Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

37:85 Kur babait te vet dhe popullit te vet u tha: "Cka eshte ajo qe ju adhuroni?"

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Vizita e varrit të Pejgamberit a.s. PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Saturday, 14 November 2009

Përgaditi: Ahmed M. Mehmedi

Haxhi dhe vizita e varrit të Pejgamberit a.s.


ImageHaxhi, njëri prej kushteve të Islamit është ndër përjetimet më madhështore në jetën e besimtarit që e kryen atë. Gjatë haxhit, haxhitë i vizitojnë Qaben, Arafatin, Safane e Merven, Minanë, Muzdelifen, vendet e betejave të para në Medine, Varet Beki e sidomos Xhaminë e Pejgamberit a.s dhe varrin e tij, Allahu na faltë shefatin e tij Ditën e Gjykimit. Mirëpo, ka ca dijetarë që mendojnë se vizita e varrit të Pejgamberit a.s.,ashtu si edhe pejgamberëve tjerë, nuk është e ligjshme. Për këtë arësye, me rastin e Haxhit do të cekim disa hadithe të cilët vërtetojnë mendimit e shumicës së dijetarëve, veçanërisht mendimin e medhhebit tonë hanefi se vizita e varrit të Pejgamberit është mendub nga më të vlefshmit dhe afër vaxhibit për atë që ka mundësi.

Hadithi i parë
Nga Musa ibën Hilal el-Abdi, nga Ubejdullah ibën Umer, nga Nafiu, nga Ibni Umeri r.a. :“Muhammedi a.s. thoshte“Kush viziton Varrin tim i bëhet obligim shefati im!“ Hadithin e shënon Darkutni. Hafidh Ibën Ali Es-Sukni e njeh këtë hadith si të shëndoshë për këtë e shënon në librin e tij të haditheve të shëndosha-„Sunen Es-Sihah“. Njësoj mendon edhe Abdulhakku duke heshtur lidhur me të pasi e shënon në librin e tij“El-Ahkam“ dhe Tekijjuddin Es-Subki mbështetur në tërësinë e rrugëve përmes të cilave përcillet.

Hadithi i dytë
Përcillet nga ibni Umeri me një hadith merfu’ se Muhammedi a.s. ka thënë:“ Kush vjen të më vizitojë mua pa patur ndonjë qëllim tjetër, e kam obligim t’i bëhem shefatxhi-ndërmjetës“. Këtë hadith e përcjell Taberani dhe Ibën Sukni e pranon si të shëndoshë-sahih. Kështu thotë Hafidh Irakiu në librin e tij“Sherhu’l-Ihjai“.

Hadithi i tretë
Nga Harun ibën Kaz’ah nga një njeri nga familja e Hatibit nga Hatibi r.a.:“ Kush më viziton mua pas vdekjes është sikur të më ket vizituar i gjallë. Kush të vdes në njërin prej dy qyteteve të shenjta ringjallet në Ditën e Gjykimit me ata që janë të siguruar „. E përcjellë Darkutni dhe dijetarë të tjerë. Dhehbiu thotë se zinxhiri i tij është i mirë (xhejjid).

ImageHadithi i katërt
Ibën Adiu përcjell në librin e tij“EL-Kamil“ përmes Muhammed ibën Nu’manit, nga i gjyshi i tij nga Nafiu nga ibni Umeri r.a.:“Pejgamberi a.s. thoshte:“ Kush bën haxhin dhe nuk më viziton më ka lënduar!“.

Hadithi i pestë
Suvar Ibën Mejmuni thotë se i ka treguar një njeri nga familja e Umerit se Uemri r.a. pat thënë:“ E kam dëgjuar të Dërguarin a.s. duke thënë „ Kush viziton varrin tim“-, apo, - Kush më viziton mua, i bëj atij shefat dhe jam dëshmitar për të. Po kush vdes në njërin nga dy qytetet e shenjta, në ditën e kijametit e ringjall Allahu me ata që janë të siguruar“.

Hadithi i gjashtë
Përcjell Darkutni dhe Taberani në „El-Kebir“ dhe në „El-Euset“, po edhe dijetarë të tjerë përmes Hafs ibën Davud El-Kariut, nga Lejthi, nga Muxhahidi, prej ibni Umerit r.a. se Muhammedi a.s. ka thënë:“Kush e bën haxhin dhe viziton varrin tim pas vdekjes, është njësoj sikur ai që më viziton mua duke qenë gjallë“. Këtë hadith e përcjell edhe Ibën Xheuziu po edhe Ibën Adiu në librin „El-Kamil“.

(Përshtatur nga Libri i çmueshëm „I’lau Sunen“ i imamit dhe shejhut gjenial Ahmed Dhafër Uthmani Et-Tehanevi)

Marrë nga revista „El-Ahnaf“
Përktheu. Ahmed M. Mehmedi

Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (266)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (71)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 202

Tribuna Islame 2009 - 47

Fëmijët (juniorët) - Dimri 2010 - (14)

Të Riturit - Dimri 2010 - (45)

Tribuna Islame 2009 - 4

Të Riturit - Dimri 2010 - (16)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (129)

Të Riturit - Dimri 2010 - (15)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 47 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot171
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1371
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7764
mod_vvisit_counterGjithsej78439

Lidhje

Template Template