|
Shkroi: Shejh Muhammed Zahid EI-Keutheri Perktheu: Ahmed Muhamed Mehmedi
Akidetu Tenzih
Nga mësimet që në mënyrë të domosdoshme janë të vërtetuar nga
islami është edhe përshkrimi i Allahut xh.sh. Me veti të cilat nuk kanë
të bëjnë në asnjë mënyrë me veti krijesash. Është ky besimi te cilin
ummeti ynë e ndjek që nga fillimi i Islamit deri më sot. Allahu i
Latëmadhëruar në Kur'an thotë:"Asgjë nuk është sikur Ai, Ai dëgjon
dhe sheh", "A është i njëjtë Ai që krijon me atë që nuk krijon?", "Dhe
Ai nuk ka asnjë rival", "Mos i përshkruani Allahut shok", "I madhëruar
qoftë Zoti yt, Zoti i fuqishëm, nga ajo që ata ia përshkruajnë", dhe
ajete të ngjashme të cilët tregojnë madhërinë e Allahut xh.sh. e flasin
për largësinë e Allahut nga ngjashmëria me krijesat, në vetvete, veti
e në vepra dhe kjo ishte akideja-besimi që thellë është thelluar në
shpirtin e të gjitha shtresave të shoqërisë si në elitë ashtu edhe në
masën e gjërë.
Aq më tepër masat e gjëra i sheh të jenë më tepër të
përmbajtur në këtë lëmi se sa disa që e llogarisin veten në radhët e
elitës. Prapëseprapë has në njerëz që nuk ruajnë gjuhën nga zhytja
në këtë temë pikërisht përpara syve të njerëzve. Kështu mund të
ndodhë që disa njerëz të mashtrohen me të pavërtetën ngase ajo del
nga gojë që kanë imame e shalla si pirgje të gjata. Për këtë bëhet e
domosdoshme, të merret parasysh rreziku që vjen kur i përshkruhet
Allahut xh.sh: lëvizja, dimensioni, fund dimensional, të ulurit, qëndrimi
vendor në Arsh, pesha dhe veti tjera që kanë të bëjnë me krijesat.
Lidhur me këtë temë kam shkruar shumë në shënimet e mia që ua
kam bërë librave si: "Ihtilaf fi'Lefdhi" të Ibni Kutejbes, "Et-Tebsir fi'd-
Din" të Ebu Mudhaffer EI-Esferanit, "EI-Esmau ves'-Sifat "të
Bejhekiut, "Sejfu's-Sakil" të Tekiju Subkiut si dhe në libra tjera.
Përveç kësaj kam shkruar pamflete të vecanta në këtë temë përgjatë
shumë vitesh. Mirëpo, siç duket ato nuk largonjë nevojën për të mos
u kthyer në diskutime të këtilla.
Imam Ebu Mensur Abdulkahir el-Bagdadi, i cili ndërroi jetë në vitin
429 h., Në librin e tij të botuar para disa vitesh me titull "Kitabu Usuli
Din" të njohur në mesin e dijetarëve si: "Tebsiretu'l-Bagdadijeh", thotë
pasi shënon se njeriu që personifikon Allahun xh.sh. është adhurues
idhulli: "Sa u takon Muxhesimëve të Horasanit prej Keramive është
obligim dhe e drejtë të shpallen si qafirë për shkak se ata thonë se
Allahu xh.sh. ka dimensione dhe fund dimensional prej poshtë dhe
se në këtë anë preket me Arshin. Po dhe për arsyen se ata thonë se
në qenien e Allahut xh.sh. mund të ndodhin veprime të një
pasnjëshme, Se një send shihet vetëm përmes të parit të asaj që
ndodh në të, kupton atë që e dëgjon pasi të paraqitet në moment të
kuptuarit përkatës, kështu që, po të mos paraqitej kjo njohje nuk do
të mund të kuptonte atë që dëgjon as atë që e sheh. Me qëndrimin e
tyre se në qenien e Allahut xh.sh mund të paraqiten dukuri të
njëpasnjeshme të përsëritura ata hodhën poshtë argumentin e
besimtarëve në njëshmërinë e Krijuesit se ajo që dëshmon se trupat
fizik janë të krijuar është përsëritja e dukurive të kohëpaskohsme në
to. Për këtë, pasi nuk është e mundshme sipas bazave të mësimit të
tyre që qenia të jetë e krijuar, nuk u mbetet as dhe ndonjë rrugë
përmes së cilës do të mund ta njihnin Krijuesin e qenies, kështu që
ata mbeten pa e njohurAtë". Në librin etij "Esmau ve sifat" Bejhekiu
cek: "Esh'ariu dhe shumica e mutekeliminëve thonë se është qafir
çdonjëri bidati i të cilit është kufër apo që shpie në kufër, sikur ai që
mendon se Zoti i tij ka dukje fytyrë, se ai ka dimensione, ka fund apo se ai lëviz dhe rri palëvizur. Prandaj, për atë
që di të mendojë nuk ka ndonjë problem pse shpallen qafirë Keramitë
muxhesirnët e Horosanit për shkak të mendimit të tyre se Allahu
është trup fizik me dimension dhe madhësi të caktuar nga poshtë,
dhe se Ai puqet me sipërfaqen e Arshit, se në të paraqiten dukuri të
njëpasnjëshme, se në të paraqitet të folurit e tij, vullneti si dhe veti
fizike e konkrete.
Sa e sa tekste të këtilla gjenden në librin "Shamil" dhe "Irshad" të
Imam Haramejnit, "Temhid" të Bakilanit, "Kavasim dhe Avasim" të
Ebu Bekër ibën el-Arabiut, 'Def'u Shubehi Teshbiih" të ibën El-
Xheuziut dhe në librat e dijetarëve tjerë të mëdhenj, tekstet dhe
thëniet e të cilëve i kam cekur në shumë vende në shkrimet e mia që
të gjitha janë përpara duarve të lexuesve, Rreziku që vjen nga
mendime dhe thënie të tilla është i njëjtë, pavarësisht nga kush del,
qoftë nga Keramitë, muteselefinët, selefistët e vetëquajtur, nga shejh
Ed-Darimij, shejh EI-Haranij, shejh Ez-Zer'ij ose të tjerë., Sepse
dalaleti është dalalet kudo që të gjendet. Në librin"Nakdu Darimij", në
faqen 20 gjejmë tekstin e vijueshëm: "EI-Hajul Kajjum-i Gjalli i
Përhershmi! Ai lëviz kur të dojë, mbledh dorën dhe e shtrin kur të
dojë. Ngrihet në këmbë dhe ulet kur të dëshirojë pasi ajo që e dallon
të gjallin nga i vdekuri është të lëvizurit, çdo gjë e gjallë domosdo që
lëviz dhe çdo gjë e vdekur është e palëvizshme sigurisht". Ky është
shënimi i vet Darimiut, tekst shembulli i të cilit shpesh përsëritet në
librin e tij. Po i njëti tekst është i shënuar edhe në librin "Muvafekatul'-
Ma'kul li Sahihi'l-Menkul" që ndodhet në skajet e faqeve të librit
"Minhaxhu Sunneti" të shejh Haranit me fjalët "lëshohet" në vend të
fjalës "zbret", ku autori shpreh pajtimin e vet lidhur me këto mendime
dhe jo se u bën demant atyre. Shiko vëll. 2 faq, 13, 26, 30. Kjo nuk
është e tëra. Sa e sa marrëzira të këtilla të rrezikshme ndodhen në
librin e Darimiut, të cilat më gjerë i kam prezentuar dhe cekur në
shkrimet e mia kohë më parë. Në këtë mënyrë mendon edhe Ibën
Kajjim Zer'ijj cili në librin e vet "GazviTI-Xhujush" faq. 20, botim indian,
lidhur me librin e cekur dhe një tjetër të Darimiut thotë:"Shejhul Islam
Ibën Tejmijjeh r.h. porosiste për këta dy libra shumë shpesh dhe
tregonte një respekt të veçantë. Në këta dy libra gjendet vërtetimi i
njëshmërisë së Allahut xh.sh. (Teuhidi), i emrave dhe sifateve
mbështetur mandej dhe në mësimin fetar (nakl) si në asnjë libër
tjetër". Me këtë bëhet e ditur se dy librat e Darimiut me gjithë
marrëzirat që kanë janë të dëshiruar për shejh Haranin dhe Shejh
Zer'iun, prandaj dhe futen sikur Darimiu, nën ashpërsinë e gjykimit të
prerë të imamëve të kësaj lëmie.
Vendos ne Facebook
|