Template Template
Template E Shtunë, 4 Shtator 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

52:42 A mos po te kurdisin ndonje kurth, po ata qe nuk besuan bijne vete ne kurth

Hadithi i dites

nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 04:56 AM
Dielli 06:45 AM
Dreka 01:23 PM
Ikendija 05:16 PM
Akshami 08:04 PM
Jacija 09:41 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Imani është një, (pjesa e parë) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Wednesday, 09 June 2010
Shkroi: Orhan Bislimaj


IMANI ËSHTË NJË, AI AS NUK SHTOHET E AS NUK MUNGOHET
(shpjegim akaidologjik i thënies së Imam A’dham Ebu Hanife r.a.)

Image
قوله:وَ إِيمَانُ أَهْلِ السَّمَاءِ وَ اْلأَرْضِ لاَ يَزِيدُ وَ لاَ يَنْقُصُ. وَالْمُؤْمِنُونَ مُسْتَوُونَ فِي اْلإِيمَانِ وَ التَّوْحِيدِ مُتَفَاضِلُونَ فِي اْلأَعْمَالِ
Thënia e Ebu Hanifes:“Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet. Besimtarët janë të barabartë në iman (besim të plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhid (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave”[1]
Hyrje
E gjithë ymmeti jane të vetëdijshëm se Ebu Hanifeja r.a. me kontributin e tij multidisiplinar, përbën një faqe të ndritshme dhe të pakapërcyeshme në historinë e kaluar dhe në kontinuitet të muslimanëve.
Idetë dhe kontributi i tij mbeten një ombrellë e vërtetë, me dimensione të gjëra nën hijën e së cilës do tw gjejnë veten shumë dituri të mëvonshme.
Prej veçorive të Ebu Hanifës, që ndoshta bashkëkohësit e tij, nuk e kanë pasur, ka qenë që në studimet e tij i ka dhënë pjesmarrje të duhur aspektit logjik, apo atij të arsyes në rezonimin e çështjeve që përmbajnë mundësinë e pjesmarrjes së faktorit logjik. Prandaj edhe ata që nuk kanë mundur ta kuptojnë gjentialitetitn e tij, ata edhe e kanë kundërshtuar në pikpamje.
Një prej gjentialiteteve të tij ka qenë mes’eleja e imanit se imani as nuk shtohet e as nuk mungohet. Ndërkohë që disa ajete të cilat do ti shohim gjatë shtjellit të kësaj çështje, në shikim të parë sikur japin të kuptojnë se imani pranon shtimin dhe mungimin.
Meqë shumkush qëndrimin e Ebu Hanifës se ‘imani është një, ai as nuk shtohet e as nuk mungohet’, mund ta sheh si konfuze ndaj ajeteve të Kur’anit, vendosa ta bëjë një studim dhe proklamim të këtij realiteti.
Ky shtjellim, pwr shkak tw gjatwsisw, do tw prezentohet me disa vazhdime, edhe pse sikur i twrw tw prezentohej menjwherw ndoshta do tw kuptohej mw lehtw.


Komentim
Me shprehjen e Ebu Hanifës r.a. ‘banorët e qiellit’ janë për qëllim melekët dhe banorët e Xhenetit, ndërsa me ‘banorët e tokës’ janë pejgamberët, evlijatë dhe të gjithë besimtarët e devotshëm dhe mëkatarë. Imani i të gjithë këtyre as nuk shtohet e as nuk mungohet nga aspekti i tërësisë së të besuarit (elmu’menu bihi).[2]
Ky formulim i imam Ebu Hanifës, është një shkëputje nga vepra e tij e njohur “El-Fikhul Ekber” dhe në kuadër të kësaj vepre në vargun e transmetimit zingjiror të sajë, ky citat është transmetuar në mënyra të ndryshme.
Verzioni i lartëcekur është sipas “tahkikit” (verifikimit shkencor) të dijetarit Mervan Muhamed Esh-Sha’ar që ia ka bërë kësaj vepre, ndërsa të pajisur me sherhin (shpjegimin) e al-lame Mul-la Alij bin Sulltan Muhamed El Kari.
Ndërkohë, në verifikimin shkencor të Alij Muhamed Dandeli edhe ky të shoqëruar me sherh (shpjegim) të Mul-la Alijul Kari El hanefij, boton ‘darul kutubi’l ilmijjeh’, botimi i parë, Bejrut-Liban,1995/1416, ekzistojnë disa dallime në transmetimin e metn-it (tekstit) të veprës ‘El Fikhu’l Ekber’, por në këtë rast konkretisht ekzistojnë edhe disa dallime në pjesën e caktuar të tekstit që flet pikërisht për konstantën e imanit, (mos)shtimin dhe (mos)mungimin e tij, më se dhe kjo gjë neve na intereson këtu.
Sipas realitetit objektiv, “teksti” i veprës “El Fikhul ekber” me verifikim shkencor të Mervan Muhamed Esh-Shaar-it rreth konstantës së imanit, ku potencohet se ‘imani as nuk shtohet e as nuk mugohet’ është më konceptual dhe më i vërtetë, sepse paraqet në mënyrë më reale qëndrimin e Ebu Hanifës rreth imanit ashtu siç Ebu Hanife është i njohur në masë të gjërë me qëndrimin e tij se imani as nuk shtohet e as nuk mungohet. Ky “tekst” i veprës “El Fikhul Ekber” i transmetuar me këtë kontekst, pra se “imani nuk pranon as shtim e as mungim”, është cituar edhe në veprën (dorëshkrimin): “el xhevheretu’l munifeh fi sherhi vesijjeti Ebi Hanifeh” të Ibni Iskender El Hanefijj, gjatë shpjegimit të veprës “El Vesijjeh” të Ebu Hanifës r.a. Aty citohet: imanu ehlis-semai vel erdi la jezidu ve la jenkusu. vel mu’minune mustevune fi derexhetil imani vet-tevhidi, mutefadilune fil a’mali - Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet. Besimtarët janë të barabartë në shkallën e imanit (besimin e plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhidit (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave” [3].
Në anën tjetër, sakaç, kjo e vërtetë që u tha më sipër sikundër e vë në lajthitje (e bënë të paqëndrueshëm) tekstin e apostrofuar të veprës “El Fikhul Ekber”, me tahkik të Alij Muhamed Dandeli në të cilin pohoet e kundërta dhe në fakt krijohet një konfuzion. Në tekstin e Dandelit është me sa vijon : ve imanu ehlis-semai ve’l erdi la jezidu ve la jenkusu min xhiheti’l mu’meni bihi, ve jezidu ve jenkusu min xhiheti’l jekini ve’t-tasdiki – imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet nga aspekti i objektivave të të besuarit, ndërsa ai shtohet dhe mungohet nga aspekti i bindjes së thellë dhe besimit të plotë” Këtu qartazi pohoet se besimi pranon shtim dhe mungim nga aspekti i ‘tasdiki-it’- besimit të plotë, pikërisht nga ky aspekt ku dijetarët që e mohojnë shtimin dhe mungimin e imanit në krye të të cilëve është Ebu Hanife, ata e kanë parasysh faktin se imani është TASDIK- besim i plotë dhe unikal, andaj edhe nuk pranon ndryshim.
Prandaj, është shumë e qartë se ky verzion i transmetuar që i adresohet Ebu Hanifës r.a. si autor i veprës, e vë në lajthitje vet qëndrimin Ebu Hanifës r.a. tani më të njohur se “imani as nuk shtohet dhe as nuk mungohet”. Qëndrim ky që mbështetet edhe nga veprat tjera te vetë Ebu Hanifës r.a., siç është kjo për shembull në ‘El Vesijjetu’, ku thuhet: vel imanu la jezidu ve la jenkusu…- Imani as nuk shtohet e as nuk mungohet…”[4]
Ndërkohë, po qëse vazhdojmë më në thellasi të veprës “El Fikhul Ekber”, me tahkik të Alij Muhamed Dandeli, na bëhet e qartë se nga vet teksti i veprës ‘El Fikhul Ekber’, kjo përmbajtje e këtij teksti, pra me tahkik të Dandelit që e miraton ndryshimin e imanit, kundërshtohet me pasuesin vijues ku thuhet: ‘ve’l mu’minǔne mustevǔne fi’l ĩmani ve’t-tevhĩdi, mutefădilǔne fi’l e’amăli – besimtarët janë të barabërtë në iman dhe tevhid, ndërsa ata kanë epërsi në mes veti nga aspekti i veprave” [5], që në fakt e refuzon apo e kundërshton shtimin dhe mungimin e imanit, sepse, në këtë kontekst, besimtarët janë të barabartë në iman për arsye se imani (në kuptim të tasdikit) është një, unikal, i pandarë i pandryshueshëm dhe i barabartë për të gjithë ata që e fitojnë të drejtën për t’u quajtur besimtarë (musliman). Për të gjithë ata imani është i ekspozuar në mënyrë të njejtë pa bërë kurrfarë dallimi. Ai si i këtillë nuk ka se si të vetshtohet apo vetmungohet ku paraqitja e tij është vetëm e një fytyre. Mirëpo ata të cilët e përceptojnë atë dhe mishërojnë në qenien e tyre, ata kanë dallim në varësi me intenzitetin e demonstrimit praktik të rrezulltateve që rrjedhin nga imani apo tevhidi. Pra, imani përceptohet nga njerëzit e jo se imani i përcepton njerëzit, më se edhe ata të cilët e observojnë atë mund të kenë dallim e jo ai që observohet, sepse ai është statik dhe i palëvizshëm vetvetiu. Pikërisht kjo është arena e këtij paradoksi.


Premisat prolanguese rreth konstantës së imanit
Çështja e konstantës së imanit, përkatësisht e shtimit dhe e mungimit të tij, e të cilën Imam Ebu Hanife r.a. në këtë rast në formë të formulës lakonike e potencon, është mjaft e ndërlikuar dhe tejet komplekse. Kjo ndërlikueshmëri me gjasë rrezullton nga të të kuptuarit në mënyra të ndryshme të disa ajeteve dhe haditheve në të cilat shprehjet ‘zijadetun - shtim’ dhe ‘naksanun - mungim’ janë potencuara (në format e tyre foljore) në kontekst të emrit ‘iman’.
Andaj edhe dijetarët që mbajnë vijën e ngushtë tradicionale, pa u lëshuar fare në elaborim tekstual dhe kontekstual të ajeteve dhe haditheve, pohojnë se imani shtohet me vepra të mira dhe mungohet me vepra të këqija.
Ndërsa dijetarët të cilët mbi bazën e principeve parimore gjithësesi të sajuara në arsenalin tradicional dhe duke e elaboruar nocionin “iman” në kontekstin e tij horizontal dhe vertikal, pohojnë se imani është një tërësi unikale dhe ai as nuk shtohet e as nuk mungohet.
Pastaj, kjo ndryshuashmëri e dijetarëve rreth shtimit dhe mungimit të imanit sikur në mënyrë të detyrueshme predestinohet nga mospajtimet e tyre paraprake rreth përmbajtjes bazë të nocionit iman, gjegjësisht, nëse veprat (el amelu bil xhevarihi), janë pjesë përbërëse (ruknun) të nocionit iman apo jo, apo nocioni iman është një emër që përbëhet vetëm nga të besuarit me zemër (et-tasdiku bil kalbi) dhe të shprehurit me gjuhë (el ikraru bil-lisani).
Ndërkohë që pa e hezituar faktin, mospajtimet e tyre në këtë çështje nuk janë diç serioze sepse të gjithë janë të vetëdijshëm se e synojnë një qëllim, porse atë e komentojnë në mënyra të ndryshme. Atëherë në bazë të mospajtimit të tyre në definicionin e imanit, ata nuk janë të një mendimi edhe rreth çështjes tjetër me radhë: a shtohet dhe a mungohet imani.
Grupi që veprat i klasifikon si pjesë përbërëse të imanit konsideron se ai shtohet dhe mungohet, ndërsa ata që me iman nënkuptojnë vetëm bindshmërinë me zemër dhe shqiptimin me gjuhë konfirmojnë të kundërtën.
Ndërkohë që në bazë të studimeve bëhet e ditur se mospajtimet e tyre rreth definicionit të imanit është vetëm nga ana teorike dhe formale e i njëjti rast është edhe rreth kësaj çështje. Sepse ata që konsiderojnë se imani nuk shtohet dhe as nuk mungohet, konfirmojnë se njerëzit dallohën sipas devotshmërisë dhe veprave të mira dhe se në përputhje me këtë do të jenë ndryshe të shpërblyer, dhe se ata do të kenë shkallën e caktuar tek Allahu xh.sh.[6]
Në anën tjetër vështrimi i imanit në vertikalën shtohet-mungohet dhe në të kundërtën as nuk shtohet dhe as nuk mungohet përbën ndarjen kryesore që pas kësaj rreshtohen me qëndrime përkatëse dijetarët dhe imamët më me famë, për ndryshe mendimet rreth konstantës (valëvitjes) së imanit janë më shumë se kaç dhe klasifikohen deri në tri soshë si:
Imani shtohet dhe pakohet, - e ky është imani i ymetit nga radhët e njerëzve dhe xhinëve;
Imani as nuk shtohet e as nuk mungohet,- e ky është imani i melaikëve, ashtu siç është e njohur;
Imani shtohet dhe nuk mungohet,- e ky është imani i pejgamberëve, ndërsa disa prej tyre e shtojnë e edhe pikën e katërt se;
Imani mungohet e nuk shtohet,- e ky është imani i mëkatarit kronik (fasikit)[7].
Ndërsa dijetari Bedrud-din El Ajnij thotë: Kanë thënë disa prej dijetarëve:”Imani në të vërtetë nuk pranon mungim, sepse sikur ai të mungohej nuk do të mbetej fare besim. Mirëpo, ai pranon shtim në bazë të fjalës së Allahut xh.sh:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
”E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur u përmendet Allahu u rrënqethet zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm të Zoti i tyre[8]. Ndërsa imam Maliku r.a. mosmungimin e imanit e justifikon me atë se: Imani është besim i plotë (et-tasdiku) dhe ky si i tillë nuk lejohet që të mungohet, sepse kur ai mungohet, atëherë ai bëhet i dyshuar, për ç’arsye edhe del nga emri i imanit.[9]

-vijon-


 

Azhornuar së fundi ( Friday, 18 June 2010 )
 
Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (116)

Tribuna Islame 2009 - Ensari dhe Sulajmani

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (151)

Fëmijët (juniorët) - Dimri 2010 - (17)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (13)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (297)

Tribuna Islame 2009 - Misafirët

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (192)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 464

Tribuna Islame 2009 - Ahmed Memedi


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 4 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot93
mod_vvisit_counterDje254
mod_vvisit_counterKëtë Javë1338
mod_vvisit_counterKëtë Muaj832
mod_vvisit_counterGjithsej88397

Lidhje

Template Template