Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

56:16 Te mbeshtetur ne to perballe njeri-tjetrit

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Er-Rahmanu al-El-Arshi-steva PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Wednesday, 13 February 2008

Er-Rahmanu al-El-Arshi-steva“


Arshi në kupim gjuhësor do të thotë „ shtratë i mbretit“ ndërsa në kuptim terminologjik në sheriatë do të thotë „shtratë me shtylla që e mbajnë melektë alejhimuselam dhe gjendet mbi qiejt si një kube“. Për atë se Arshi ka shtylla  dëshmon hadithi që shënohet në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit  përmes Ebi seid el-hudrit: Një njeri nga jehudët që i kishin mëshuar me shuplakë erdhi te i Derguari a.s. dhe i tha : O Muhammed njëri nga shoktë e tu më mëshoi me shuplakë fytyrës. Ma sillni këtu ,-urdhëroi Pejgamberi a.s. Pse ia mëshove me shuplakë fytyrës? O i Dërguari i Allahut , kalova tregut dhe e dëgjova se thoshte : pasha Atë që e zgjodhi Musanë mbi njerëzit dhe i thashë : O i keq, a edhe mbi Muhammedin a.s.?! Ndaj dhe u hidhërova dhe i mëshova me shuplakë. Atëherë Pejgamberi a.s. tha: Mos i vlerësoni pejgamberët mbi njëri tjetrin. Të gjithë njerëzit do të jenë të vdekur ndërsa unë do të jemë i pari që do të ringjallem dhe ja befasisht do shoh Musanë të mbahet për njërës nga shtyllat e Arshit. Nuk di në mos ishte ringjallë para meje …“.

Se Arshin e mbajnë melek dëshmonë ajeti „Ato të cilat e bajnë Arshin  dhe të gjithë tjerët rreth e përqarkë tij , madhërojnë Zotin e tyre dhe i besojnë Atij“. Për këtë fletë edhehadithi të cilin e përcjellë Ebu Davudi nga Pejgamberi a.s. se ka thënë: „Mu dha leje t’i flasë një engjëlli nga ato që e bajnë Arshin.Prej mes vëshëve e deri te maja e kokës së tij është një distancë prej shtatëqind vjetë“. Për të qënit e arshit mbio qiej si kube  flet hadithi të cilin e përcjellë poashtu Ebu Davudi përmes Xhubejr ibën Muhammed ibën Xhubejr ibën Mut’im na i ati nga i gjyshi se: një njeri erdhi te i Dërguari a.s.: O i Dërguari Allahut! Njerëzit janë lodhur, mallërat janë tharë e shkatëruar. Lutu të bjerë shi ngase ne ndërmjetësojmë me ty te Allahu i Lartësuar dhe te ty e kemi ndërmjetës Allahun!- O i  mjerë , e di ç’thu?,- dhe bëni I dërguari i Allahut tesbih aq sa pa se u rënduan shokët e tij dhe shtoi: O i shkretë, nuk intervenohet me Allahun te asnjëri prej krijesave të Tij. Madhështia e Zotit është e paprekshme. O i mjerë e di se kush është Allahu, Ai është mbi Arsh, ndërsa Arshi është ja kështu mbi qiej, bëri formën e kubes-kupës më gishta dhe shtoi, dhe  kërcet  nga ai sikur kërcet shala e re nga njeriu kur ulet mbi të. Në këtë kuptim është edhe një strof nga poezitë e Umejje ibën ebi Es-Salt:

Madhëroni Allahun se për madhërim është Ai

Zoti ynë në qiell është i madh

Me pallatin e lartë që njerëzi mahnitë

Shtrati shtroi mbi qiell

I lart, sytë nuk e mbërijnë rrethepërqark engjëjt

vështrojnë me kokë ngritur

 

Disa kelamistë mendojnë se arshi është i rrumbullaktë dhe e mbështjellë botën nga të katër anët. Dhe se është i kufizuar. Disa e quajnë edhe si Gallaksia Atllas dhe Galakcioni i nëntë. Disa nga shpjeguaesite  Akidetu Et-Tahavijeh“  vërrejne se ky mendim është i dobët  ngase në tekstet e sheriatit thuhet qartë se ai ka shtylla dhe se e mbajnë engjëjt.gjithashtu në dy sahihet përcjellet hadithi  i Xhabirit : “E kam dëgjuar Pejgamberin se tha: Arshi është dridhur nga vdekja e Sa’d ibën Muadh“ që është në kundërshtim me mendimin e tyre sepse Galakciuoni i nëntë sipas tyre gjithëherë është në lëvizje të njëtrajtëshme. Ndërsa ata të cilët dridhjen e Arshit  e shpjegojnë si „ Përurim dhe gëzim të melekëve që bajnë Arshin duhet të gjej patjetër argument për shpjegimin e tyre sepse kuptimi hadithit, ashtu siç përcillet  nga Ebul hasan et-Taberi dhe të tjerë, është shumë larg nga ajo që kanë kuptuar ata atë. Mendimin e tyre e bë të paqëndrueshëm edhe hadithi që shënohet në Sahih El-Muslim përmes Xhuvejrijje bint El-Xhahsh tregon se Arshi ka peshë më të madhe se çdo trup tjetër ndërsa galakcioni i nëntë, si e tregojnë ata, nuk është as i rëndë as i lehtë. Se mendimi i cekur është gabi flet vet natyra e gjuhëes arabe, ngaqë arabët nuk kuptojnë nga fjala Arsh asnjëfarë galakcioni ndërkohë që dihet se Kur’ani është shpallur në gjuhën që ata e kuptojnë.

Një mbështetje e dobët  e këtij mendimi mund të merret hadithi që e përcjellë Ebu Davudi  nga  Xhubejr ibën Mut’im ku thuhet se „Arshi është si Kube“, mirëpo kjo nuk do të thotë se është i rrumbullaktë nga të gjitha anët siç e përshkruajnë atë farë galaksike. Për këtë kërkohet argument i qartë që do të tregonte se ajo është vetë Arshi. Mes tjerash, ata që mendojnë se Arshi është ajo farë galaktikë e quajtur për ta si galaktika e nëntë gjer më tani nuk kanë argument e as që do të kenë derisa të fryhet në surë se numri i galaksivë është nëntë dhe se në Galaksionin Atllas të nëntë  nuk ka yje.

            Arshi nuk është as Kursia, kjo është e saktë. Këtë e dëshmon hadithi që përcjellë ibën Xheriri se Ebu Dherri r.a. pat thënë: Kam dëgjuar të Dërguarin a.s. kur tha: “Kursija në krahasim me arshin është si një hallk hekuri  e hudhur në mes një are në tokë“.

            Përcjell Ibën Ebu Shejbe në librin „Vetitë e Arshit“  si dhe Hakimi në „El-Mustedrek“ dhe thotë: ky hadith plotëson kushtet e dy shejhëve, nga seid ibën xhubejr nga ibën Abbasi: „Kursia është vendi i këmbëve ndërsa arshi është aq i madh saqë askush nuk mund të dijë përmasat etij veç Allahut.  Ky hadith është përcjellur merfu’ edhe pse është e saktë se vjen lidhet me xhubejr, veç tjerash thuhet se arshi është simbolikë  për fronin e Sulltanit ndërsa ca të tjerë thonë se një shpjegim i këtillë është shtrembërim i fjalëve të Allahut  ngase si do të veprojnë  me ajetin „dhe Arshin e zotit tënd atë ditë e mbajnë tetë(engjëj)“, mos vallë do të thonin “e mbajnë sundimin e Zotit  tënd tetë( engjëjt)“, ose me hadithin e Muhammedit a.s.: “Kur ja unë e shoh Musain të kapur për një shtylle të Arshit“. E mos edhe në këtë rast do të thonin se kuptimi është : “kapur për një shtylle të sundimit“. Pra edhe njëri mendim edhe tjetri janë të dobët dhe nuk e thotë këtë askush që ka pak shije në njohjen e gjuhës. Mes tjerash pasaktësia e mendimit të cekur shihet edhe me hadithin :“ u dridh arshi i Zotit“,  si do mund të kuptohej kjo se „ u dridh sundimi i Zotit“. E njejta problematikë vërehet edhe në hadithin që e përcjell Buhari dhe të tjerë  përmes ebu hurejres nga Muhammedi a.s.: Kur përfundoi Allahu krijimin e gjallesave e shkroi në një libër që e mban mbi arsh “Mëshira ime e mundi hidhërimin Tim“. A mund të kuptohet se libri gjendet mbi sundimin e Zotit! Edhe ky mendimi fundit është si dhe dy të parët.
Azhornuar së fundi ( Monday, 02 November 2009 )
 
< Para
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (100)

Akademia për Ymer Prizrenin - Foto06

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (98)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 6

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (293)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (202)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (106)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 24

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (1)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (80)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 32 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot164
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1364
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7757
mod_vvisit_counterGjithsej78432

Lidhje

Template Template