Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

7:57 Ai eshte qe i leshon ererat si myzhde prane meshires (shiut) se Tij; E kur ato (ererat) bartin re te medha, Ne i sjellim mbi nje toke te vdekur dhe leshojme ne te ujin (shiun), dhe me te (me ujin) nxjerrim te gjithe frutat; Keshtu i nxjerrim (i ngjallim) te vdekurit, ashtu qe ta perkujtoni (fuqine e Zotit)

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Debate Teologjike sesioni i II PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Thursday, 24 September 2009

Përktheu në shqip: Ilir CURRI

DEBATE TEOLOGJIKE
Ligjërata nga dijetarë të zgjedhur në krye me
Imam Muhamed Kasim En-Nanuti
ne simpoziumin:
" Njohja e Qenies Hynore"
Mbajtur me 7 Maj 1876 ne Tsandapor në ShaGhihanfor – Indi
Sesioni i Dytë


Image

'TRINITETI' NË MONOTEIZËM – ËSHTË IRACIONAL

Besimi në shume zotra apo ateizmi janë në kundërshtim të plotë me logjikën e shëndoshë dhe janë një shtrembërim total i së natyrshmes. Kurse besimi në zotra që përmblidhen në një nuk kapërdihet dot as nga mendjet më të lodhura. Këtë se pranon asnjë njeri, as fëmijë e as i rritur, i ri apo plak, qofshin me mendje të pjekur apo jo. Madje edhe vetë kristianët kur e marrin me logjikë shohin se – unifikimi i shumësit me njëjësin është pamundëshmëri. Pra, çdokush mund ta kuptojë këtë gabim. Por ajo që mendja e njeh si të vërtetë pa argument, mbetet e pa provuar qoftë edhe me një mijë argumente. Ajo që merret si aksiomatike janë zhvillime fizike që shihen me sy të lirë ndërsa ajo qe ka nevojë për argumentim hyn tek lajmi apo informacioni i përfituar me anë të dëgjimit. E çdo fenomen ndodhet mes këtyre dy dimensioneve.

Një matematicient duke pare orën mjaftohet me kaq dhe thotë: "Dielli ka perënduar tashmë". Por për një njeri te pashkolluar që ndodhet në maje të malit dhe e shikon diellin që akoma s'ka perënduar, e vërteta që ai beson është ajo ç’farë shikon me sy të lirë. Ky njeri sado i pashkolluar apo injorant mbi orët e kohët – nuk i beson matematicienit as edhe një mije matematicientëve për atë që ai e shikon vetë. E njëjta gjë ndodh me intelektin njerëzor. Kur mendja e shikon diçka të vërtetë si të ishte një pamje e drejtpërdrejte, te synosh ta bindesh këtë mendje me diçka të pamundshme është gabim.

LOGJIKA PESHON

Si me njeriun e pashkolluar në maje të malit i cili e vëren se ç’fare tregon ora është gabim dhe thotë: " Ajo orë është e prishur, ndërsa shikimi im është i pagabueshëm", edhe pse ai nuk e di se ku mund të jetë defekti. Kjo ndodh me masën e njerëzve të thjeshtë. Është e pamundur t'i bësh mendjet e tyre atë që bie në kundërshtim me logjikën e tyre dhe tu thuash se 'triniteti' qenka monoteizëm pa asnjë argument të pranueshëm. Apeli për pranimin e trinitetit në Ungjill është i nxjerre nga tekste që nuk pranojnë zgjatje e shtesë qoftë dhe një supozim sado të vogël. E ky është një tregues i qartë i deviacioneve në ketë libër edhe pse logjika nuk përcakton se ku kanë ndodhur devijime të tilla.

LIGJERATA E IMAM MUHAMED KASIM MBETET PËRGJYSËM PËR MUNGESË KOHE

Ndërkohe që Imam Muhamed Kasim po ligjëronte, papritur peshkopi ndërhyn duke thëne se koha e përcaktuar prej njëzet e pese minutash kishte përfunduar. Imami këtu e ndërpret ligjëratën e tij dhe muslimanëve u erdhi keq që leksioni i tij mbeti përgjysmë. Imami kishte qenë duke sqaruar dallimin mes 'muteshabihat' – të paperceptueshmes, të paqartës dhe 'mustehilat' – të pamundshmes kategorike. Pasi e paperceptueshmja si qenia e Allahut xh.sh dhe atributet e Tij dhe shpirtrat e njerëzve, të tëra këto e turbullojnë mendjen njerëzore në njohjet e saj, ndërsa e pamundshmja kategorike nuk e turbullon aspak atë pasi logjika e kupton se e pamundshmja s’mund të ngjajë e kjo s’do shumë mund të përceptohet. Njohja e së pamundshmes dhe pamundësia e njohjes janë dy të veçanta që dallojnë mes tyre si qielli me tokën.

KUNDËRSHTIM MENDJELEHTË

Kur Imami mbaroi dhe u ul, peshkopi ngrihet dhe thotë: "Imami nuk shpjegoi ndonjë gjë nga mirësitë e fesë se tij, ai thjesht sulmoi fenë time". Si duket, peshkopi nuk mund të kundërshtonte esencën e asaj për të cilën foli imami, prandaj kundërshtimi dukej shumë qesharak. Gjithsesi imami deshi të ngrihej sërish dhe të replikonte me peshkopin por nuk e kishte radhën për të folur më. Me të marrë fjalën Imam Ahmed Ali Nekinvi – një nga avokatet e gjykatës së 'Shah Xhihanpor' thotë: " Këto ishin mirësitë e fesë sime kurse në fetë e tjera ka shumë të meta e Islami është i pastër nga të metat".

PESHKOPI MEVLA DADKAN MBAN NJË FJALIM ACARUES

Më pas folën peshkopët indiane që me fjalët e tyre shokuan të pranishmit në atë takim. Mes tyre peshkopi Mevla Dadkan i cili mbajti një fjalim bosh ku vetëm ofendohej i Dërguari Muhamed s.a.v.s. Ofendimi ndaj Muhamedit s.a.v.s ishte një veprim i qëllimshëm i tij pasi të gjithë priftërinjtë në dialogët e tyre e zgjedhin si mënyre për të hequr qafe muslimanët. Një hile e gjetur nga ana e tyre pasi muslimanët sado tu ofendohet i Dërguari Muhamed s.a.v.s nuk mund të përgjigjen me të njëjtën monedhe duke ofenduar Isain a.s pasi ky i fundit është i dërguar ne të cilin duhet besuar e bashkë me të dhe përkrahësit e tij dhe gjithë pejgamberët e mëparshëm, zënë një vend të veçante në Islam. Kështu muslimanët ne pamundësi të ofendojnë u kundërpërgjigjen me dorë e forcë e jo me gjuhë ofendimeve te tilla. Por kjo gjë u jep mundësinë kristianëve të thonë: " Ja shikoni muslimanët, janë të paaftë të replikojnë me fjalë pasi nuk kanë përgjigje dhe detyrohen ose të luftojnë ose të ikin. Në këtë rast peshkopët do pretendonin fitore. Mevla Dadkan tha ato fjalë të cilat më vijnë rëndë t'i shkruaj këtu kaq të renda ishin. Ai mes të tjerave pa pikë edukate tha: "I dërguari i muslimanëve pretendon pejgamberinë sikurse pretendonte Hevli. Krishti ka thënë se ata që vijnë pas meje janë hajdutë e grabitës" që s'do të ketë pejgamberë pas tij.

IMAM EBU EL-MENSUR I PËRGJIGJET OFENDIMEVE TË PESHKOPIT

Imam Ebu El-Mensuri i përgjigjet peshkopit me fjalët: " Sa turp për ty o peshkop! Ke një jetë që studion Ungjillin dhe s’ke mësuar asgjë nga ai. Në Ungjill nuk thuhet " Ata që vijnë pas meje janë hajdute dhe grabitës" por thuhet: " Ata që ishin para meje kanë qenë hajdutë e grabitës". Por peshkopi nguli këmbe që ishte ashtu siç kishte cituar librin ne fillim. Por Imam Ebu el-Mensuri i thotë: " Hape Ungjillin!".Këtu ndërhyn peshkopi Nolis dhe kërkon falje duke thënë se kolegu i tyre kishte gabuar dhe se pretendimi i imamit qëndronte dhe kishte plotësisht të drejtë. Por shprehja në ebraisht 'pas' përmban në vetvete dhe kuptimin 'para'. Pra,një shprehje që i përmban të dy kuptimet njëherësh. Imam El-Mensuri replikon me fjalët: "Nëse vërtet fjala ebraisht i përmban të dy kuptimet njëherësh atëherë jemi në rregull. Nëse neve e kemi fjalën ebraisht 'para' s’kemi asnjë arsye pse ta marrim në kuptimin tjetër 'pas'. Këtu peshkopi Mevla Dadkan hesht dhe ul kokën i zënë ngushte dhe mbeti ashtu i heshtur deri në fund të debatit. Ndërkohe që u fajësua nga muslimanët dhe indianët që folën pas tij. Axhoda Birsad, hindus ky, në fjalën e tij të gjatë mbi incidentin ndër të tjera theksoi se: " Nuk duhet të ofendohet asnjë personalitet i shenjtë të asnjë feje". Kurse peshkopi kryesor përsëriti dhe njëherë kërkimin e faljes në emër të kolegut të tij duke thënë se shoku i tyre nuk kishte patur për qellim ofendimin e dikujt pasi fjalët e tij nuk dëmtojnë muslimanët me një përkthim të asaj fjale në atë forme. Përkthimi i asaj fjale ebraike në 'pas' – tha ai, na dëmton neve pasi ajo nënkupton drejtpërsëdrejti të gjithë apostujt nëse përkthehet si 'pas', duke i quajtur ata si hajdutë e grabitës. Ai sqaroi se përkthimi i atij termi nga ebraishtja qoftë në 'para' ose në 'pas' përbën vështirësi për priftërinjtë pasi në rastin e parë mohohet pejgamberia e të gjithë të dërguarve të Zotit para Jezusit – shpjegoi peshkopi, e në rastin e dytë u mohohet dërgesa e Zotit të gjithë apostujve pas tij.
Pas replikës se Imam Ebu El-Mensurit dhe pranimit nga ana e peshkop Nolis të mendimit te tij mbi përpjekjen e peshkopit Indian që me Ungjill të mohonte revelatën e Muhamedit s.a.v.s lindi një tjetër çështje, ajo e vërtetimit të pejgamberisë se Muhamedit a.s.v.s me anë të Ungjillit. Mbi lajmërimin e pejgamberisë së Muhamedit, Imam El-Mensuri citoi nga Teurati (Torah,Testamenti ose Dhjata e Vjetër) ku Zoti i drejtohet Musait a.s (Moisiut) me fjalët: " Dhe do të dërgoj një të dërguar si ti nga vëllezërit e tu, të dërguar në gojën e të cilit do të vë fjalët e Mia". Pastaj Imami shtoi se " Unë mund t'i numëroj dyzet ngjashmëri mes Muhamedit s.a.v.s dhe Musait a.s".

PESHKOPËT MBAJNË FJALIME BOSHE

Në këtë ditë, mes muslimanëve dhe kristianëve nuk pati ndonjë diskutim tjetër thelbësor përveç se aq sa përshkruam qartë më lart. Pastaj vlen të përmendet se mes peshkopëve, përveç peshkopit Nolis nuk kishte ndonjë tjetër që shquhej pre debate. Prandaj, nëse arrijmë në përfundimin se gjithë të tjerët përveç tij mbanin ligjërata boshe nuk u bëjmë të padrejtë.

MUSLIMANËT TRIUMFOJNË

Diskutimet kishin filluar në ora 9 të mëngjesit dhe mbaruan në ora 2 të drekës. Dijetarët muslimanë dolën duke falënderuar Allahun e përgëzuar njeri-tjetrin, falën namazin e drekës dhe hëngrën. Ndërkohë, në qytet ishte përhapur lajmi se muslimanët kishin triumfuar në këtë debat teologjik dhe kjo tërhoqi shumë njerëz në ditën në vijim. Me një fjalë ajo u bë tema e bisedës së ditës për njerëzit kudo. Imam Muhamed Kasim tha që kishte qenë i sigurt lavdi Allahut, se tek peshkopët nuk kishte diçka që duhet t'i trembeshim përveç se inatit dhe mungesës së përmbajtjes nga ana e tyre, gjë që do na shkaktonte mërzitje e asgjë më shumë.

DIJETARËT MUSLIMANË MBAJNË FJALIME ME POPULLIN

Imam Muhamed Kasim, u kërkoi dijetarëve muslimanë të shpërndaheshin në atë panair dhe tu flisnin njerëzve të thjeshtë. Kështu ata u ndanë dhe mjaft njerëz u mblodhën kudo rreth tyre për të dëgjuar mbi mësimet islame dhe devijimet kristiane në besim. Në anën tjetër peshkopët atë mbrëmje nuk dolën fare por u zhdukën që të gjithë sikur t'i kish përpirë dheu.
Imam Muhamed Kasimi kishte me vete një libër të tij rreth epërsive të Islamit(1), e në të njëjtën kohë ai foli atë natë mbi mangësitë dhe besimin e gabuar të mohimit tek kristianët dhe shtoi: "Regjistrojeni këtë ligjëratë timen! Nëse u lind nevoja nesër, lexojeni librin tim dhe ligjëratën time në debat". Më pas dijetarët u këshilluan mes vete. Falën namazin e jacisë dhe fjetën të qetë. U ngritën në mëngjes herët e falën namazin e sabahut dhe ishin siç shprehet një poet në urdisht:

Kur të tjerët pas punëve të veta rendin, përhapen e venë Ata që me zemër duan, fytyrat kah shtëpia e të Dashurit kthejnë…

Më pas Imami i dijetarëve muslimanë urdhëroi të përhapeshin në misionin e tyre. Ata u folën serish atë mëngjes njerëzve mbi Islamin dhe vlerat e tij. Muslimanët i falënderuan me zemër pasi siç duket ideja e të ligjëruarit masës së njerëzve kishte qenë diçka e qëlluar, pasi situata kishte ndryshuar. Debati filloi në ora 9 të mëngjesit dhe peshkopët u shfaqën në panair por sërish të heshtur. Njerëzit u thoshin: "Pse heshtni tani? Më parë ju na hakërreheshit". Edhe hindusët ndiheshin të lehtësuar e të gëzuar.

MËNYRA E TAKIMIT TË DYTË ME 8 MAJ 1876

PJESËMARRËSIT U DYNDËN NGA ÇDO ANË

Afër orës nëntë ligjëruesit muslimanë dhe dëgjuesit zunë vendet e tyre në tendën e posaçme ku zhvillohej debati. Asnjë vend bosh s’kishte mbetur. Njerëzit shtyheshin të zinin vend diku. Turma qëndronte përreth tendës e shumë u ulën për toke përreth saj. Policia nuk ndërhynte duke parë atë dyndje njerëzish që donin të ishin sa më afër tribunës. Por shumica e njerëzve ishin në këmbë dhe prisnin të fillonte debati.

TURMAT E NJERËZVE TË ETUR PËR TË DËGJUAR

Ishte vere. Vapa e shkretëtirës digjte. Pasi debati zhvillohej jashtë qytetit në një vend të hapur ku vetëm rëra dukej. Megjithëse tenda nuk ishte ngritur për gjithë ata njerëz serish atë e zgjeruan dhe mjaft prej tyre zunë vend në hije për të shmangur atë diell përvëlues. Po të merrej me mend ajo pjesëmarrje e madhe do të ishin marre masat e duhura, por njerëzit digjeshin në diell e asesi nuk largoheshin por prisnin të dëgjonin debatin.

KUSHTET E DEBATIT

Pasi të pranishmit zunë vend, peshkopi Nolis sipas marrëveshjes shpalli përzgjedhjen e pesë ligjëruesve nga secila fe dhe nuk ishte e lejuar që çdokush të fliste. Pasi ditën e kaluar shumë kristianë e hindusë kishin lodhur dëgjuesit me oratori të pavlerë duke e bërë të padurueshëm debatin. Prandaj dijetarët muslimanë kishin kërkuar nga peshkopi që të mos i jepte fjalën çdokujt që i tekej për të folur pasi kështu debati s’do sillte ndonjë dobi. Më mirë të përzgjidheshin nga pese përfaqësues të mbanin fjalët e tyre dhe çdo gjë të bëhej në mënyrë të organizuar e të rregullt.

PËRFAQËSUESIT MUSLIMANË

Nga ana e muslimanëve u përzgjodhën për të ligjëruar Imam Ebu El-Mensuri, qe njihej ndryshe edhe si Imam Mensur Aliu, Imam Ahmed Aliu dhe Imam Mirza Muvahad – të njohur këta për aftësitë e tyre në fushën e retorikes dhe oratorisë. Pastaj u zgjodhën edhe Imam Ahmed Hasan El-Emruhvi dhe Imam Muhamed Kasimi por për disa arsye emri i tij u shkrua si Hafiz Hurshid Husejni e jo me emrin e tij të njohur.(2)

PËRFAQËSUESIT KRISTIANË DHE HINDUSË

Në të njejtën kohë u përzgjodhën edhe katër përfaqësuesit kristianë me në krye peshkopin Nolis dhe pesë nga kampi i hindusëve por këta të fundit kërkuan që të përzgjidheshin nga pesë për çdo sekt të fesë së tyre pasi një grup nuk përfaqësonte dot të tjerët dhe kështu u bë.

DIJETARËT MUSLIMANË I KËRKOJNË PESHKOPIT NOLIS TË PËRGJIGJET

Pasi peshkopi mbaroi me vendosjen e rregullave të reja, dijetarët muslimanë kërkuan përgjigje mbi kundërshtitë e drejtuara ditën e kaluar në mënyre që kërkimi shkencor të ishte i plotë. Por peshkopi ua ktheu shkurt: " E djeshmja ka mbaruar me të gjitha". Dijetarët muslimanë u prekën nga kjo padrejtësi duke thënë se kur peshkopët janë kaq të padrejtë e të njëanshëm, ç’fare presim nga ky debat dhe pothuajse desh të lënë sallën e takimit por Imam Muhamed Kasimi i qetësoi ata duke i bindur të qëndronin dhe iu kthye turmës me fjalët: " Dëgjoni o njerëz! Përgjigja ka mbetur e varur në qafën e peshkopit për te gjitha replikat tona të deponuara dje. Neve prisnim drejtësi dhe paanshmëri nga peshkopi por ai nuk na përgjigjet. Prandaj detyrohemi të durojmë dhe le të fillojë debati". Imam Mevti Mejan kerkoi që e tëra kjo të regjistrohet.

* * *

Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Vizita e Muftit Naim Tërnava - 32

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 447

Akademia për Ymer Prizrenin - Foto03

Tribuna Islame 2009 - 18

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 327

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (49)

Tribuna Islame 2009 - 30

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (10)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (51)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (274)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 37 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot165
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1365
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7758
mod_vvisit_counterGjithsej78433

Lidhje

Template Template