Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“16:54 Pastaj, kur Ai e largon prej jush denimin, qe, nje grup prej jush i pershkruajne shok Zotit te tyre”
Hadithi i dites
nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
04:56 AM |
| Dielli |
06:45 AM |
| Dreka |
01:23 PM |
| Ikendija |
05:16 PM |
| Akshami |
08:04 PM |
| Jacija |
09:41 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
|
Evitimi i fëmijve nga vend-falja |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Monday, 17 May 2010 |
|
Shkroi: SHEJH ASHRAF ALI ET-TEHANEVI (i njohur si 'I urti i Umetit')
Përktheu: Ilir CURRI
ARSYEJA E EVITIMIT TE FEMIJVE NE VENDFALJET E BAJRAMEVE

Nuk është e lejuar që të ndalohet grumbullimi i besimtareve në xhami, pavarësisht se në shumë raste ndalimi mund të ketë për qëllim të evitojë ndonjë çrregullim të mundshëm. Edhe nëse synojmë parandalimin e ndonjë çrregullimi, siç rëndom ndodh kur sjellim fëmijë me vete në xhami, asesi të pengosh njerëzit të mblidhen në shtëpitë e Zotit, nuk është e lejuar. Asnjë shkak nuk mund të çojë në parandalimin e grumbullimit të njerëzve në vendet ku falemi. E padyshim problemi i çrregullimeve të mundshme është çështje që kërkon të zgjidhet. Zgjidhja, nuk është e vështire për ta gjetur pasi i Dërguari i Allahut s.a.v.s na e ofron atë të gatshme në fjalët: "Evitoni fëmijët tuaj nga vend-faljet tuaja". (1)
Pyetja shtrohet nëse është e lejuar që dikush të pengohet të hyjë ne vendet e faljes përfshi këtu xhamitë, apo jo? Neve themi: 'Vend-faljet tuaja' – nënkupton njërën nga dy mundësi. Ose kjo shprehje nënkupton çdo ambient në të cilin falet namazi, që rrjedhimisht do të thotë përfshin dhe xhamitë. Ose nuk është shprehje përgjithësuese që do të thotë nuk nënkupton çdo vend në të cilin falet namaz. Nëse kërkojmë arsyen pse i Dërguari s.a.v.s thotë që t'i shmangim fëmijët tanë nga vend-faljet do të arrijmë në përfundimin se arsyeja qëndron në faktin se fëmijët në më të shumtën e rasteve janë të papastër. Prandaj, me rendjet e lojërat e tyre ndotin vendin e pengimi në këtë rast synon ruajtjen e vend-sexhdes nga ndotje të tilla. Pra ky shkak mund të nënkuptojë çdo lloj vend-faljeje përfshi këtu edhe xhamitë. Thënë ndryshe, qëndrimi islam në lidhje me këtë çështje përfshin çdo vend në të cilin falet namazi, xhami ose jo. Madje dhe vetë Pejgamberi s.a.v.s thotë: "Gratë me hajd (menstruacione) le ta evitojnë vend-faljen".(2)
(1) Transmeton Vathile bin El-Eskae qe Pejgamberi s.a.v.s ka thene: "Evitoni nga xhamite tuaja,femijet tuaj,te cmendurit tuaj,te poshtrit tuaj,marrevshjet apo mosmarreveshjet tuaja,ngritjen e zerit dhe zbatimin e ndeshkimit per ata qe denohen e tendjen e shpatave,e vendosni ne dyert e tyre pastrues,dhe ktheni ato ne vendtubime.Transmeton Ibn Maxheh ne librin 'Xhamite dhe Grumbullimet' ne kapitullin – Cfare eshte e urryeshme te behet ne xhami. G2.fq.66. Nr.750.
(2) Transmetohet nga Umu Atije se: Pejgamberi s.a.v.s i nxirrte te vegjlit,roberit… si dhe femrat me menstruacione per festat e Bajrameve. Kurse keto te fundit mbeteshin jashte vendfaljes dhe ndiqnin lutjet e muslimaneve. Njera prej tyre tha: O Pejgamber i Allahut! C'te bejme nese ndonjera nuk ka petk (xhilbab)? Ai iu pergjigj: Le ta marre hua nje petk nga motrat e saj.
(Buhariu ne 'Libri i dy bajrameve',kapitulli i daljes se grave dhe atyre me menstruacione ne vendfaljet,nr.974 G1,fq.133)
Muslimi ne librin e 'Namazit te Bajrameve' :Permendja e lejimit te daljes se grave ne vendfalje me rastin e faljes se bajrameve dhe ndjekja e hutbes se bajramit nga nje vend i vecante nga burrat.Nr.8900 G1 fq.605.
Transmeton dhe Ebu Davudi tek: Namazi,kapitulli i daljes se grave me rastin e namazit te bajrameve. 1G fq.411.Nr.1136.
Termidhiu: Ne kapitujt e dy bajrameve,Dalja e grave ne namazine dy bajrameve. 1 G.fq.399.Nr.539
Vendos ne Facebook
|
|
Azhornuar së fundi ( Monday, 17 May 2010 )
|
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|