Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“55:14 Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (ene balte) e pjekur”
Hadithi i dites
nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
04:56 AM |
| Dielli |
06:45 AM |
| Dreka |
01:23 PM |
| Ikendija |
05:16 PM |
| Akshami |
08:04 PM |
| Jacija |
09:41 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
|
Çfarë është një Medh-dhheb |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Tuesday, 27 April 2010 |
|
Shkroi: Nuh Ha Mim Keller
Përktheu: Leuza Rustemi
Çfarë është një Medh-dhheb, dhe përse është e nevojshme të ndjekim një Medh-dhheb?
Fjala medh-dhheb rrjedh nga gjuha arabe që nënkupton "për të shkuar" ose "për të marrë si një mënyrë", dhe i referohet një muxhtehidi të zgjedhur në lidhje me një numër të interpretimeve, mundësive që dalin nga rregullat, urdhrat e All-llahut xh.sh. duke fillor nga tekstet e Kur'anit Kerimit dhe Hadithi Sherifit. Në një kuptim më të madh, medh-dhhebi përfaqëson tërë shkollën e mendimit të një imami muxhtehid, të tillë si Ebu Hanifja, Maliku, Shafi'iu, ose Ahmadi - së bashku me shumë studiues të kategorisë së parë që erdhën pas secilit prej tyre në shkollat e tyre përkatëse, të cilët kontrolluan dhe rafinuan dëshmitë e tyre dhe vazhduan gjurmëve të tyre. Imamët muxhtehid ishin ekspertë, njohës të mirë të Kur'anit dhe Sunetit në vendimet specifike të sheriatit që në kohën tonë është e njohur si “fik’h” ose "jurisprudencë". Në raportet tona me fenë, fik’hu është vetëm një pjesë e saj. Për nga njohuritë fetare që zotërojnë njerëzit ndahen në tri lloje.
Lloji i parë është i përgjithshëm me dije bazë islame, të besuarit në unitetin e All-llahut xh.sh., në engjujt të Tij, në librat e Tij, në të dërguarët e Tij, në pejgamberllëkun e Muhammedit (Paqa dhe mëshira e All-llahut qoft mbi të), dhe kështu me radhë. Çdo njëri nga ne këto njohuri mund ti merë drejtpërdrejt nga Kur'ani dhe Hadithi, siç është edhe rasti me llojin e dytë të njohurive, që parimet e përgjithshme islamo-etike për të bërë mirë, të shmangemi nga e keqja, të bashkëpunojmë me të tjerët në punë të mira, dhe kështu me radhë. Çdo musliman mund ti merrë këto parime të përgjithshme, të cilat formojnë pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme të fesë, nga Kur'ani dhe Hadithi.
Lloji i tretë i njohurive është të kuptuarit e veçantë të urdhrave dhe ndalimeve hyjnore që përbëjnë sheriatin. Këtu, për shkak të natyrës dhe numrit të të vërtetave të Kur'anit të Shenjtë dhe teksteve të përfshira në Hadith, njerëzit ndryshojnë në kapacitet e tyre si dijetarë që kuptojnë dhe nxjerrin një përfundim nga vendimet e tyre. Por ne të gjithë jemi të urdhëruar që të jetojmë jetën tonë, në bindje ndaj All-llahut xh.sh., dhe kështu muslimanët janë të ndarë në dy lloje, ata që mund ta bëjë këtë, dhe ata janë Imamët muxhtehid, dhe ata që duhet ta bëjë këtë me anë të një tjetëri, dhe duhet ndjekur një imam muxhtehid, në përputhje me fjalën e All-llahut në Suren el-Nehl, "Pyetni ata që dijnë, nëse ju nuk dini" (Kur'an 16:43), dhe në Suren en-Nisa, "...e sikur t’ia linin atë (përhapjen lajmit) Pejgamberit dhe përgjegjësve të tyre, ata do të dinin të nxjerrin përfundime (se si do të duhej shpallur). Por sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, atëherë ju, pos një pakice, do të ndiqnit rrugën e djallit." (Kur'an 4:83), fjala përgjegjësve të tyre është detyrë e cila na obligon për t’i gjetur ata (përgjegjësit, dijetarët), në Kur’an ceken fjalët "eledhine jestenbitunehu minhum", duke iu referuar zotësisë dhe kapacitetit të tyre për të nxjerr direkt nga dëshmitë (Kur’ani dhe Suneti), e kjo në arabisht quhet istinbat.
Këto dhe ajetet tjera si dhe hadithet e Pejgamberit a.s. detyrojnë që besimtari i cili nuk është në nivelin istinbat që të nxjer direkt vendime nga Kur'ani i Shenjtë dhe Hadithi, atëherë duhet të kërkojë dhe të ndjekë dikë nga Imamët në vendimet e tire të cilët janë të këtij niveli. Nuk është e vështirë për të parë se pse All-llahu xh.sh. na ka obliguar të kërkojmë ekspertë. Në qoftë se secili prej nesh do ishte përgjegjës profesional për vlerësimin e të gjitha teksteve kryesore që kanë të bëjnë me çdo pyetje, do të duhej një jetë e tërë studimi dhe vështirë se do të ishte e mjaftueshme për këtë, ose do të kishte ndonjë të heqin dorë nga fitimet jetësore ose të heqë dorë nga ajo ngarkesë e cila është arsyeje se pse All-llahu xh.sh. thotë në suren et-Taube, në kontekstin e xhihadit: "Nuk është e nevojshme të dalin në luftë të gjithë besimtarët. E përse nga çdo grumbull i tyre të mos shkojë një grup për t’u aftësuar në diturinë fetare, për ta mësuar popullin e vet kur të kthehen te ata, në mënyrë që ata ta kuptojnë (e të ruhen)." (Kur'an 9:122).
Parullat që dëgjojmë për "ndjekjen e Kur'anit dhe Sunetit në vend të ndjekjes së medh-dhhebit" janë largë qëllimit. Që të gjithë jemi dakord se ne duhet të ndjekim Kur'anin e Shenjtë dhe Sunetin e Pejgamberit (Paqa dhe mëshira e All-llahu qoftë mbi të). Por qëllimi është se Pejgamberi (Paqa dhe mëshira e All-llahu qoftë mbi të) nuk është më i gjallë për të na dhënë mësim personalisht, dhe çdo gjë që kemi prej tij, qoftë Hadithi apo Kur'ani i shenjtë, ka bri deri te na me përcjelljen e studiuesve islamë. Pra, nuk vjen në shprehje se mundet apo nuk mundet ta marrim fenë nga studiuesit tanë, por përkundrazi, nga cilët dijetarë. Dhe kjo është arsyeja se pse kemi medh-dhhebe në Islam, sepse kualitetet dhe superioritetet e kolosit të Dijetarëve, Imamëve muxhtehid, së bashku me studiues tradicionale që ndoqën secilën prej këtyre shkollave dhe vlerësuar punën e tyre dhe përmirësuan pas tyre, e kanë përmbushur provën e cila lipej nga dijetarët dhe fituan besimin e të menduarit dhe praktikimin nga të gjithë muslimanët e shekujve të artë të islamit. Arsyeja se pse medh-dhhebet ekzistojnë, dhe dobia e tyre në të kaluarën, të tashmen, dhe të ardhshmen, është se ata ofruan mijëra definicione, njohuri bazë në përgjigjen e pyetjeve të muslimanëve se si ta respektojnë All-llahun xh.sh.. Muslimanët e kanë kuptuar se për të ndjekur një medh-dhheb do të thotë që duhet të ndiqet një super studiues jo vetëm të kishte një njohuri të plotë të Kur'anit të Shenjtë dhe Hadithit. Pra Imamët muxhtehid kanë jetuar në një melenium më afër Pejgamberit (Paqa dhe mëshira e All-llahu qoftë mbi të) dhe shokve të tij, kur takvja ose "devotshmërija" ishte normë, të dy kushtet janë një dallim i qartë në krahasim me dijetarët që disponojmë sot.
Ata që bëjnë thirrje për një kthim në Kur'an dhe Sunet e shfrytëzojnë këtë si një parullë tërheqëse, por në realitet ky është një kërcim i madh prapa, një thirrje për të braktisur shekujt më të rëndësishëm të Islamit, nga rasti në rast dijetarët islam i gjetën dhe i definuan urdhërat e shprehura nga Kur'anit dhe Sunetit, një shumë e sofistikuar ndërdisiplinore, përpjekje nga muxhtehidët, specialistët e hadithit, mufesirët e Kur'anit, leksikografët, dhe dijetarët tjerë të shkencave ligjore islame, për të braktisë frytet e këtij hulumtimi, të shari'atit islam. Dijetarët e mëvonshëm, bashkëkohorët, pavarësisht nga pretendimet, nuk janë në nivelin e paraardhësve të tyre, është një zëvendësim për tu përpjekur dhe provuar për rastin më të mirë eksperimental.
Retorika pas shari'atit pa pas një medh-dhheb të veçant është si një njeri që mundohet t’ia ulë çmimin shitësit të makinave për ta blerë atë, por ai nuk insiston që të jetë ndonjë markë e njohur si Volkswagen, Rolls-Royce apo Chevrolet por "një makinë, të thjeshtë dhe të pastërt ". Ky person në të vërtetë nuk e di atë që dëshiron, se shumica e makinave nuk blihen si kjo, por vetëm në lloj. Shitësi mund t’i falë një buzëqeshje të lehtë, dhe mund të nxjerr në pah që vetëm produktet e sofistikuara vijnë nga të ardhurat e sofistikuara të prodhimit, fabrikat me një ndarje të punës midis atyre që testojnë, prodhojnë, dhe montojnë shumë pjesë të produkteve të përfunduara. Kjo është natyra e njeriut kolektivë, që përpiqet për të prodhuar diçka shumë më mirë se vetë ata që mund të prodhojë nga zeroja, edhe nëse i jepet farka dhe mjetet, dhe pesëdhjetë vjet, apo edhe një mijë. Kështu është edhe me sheri'atin, i cili është më kompleks se çdo makinë sepse ka të bëjë me veprimet universale të të drejtave të njeriut dhe me një spektër të gjerë të interpretimeve të teksteve të shenjta. Kjo është arsyeja se pse hidhen të arriturat monumentale të medh-dhhebit që janë funksionale me Kur'anin dhe Sunetin, kurse mënyra se si u miratua të kuptuarit e një dijetari të kohës sonë nuk është asgjë vetëm se një mendim i gabuar. Po hiqet një Mercedes për një karrocë fëmijësh.
Përktheu: Leuza Rustemi
Vendos ne Facebook
|
|
Azhornuar së fundi ( Tuesday, 27 April 2010 )
|
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|