Template Template
Template E Shtunë, 4 Shtator 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

18:49 Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mekataret te frikesuar nga shenimet qe jane ne te dhe thone: "Te mjeret ne, c'eshte puna e ketij libri qe nuk ka lene as (mekat) te vogel e as te madh pa e perfshire?", dhe ate qe vepruan e gjejne te gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i ben padrejt askujt

Hadithi i dites

nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 04:56 AM
Dielli 06:45 AM
Dreka 01:23 PM
Ikendija 05:16 PM
Akshami 08:04 PM
Jacija 09:41 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Imani është një, (pjesa e dytë) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Thursday, 10 June 2010
Shkroi: Orhan Bislimaj


IMANI ËSHTË NJË, AI AS NUK SHTOHET E AS NUK MUNGOHET
(shpjegim akaidologjik i thënies së Imam A’dham Ebu Hanife r.a.)

Image
قوله:وَ إِيمَانُ أَهْلِ السَّمَاءِ وَ اْلأَرْضِ لاَ يَزِيدُ وَ لاَ يَنْقُصُ. وَالْمُؤْمِنُونَ مُسْتَوُونَ فِي اْلإِيمَانِ وَ التَّوْحِيدِ مُتَفَاضِلُونَ فِي اْلأَعْمَالِ
Thënia e Ebu Hanifes:“Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet. Besimtarët janë të barabartë në iman (besim të plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhid (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave”[1]
Prej elementeve që nevojiten pa shmangshëm për ta kuptuar çështjen e esencës së imanit se ai është një dhe as nuk shtohet e as nuk mungohet, janë edhe këto:
• Njohja dhe definimi i nocionit iman
• veprat me gjymtyrë nuk janë pjesë përbërëse e qenies së tij.
• Imani është: Et-tasdiku – besim i plotë dhe i prerë
• Imani nuk është “el ma’rifetu” – njohje
• Imani është veprim i zemrës



NJOHJA DHE DEFINIMI I NOCIONIT IMAN
Imam Ebu Hanife r.a. jep njw definim bazw tw nocionit iman. Ai thotë: وَاْلإِيمَانُ هُوَ اْلإِقْرَارُ وَ التَّصْدِيقُ . “Imani - besimi është të deklarosh me gjuhë dhe të besosh me zemër”[2]
Nocioni “iman” është nocion i gjuhës arabe, përkatësisht infinitiv i llojit të katërt (IV) të fojeve të prejardhura (el mezidatu eth-thulathiju el mezidu fihi) dhe rrjedh prej foljeve të parregullta (el ef’alu’l mu’tel-letu) të grupit të tyre “mehmuzu’l fai” në të cilat bashtingllorja rrënjore është “hemze” e cila konsiderohet bashtingllore e dobët. Koha e shkuar (el madi) e nocionit “iman”, bën “ãmene”, koha e tashme dhe e ardhshme (el mudari’) bën “ju’minu”, ndërsa infinitivi bën “iman”.
Iman në aspektin etimologjik është et-tasdik – besim i prerë. Ai është dija (el ilmu) dhe bindja e prerë (et-tasdiku) që gjendet në zemër[3] Nëse dikush pyet se cili është argumenti për këtë?
Atij i thuhet: Argument për këtë është koncenzusi i gjuhëtarëve (ehlul-lugati) i cili është i prerë se nocioni “iman” në gjuhë para zbritjes së Kur’anit dhe para dërgimit të Pejgamberit s.a.v.s. e ka pasur kuptimin e “tasdikit”. Dhe se ata imanin e kanë kuptuar vetëm në këtë kuptim dhe jo në ndonjë tjetër[4]
Po ashtu këtë kuptim e argumenton fjala e të Lartëmadhërishmit mbi tregimin ndaj vllezërve të Jusufit: وَمَا أَنتَ بِمُؤْمِنٍ لِّنَا وَلَوْ كُنَّا صَادِقِينَ ”…Ti nuk do të na besosh neve , edhe po të jemi të vërtetë!”[5], do të thotë:” و ما انت بمصدق لنا - ti nuk do të kesh besim të plotë në ne…” Ndërsa Pejgamberi a.s. ka thënë:
ألإيمان أن تؤمن بالله و ملائكه و كتبه و رسله – iman është të besosh në allahun në melaqet e Tij, në librat e zbritura, në të dërguarit e Tij (e kështu me radhë) do të thotë: ألإيمان أن تصدّقَ … - imani është që të kesh bindje të prerë (plotë) në Allahun….”. Gjithashtu thuhet: fulanun la ju’minu biadhabi’l kabr – filani nuk beson në dënimin e varrit”, do të thotë: la jusad-diku bidhalike – nuk ka bindje në atë.[6]
Ndërsa në aspektin terminologjik nocioni “iman” do të thotë: ألإيمان هو ألتصديق بما جاء النبي صلي ألله عليه و سلم به من عند ألله و إقرار به – Iman është bindja e plotë në atë që i është shpallur (komunikuar) Pejgamberit s.a.v.s. nga ana e Allahut të madhëruar, dhe kjo bindje të dëshmohet me deklaratë”[7]. Pra, “imani” është: ألتصديق لرسول فيما علم مجيئه به ضرورة, فتفصيلا فيما علم تفصيلا و إجمالا فيما علم إجمالا - besim i prerë në të Dërguarin s.a.v.s. me të gjitha atë që dihën si parime të pashmangshme të ardhjes së tij[8]. Të besuarit në mënyrë të detajizuar në ato që dihen se janë të detajizuar dhe të besuarit në mënyrë të përgjithshme në ato që dihen se janë të përgjithshme[9].
Kështu Ehlu Sunneti kanë thënë: pasi që imani është “tasdik” besim i prerë, atëherë pashmangshëm është që ai po ashtu të jetë tasdik edhe në aspektin sheriatik. Që do të thotë ai është:” bindja e plotë me zemër dhe të deklaruarit me gjuhë. Është besim i plotë me zemër në Allahun e madhëruar se Ai është Një dhe i vetmi që i takon adhurimi dhe se: لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌُ “Asnjë send nuk është si Ai”[10]. E besojmë madhërinë e Tij dhe të gjitha cilësitë e Tij; i besojmë me zemër pejgamberët paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi ta, dhe ne atë që u është shpallur nga ana e Allahut, i besojmë të gjitha kushtet e Islamit dhe i vërtetojmë të gjitha ato. Dhe kështu imani është deklarim me gjuhë dhe besim me zemër, ndërsa i tëri është “tasdik” – bindje e prerë.[11]

Mendimet e dijetarëve reth definicionit të imanit
Për sa i përket aspektit gjihësor të nocionit iman, se ai është “tasdik”- besim i prerë, të gjithë dijetarët e Ehlu Sunnetit janë në pajtim të plotë rreth tij. Po ashtu të gjithë janë në pajtim të plotë edhe rreth përmbajtjes terminologjike të imanit në kuptim të “bindjes së plotë në atë që i është shpallur Muhamedit a.s.”
Mirëpo, ata nuk janë të një mendimi rreth karakterizimit të shprehjes së kësaj përmbajtjeje të nocionit iman, e cila predestinohet nga kuptimi gjuhësor i nocionit iman.
Në këtë kontinuitet, çështja e definimit të nocionit iman ka qenë prej çështjeve për të cilën janë zhvilluar polimika të shumta në mes të muslimanëve dhe janë dhënë mendime të ndryshme rreth definimit esencial të tij.
Që në krye të herës, kur dijetarët kanë përkufizuar besimin e përkryer, kanë thënë kështu:”Besim do të thotë të vërtetosh me zemër, të shprehesh me fjalë dhe të veprosh me organet e trupit”. Ky përkufizim ka bashkuar në një bazat e besimit me kushtet e Islamit. Ndërkaq, kur shumica e madhe e dijetarëve tanë kanë marrë në analizë besimin, i cili në të vërtetë, është një dukuri ndiesore dhe shpirtërore, kanë kuptuar se elementi thelbësor i tij është vërtetimi. Në se një njeri i vërteton me zemër bazat e besimit të parashtruar nga Islami, ai njeri para Allahut është besimtar. Vetëm sa për sa kohë ai nuk do ta shprehë vërtetimin me fjalë, domethënë nuk do ta bëjë të njohur vërtetimin që ka në zemër – shprehja më e shkurtër e së cilës është thënia e Fjalës së Njësisë (kelimetut-tevhidi), nuk do të dihet se ai është besimtar dhe mes njerëzve nuk do të konsiderohët musliman.[12]
Veprimi me organet e trupit e thënë ndryshe, falja e namazit, agjërimi, përsëri sipas dijetërve këto nuk janë ndër elementet që përbëjnë besimin. Atëherë themi se personi që i vërteton me zemër bazat e besimit dhe e pranon vërtetësinë dhe drejtësinë e urdhërave e ndalimeve të Allahut por që në praktikë ka të meta, që nuk i çon në vend urdhërat hyjnorë dhe nuk ruhet nga ndalimet, përsëri është besimtar. Një njeri i tillë që e ka bërë zakon të mos i zbatojë konkluzionet praktike të fesë, të mos i kryejë detyrimet (farzet) e të mos ruhet nga ndalimet, është mëkatar.[13]
Nga sa u tha më lartë, dijetarët rreth kësaj mes’ele (çështje) ndahën në dy mendime – grupe të mëdha:
Mendimi i parë: Iman-besim është të shprehurit me gjuhë (ikraru bil-lisan), të besuarit me zemër (tasdik bil kalb) dhe të punuarit me gjymtyrë (el amelu bil xhevarih). Të këtij mendimi janë shumica e sun-nitëve.
Mendimi i dytë: Iman-besim është shqiptimi me gjuhë dhe besimi me zemër dhe në të nuk bëjnë pjesë veprat me gjymtyrë. Mirëpo, këta thonë se të gjitha veprat të cilat janë urdhëruar (nga Allahu) dhe shpjeguar nga Pejgamberi a. s. janë obligim i vërtetë për të gjithë besimtarët të cilët e kanë fituar imanin - besimin duke e shqiptuar me gjuhë dhe besuar me zemër [14].
Të mendimit të parë janë: Maliku, Shafiu, Ahmedi, Evzaiju, Is’hak bin Rahuje, të gjithë hadithologët, banorët e Medinës, Mu’tezilët dhe disa prej mutekel-liminëve. Ndërsa të mendimit të dytë janë Imam A’dham Ebu Hanife r.a. dhe shumica solide e hanefive [15].
Havarixhët thonë: Imani është besim me zemër dhe deklarim me gjuhë, ashtu siç themi ne, porse ata krahas këtyre dyjave e shtojnë edhe largimin nga të gjitha mëkatet[16]
Mu’tezilët dhe rafiditë thonë: Imani është besim me zemër dhe shqiptim me gjuhë ashtu siç themi ne, përpos se ata krahas këtyre e shtojnë edhe largimin nga mëkatet e mëdha (el kebir)[17] Keramitët kanë thënë: Imani është vetëm deklarim me anë të gjuhës. Tek ta munafikët janë besimtarë me iman të plotë, mirëpo të merituar për kërcënim (mne denim).
Xhem bin Safvan konstaton, se imani është vetëm njohje me zemër (el ma’rifetu bil kalb). Mbase është e qartë se sipas kësaj thënie Firaoni është besimtar, sepse ai e ka njohur të vërtetën e Musait dhe Harunit, mirëpo nuk i ka besuar atyre. Po ashtu “ehlul kitabi” (të krishterët dhe hebrenjët) e njihnin Pejgamberin ashtu siç i njihnin bijtë e tyre, por nuk i besuan atij. Gjithashtu Ebu Talibi te Xhehmi është besimtar, sepse ai pati thënë: e di se feja e Muhamedit është ma e mira prej të gjitha feve të njerëzimit…”[18]
Duke u nisur nga kjo ndryshuashmëri e mendimeve rreth aspekteve të shprehjes së imanit, Imam Ebu Hanife kur flet për përceptimin e besimit nga ana e njerëzve (besimtarëve), ai ata i klasifikon në tre grupe. Ai thotë:
“Sa i përket besimit (tasdik) njerëzit ndahen në tri grupe: Në grupin e parë janë ata të cilët me zemër e me fjalë besojnë në Zotin dhe në atë që vjen nga Ai; Në grupin e dytë janë ata që e shprehin me fjalë, por me zemër nuk e besojnë dhe në Grupin e tretë janë ata që e besojnë me zemër, por nuk e shprehin me fjalë.
Kush beson në Zotin dhe në krejt atë që vjen nga Ai me fjalë dhe me zemër, ai është besimtarë te Zoti dhe te njerëzit. Mirëpo, kush dëshmon vetëm me fjalë e nuk beson me zemër, ai te Zoti është kafir (pabesimtar), ndërsa para njerëzve njihet si besimtarë. Pasi njerëzit nuk mund ta dinë se çka fshehin të tjerët në brendinë e tyre, ata të tillët do t’i konsiderojnë besimtarë për nder të dëshmisë së tyre që kanë shprehur para masës së njerëzve. Askush nga ne nuk është i thirrur që t’i zbulojë fshehtësitë e brendshme të njeriut. Në grupin e tretë janë ata të cilët te Zoti llogaritën besimtarë, por te njerëzit njihen si kafirë. Të tillët janë ata të cilët e fshehin imanin e tyre, por me fjalë flasin se janë kafirë’[19].
Pika e fundit bën të kuptojmë se vendi qëndror i imanit është zemra, ndërsa deklarata me gjuhë, po ashtu është kusht vetëm për t’u njohur para njerëzve dhe në mënyrë që ndaj tij të aplikohen dispozitat e sheriatit.
Mbase deklarat me gojë në raste specifike, pra siç janë rastet e dhunës, mund të bie, ndërkohë që imani mos të humbet nga zemra e njeriut, sikurse këtë e vërteton ajeti: إِلاَّ مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالإِيمَانِ ”…Me prejashtim të atij që dhunohet (për të mohuar) e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim…”[20], i cili argumenton se zemra është vendi i imanit dhe jo gjuha[21].
Mirëpo, sikurse thotë Imam Maturidiu: Nëse mungon thënia gjuhësore, pa arsye bindëse, personi përkatës s’është besimtar, sikurse ai person i cili ka thënë deklaratë dyftyrëshe [22].

-vijon-


 

[1] El Mul-la Alij bin Sulltan Muhammed, El Kari “SHERHUL FIKHIL EKBER LI EBI HANIFETE EN-NU’MAN”, tahkik Mervan Muhamed Esh-Sha’ar, ‘daru’n-nefais, botimi i parë – 1417/1997, Bejrut-Libon, fq. 19.
[2] El Kari “SHERHUL FIKHIL EKBER LI EBI HANIFETE EN-NU’MAN”, F. 19
[3] El Kadi Ebi Bekr Muhamed bin Et-Taj-jib El Bakilanij “KITABU TEMHIDI’L EVAILI VE TELHISI’D-DELAILI” me tahkik të shejh Imadud-din Ahmed Hajdar, boton Mues-sesetu’l kutubi’th-thekafijjeh, botimi i parë 1407 h / 1987 m, Bejrut Liban, f.389.
[4] El Bakilanij “KITABU TEMHIDI’L EVAILI VE TELHISI’D-DELAILI” op. cit. f. 389.
[5] Kur’ani, Jusuf: 17.
[6] El Bakilanij “KITABU TEMHIDI’L EVAILI VE TELHISI’D-DELAILI” op. cit. f. 389.
[7] Sa’dud-Dinë Mes’ud bin ‘Umer Et-Taftazanij, “SHERHUL AKAIDIN-NESEFIJJETI”, tahkik Muhamed Adnan Dervish, boton ‘mektebetu daril bejruni, pa vend dhe vit botimi, f.186 – 189.
[8]‘ Formulimi: fiima ulime mexhiihi bihi darureten - të gjitha ato që dihën si parime të pashmangshme të ardhjes së tij”, nënkupton të gjitha ato elemente që janë bërë të njohura si qenësore të fesë dhe që përgjithësisht dihen pa pasur nevojë që të sillet argument për to, siç janë: Njëshmëria e Krijuesit, obligimi i namazit, ndalesa e alkoolit (etj.). Gjersa për shëmbull, nëse dikush nuk beson në obligueshmërinë e namazit, kur kjo atij i bëhet pyetje, atëherë ai është pabesimtar te shumica e dijetarëve shih: Lil Kadi Adud-Din Abdurr-Rrahman El Iixhij, “SHERHUL MEVAKIF”, autor Es-sejjid esh-sherif Alij bin Muhamed El Xhurxhani, botimi i parë, 1998/1419, boton Darul kutubil ilmijjeh, Bejrut-Libon,vëllimi i katër, kapitulli i tetë (fi hakikatil imani), fq. 352.
[9] El Bakilanij “KITABU TEMHIDI’L EVAILI VE TELHISI’D-DELAILI” op. cit f. 389.
[10] Kur’ani, Esh-Shura:11.
[11] Muhamed bin Muhamed bin Abdu’l Kerim El Bezdevij “KITABU USULI’D-DIN” me përpunim shkencor të Dr. Hans Peter Linss, boton Daru ihjai’l kutubi’l arebijjeh 1383 h / 1963 m, Kairo.f.146.
[12] Prof.dr.Bekir Topaloglu; Prof.dr.Yusuf Shefki Yavuz; Doç.dr. Ilyas Çelebi, “BAZAT E BESIMIT NË ISLAM”, Biblioteka Aruçi nr.3, Prishtinë 2002.f. 29.
[13] Topaloglu, Yavuz, Çelebi “BAZAT E BESIMIT NË ISLAM”op.cit. f. 29.
[14] Muhamed Naim Jasin “EL IMANU ERKANUHU, HAKIKATUHU NEVAKIDUHU” f.126-127.
[15] El Al-lametu Ibnu Ebil Izz El Hanefijj, “SHERHUL AKIDETIT-TAHAVIJE”, vërtetimin shkencor dhe recenzimin e kanë bërë grup dijetarësh, nxjerrjen e haditheve e ka bërë Muhammed Nasirud-din El Elbanijj, botimi i nëntë 1408h \ 1988m, El mektebetu’l Islamijj, Bejrut,. f.332.
[16] El Bezdevij KITABU USULI’D-DIN” me përpunim shkencor të Dr. Hans Peter Linss, boton Daru ihjai’l kutubi’l arebijjeh 1383 h / 1963 m, Kairo f.146.
[17] Ibnu Ebil Izz “SHERHUL AKIDETIT-TAHAVIJE”, op.cit. f.146.
[18] Ebu Abdilah Amir Abdilah Falih “MU’XHEMU ELFADHI’L AKIDETI” botimi i dytë 1420 h /2000, Rijad.f.58 – 59.
[19] Ebu Hanife ‘EL ALIM VEL MUTEAL-LIM’, cituar sipas:”PESË KRYEVEPRAT E EBU HANIFËS, Prishtinë , 2000 Ebu Hanife f.38-39.
[20] Kur’ani, En-Nahl:106.
[21] Ibnu Ebil Izz “SHERHUL AKIDETIT-TAHAVIJE”, op.cit. f. 337.
[22] El Maturidijj Es-Semerkandij, Ebi Mensur Muhamed bin Muhamed bin Mahmud, “KITABU USULID-DIN”, sipas Imam El Maturidiu JETA VEPRA DHE MËSIMI, përgatiti Nexhat Ibrahimi, boton BIK-u, Prishtinë,2003.f. 65.
Azhornuar së fundi ( Thursday, 10 June 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Akademia për Qemal ef. Abdulin - Foto04

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (180)

Të Riturit - Dimri 2010 - (10)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (35)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (13)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (1)

Vizita e Muftit Naim Tërnava - 13

Tribuna Islame 2009 - 36

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (100)

Të Riturit - Dimri 2010 - (22)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 1 vizitor online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot89
mod_vvisit_counterDje254
mod_vvisit_counterKëtë Javë1334
mod_vvisit_counterKëtë Muaj828
mod_vvisit_counterGjithsej88393

Lidhje

Template Template