Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“55:67 E, cilen te mire te Zotit tuaj po e mohoni?”
Hadithi i dites
nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
04:56 AM |
| Dielli |
06:45 AM |
| Dreka |
01:23 PM |
| Ikendija |
05:16 PM |
| Akshami |
08:04 PM |
| Jacija |
09:41 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
|
Kamata në borxh (pjesa e dytë) |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Wednesday, 23 June 2010 |
|
Shkroi: Mufti Muhammed Teki Uthmani
Përktheu: Ahmed Muhamed Mehmedi
Kamata në borxh Riba El-Nesie
Dëmet e kamatës në borxhet e investimit
Kur kemi të bëjmë me thënien e tyre se ata të cilët japën borxhe në borxhet e investimeve janë njerëz të pasur dhe përfitojnë nga këto borxhe fitime të mëdha. Prandaj nëse borxhdhënësi u kërkon atyre ndonjë shtesë përveç kapitalit të borxhit nuk ka ndonjë të keqe.
Përgjigjeja në këtë reagim është si vijon:
Së pari: largimi i dëmit është urtësi e madhe te ndalesa e kamatës, por nuk është shkak i ndalesës së saj, ndërkaq hukmi e ndjek shkakun jo urtësinë. Kjo është e qartë për dijetarët e përpiktë dhe nuk ka nevojë për shpjegim. Mirëpo shumë njerëz formalist nuk e kuptojnë dallimin mes shkakut dhe urtësisë. Andaj do ta shpjegojmë këtë me disa shembuj:
Sot çdokush e sheh se shteti në takimin e rrugëve ka vënë shenja elektrike që herë bëhen të kuqe dhe herë të gjelbërta. Ndërkohë janë urdhëruar të gjitha automjetet që të ndalojnë kur e shohin dritën e kuqe dhe të ecin kur e shohin dritën e gjelbërt. Urtësia e ndalimit në këtë rast është mbrojtja e makinave nga ndeshja, kurse shkaku i tij është drita e kuqe. Kështu që, obligimi i ndalimit nuk e ndjek urtësinë e tij, por shkakun. Për këtë, nëse vjen një makinë dhe e sheh dritën e kuqe të ndezur, duhet të ndalet edhe nëse nuk ka asnjë rrezik për ndeshje, dhe nuk i lejohet ngarësit të makinës të thotë se urtësia e ndalimit është mbrojtja e makinave nga ndeshja e përderisa nuk ka rrezik ndeshje na lejohet të kalojmë edhe pse drita e kuqe është e ndezur.
Kështu ndodh edhe me largimin e dëmit me ndalesën e kamatës, kështu që vendimi i ndalesës së kamatës nuk e ndjek urtsinë. Që këndej, nëse supozojmë se nuk ka asnjë dëm në format e kamatës, kjo nuk e bën kamatën të lejuar sepse shkaku i ndalesës është prezent, ai është: „Shtesa (interesi) e kushtëzuar ndaj borxhit“.
Pejgamberi a.s. për këtë thotë: „Çdo borxh që tërheq me vete dobi është kamatë“. Hadithin e përcjell Harith ibën Ebi Usame nga Aliu r.a. merfuë‘ siç shënon Sujutiu në Xhamiu Sagir. Munavi hadithin e bën daif në librin Fejdul Kadir, kurse Azizi në Siraxh thotë se hadithi është hasen li gajrihi për shkak numrit të madh të rrugëve nga të cilat përcillet. Ndërkaq Bejhekiu në Sunen Kubra përcjell nga Fudale ibën Ubejdi meukuf: „Çdo borxh që tërheq dobi është një formë nga format e kamatës“.
Këto hadithe e tregojnë shkakun e ndalësës së kamatës të cilin e ndjek vendimi, prandaj çdo shtesë ndaj borxhit është kamatë, padallim a e kemi të qartë dëmin në këtë formë ose jo.
Së dyti: Nuk është e vërtetë të thuhet se nuk ka dëm në kamatën e investimeve, sepse nëse dikush merr borxh nga dikush dhe e investon këtë në tregti, tregtia bartë mundësi të rënies dhe humbjes ashtu si ka mundësi të fitimit dhe dobisë. Ndërkaq kamatdhënësi e merr kamatën në të dy rastet, dhe dëmi në këtë rast nuk është më i vogël se dëmi në borxhet konsumatore.
Prandaj, e drejta është të thuhet se borxhdhënësi duhet të shoh se me borxhin e tij a dëshiron ta ndihmojë borxhmarrësin ose dëshiron ta shoqërojë atë në fitime. Nëse e ka për qëllim formën e parë, atëherë ai nuk ka asnjë të drejtë tjetër përveç kapitalit të borxhit. Ndërkaq, nëse e ka për qëllim formën e dytë, atëherë e drejta kërkon që ai ta shoqërojë atë edhe në rreziqet e tregtisë dhe t’i këkrojë shtesë vetëm nëse tregtia sjell fitim. Një formë e këtillë është e mundshme vetëm te „Mudarebeja“, jo te kamata, sepse ajo është vetëm një dredhi e shëmtuar për ta ruajtur veten nga rreziqet e tregtisë dhe të përfitohet nga fitimet e saj. Kamata i garanton pronarit të kapitalit normë interesi të caktuar pa e marrë në konsideratë punëtorin i cili i bartë vështirësitë e punës dhe ia kërkon punëtorit atë normë të caktuar edhe nëse punëtori falimenton me falimentimin e tregtisë.
Pastaj, sistemi i bankave të përhapura sot, i cili zhvillohet në bazë të kamatës, ka dëme të panumërta: ai e prish sistemin e shprëndarjes së pasurisë te njerëzit, i bën paratë të qarkullojnë vetëm në mesin e të pasurve, e pengon rrjedhën e natyrshme të tregut dhe e bën atë pronë të kapitalistëve të caktuar, si e dëme të tjera që këtu nuk është vendi t’i përmendim. Kush dëshiron të lexojë më tepër, duhet të lexojë libra të veçanta në këtë temë. Nga këto libra është libri „Meseletu Sud“ në gjuhën urde, i babait tim Allame Mufti Muhammed Shefië r.h., në fund të të cilit kamë shkruar një ese ku i kam shpjeguar detajisht dëmet e kamatës së bankave.
Pas kësaj që thamë më sipër, mbetet të themi se e vërtetë është që kamata është e ndaluar me të gjitha format e saj, qoftë në borxhet konsumatore, qoftë në borxhet investuese.
Sa i takon sistemit të bankave, ai mund të zhvillohet në bazë të parimit të ortakërisë dhe mudarebes në vend të kamatës. Lidhur me këtë një komision i dijetarëve të sheriatit dhe të ekonomisë në Pakistan kanë përpiluar një projekt të përpiktë. Në këtë komision isha një nga anëtarët e tij. Raporti i këtij komisioni është botuar në dy gjuhë: në urdisht dhe anglisht, nga Këshilli i Mendimit Islamik i Qeverisë së Pakistanit. Kush dëshiron mund t’i kthehet.
Vendos ne Facebook
|
|
Azhornuar së fundi ( Wednesday, 23 June 2010 )
|
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|