Template Template
Template E Shtunë, 4 Shtator 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

54:16 E cfare ishte ndeshkimi Im dhe kercenimi Im!

Hadithi i dites

nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 04:56 AM
Dielli 06:45 AM
Dreka 01:23 PM
Ikendija 05:16 PM
Akshami 08:04 PM
Jacija 09:41 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Kamata në borxh PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 05 April 2010
Shkroi: Mufti Muhammed Teki Uthmani
Përktheu: Ahmed Muhamed Mehmedi



Kamata në borxh
Riba El-Nesie



Image
Kamatën në borxh (Riba El-Nesie) Imam Ebu Bekër ibën Xhessasi në Ahkamul Kur’an e dëfinon: „Ajo është borxh në të cilin kushtëzohet afat kohor dhe shtesë në të holla ndaj borxhmarrësit“.

Ky definicion i përfshinë edhe llojet tjera të kamatës në borxh. Kjo kamatë ishte haram edhe në fetë tjera qiellore. Sot e kësaj dite gjenden tekste në Librin e Shenjtë të cilat e ndalojnë këtë.

Në kohën tonë janë paraqitur disa grupe njerëzish properëndimor të cilët pretendojnë se kamatat e bankave dhe institucioneve tregtare të tjera nuk janë kamatë e cila ndalohet, për këtë ata i interpretojnë ajetet dhe hadithet në forma të ndryshme. Disa prej tyre thonë:

Kamatë e ndaluar është kamata e cila e kalon sasinë e vet borxhit, ndërsa nëse kushtëzohet shtesa e një sasie të vogël ndaj pronës së kapitalit ajo nuk është haram. Këtë ata e mbështesin në ajetin: „O, ju që keni besuar mos e hani kamatën të shumëfishuar“.

Një argumentim i këtillë rrallëherë mund të shkruhet në libra shkencor ose të demantohet me argumente shkencore, mirëpo pasi është shtuar injoranca në kohën tonë dhe njerëzit mashtrohen me argumente të këtilla, deshëm që në këtë rast ta demantojmë këtë mendim që të shkatërrohet kush shkatërrohet me argument dhe të mbetet ai që mbetet me argument.

Fakt është që ajetet dhe hadithet e vërteta flasin që kamata është haram në të gjitha format e saj, qoftë pakë qoftë shumë. Ndërsa ajeti „mos e hani kamatën të shumëfishuar“ i cekur më lart, nuk e përkufizon ndalimin e kamatës, por e shpjegon një formë të kamatës, e cila ishte e përhapur te arabët. Kështu që ajeti nuk ka për qëllim të tregojë se kamata është e lejuar nëse nuk është e shumëfishuar në krahasim me pronën e kapitalit. Pra, kuptimi i ajetit është si kuptimi i ajetit: Mos i shisni ajetet e Allahut me çmim të ulët“, nuk do të thotë që nëse çmimi është i lart lejohet të shiten ajetet e Allahut. Pra ashtu si nuk nënkupton përcaktori „çmim i ulët“ në këtë ajet se lejohet me çmim të lartë ashtu edhe në ajetin e kamatës përcaktori „të shumëfishuar“ nuk nënkupton lejimin e saj nëse nuk është e shumëfishtë. Këtë e tregojnë faktet në vijim:

1. Allahu xh.sh. thotë: „O, ju që keni besuar, frikësojuni Allahut dhe lëreni atë që ka mbetur nga kamata nëse jeni besimtarë“ (Bekare: 278). Në këtë ajet Allahu i Lartëmadhëruar urdhëron që të lihet gjithçka që ka mbetur nga kamata pa e caktuar këtë me pak ose shumë.
2. „Allahu e ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën“. Ajeti tregon që kamata është haram në të gjitha format, pa bërë dallim mes kamatës së vogël dhe të madhe.
3. „Nëse pendoheni, ju i keni pasuritë tuaja, as nuk bëni të padrejtë, as nuk u bëhet e padrejtë“. Ajeti është i qartë se borxhdhënësi nuk ka asnjë të drejtë tjetër përveç pronës së kapitalit të vet, andaj çdo sasi që shtohet mbi të është kamatë haram. Kështu që fjalia „nuk bëni të padrejtë, as nuk u bëhet e padrejtë“ në ajetin e mësipërm tregon që çdo shtesë mbi pronën e kapitalit hynë në padrejtësi, qoftë shtesa e madhe, qoftë e vogël. Për këtë arsye Kattade ibën Deame Deusi, mufesiri i madh tabii do të thotë: „Për borxhet që i kanë dhënë dikujt duhet ta kthejnë vetëm sasinë e pronës së kapitalit dhe të mos shtojnë asgjë mbi të“, siç shënohet kjo në tefsirin e Ibën Xheririt.
4. Ibën Ebu Hatimi dhe Shafiu përcjellin nga Amër ibën Ahvesi se Pejgamberi a.s. ka thënë: „Çdo kamatë që ka ekzistuar në kohën e xhahilijetit është e pavlefshme për ju, juve ju takojnë pronat tuaja të kapitalit. Nuk bëni të padrejtë dhe as nuk ju bëhet e padrejtë. Kamata e parë që e shpalli të pavlefshme është krejt kamata e Abbas ibën Abdulmutalibit“, shkruan Ibën Kethiri në tefsirin e tij.
5. Buhariu në librin e borxhit, kapitulli i dhënies së borxhit me afat të caktuar, e shënon thënien e Ibën Umerit r.a. si ta‘ëlik: Ibën Umeri r.a. ka thënë: Nuk ka të keqe në të edhe nëse ia jep dirhemët më të vlefshëm se ata që i ka marrë, në qoftëse kjo nuk është kushtëzuar“.
Kjo tregon se kushtëzimi i kthimit të dirhemve më të vlefshëm për Ibën Umerin trajtohet kamatë. Me këtë shihet që sahabët çdo shtesë mbi sasinë e borxhit e kanë trajtuar kamatë dhe e kanë ndaluar.
6. Harith ibën Ebi Usame në musnedine tij përcjell nga Aliu r.a., merfuë: „Çdo borxh që tërheq interes është kamatë“. Këtë e përmend Sujutiu në Xhamiu Sagir. Menavi këtë hadith e quan të dobët në librin e tij Fajdul Kadir, mirëpo Azizi në librin e tij El-Siraxh El-Munir thotë që hadithi është hasen li gajrihi për shkak të rrugëve të shumta.
7. Shënon Bejhekiu në librin Sunen nga Fudale ibën Ubejdi r.a., meukuf: „Çdo borxh që tërheq interes është një lloj nga llojet e kamatës“.
8. Maliku shënon në Muvettaë, në kapitullin Allahu e ndalon kamatën, hadithin që e përcjell nga ibën Umeri r.a.: „Kush jep një borxh le të mos kushtëzojë asgjë tjetër përveç kthimit të tij“.
9. Maliku shënon gjithashtu në të njejtin kapitull një hadith nga Ibën Mes’udi r.a.: „Kush jep një borxh le të mos kushtëzojë t’i kthehet më i vlefshëm se ai, se edhe nëse është një grusht me tagji, ajo është kamatë“…

Hadithe si këto ka shumë, mirëpo këto që përmendëm janë boll për atë që e kërkon të vërtetën. Hadithet e lartshënuara dëshmojnë se nuk ka asnjë dallim mes kamatës së ulët dhe kamatës së lartë, as në Kur’an, as në sunnet po as te sahabët, të cilët ishin të parët që i pranuan vendimet e sheriatit nga goja e ligjvënësit të sheriatit, alejhi selam.



Dallimi mes borxheve të investimit dhe borxheve të konsumit


Një grup tjetër inovatorësh, lejimin e kamatave të bankave e lidh me bërjen e dallimit mes borxheve për investim dhe borxheve për konsumim dhe thonë se njerëzit në kohën e xhahilijetit dhe të Pejgamberit a.s. merrnin borxhe për nevojat e tyre kohore dhe personale. Kështu që qëllimi i borxhmarrësit nuk ishte asgjë thetër përveç se të harxhojë borxhin e marrë për përmbushjen e nevojave kohore, si: Largimi i varfërisë, kurimi i të sëmurëve, futja në qefin e të vdekurve. Prandaj kërkimi i një shtese në borxhe të këtilla s‘domend se ishte ashpërsi dhe padrejtësi. Andaj, për këtë , Allahu i Lartëmadhëruar e ndaloi atë plotësisht, dhe i shpalli këtij veprimi luft nga ana e Allahut dhe e të Dërguarit.

Ndërkaq bankat dhe institucionet financiare të kohës re, personi që merr borxh në to nuk është person që nuk ka të holla, dhe as nuk merr borxhe për plotësimin e nevojave personale, përkundrazi, ata që marrin borxhe në këto banka janë të pasur dhe nuk marrin borxhe për tjetër gjë përpos tregtisë ose investimit, me të cilat arrijnë fitime të mëdha dhe para të bollshme. Prandaj, nëse borxhdhënësi u kërkon një sasi të caktuar tepër sasisë së kapitalit, nuk është kjo ashpërsi dhe padrejtësi në asnjë mënyrë dhe nuk gjendet në këtë formë motivi për shkak të cilit është ndaluar kamata.

Më shkurt, përfundimi i mendimit të tyre është se borxhi ndahet në dy lloje:

1. Borxh konsumimi, ky lloj borxhi është borxhi që borxhmarrësi e merr për të plotësuar nevojat e veta dhe të harxhojë borxhin për këto nevoja dhe,

2. Borxh investimi, ky lloj borxhi është borxh të cilin borxhmarrësi e merr për tregti, ose për investim nga i cili ka fitim.

Pas kësaj ata thonë që kamata e ndaluar ëshët ajo e cila kushtëzohet ndaj borxheve të konsumimit, kurse shtesa e kushtëzuar ndaj borxheve të investimit nuk është kamatë (riba), por, siç quhet në terminologjinë e ekonomisë, ajo është „interes“ .

Argumenti i tyre në këtë rast është se borxhi i investimit nuk ka qenë dhe nuk ka mund të përfytyrohet në kohën e zbritjes së Kur’anit, sepse kjo formë është formë e re që ka filluar të përdoret në Evropë pas revulucionit industrial. Për këtë nuk mund që qëllimi i Kur’anit me kamatën të jetë shtesa e cila merret ndaj kësaj forme të re të borxhit e cila nuk ka ekzistuar atëherë. Mu për këtë Kur’ani e ka për qëllim llojin e parë të borxhit, formë e cila ishte e përhapur në kohën e zbritjes së Kur’anit.

Ky argument është i pabazë sepse ngrihet në dy parime:

I pari: borxhi i investimit nuk ka qenë prezent në kohën e zbritjes së Kur’anit, dhe

I dyti: diçka që nuk është prezente në kohën e zbritjes së Kur’anit nuk mund ta ndalojë Kur’ani.

Të dy këto parime janë të pabaza. Sa i takon të dytit, kjo është e qartë, pasi që kur Kur’ani ndalon diçka e ndalon esencën e saj sado që të ndryshojnë format e saj në të ardhmen. Kështu për shembull: kur Kur’ani e ndalon verën, e ndalon esencën e saj, jo vetëm llojet e saj të cilat kanë ekzistuar në kohën e zbritjes së Kur’anit. Që këdej, a mund të përfytyrohet që një njeri me mend të thotë që Kur’ani i ka ndaluar vetëm llojet të cilat kanë ekzistuar në kohën kur zbriti Kur’ani? Ato lloje që bëheshin me dorë dhe se nuk i ndalon llojet e reja të verave që bëhen me makineri dhe metoda kimike?

Kështu edhe te kamata. Kur Kur‘ani e ndalon kamatën, e ndalon esencën e saj, kjo esencë është „shtesa e kushtëzuar“, dhe nuk i ndalon vetëm format e ekzistuese në kohën e zbritjes së tij. Prandaj në ndalesë përfshihen të gjitha format të cilat hyjnë në këtë esencë, pavërsisht a kanë ekzistuar në kohën e zbritjes së tij ose janë paraqitur më vonë.

Sa i takon parimit të parë i cili thotë se borxhet e investimit nuk kanë ekzituar në kohën e xhahilijetit, të Pejgamberit a.s. dhe të sahabëve, ai është i pabazë poashtu. Në vijim do të paraqesim disa shembuj të cilët e vërtetojnë se ai ka qenë prezent edhe në atë kohë:

1. Shënon Ibën Xheriri nga Ibën Xhurejxhi i cili thotë: Benu Amër bin Umejr bin Aufi merrnin kamatë nga Beni Mugire, kështu që në kohën e xhahilijetit Benu Mugire u jepnin kamatë atyre. Kur erdhi Islami ata u kishin shumë borxh Benu Amrit“. Shih „Durr Menthur“ gjithashtu.

Këto familje në kohën e xhahilijetit ishin sikurse kompanitë aksionare tani, mblidhnin pasuri dhe bënin tregti me to. Kështu që këto borxhe nuk ishin borxhe individuale, por ishin borxhe shoqërore.
(Vazhdon)
Ahmed M. Mehmedi Vendos ne Facebook
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 06 April 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Vizita e Muftit Naim Tërnava - 7

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (179)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (273)

Të Riturit - Dimri 2010 - (42)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (332)

Të Riturit - Dimri 2010 - (11)

Akademia për Qemal ef. Abdulin - Foto12

Mbremja Fetare - Foto02

Të Riturit - Dimri 2010 - (14)

Tribuna Islame 2009 - 17


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 10 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot100
mod_vvisit_counterDje254
mod_vvisit_counterKëtë Javë1345
mod_vvisit_counterKëtë Muaj839
mod_vvisit_counterGjithsej88404

Lidhje

Template Template