Template Template
Template E Shtunë, 4 Shtator 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

4:55 Po disa prej tyre i besuan atij (Muhammedit), e disa e refuzuan; Per ta mjafton zjarri i xhehennemit

Hadithi i dites

nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 04:56 AM
Dielli 06:45 AM
Dreka 01:23 PM
Ikendija 05:16 PM
Akshami 08:04 PM
Jacija 09:41 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Ndërtimi i xhamive me paratë e ... PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Tuesday, 30 March 2010
Shkroi: Imam Muhammed Zahid Keutheri
Përktheu: Ahmed Muhamed Mehmedi


A lejohet ndërtimi i xhamive me paratë e zeqatit

Image
Kjo është pyetja që e parashtron „Abdulmaksud Muhammed“ dhe publikohet bashkë me përgjigjen e saj në revistën „El-Ezher“ të muajit Sefer viti 1366 hixhri. Profesri i nderuar i cili shënon nënshkrimin e vet në përgjigjen e kësaj pyetje thotë në përgjigje: „Imamët kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë çështje, disa e lejojnë atë kurse disa e ndalojnë. Mirëpo argumentet e atyre që e ndalojnë këtë janë të dobta, ndërsa mendimi i cili thotë se është e lejuar është mendim i qëndrueshëm dhe me argument të fortë, për mendimin e profesorit në fjalë, i cili vazhdon dhe zgjerohet në përgjigje derisa e bën lejimin t’i përmbledh të gjitha format e bëmirësisë, jo vetëm ndërtimin e xhamive. Në këtë mënyrë ai nuk kufizohet në përgjigje brenda kuptimit të pyetjes, pasi që nuk e sheh të nevojshme tu nënshtrohet rregullave të cilat i kanë vënduar librat e „resmit të muftiut“ në medhhebe të ndryshme. Kështu ai thotë që fjala „sebilullah“ në ajetin e kategorive të zeqatit i përfshinë të gjitha format e bëmirësisë edhe pse nuk përmbajnë pronësim (temlik).

Në këtë drejtim ai i demanton ata të cilët thonë që zeqati është t’i pronësohet një pasuri një të varfëri, dhe thotë që fjala e cekur bile e përfshinë edhe urdhërin për punë të mira dhe të ngjashme në terminologjinë e sheriatit dhe nuk nënkupton kushtëzimin e pronësimit, ashtu siç nuk nënkupton pronësim parafjala „lam“ (për, shqip) në ajetin „Zeqati është për të varfërit“, por nënkupton vetëm përcaktim, kurse përcaktori sipas pozitës në fjali e merr edhe kuptimin, kështu që në këtë rast ai shërben për të treguar kategoritë të cilave është e lejuar tu jepet zeqati. Vec kësaj kuptimi i „lamit“ nuk e përfshinë edhe pjesën e ajetit „fi sebililah“ sepse ajo nuk vihet në lidhshmëri me atë por me parafjalën „fi“ („në“-shqip), e kjo nuk nënkupton as pronësim, as përcaktim.

Në vazhdim ai mandej shton: Përmendja shpesh e frazëz „fi sebililah“ bashkë me xhihadin nuk domethënë se kuptimi i saj duhet të kufizohet vetëm me luftën, sepse xhihadi ose bëhet me sinan ose me gjuhë. Po edhe nëse e pranojmë që ajo nënkupton luftën kur përmendet bashkë me xhihadin, nuk e pranojmë këtë kuptim të saj në këtë rast, pasi që ajo nuk përmendet këtu bashkë me xhihadin. Prej këtu, fraza „fi sebililah“ i përfshinë të gjitha punët e mira që çojnë në kënaqësinë e Allahut, ashtu siç kanë këtë qëllim ajetet në të cilat përmendet „fi sebililah“ pa nënkuptuar kuptimin e luftës.

Kjo është shkurtë përmbajtja e përgjigjes së cekur në revistën e cekur. Mirëpo kjo përgjigje nuk ngrihet në baza të së vërtetës, po as në baza të së vërtetës e të pavërtetës, por mundohet të ngrihet në baza të së pavërtetës dhe shembet që në themel pa patur mundësi të ngrihet sërish më, pasi që ngrihet mbi të pavërtetën në të gjitha pikëpamjet. Është kështu sepse, pretendimi që në fillim, se imamët kanë mendime të ndryshme rreth dhënies së zeqatit për ndërtimin e xhamive, nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën, sepse nuk ka asnjë nga sahabët, tabiinët, dhe imamët e ixhtihadit të cilët pranohen si imam të ummetit që e ka lejuar një gjë të tillë. Mu për këtë, sheh që Ibën Hubejre Hanbeliu në librin e tij „El-Ifsah“ thotë: „Të gjithë janë pajtuar që nuk lejohet të jepet zeqati për ndërtimin e një xhamie, e as qefinin e një të vdekuri, edhe janë punë të mira, për shkak se zeqati është caktuar për ata që është caktuar“. Autori këtu ka për qëllim pajtimin e Ebu Hanifes, Malikut, Shafiut, Ahemdit dhe nxënësve të tyre se nuk lejohet një gjë e tillë. Ky pajtim i tyre është rezultat i pajtimit të atyre që ishin para tyre prej fukahave të sahabëve dhe tabiinëve.

Malik ibën Enesi në „Mudevvene“ thotë: „Nuk është e lejuar që të jap prej zeqatit të vet për qefinin e një të vdekuri, sepse zeqati është për fukaratë, mesakinët dhe ata që i ka përmednur Allahu. Prandaj ai nuk është për të vdekurit dhe as për ndërtimin e xhamive“. Ndërkaq sa u takon teksteve si ky, që përmenden në librat e hanefive dhe shahife, ato janë më shumë se sa mund të numërohen.

Ibën Hazmi në „Muhalla“ thotë: „fraza „fi sebililah“ domethënë „Xhihad bë rrugë të drejtë“, dhe pastaj e shënon hadithin e Ata ibën Jesarit: „Nuk është i lejuar zeqati për një të pasur me përjashtim të pesë vetëve: „Një luftëtari në rrugën e Allahut…“ hadith; për të argumentuar me të se kuptimi i frazëz „fi sebililah“ te kategoritë e zeqatit është „lufta“. Pastaj Ibën Hazmi vazhdon dhe thotë: „Nuk ka asnjë kundërshtim se Allahu nuk i ka pasur për qëllim të gjitha format e bëmirësisë te ndarja e zeqatit, prandaj nuk është e lejuar të jepet tjetërkund përveç aty ku e ka treguar teksti, domethënë kategoria që e cekëm“. Ka për qëllim luftëtarin të cilin e përmend hadithi i cituar të cilin e përcjell Maliku, Abdurrezzaku, Ebu Davudi dhe Ibën Maxhe. Kjo tregon se: kuptimi i luftëtarit nga fraza „fi sebililah“ ka qenë pikëpajtimi mes atyre të cilët kanë jetuar para Ibën Hazmit prej fukahave të sahabëve, tabiinëve dhe tabitabiinëve pas tyre deri në kohën e Ibën Hazmit.

Ebu Bekr ibën El-Arabiu në librin „Ahkamul Kur’an“ thotë: „Maliku thotë: Rrugët e Allahut janë shumë, mirëpo unë nuk di që ka patur ndonjë kundërshtim se „sebilullah“ këtu ka për qëllim luftën“.

Muhammed ibën Hasani në „Muvetta“, pasi e cek hadithin e mësipërm të Ataë ibën Jessarit, thotë: „Muhammedi (Hasani) thotë: Këtë qëndrim e kemi edhe ne, mirëpo nëse luftëtari në rrugë të Allahut nuk ka nevojë për të dhe ka mundësi të vazhdojë luftën me pasurinë e vet, nuk është mirë (mustehab) të marr nga zeqati. Po kështu vlen edhe për borxhliun nëse ka mundësi ta paguajë borxhin dhe i mbetet pasuri për të cilën obligohet dhënia e zeqatit, nuk është mirë të marr nga zeqati. Ky është qëndrimi i Ebu Hanifes r.h.“.

Në këtë mënyrë, t‘i sheh që Ebu Hanifja dhe nxënësit e tij, në argumentet që kanë disa kuptime anojnë kah kuptimi që është në dobi të të varfërit, kurse kush nuk e kupton këtë flet çka të dojë. Ndërkaq hadithi në fjalë e përcakton që qëllimi i frazës „fi sebililah“ në këtë rast është lufta, për fjala merr kuptim sheriatik (hakika sher’ijjeh) prej së cilës nuk hiqet dorë pa patur ndonjë faktor, e këtu nuk ka faktor.

Bedrudin El-Ajni në „Umdetu El-Kariji“ thotë: „Ibën Mundhiri në Ishraf thotë: mendimi i Ebu Hanifes, Ebu Jusufit dhe Muhammedit është se „Sebilullah“ është luftëtari që nuk është i pasur. Kurse Ebu Theuri tregon që Ebu Hanfja thotë se sebilullah është luftëtari jo haxhiu. Ndërkaq Ibën Bettali tregon se ky është mendimi i Ebu Hanifes, Malikut, dhe Shafiut. Të njejtën e thotë edhe Neveviu në komentin e Mudhehhebit“.

Që këndej, thënia e Ibën Mundhiriut se Ebu Hanifja dhe nxënësit e tij e kushtëzojnë që luftëtari të jetë i pasur është gabim, ngase ata në këtë rast e kanë për qëllim mustehabin, siç shihet kjo në shpjegimin që e përcollëm nga Muvettai i Imam Muhammedit. Pas këtij fakti bien poshtë të gjitha vërejtjet që i drejtohen Imamit nga kundërshtarët në këtë çështje.

Imam Shafiu në „Umm“ thotë: „Prej kategorisë sebilullah i jepet atij që lufton qoftë i varfër qoftë i pasur.“ Kurse Neveviu në librin „El-Mexhmu’a“, kur cek argumentet e dijetarëve të medhhebit të Imam Shafiut se qëllimi „fi sebililah“ është lufta thotë: „dijetarët e medhhebit tonë argumentojnë se kuptimi i përnjëhershëm i fjalës për dëgjuesin është se „sebilullah“ domethënë „luftë“. Në këtë kuptim vjen fjala në shumicën e rasteve në Kur’anin famëlartë. Dijetarët e medhhebit tonë pastaj argumentojnë edhe me hadithin „Nuk i lejohet zeqati një të pasuri përveç pesë personave“ dhe ndër ta e përmend luftëtarin. Këtë e tregon edhe fakti se prej tetë kategorive të zeqatit nuk i jepet askujt në emër të luftëtarëve përveç atyre që u japim nga pjesa „sebilullah“.

Kuptimi sheriatik (hakika sherijjeh) është ai që kuptohet nga fjala në komunikimet në gjuhën e sheriatit. Kuptimi gjuhësor nuk kuptohet në këto komunikime. Prandaj, për tu kuptuar kuptimi gjuhësor nga një fjalë që është e njohur për nga kuptimi sheriatik është e nevojshme të ketë një faktor që e largon fjalën nga kuptimi sheriatik. Në këtë rast, sikur të supozojmë që fjala „sebilullah“ te kategoritë e zeqatit përmban dy kuptime, hadithi i shënuar do ishte shpjegues i kuptimit të përgjithshëm të saj dhe kështu përcaktohet si kuptim i fjalës „lufta“. Qëndrimin e cekur të dijetarëve të tyre e ka edhe Ahmedi në rivajetin që e zgjedh Ibë Kudame. Kthehu te libri Sherhu Mufredati Ahmed.

Sa i takon shënimit të Fahru Razit ku thotë se Kaffal Shashiu thotë që sebilullah nënkupton të gjitha format e bëmirësisë për mendimin njërit prej fukahave i cili nuk është i njohur, mendim që është në kundërshtim me mendimin e të gjithëve, ai ka tretmantin e të gjitha rivajeteve të të panjohurve dhe mendimeve të dobëta të të panjohurve. Veç kësaj nuk ka mendim që mund të merret kundër ixhmait që e cekëm nga Maliku dhe ibën Hazmi, duke pasur mandej në dijeni që Raziu nuk është nga dijetarët që i shoshisin rivajetet. Pas gjithë kësaj Shashiu kur e ka përpiluar tefsirin e vet ka qenë mu’tezili nuk pritonte të shënojë mendime bidatxhinjsh mendimeve të të cilëve nuk u jepet asnjë pesh.

Mandej, se fjala „Sebilullah“, në kuptimin e saj gjuhësor, i përfshinë të gjitha format e bëmirësisë në ajetet tjera përveç ajetit të kategorive të zeqatit në të cilin vjen me kuptim të kufizuar, nuk ka pengesë të pranohet nëse ka faktorë që e largojnë atë nga kuptimi sheriatik, për shembull: të jetë fjala për sadakatë nafile dhe të ngjashme, si në ajetet të cilat i cek përgjegjësi i kësaj pyetje. Mirëpo në këto raste ka faktorë të cilët përcaktojnë se qëllimi i fjalës është kuptimi gjuhësor i saj, si: të dhënat e pacaktuara, hixhreti, përkufizimi i ihsarit vetëm për të varfërit, dhënia e parave, mirësia, shumëfishimi i shpërblimit e të ngjashme. Këto faktorë i japën fjalës „sebilullah“ kuptim të formave të bëmirësisë pa përkufizim. Mirëpo kur konteksti vjen pa kësi faktorë, atëherë fjala merr kuptimin e saj sheriatik. Kështu në kategoritë e zeqatit, krahas mungesës së faktorëve e kemi hadithin i cili e shpjegon qëllimin e fjalës „sebilullah“ dhe thotë se kuptimi i saj është lufta, sic u përmend, prandaj nuk ka si të iket prej tij këtu. Kështu që zgjatja e atij që e jep përgjigjen në fjalë është panevojë…

Ndërsa, kur përgjegjësi flet për atë se fjala sadaka në gjuhën e sheriatit ka kuptim më të gjërë se sa pronësimi dhe për këtë e përfshinë edhe urdhërin për të mirë, largimin e pengesave nga rruga e të ngjashme, në këtë rast ai e trajton njësoi edhe kuptimin gjuhësor edhe atë metaforik! Kështu, hadithi sahih ku thuhet: …e nëse nuk ka? Pejgamberi a.s. i thotë: „E ndihmon një nevojtar që ka nevojë. – E nëse nuk ka? –Le të bëjë punë të mira dhe le të largohet nga punët e këqija se kjo është sadaka për të“, i thotë Pejgamberi a.s.; nënkupton se punët e mira quhen sikurse sadakatë në shpërblime, siç thonë njerëzit kompetent dhe e tregon këtë fjalia „E nëse nuk ka“. Sipas kësaj, sadakaja gjuhësisht nënkupton dhënien e pasurisë, kurse metaforikisht i tregon punët e mira pa ndonjë kufizim. Gjithashtu mund të themi se në hadith vjen në shprehje një krahasim i fuqishëm artistik.

Megjithatë, tetë kategoritë janë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe nuk mund të përzihen me njëra-tjetërn, me përjashtim të rastit kur ka faktorë që e largon këtë ndryshim mes tyre. Kështu që, nëse fjalës „sebilullah“ i jepet kuptim tjetër nga kuptimi që i japin krejt dijetarët, atëherë paraqitet përzierje mes tyre, sepse „Sebil“ në kuptim të punëve të mira përfshinë edhe t’i jepet të varfërit nga zeqati, t’i jepet miskinit një pjesë, çlirimin e robërbe nga robëria, shpëtimin e borxhliut nga borxhi, t’i ndihmohet mysafirit. Mu për këtë, fjalës „Sebil“ dijetarët ia dhanë kuptimin sheritik të cilin e përcakton hadithi dhe kuptohet gjatë komunikimit, si ndodh kjo me fjalët me kuptime sheriatike. Ndërsa kuptimin gjuhësor i cili i përfshinë të gjitha llojet e bëmirësisë e përjashton domosdoshmëria e ndryshimit kuptimor mes këtyre kategorive. Kjo e bën të pamundur që ky kuptim të jetë qëllim i fjalës, sikur të kishte kuptim gjuhësor në këtë rast, e ku më kur ky është kuptim metaforik? Kjo e bën ende më të pamundshme që ky kuptim të jetë qëllim i fjalës.

Është për tu çuditur përpjekja e përgjegjësit për ta larguar „Lamin“ nga kuptimi i pronësimit i cili është tejmase i qartë në kontekstin e ajetit, si e kanë kuptuar fukahatë gjeneratë pas gjenerate. Deshira e tij për t’i dhënë parafjalës kuptim të përcaktimit të ndarë në disa lloje pa ndonjë kriter karakterizues mes tyre, në rastin e dhënë, e bënë atë të konfrontohet dukshëm me veten kur thotë: „Lami këtu është për t’i shpjeguar (bejan) anët të cilat përcaktohen si të lejueshme për ta dhënë zeqatin në to“. Sepse këtu ai dukshëm thotë që „lami“ ka veprim shpjegues (bejan), kurse ai pretendon se ka veprim përcaktues (ihtisas). Vërtetë nuk e di, ku e ka parë se „lami“ ka veprim shpjegues?! Gjithashtu përemri lidhor këtu është përdorur panevojë, sepse ai mund të lëshohet dhe në vend të tij të vihët folja „jehillu“ dhe fjalia të ketë formulim të drejtë pa pasur nevojë të vijë në shprehje përcaktimi (ihtisas), por këtë e ka bërë ajo se ai pretendon se „lami“ shpreh përcatim. Vec kësaj, „lami“ që ka kuptim përcaktori lidhet me të përcaktuarin (muhtess bihi) jo me përcaktorin (muhtes), si mendon përgjegjësi. Prandaj, sadakat të cilat duhen të përcaktohen me kategoritë e cekura, përgjegjësi i pyetjes i përcakton kategoritë me to, dhe kështu mbrapshton kuptimet e tyre dhe e bën përcaktorin të përcaktuar dhe të përcaktuarin përcaktor.

Sipas kësaj, thua ti se për punët e mira nuk lejohet të jepet asgjë përveç sadakave farz (zeqatit). Atëherë ku mbeten obligimet tjera në pasuri përpos zeqatit?! Ku mbetet shprëndarja e pasurisë në formë vullnetare në punë të hajrit?! Ku mbeten vakëfet bëmirëse?! Ku mbeten testamentet?! Allahu përcakton me mëshirë të veten kë të dojë, po a thua mëshira e Zotit i përfshinë vetëm të mençurit ose i përfshinë ata dhe njerëz që „gabojnë kur u drejtohesh me pyetjen kush“?

Përcaktimi i sadakave farz (zeqatit) me tetë kategoritë shprehet me parafjalën „innema“ e cila shpreh kufizim. Kurse paraqitja e këtij përcaktimi në formë të pronësimit shprehet përmes vënies së „lamit“ mes sadakave që i futen në pronë dikujt (temlik) dhe i fut në pronë dikush (temelluk) dhe nga konteksti, sepse ajeti është përgjigje ndaj atyre të cilët kërkonin të pronësonin me pa të drejtë. Prej këndej, tetë kategoritë do të jenë ato që i pronësojnë ato sadaka me meritë. Ndërkaq vënia e parafjalës „fi“ në fjalën „fi sebililah“ është përforcim i obligimit të dhënies së zeqatit në këtë kategori, sepse tregon që dhënia e zeqatit në këtë kategori është sikurse „mbushja e ujit në enë“. Kështu përdorimi i saj e bën shprehjen më të fuqishme se sa të shprehej me „lam“, pasi që nuk e meriton këtë përforcim asgjë tjetër përveç luftës ku jepet shpirti dhe çdo e shtrenjtë, siç do ta kuponte këtë Zemahsheriu.

Pastaj mendimi se përgatijet për luftë duhet të blihen me të ardhurat e zeqatit nuk është vetëm mendim i Ibën Abdulhakemit. Ashtu si ai mendojnë edhe të tjerë, por ky mendim nuk mund të merret mbështetje për tu larguar nga qëndrimi i xhematit të fukahave, sepse luftëtari pa tjetër të ketë pajisje lufte, dhe këtë ose e blenë vetë ose i blihet me paratë e zeqatit, në të dy rastet. Prej këndej, velijul emri nëse e blen pajisjen dhe ia jep në pronë luftëtarit, me këtë ai ia jep atij pjesën që i takon nga zeqati, e nëse ia jep atij të hollat me të cilat do ta blejë pajisjen, ia jep sërish pjesën e vet të zeqatit që i takon. Prandaj në të dy rastet pronësimi (temlik) është prezent në mendimin e Ibën Abdulhakemit dhe të tjerëve, siç e shpjegojnë fukahatë këtë te vendi i vet.

Pas gjithë kësaj, a thua çdo bëhej gjendja nëse privohen të varfërit dhe nevojtarët nga e drejta e tyre e zeqatit në emër të dhënies së zeqatit në forma të bëmirësisë si ndërtim xhamish, shkollash, spitalesh dhe projekte tjera të pafund në një kohë kur të mençurit kanë filluar të mendojnë për ta penguar shtimin e varfërisë dhe mjerimit në shumë vise të botës dhe në këtë rast shohin se ilaçi më i mirë i Islamit për plagën e të varfërve dhe të këqijave që lindin prej saj është tu jepet të varfërve e drejta e tyre që e kanë në pasuritë e të pasurve, dhe nzitja e të pasurve për tu angazhuar në këtë drejtim, në vend të përjekjes për t’i ngushtuar të varfërit, gjë e cila çon në shkatërrimin e tyre. Në fund, Allahu e thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë.
Ahmed M. Mehmedi
25-26 Mars 2010

Vendos ne Facebook
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 06 April 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Vizita e Muftit Naim Tërnava - 3

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (191)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 268

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (139)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (111)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (290)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (94)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (145)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (329)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 31


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 8 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot99
mod_vvisit_counterDje254
mod_vvisit_counterKëtë Javë1344
mod_vvisit_counterKëtë Muaj838
mod_vvisit_counterGjithsej88403

Lidhje

Template Template