|
Imam Ebu Mensur Maturidi Argumenti mbi krijimin e Qenies Shejh Ebu Mensuri r.h. thotë:“Argument përmbi krijimin e qenies është se për një gjë të këtillë dëshmojnë tri format e burimit të njohjes të cilat i përmendëm më parë. Kështu, sa i takon dëshmisë së formës së johjes e cila arrihet përmes të dhënave të lajmit, është e njohur nga Allahu xh.sh, në mënyrë të cilën nuk kanë munësi ta asnjë nga njerëzit, dhe atë se : Ai është Krijues i çdo sendi, Krijues i qiejve e i tokës dhe se Atij i takon sundimi i çdo gjëje që është në mes tyre. Për qëndrueshmërinë e argumentimit përmes të dhënave të lajmit folëm pak më parë, sidomos kur asnjë nga njerëzit, të gjallët, nuk ka thënë për veten që është i pafillim, apo së paku të ketë bërë shenjë drejt një mundësie të këtillë, por dhe sikur të thoshtë këtë do dilte në shesh menjëher gënjeshtra e tij domosdoshmërisht. Po kështu vlen edhe për çdonjërin që kujtohet se të tjerët e kanë parë të vogël dhe i njihet një fillim në të kaluarën, e vërtetë kjopërmes së cilës bëhet i domosdoshëm qëndrimi se të gjallët janë të krijuar. Ndërsa, sa u takon të vdekurve, ata janë nën demonstrimin e të gjallëve, për këtë edhe është më afër mendjes që janë të krijuar. Nduhmona o Allah! Sa i takon njohjes shqisore për temën në fjalë, ajo dëshmon për të sepse çdo fenomen vërehet te jetë i rrethuar nga domosdoshmëria e varshmërisë i ndërtuar në baza të nevojës së saj, ndër kohë që dihet që kusht i pavarshmërisë është pafillueshmëria, sepse një fenomen i pafillim, me një veti të këtillë bëhet i pavarur nga të tjerët, ndërkohë që domosdoshmëria dhe nevoja e bëjnë atë të varur nga të tjerët, gjë e cila domosdo flet se është i krijuar. Mestjerash, çdo fenomen i perceptueshëm është i përbërë nga elemente të natyrës së ndryshme, të kundërt, që është e drejtë se ata largohen nga njëra tjetra, të mos ndërlidhen më njëra tjetrën por që vënia e tyre të ndërlidhura pranë njëra tjetrës është bërë nga një fenomen tjetër, gjë e cila tregon se fenomeni i bërë nga këta elemente është i krijuar. Vallahu Muvefek. Pokështu, bota përbëhet nga elemente dhe pjesë(Exhzau ve eb’adu), dhe dihet se shumica e pjesëve të tij janë bërë pasi nuk kanë qenë, njejt njihet edhe ndërtimi i tij, gjerësia po dhe madhësia e tij, gjë e cila është e domosdoshme për të, pasi nuk mundet që një tërësi pjesësh të kufizuara të bëhet tërësi elementesh të pakufizuara.
Argumenti se qenia ka krijues Thotë Ebu Mensur el-Maturidiu:“Argumenti se qenieja ka krijuesbëhet i qartë pasi kuptuam se ajo është e krijuar dhe përmes asaj se nuk gjendet ndonjë pjesë e saj në botën e realitetit që vetëvetiu formohet e shprëndahet, prandaj kjo tregon se bëhet mbi të nga një tjetër.Vallahu Muvefek. Argumneti i dytë është se qenieja, sikur të ekzistonte nga vetja, nuk dotë ishte një kohë më e përshtatshme për të nga tjetra, po as një situatë prej një tjetra, as që një formë më e dukshme se një tjetër. Prandaj, pasi është i ndarë në kohëra, në situata dhe forma të ndryshme, bëhet e ditur se ajo nuk mbahet nga vetja, pasi sikur të ndodhte kjo, t’i krijonte vetes situatat më të mira dhe format më të bukura, dhe të flakte anash pjesët e këqia nga vetja dhe anët e shëmtuara, pasi prezenca e tyre në të, flet që ajo është e bërë nga dikush tjetër. Pos kësaj, bota është e ndarë në dy pjesë: e gjallë dhe e vdekur. Cdo gjë e gjallë nuk din fillimin e vet, është e dobët të ndërtojë një të ngjashëm me veten dhe të ndreq diç që i prishet në kohën kur ka forcë dhe llogaritet se është e përkryer. Të gjitha këto flasin se ajo është e bërë nga dikush tjetër, sidomos një botë e vdekur. Gjithashtu, çdo gjë në përbërje të së cilës janë grumbulluar elemnte të natyrave të kundërta që nuk përputhen me jëra tjetrën, nuk është e lejuar që të jenë grumbulluar nga vetja, për këtë, del në shesh se ato ka grumbulluar nënjë përbërje të till dikush jashtë sendit të dhënë. Meseleja se Krijuesi i Qenies është Një Ebu Mensur Maturidiu thotë: Ajo që tregon s ekrijuesi qeies është nji dhe jo më shumë është feja, mendja dhe dëshmia e vte qenies se ajo është e krijuar. Sa i takon fesë, të gjitha fetë, sado që ndryshojnë, tregojnë se ai është një, sepse ata që thhuan se krijues janë më shumë se një, nuk e thonë këtë për asgjë tjetër vetëm se Njishi sipas tyre tregon vetëm fillim numëror dhe emër i madhështisë, sundimit, lartësisë dhe i namit, prandaj dhe thuhet: filani është një i vetmi i kohës dhe i pashoq në shkëlqesinë namin dhe madhërinë e tij… Sidoqoftë, nuk është përmendur ndonjëherë nga ndonjë zot tjetër nga ai që e njohin pjestarët e njëshmërisë-teuhidit pretendimi i hijnisë, apo farë sinjali drejt ndonjë veprimi që dëshmon për hijninë e tij. Pos kësaj, nuk është vërrejtur nëndonjë gjë tjetër ndonjë die e cila do të mundtte ta largojë kuptimin e hijnisë nga ai. Veç tjerash, nuk ka dërguar të dërguar me dëshmi që do të nënshtronin mendjet përpara vërtetësisë së vet. Pra,me këtë vërtetohet se një teori e këtillë është një fantazi dhe vesvese. Gjithashtu, dërgimi i të dërguarëve me ajete të cilat dëtyrojnë ata që i shohin të besojnë se sikur të ishinata ajete vepër e një Zoti që ka shok, do t’i pengote ky farë ortaku pejgamberët të mos i tregojnë argumentet ngase me të do të flakte më nanë hijninë e tyre dhe munësinë e të qenit zot. Mirëpo pasi një gjë e tillë nuk pat ndodhur as që janë penguar të dërguarit të tregojnë mrekullitë e veta krahas numrit të madh të kryeneçëve kundër tyre dhe të inatçorëve, del në shesh se të dërguarit shpëtuan nga kurthet e tyre vetëm pse Zoti i vëretë dhe Krijuesi i krijesave është vetëm Nji i Plotëfuqishëm i cili mposhti çdo inatëçorë. Ve la kuvete Il-la bi’l-lah. |