën e gjërave. Ardhja e tyre në ekzistencë nuk është e vetvetishme dhe se krijimi i tyre nuk është pjesë e përbërjes por rezultat i inicimit të jashtëm. Me fjalë të tjera është përfituar nga Ai që është Krijues nga vetvetiu – shkaku absolut.
Përsa i përket objekteve fizike që mbeten permanente dhe askush ska përjetuar zhdukjen e tyre si toka, qiejt, dielli, hena apo planetet dhe duket sikur ato skanë ndonjë shkak të daljes në ekzistencë. Nëse i studiojmë më tej, kuptojmë se ato kanë fillim e këto objekte janë aktore në ekzistencë dhe dallohen mes tyre nga specifika reale. Po te mos ishte kështu nuk do mund t'i specifikonim ato. Prandaj duhet të pranohet se ekzistenca e gjërave është diçka dhe realitetet e tyre diçka tjetër. Përderisa bashkimi i dy gjërave është i mundur atëherë edhe ndarja e tyre është plotësisht e mundur. Pra meqë ndarja si koncept është e mundshme atëherë duhet te themi se ekzistenca e objekteve është e përfituar, e jashtme.
ÇFARË ËSHTË ALLAHU?
Derisa kemi objekte që janë krijuar dhe se krijimi nuk është pjesë e natyrës së tyre prandaj duhet të kërkohet Ai qe e ka në natyrën e Tij krijimin. Pasi çdo gjë e përfituar duhet të këtë përfitues pasi objekti i përfituar, me cilësitë e tij te përfituar, është manifestim i Atij që cilësi të tilla i ka në natyrën e Vet. Ky është Allahu nga varet çdo gjë, të Tij janë çdo gjë, Ai për të Cilin kanë nevojë njerëzit e Ai s'ka nevoje për ta.
NJËSHMËRIA E ALLAHUT XH.SH
Ekzistenca e këtij lloji është Një dhe e Vetme. Pasi neve e vërtetuam që ekzistenca është unike – do të thotë që Ekzistuesi i Pafillim – Ai qe ekzistimin e ka në natyrën e vet e jo të përfituar apo të jashtme – është Një. Ai ekziston dhe nuk është jashtë ekzistencës pasi nëse është i përjashtuar nga ekzistenca atëherë ka diçka mbi të. Apo ky është shkak me shkak. Gjë qe është e pamundshme pasi në këtë rast nuk është Ai.
Nëse Ai përjashtohet nga ekzistenca,objektet që Ai krijon janë të përfshira ne ekzistencë e nëse ka ekzistencë tjetër ku janë objektet e krijuara prej tij. Nuk është e mundur të sfidohen dy ekzistenca e as të bashkohen e as të ecin paralel si dritat e dy kandilave. Pasi asgjë nuk mund ti ketë tiparet më të plota e më themelore se Poseduesi Absolut i atributeve. Asnjë veçori s’mund të jetë më e fortë, më e plotë sesa veçoria fillestare ajo bazë që gjendet veç tek Ekzistuesi i Përhershëm, pasi mbi të nuk ka shkallë, gradë apo vlerë.
VËRTET TË BËRIT SHOK ALLAHUT (SHIRKU) ËSHTË MËKAT I MADH
Si përfundim mund të themi që pranimi i njëshmërisë së Allahut xh.sh është domosdoshmëri logjike. Përderisa argumentet logjike dhe ato të Lajmit (teksteve fetare) vërtetojnë se Zoti është Një atëherë adhurimi i dikujt tjetër përveç Tij është mëkat i madh pasi askush nuk e meriton adhurimin përveç Zotit.
Është i qartë dhe konkluzioni i arritur në bazë të arsyetimit se derisa ekzistenca ishte në natyrën e Allahut xh.sh atë ekzistencë mund t'ia japë apo marrë kujtdo nga krijesat e Tij. Sikurse dielli “i jep” dritën tokës dhe “e tërheq” prej saj ashtu dhe Allahu xh.sh i jep ekzistencë kujtdo dhe ia merr atë kujtdo. Sjellja në ekzistencë e diçkaje do të thotë që natyra dhe tiparet e saj janë prej Tij. Zhdukja e diçkaje do te thotë heqja e ekzistencës së saj nga ana e Tij.
DY FAKTORË THEMELORË TË BINDJES NDAJ ZOTIT
Bindja apo nënshtrimi ndaj Zotit ka dy faktorë të qenësishëm: Shpresa në dobinë dhe frika nga dëmi (ndëshkimi). Një vartës i shërben eprorit të tij me shpresën për pagën apo shpërblimin. Populli i bindet pushtetit ose ai që i është bërë e padrejtë i bindet të padrejtit pasi ka frikë nga demi që ky i fundit mund t'i shkaktojë. E përderisa Allahu xh.sh ka në dorë dhënien, marrjen, dobinë dhe demin e çdo gjëje që është në ekzistencë atëherë pse dikush i bindet dikujt tjetër përveç Tij? Kush e posedon dobinë dhe dëmin përveç Tij? Pasi Ai nga vetë natyra e Tij ka në dorë dobinë dhe demin e gjithçkaje që ekziston. Kurse bindja ndaj përfaqësuesve te Tij dhe lajmëtarëve të ligjeve e rregullave të Tij do të thotë bindje ndaj Atij vetë pasi të dërguarit janë thjeshtë komunikues ndërsa ligjet janë prej Tij. Ligjvënës është vetëm Allahu.
ASNJËHERË NUK DO TË KETË NJERI ZOT
Adhurimi i dikujt tjetër përveç Zotit siç ndodh tek hindusët dhe kristianët është në kundërshtim me logjikën dhe me lajmin hyjnor. Askush s'e meriton të adhurohet përveç Allahut. Besimi si zotra e Isait a.s apo Rama apo Kreshna (perëndi pagane hinduse) është në kundërshtim me logjikën përderisa këta 'zotra' kanë nevojë për ushqim e pije si dhe të detyruar të kryejnë nevoja natyrore si urinimi apo sëmundja e kurimi. Kurse Zoti është i Pasur pa asnjë nevojë. E kush është i detyruar te urinoje s'mund te jete zot.
KUNDËRSHTIMI I PESHKOPIT NOLIS
Me të dëgjuar këto fjalë peshkopi Nolis e ndërpret Imamin dhe i thotë: "Mos na përmend urina këtu!".Imami iu përgjigj: " Mbase të duket sikur ofendova Isain a.s?! E dijë se po të përmbante ajo fjalë ofendim për Isain a.s( Krishtin) nuk do ta thoja kurrë pasi tek neve në Islam të ofendosh Isanë a.s është si të ofendosh Muhamedin s.a.v.s që do të thotë të dalësh nga feja e Allahut".
VAZHDIMI I LIGJERATËS SË IMAMIT
Ndër të tjera imami tha: Kush është i varur apo ka nevojë e është i detyruar për diçka si mund të jetë hyjni? Besimi i kristianëve se Zoti është tre në një është tmerrësisht i gabuar, nuk e rrok mendja e një të logjikshmi. Madje vete kristianët shkojnë tek këndvështrimi logjik i të tjerëve dhe thonë se triniteti është nga sekretet e Zotit dhe s'mund ta kuptojë mendja jonë e mangët.
NEVOJA PËR MESAZHIN HYJNOR
Kur themi se adhurimin tonë nuk e meriton kush përveç Zotit, dijeni se adhurimi konsiston në bindje që do të thotë të punosh diçka për të kënaqur dikë tjetër përveç Tij. Është e pamundur ta marrësh vesh nëse e ke kënaqur dike apo jo pa të lajmëruar ai vetë e nëse nuk të vë në dijeni s'ke si ta dish. Neve si njerëz me ketë konstrukt që kemi është e pamundur te kuptohemi nëse jemi të kënaqur apo jo nga veprimi i dikujt nëse nuk japim asnjë shenjë. Kështu, si mund ta dimë se ç’fare e kënaq Allahun Madhniplotë?!
Kështu bindja ndaj Allahut kërkon informim mbi rregullat e vëna prej Tij. Mendja është e pamundur t'i arrijë vetë këto lloj njohjesh. Edhe nëse një njeri apo dy nga gjithë njerëzimi mund të arrijë të kapë diçka logjikisht kjo s'vlen asgjë. Pasi dhe ajo është diçka e perceptuar e jo ligj i lajmëruar nga Allahu, Ligjvënësi Absolut mbi të mirën e të keqen. Nëse përcakton këtë të mirë ose të keqe në bazë të detyrimit atëherë ai nuk është pushteti por i ndërvarur dhe i ndërvaruri nuk mund të jetë zot. Përderisa Ai nuk është i detyruar por i Lirë në vendosjen e amendimin e ligjeve e urdhëresave të Tij do të thotë nuk është i kufizuar veç tek e mira dhe e keqja.
Urdhri duhet të pritet nga Allahu në derën e rregullave, pasi edhe mbretërit e tokës nuk denjojnë qe rregullat e ligjet e veta t'ua komunikojnë personalisht çdo njeriu e jo më Sunduesi i Gjithëfuqishëm do të thirrte çdo njeri që vjen varavingo për t'ia dhëne lajmin hyjnor. Pak a shumë është si me të pushtetshmit e tokës që përdorin lajmëtarë, njerëzit pranë tyre që t'ua komunikojnë masave të gjëra ligjet e tyre dhe Allahu Madhniplotë ka komunikuar ligjet e Tij përmes të dërguarve dhe njerëzve të Tij të zgjedhur.
AFRIMITETI TEK ALLAHU
Të afërmit tek te pushtetshmit e tokës janë ata që i kënaqin, që ua pranojnë këshillat dhe nuk ua thyejnë kurrë devizën përndryshe nuk do të jenë oborrtare por njerëz të padëshirueshëm. E njëjta gjë qëndron dhe me ata që janë afër me Allahun xh.sh, i binden Atij në mënyre të plotë dhe nuk thyejnë asnjë urdhër të Tij.
TË DËRGUARIT E ZOTIT NUK PUSHOHEN NGA POZITA QË KANË
Dallimi mes Allahut dhe mbretërve të kësaj bote qëndron se këta të fundit gabojnë në përzgjedhjen e njerëzve pasi nuk arrijnë me se shumti të dallojnë të mirin nga hipokriti, te bindurin nga kundërshtarët e fshehur. Prandaj shpesh emërojnë në poste ca njerëz që më pas i largojnë, herë i mëshirojnë e herë i ndëshkojnë. Kurse Allahu xh.sh Ai që është I gjithëdijshmi e i Mirinformuari për çdo send, nuk gabon kurrë përndryshe dija e Tij do ishte si drita e hënës apo yjeve që nuk mund të shihet nën të nga vetë dobësia e saj as s'mund te dallohen detajet e objekteve. Por kush ka ekzistence të plotë s’është e mundur të ketë tipare të mangëta përndryshe ekzistenca e tij do ishte e tille. Por dija e Allahut është e plotë prandaj s'mund të ketë mangësi në njohjen e të bindurit dhe kryeneçeve. Kështu ka zgjedh Allahu si të afërt është e palogjikshme ta largojë ose ta pushojë nga pozita e dhënë.
PAGABUESHMËRIA E TË DËRGUARVE TË ZOTIT
Përmbledhje e gjithë asaj qe thuhet mbi pejgamberët e Zotit është se ata nuk posedojnë asnjë cilësi që Allahu xh.sh e urren. Kanë patur moral të pastër dhe virtyte të larta prandaj duhet ta pranojmë se kanë qenë të pagabueshëm dhe pa vese. Çdo punë pasqyron forcë dhe cilësi. Pamja p.sh. pasqyron forcën vizive. Dëgjimi, forcën e të dëgjuarit. Kështu ndodh edhe me veprat e mira të cilat janë treguese të veçorive të mira siç një vepër e keqe pasqyron vetitë e ulëta te vepruesit. Prandaj duke qene se të dërguarit nuk kishin veti të këqija andaj dhe veprat e tyre janë të pastra.
NDËRMJETËSIMI I TË DËRGUARVE
Duke qenë se këta të dërguar janë të nënshtruar plotësisht urdhrave te Allahut prandaj ata nuk kanë në dorë faljen e mëkateve të dikujt apo ndëshkimin e njerëzve. Po t'i kishin të tilla atribute atëherë ata do ishin sundues e jo te sunduar. Dihet që ata mund të luten për dikë apo kundër dikujt ose të flasin mirë për dikë e për dikë tjetër të keqen që ka por ata nuk janë të shenjtë, janë robër të Zotit, këshillues e qortues. Ata flasin vetëm mirë për ndjekësit e tyre dhe ky quhet ndërmjetësim.
KREDOJA E MOHIMIT NË KRISTIANIZËM
Në sintezë të ndërmjetësimit të të dërguarve themi se kjo është e mundur. Kurse mohimi nga ana e Isait a.s (Krishtit) ndaj popullit të vet është i pamundur. Kristianët besojnë se u mallkua për mëkatet e popullit të tij dhe u dogj në zjarr për tre ditë radhazi për mëkatet e tyre. Ky besim bie në kundërshtim të plotë me logjikën pasi çdo pasojë ka arsye. Tek i dashuri ka arsye për dashuri dhe tek armiku, armiqësia e tij ka shkakun e vet. Tek i mëshiruari ka arsye për mëshire apo tek i mallkuari, mallkimi ndaj tij ka arsyet e veta. Është e pamundur të ndodhë që një njeri i mirë që e duan të tjerët që i bindet dikujt dhe mëshiron dikë tjetër papritur të futet në zjarr për dike që është i keq, i ulet e i urryeshëm për njerëzit. Ne muslimanët besojmë se askush nuk ndëshkohet për dikë tjetër.
* * *
|