Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

12:7 Njemend, per ata qe pyesin (interesohen) ne ndodhine e Jusufit dhe te vellezerve te tij, pati fakte (mbi fuqine e Zotit)

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Debate Teologjike sesioni i III PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Thursday, 10 December 2009

Përktheu në shqip: Ilir CURRI

DEBATE TEOLOGJIKE
Ligjërata nga dijetarë të zgjedhur në krye me
Imam Muhamed Kasim En-Nanuti
ne simpoziumin:
" Njohja e Qenies Hynore"
Mbajtur me 7 Maj 1876 ne Tsandapor në ShaGhihanfor – Indi
Sesioni i 3-të


Image

IMAMI I NDERUAR VAZHDON LIGJERATËN E TIJ TË LËNË PËRGJYSËM:

Disa nga dijetarët muslimanë kërkuan qe Imam Muhamed Kasim ta përfundonte ligjëratën e tij të cilën e kishte lënë për gjysmë një ditë më parë. Peshkopët u pajtuan duke thënë: "Sot le ta marrin fjalën dijetarët muslimanë".Atëherë dijetarët bënë me shenjë nga Imami që të fillonte me emrin e Allahut dhe bekimin e Tij por para se të fillonte diskutimin ndërhyn gjyqtari Sirfraz Ali Shahxhehanfuri për të paraqitur fjalën e tij në fillim. Ky kishte qenë dikur zyrtar i njohur, pavarësisht se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë revolucionit të vitit 1857. Ai prapë njihej si dijetar i nderuar dhe i zoti në fushën e retorikës. Sirfraz Ali e paraqiti esenë e tij të parapërgatitur dhe të them të drejtën nuk e kujtoj mirë çfarë kishte në të por me aq sa mbaj mend unë ndër të tjera theksohej:" Kur Isai a.s erdhi si i dërguar i Zotit, menjëherë e mohuan çifutët e kur pas tij erdhi Muhamedi s.a.v.s si i dërguar i Zotit në tokë e mohuan çifutët dhe të krishterët së bashku…" të më falë lexuesi se vetëm kaq kujtoj nga fjala e tij e këndshme që për fat të keq se mbaj mend. Pasi e lexuan esenë e tij dijetarët muslimanë u pajtuan që gjykatësi ta lexonte këtë si ligjëratë. Imam Muhamed Kasim i drejtohet gjykatësit:
- Dil e lexoje shkrimin tënd par të pranishmëve!

Gjykatësi doli por peshkopët ndërhynë menjëherë duke thënë – A je prej pesë të përzgjedhurve për të ligjëruar këtu? gjykatësi i përgjigjet – Jo, por ai (e ka fjalën për Imam Kasimin) është i përzgjedhur dhe më rekomandon mua ta mbaj këtë ligjëratë. Peshkopët thanë se askush tjetër përveç imamit nuk mund të ligjëronte. Kur Imam Muhamed Kasim po ngrihej për të mbajtur ligjëratën, imam Ahmed Aliu i thotë: "Shpjego mirësitë e fesë tënde sot e mos sulmo asnjë fe!"

NJËSHMËRIA:

Imam Kasimi doli dhe zuri vend tek katedra. Pasi Falënderoi Allahun e Vetëm e të Pashoq filloi me temën e njëshmërisë (teuhidit) dhe revelatës hyjnore apo dërgesës. Tani nuk e mbaj mend mirë se ç'farë tha rreth këtyre dyjave kësaj here por mendoj se ajo mbi të cilën u përqendrua Imami ishte pak a shume ajo mbi të cilën foli ditën e kaluar por shtoi se: " Muslimanët janë të dhënë kaq shumë pas monoteizmit saqë e shohin të Dërguarin Muhamed s.a.v.s më të mirin pas Allahut te Lartmadhnueshëm. Nuk e teprojnë kur e venë dorën mbi dore sipas edukatës se adhurimit.

A VARET PEJGAMBERIA NGA VEPRAT E MIRA APO NGA MREKULLITË?

Pastaj ai u përqendrua mbi nevojën e pejgamberisë e dërgesës apo lajmit dhe theksoi dhe njëherë atë qe kishte thënë dje: " Duhet të shohim se kush është lajmëtar i Zotit e kush nuk është i tille por kjo mund te dallohet vetëm duke u njohur me bazat e pejgamberisë dhe principet e saj. Pasi pejgamberia mund të mbështetet ose në veprat e mira ose në mrekulli. Por pejgamberia nuk mund të jetë rezultat i mrekullive pasi kjo do të thotë që pretenduesi si profet shfaq mrekullitë njëherë e më pas nderohet me pejgamberi. Kjo bie ndesh me faktin e njohur katërciperisht se pejgamberia nuk vjen pas provimit në mrekulli por është ajo me të cilën kurorëzohet i dërguari e pastaj i jepen atij mrekullitë që e vërtetojnë misionin e tij në emër të Zotit.

Mesazhi i Zotit nuk mund të varet nga veprat e mira të njeriut pasi vepra e mirë ka të bëjë me ato veprime që e kënaqin Allahun xh.sh por për tu njohur me qëndrimet e Zotit Lavdiplotë, duhet patjetër të mbështetemi në revelatë hyjnore. E si mund të varet pejgamberia nga veprat e mira?

MORALI I LARTË

Po të marrim – qoftë veprat e mira qoftë mrekullitë – deri tek morali i lartë vërejmë se as ky i fundit nuk varet nga pejgamberia pasi vetë morali është i përfituar ngaqë është larg mendsh që një njëri të posedojë moral të lartë ose ndryshe punon vetëm atë me të cilën kënaqet Allahu xh.sh e si mund të mos ketë përkujdesjen hyjnore?.

DALLIMI NË MES TË DËRGUARIT DHE ITHTARËVE TË TIJ

Sikurse dielli, hëna, yjet apo thërrmijat tokësore mbulohen në dritë e njëjta gjë ndodh me njeriun i cili mbulohet nga morali dhe të kuptuarit. Por në këtë rast dielli, hëna apo yjet është të kuptuarit e pejgamberëve ndërsa grimcat e ndriçuara të tokës janë ndjekësit e tyre pavarësisht nga shkalla e devotshmërisë së tyre tek Allahu.

MORALI I PEJGAMBERËVE ËSHTË EMBRIONAL KURSE AI I UMETIT ËSHTË I FITUAR

Morali i të dërguarve të Zotit është i brumosur dhe jo i edukuar tek ata siç është morali i ndjekësve të tyre. Sikurse tek thërrmijat e tokës ku drita është e përfituar. E atë njerëz që moralin e kane në gjen janë më të vlefshëm për tu shpërblyer sepse kanë qenë më afër Allahut xh.sh i Cili është mbi çdo gradë. E këta njerëz kanë fatin të jenë afër sikurse janë pejgamberët duke e merituar të jenë mëkëmbës të Allahut pasi të jesh mëkëmbës i pushtetit të Allahut është e pamundur përveçse njerëzit e afërt të Zotit. Ç'fare është pejgamberia përveçse pushtet i dhënë nga Allahu robërve të Tij. Pra, sikurse legjislacioni i bartësve është i njëjte me atë të udhëheqësve të tyre e njëjta gjë është dhe me pejgamberet. Ligjet e tyre janë ligje të Allahut Madhniplotë.

MUHAMEDI (s.a.v.s) ËSHTË MË I LARTI NDËR GJITHË PEJGAMBERËT PËR NGA VLERAT MORALE

Në fund të fundit baza e pejgamberisë është perfeksioni i vlerave morale. Nëse e shohim në këtë këndvështrim, Muhamedi s.a.v.s ua kalon të gjithë njerëzve për nga morali. E treguesi më i fortë mbi vlerat e tij morale është xhihadi (lufta e shenjtë) në rrugën e Allahut, për të cilin më së shumti është sulmuar Islami edhe pse xhihadi gjendet edhe tek fetë e tjera dhe ai është mjeti më i miri i pastrimit të botës nga pabesimi, ateizmi, përçarja, kaosi e padrejtësia – xhihad i cili nuk ishte i lehtë për të dërguarin pa një ushtri të guximshme. Si mundi ta formonte ai atë ushtri të pathyeshme e cila mposhti romakët, bizantinët, Irakun, Iranin e Egjiptin?! A e mblodhi atë ushtri me para apo pushtet? Me para jo e jo sepse ai nuk ishte as i pasur, as tregtar e as me potencial monetar që të ngrinte një ushtri mercenarësh për luftë. Por atë ushtri se ngrinte dot as me pushtet pasi ai vetë nuk ishte as mbret,as princ e as pushtetar që të merrte nga një apo dy djem prej çdo familje (siç ndodhte rëndom në mjaft vende) e të formonte kështu një ushtri që do pushtonte ato vende. Ajo ushtri e Zotit u formua vetëm e vetëm me moralin e tij (s.a.v.s). Shokët e Muhamedit s.a.v.s u ndikuan nga morali i tij i lartë e sjellja e veçantë deri në atë masë saqë sakrifikuan për të çdo gjë të shtrenjtë që kishin deri edhe jetën e tyre. Kjo sakrificë e vetëmohim nuk zgjati një apo dy ditë por ai frymëzim i pashoq zgjati me breza të tërë. Ata njerëz u ndanë nga njerëzit e tyre të dashur, familjet e vendet e tyre dhe luftuan madje edhe të afërmit e vet, gjakun e tyre e i vranë ata ose u vranë prej tyre e gjitha kjo vetëm nga morali i të Dërguarit të Allahut dhe dashurisë për të.
Me anë të moralit të tij Muhamedi s.a.v.s ndikoi tek arabët kryeneçë e inatçorë, aq sa askush ska ndikuar më parë mbi një popull sigurisht me të butë se ata. A mendoni se morali i Ademit, Nuhut, Ibrahimit, Musait, Isait alejhimus-selam ka qenë si morali i Muhamedit s.a.v.s?

"SI TË KISHIN ZOGJ MBI KOKAT E TYRE"

Ndërsa Imami mbante ligjëratën e tij, njerëzit qëndronin të palëvizur si të kishin ndonjë zog mbi kokë, ishin bërë tërë sy e veshe dhe u rridhnin lot, ndërsa peshkopët qëndronin si të ngurtë në heshtje. Më në fund ata i bënë me shenjë imamit se koha e tij kishte përfunduar. Imami duke parë vështrimet e pangopura të pranishmëve tha: Të nderuar pjesëmarrës! Ju kërkoj ndjesë! Do të flisja deri në darkë por kaq ishte dhe koha që kishim në dispozicion e ajo që thashë është si një pike ujë në det. Ne këtë moment Imam Mueti Mejan ndërhyn dhe thotë: " Dëgjojeni o njerëz! Ajo që tha është aq e pakët sa një pikë uji në det".

PESHKOPI NOLIS E ARGUMENTON TRINITETIN ME ARGUMENTA QESHARAKE

Pasi Imam Muhamed Kasimi u kthye në vendin e tij, ngrihet peshkopi Nolis dhe thotë: " Besimi (akideja) tek muslimanët është një çështje për tu vlerësuar por do ishte më me vlerë po të besonin dhe trinitetin në atë monoteizëm". Pastaj solli ca fjalë nga Dhjata vjetër në mbështetje të trinitetit dhe tha: "Ky libër vërteton qenësinë e trinitetit". Më pas vazhdoi me argumente logjike duke pretenduar që është e pamundur të kuptohet monoteizmi pa trinitetin. Sipas tij vetë fjala një " 1 " përmbledh në vetvete gjatësinë, gjerësinë dhe thellësinë e se kjo fjalë nuk mund të ekzistojë pa këto tre dimensione. Sikurse shpirti i njeriut që edhe pse përbëhet nga uni, imagjinata dhe diçka tjetër (që transmetuesi e ka harruar) sërish ai mbetet një i vetëm. Por nuk mund të jetë shpirt pa i patur këto tre komponente – theksoi Nolis. Apo sikurse pema që ka rrënjët, degët dhe gjethet por nëse nuk i ka të trija ajo nuk quhet pemë.

PESHKOPËT SULMOJNË BESIMIN NË KADANË E KADERIN NË ISLAM

Peshkopi u përpoq të argumentonte 'trinitetin' me ca argumenta qesharake e më pas u hodh në sulm kundër akides në determinizmin e Zotit në Islam duke thënë: " Në Islam ka një tjetër të metë. Ajo është besimi në caktimin e Zotit. Ja çfarë thotë Kur'ani në lidhje me këtë: ( Ai u krijoi juve të gjithë, prej jush ka pabesimtarë e besimtarë…) Kjo do te thotë se Allahu i Lartësuar i ka krijuar njerëzit disa besimtarë e disa pabesimtarë".

NDËRHYRJA E IMAM EN-NUTIT

Në këtë moment ndërhyn Imam Muhamed Kasim dhe i thotë peshkopit: Dua të them diçka pastaj vazhdo pasi dhe dje ti vetë më ke ndërprerë duke më kërkuar të përqendrohem tek feja ime kur me the: " Fol për përparesitë e fesë tënde e mos sulmo fenë time!" Ndërsa sot je ti që po e bën këtë gjë duke sulmuar besimin në caktimin e Zotit tek muslimanët. Kjo vërteton dështimin dhe humbjen tënde. Por dihet se priftërinjtë sa herë që zihen ngushtë e në mungesë argumentesh në fenë e tyre hidhen në sulm kundër 'besimit në caktimin e Zotit' në Islam gjoja se muslimanët këtu mbetkan pa tekst. Por po të lejoj të vazhdosh me sulme dhe në dashtë Allahu do të të përgjigjem. Pastaj i tha peshkopit – vazhdo!.

PESHKOPI NOLIS VAZHDON LIGJERATËN E TIJ

Peshkopi theksoi se: " Nëse neve i besojmë kaderit (caktimit të Zotit) robi na del i pafajshëm e Zoti na del i padrejtë, pasi del sikur Ai ua ka përcaktuar njerëzve dënimin në zjarr prej shumë e shumë kohësh dhe këta njerëz thjesht punojnë atë që Zoti ua ka shkruar më parë. Por Zoti në këtë mënyrë u bën të padrejtë njerëzve pasi nuk ka pse ti nxjerr nga zjarri apo fuse në të por t'i lërë në punën e tyre pasi njerëzit janë të gjithë të barabartë siç janë dhembët e nje krëhëri. Pra, siç janë të barabartë në duar, këmbë, sy, hundë e veshë ashtu duhet të jenë të barabartë edhe në shpirtra. Besimi e pabesimi u paraqiten atyre e kush do beson e kush do mohon.

E KËNDSHME

Kur peshkopi po thoshte qe njerëzit janë të barabartë në sy e veshë e hundë ndërhyn imam Nu'man: "Të gjithë janë të barabartë përveç meje e teje që jemi tullace". Edhe një kristian tha të njëjtën gjë dhe peshkopi qeshi ndërsa profesori Joel dhe kristianët rreth tij u shkrinë së qeshuri.

GRACKA DËSHTOI

Peshkopi vazhdoi ligjëratën e tij derisa përfunduan njëzet e pese minutat e tij dhe në fund tha se nuk e kishte përfunduar ende bisedën dhe iu kthye Imam En-Nanutit duke i thënë: " Po të më jepnit kohë të flas dhe pak". Muslimanet nuk ishin të gatshëm t'i jepnin kohë më shumë pasi ai nuk ia kishte dhënë atë kohë imamit të tyre. Më mirë të mbetej ligjërata e tij e paplotë, por Imam En-Nanuti mendoi se nëse i jepej kohe atij do u shtohej edhe atyre koha për të patur rast të nxirrte të vërtetën e qartë. Prandaj ai u tha: " O peshkop, neve s’jemi si juve. Të japim kohë, fol pesëmbëdhjetë a tridhjetë minuta, madje fol çka të duash se unë do të përgjigjem çdo akuze e sulmi që na bën neve.

Nga H.Ilir CURRI

Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Fëmijët (juniorët) - Dimri 2010 - (2)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (11)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (284)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 333

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (69)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (16)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (171)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (343)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (187)

Të Riturit - Dimri 2010 - (29)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 45 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot171
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1371
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7764
mod_vvisit_counterGjithsej78439

Lidhje

Template Template