|
Imam Bedruddin El-Ajni Emri i plotë i Imamit është Mahmud Ibën Ahmed ibën Musa ibën Ahmed ibën Husejn ibën Jusuf ibën Mahmud El-Ajntabi El-Hanefi. Kishte llagapin Ebu Thena dhe Ebu Muhammed. Imam Ajni lindi më 26 ramazan në vitin 762 h. në lagjen Kikën në Ajntab, ashtu siç e tregon nxënësi i tij Tegri Berdi. Imam Ajni u rrit në një familje të shkencës, të fesë e të mirësisë. Që si fëmijë i ati e dërgon të mësojë Kur’an tek El-Muizz el-Hanefiu ku e mësonte atë dhe lexonte përmendësh sipas kiraetitit të Hafsit. Tek i ati Ebul-Abbasi mësonte fikhun. Imam Ajni mësoi tek imamët më të dalluar të qytetit të tij: Esh-Shems Muhammed Er-Rai, Xhibril Ibën Salih El-Bagdadi, Hajruddin El-Kusejr, Dhenun Es-Surmarij e të tjerë. Përpara Mikail Et-Turkmanit lexoi “Kudurin” në fihun hanefi, „El-Mendhumeh“ të Nesefiut në lëminë e Hilafit, ashtu si dhe librin „Mexhmeu’l-Bahrejni“ të ibën Es-Saatiut. Nga dëshira për të nxënë dije ai do të udhëtojë në qytete të ndryshme. Sëpari në Halep, pasta në Kuds ku në shoqëri me shejh Alaudin Es-Sajrami do të udhëtojë për në Kairo, atëherë kryeqytet i Memalikëve dhe dijetarëve të dinastisë së tyre.
Në Kairo, në vitin 788-789 do të fillojë të ndjek mësimet te dijetarët e dalluar të asaj kohe në disa shkenca. Do ta mësojë fikhun përpara Ahmed ibën Has Et-Turki, hadithin te Siraxhuddin el-Bulkini prej të cilit e mori vet librin e tij me lexim te Siraxhit-Kariu Hidajes. Prej Zejn El-Irakiut do ta mësonte Sahihu’l-Muslim dhe „Ilmam“ të Dekik El-Idit. I dëgjoi „Kutubu Sitteh“ përpara Tekijjuddin Ed-Dexheviut. Lexoi „Esh-Shifa“ të Kadi Ijadit para Ibën El-Kuvejk. Librin „Sherhu Meani’l-Athar“ të Tahaviut dhe „Mesabihu Sunneti“ të Begaviut nga e lexoi te Tegri Bermesh Et-Turkmani e kështu me radhë. Imam Bedruddin Ajni është njëri nga krijuesit më të dalluar të kohës së vet. Ai ka shkruajtur shumë vepra saqë Es-Sehavi thotë: “Ka shkruajtur shumë vepra saqë nuk di se pas shejhut tonë ( Ibën Haxher Askalanit) ka shkruajtur dikush më shumë se ai“. Disa nga veprat më të njohura të tij janë: „El-Binaje fi Sherhi’l-Hidaje“, Umdetu’l-Kari Sherhu Sahihi’l-Buhari“, „Mebaniju’l-Ahbar fi Sherhi Meani’l-Athar“,“Meganiju’l-Ahjar fi Rixhali Meani’l-Athar, „El-Mustexhme’ fi Sherhi’l-Mexhme’“, „El-Havashi ala Tefsiri Ebi Lejth“ etj. Nxënësit më të dalluar të Imam Bedrudin Ajnit janë: Kemal Ibën Humami, Es-Sehavi, Ebu’l-Fadl Askalani, Ibën Tegri Berdi, Ibën Kadi Axhlun etj. Imam Keutheriu tregon se edhe Sujuti përcjell nga Imam Bedruddin Ajni me „Ixhaze Ammeh“ pa mos lexuar përpara imamit përshkak të moshës së ulët. Imam Bedrudin Ajni vdiq ne vitin 855, të nesërmen i falet xhenazeja në xhaminë e Ez’herit dhe varroset në medresen e tij. |