Template Template
Template E Shtunë, 4 Shtator 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

17:50 Thuaj: "Edhe nese te jeni gure a hekur!"

Hadithi i dites

nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 04:56 AM
Dielli 06:45 AM
Dreka 01:23 PM
Ikendija 05:16 PM
Akshami 08:04 PM
Jacija 09:41 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Imani është një, (pjesa e katërt) PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Saturday, 26 June 2010
Shkroi: Orhan Bislimaj


IMANI ËSHTË NJË, AI AS NUK SHTOHET E AS NUK MUNGOHET
(shpjegim akaidologjik i thënies së Imam A’dham Ebu Hanife r.a.)

Image
قوله:وَ إِيمَانُ أَهْلِ السَّمَاءِ وَ اْلأَرْضِ لاَ يَزِيدُ وَ لاَ يَنْقُصُ. وَالْمُؤْمِنُونَ مُسْتَوُونَ فِي اْلإِيمَانِ وَ التَّوْحِيدِ مُتَفَاضِلُونَ فِي اْلأَعْمَالِ
Thënia e Ebu Hanifes:“Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet. Besimtarët janë të barabartë në iman (besim të plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhid (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave”[1]

Imani është ‘et-tasdiku’ (besim i plotë)
Realiteti esencial i imanit as nuk shtohet e as nuk mungohet ngase ai është besim i plotë (tasdik) i (veprimeve të) zemrës i cili i arrinë kufijtë e përforcimit të prerë dhe të dorëzimit (el-ledhi belega had-del xhezmi vel idh’an), dhe këtu nuk mund të paramendohet shtimi dhe mungimi.[2]
Imam Rraziu duke e miratuar mendimin se imani as nuk shtohet e as nuk mungohet, ai këtë e arsyeton me thënien e tij:”Meqë imani është emër i besimit të plotë në të Dërguarin s.a.v.s. me të gjitha atë që dihën si parime të pashmangshme të ardhjes së tij (bi’d-darureti mexhiihi bihi [3]), atëherë ai nuk e pranon ndryshimin. Pra, specifika e imanit nuk e pranon shtimin dhe mungimin. Mirëpo, meqë te mu’tezilët imani është emër që përfaqëson kryerjen e ibadeteve (li edail ibadat), atëherë ai i pranon ato. E njëjta gjë është edhe te (shumica e) selefit (të parët) pasiqë edhe te ata imani është emër për deklaratën (me gjuhë), besimin (me zemër), dhe veprën. Sidoqoftë, hulumtimi është i natyrës gjuhësore dhe secili prej grupeve kanë argumentet e tyre.[4]
Ashtu sikurse kemi thënë edhe më parë në njësinë e kaluar, imani në aspektin gjuhësorë të tij është shprehje e bindjes së plotë (tasdik). Allahu xh,sh. duke informuar për vëllezërit e Jusufit a.s. ka thënë:” وَمَا أَنتَ بِمُؤْمِنٍ لِّنَا …Ti nuk do të na besosh neve…”[5], do me thënë ti nuk ke besim në ne. Prej atyre që e përkrahin këtë domethënie (gjuhësore të imanit) është koncenzuesi i gjuhëtarëve. Pastaj, (rrjedhimisht) ky kuptim gjuhësor, bindja me zemër , është obligim për robin që në mënyrë të drejtë (vërtetë) ta shprehë ndaj (Njëshmërisë së) Allahut xh.sh. Që t’i besojë të Dërguarit s.a.v.s. me atë që ka ardhur prej Allahut xh.sh. Andaj, kush i beson të Dërguarit në atë që ka ardhur nga Allahu, i tilli konsiderohet besimtar në raportet e tij me Zotin e Madhëruar. Ndërsa shqiptimi me gjuhë është kusht për zbatimin e dispozitave të Islamit në këtë botë…[6]
Pra, se domethënia e imanit është në kuptim të ‘tasdik-besim i prerë, vërtetohet me shumë ajete kur’anore.Gjeneza e infinitivit ‘et-tasdik’ është es-sidku, i cili frekuenton mjaft në shumë raste në Kur’an dhe hadith ku edhe konsiderohet si i vetmi shpëtues në botën tjetër.
Shpjeguesi i veprës ‘Medarixhus-Salikin’ të Ibnul Kajjim El Xhevzijjut, Muhamed El Mu’tesimu bil-lahi El Bagdadij thotë:” i Lartëmadhërishmi ka informuar se në Ditën e Kijametit, asgjë nuk do t’i bëjë dobi robit, e as nuk do të shpëtojë prej denimit të Tij, përveçse “sidki” (besimi) i tij[7]. Allahu xh. sh. thotë:
قَالَ اللّهُ هَذَا يَوْمُ يَنفَعُ الصَّادِقِينَ صِدْقُهُمْ “Kjo është dita që besimtarëve u bënë dobi besimi i tyre (sidkuhum)[8]; pastaj:
وَالَّذِي جَاء بِالصِّدْقِ وَصَدَّقَ بِهِ أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ ”E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e besoi (sad-deka bihi) atë, të tillët janë ata të ruajturit”[9]
Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar të dërguarin e Tij që të kërkojë prej Tij t’ia bëjë hyrjen (vdekjen) dhe daljen (ringjalljen) me ‘sidk’ (iman)[10]. Allahu thotë:
”Dhe thuaj:”Zoti im, më shpjer mua me hyrje të besimit (të pajisur me të), dhe më nxjerr mua me nxjerrje të besimit (të pajisur me të), dhe nga ana e Jote më dhuro fuqi ndihmuese” [11].
Ndërsa nga aspekti terminologjik imani është besim i plotë në atë me të cilën ka ardhur Pejgamberi a.s. nga Allahu xh.sh. Do me thënë të besuarit plotësisht me zemër, në mënyrë të përgjithshme në Pejgamberin a.s. në të gjitha ato që dihen si parime të domosdoshme të ardhjes së tij prej Allahut xh.sh.[12]. Pra, besimi në mënyrë të përgjithshme (ixhmalen)[13] është obligim në ato që dihen se janë të përgjithshme, dhe besimi në mënyrë të detajizuar është obligim në ato që dihën se janë të detajizuar[14].

Imani nuk është ‘elma’rifetu’(njohje)
Domethënia e imanit sipas aspektit terminologjik nuk mbartet në ndonjë domethënie tjetër, pos në atë ‘tasdik-besim i plotë’. Ai (imani) nuk është dije (el ilm) dhe as njohje (el ma’rifetu), sepse edhe prej pabesimtarëve kishte të atillë që e njihnin të vërtetën, por nuk besonin në të, përshkak të kryeneqësisë dhe mendjemadhësisë[15]. Allahu xh. sh. për hebrenjët dhe të krishterët thotë:
الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْرِفُونَهُ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَاءهُمْ وَإِنَّ فَرِيقاً مِّنْهُمْ لَيَكْتُمُونَ الْحَقَّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ ”Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup prej tyre edhe pse e dinë këtë janë duke fshehur të vërtetën”[16];
وَإِنَّ الَّذِينَ أُوْتُواْ الْكِتَابَ لَيَعْلَمُونَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِن رَّبِّهِمْ ”… E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurishtë se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre…”[17];
وَجَحَدُوا بِهَا وَاسْتَيْقَنَتْهَا أَنفُسُهُمْ ظُلْمًا وَعُلُوًّا فَانظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُفْسِدِينَ ”Dhe, edhe pse bindshëm të besueshëm në to (se ishin nga Zoti), i mohuan në mënyrë të padrejtë e me mendjemadhësi, pra shikoje se çfarë ishte fundi i shkatërrimtarëve”[18]
Ekziston dallim (i qartë) në mes të ‘elma’rifetu-njohje’ dhe të ‘et-tasdiku-besim i plotë’. Tasdiku është shprehje e lidhjes së zemrës ndaj asaj që arrin ta njohë prej lajmëve të lajmëruesit. Dhe si e tillë është çështje e fituar (kesbijj) të cilën ‘musaddiku’- ai cili e bartë tasdikin, e verifikon me vet zgjedhjen e tij. Në bazë të kësaj ai urdhërohet dhe shpërblehet, ngase atë e konsideron si bazë të ibadeteve (re’sul ibadati).[19]
Për dallim prej ‘elma’rifetu-njohje’ e cila shpesh herë arrihet pa shprehur fare interesimin për ta fituar, siç ndodhë me atë i cili rastësisht ia drejton të shikuarit e tij ndonjë trupi e arrin të njohë se është mur apo është gur…[20]
Mirëpo, nuk do të thotë se njohja, nuk ka të bëjë me imanin, apo është kontradiktë e tij. Assesi jo. Ajo e ka pozitën e vet të patjetërsueshme në fe. Porse ‘njohja’ e të vërtetës është e padobishme në vlerësimet e besimit të njeriut, nëse njeriu paraprakisht apo edhe krahasimisht, nuk është i pajisur me tasdik-besim të drejtë në Zotin. Efekti i saj në fe është e kushtëzuar për besimin e assesi pa të. Këtë e sqaron Imam Ebu Hanife r.a. në librin e tij ‘El Vesijjetu’, ku thotë:”Imani është deklarim me gjuhë dhe besim me zemër. Vetëm deklarimi nuk konsiderohët iman. Sepse sikur ai (deklarimi) të ishte besim, atëherë munafikët (hipokritët) të gjithë do të ishin besimtarë. Kështu është edhe ‘NJOHJA’. Vetëm njohja, do me thënë, pa ekzistuar ‘TASDIKI’, nuk konsiderohët besim, sepse sikur ajo të ishte iman, atëherë ithtarët e librit (hebrenjët dhe të krishterët), të gjithë do të ishin besimtarë. Por, Allahu për realitetin e hipokritëve ka thënë:”Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë”[21], do të thotë (janë gënjeshtarë) ndaj thirrjeve të tyre se (gjoja) kanë iman, ndërkohë që fare nuk kanë besim. Dhe për realitetin e ‘Ehlul Kitabit’ ka thënë[22]:”Atyre që u kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhamedin) siç i njohin bijtë e vet…”[23].
Ndërsa Ebul Muin En-Nesefiju ne veprën e tij të njohur ‘Tebsiretu’l Edil-Leti’, kur flet për diferencimet në mes të ‘njohjës’ dhe ‘besimit’ thotë:”Nuk kushtëzohet që me mosekzistimin e diturisë (për diç të caktuar) të mosekzistojë fare edhe besimi. Sepse ne kemi besuar në melaikët, librat dhe pejgamberët, ndërkohë që ne nuk i njohim ata me anë të syve tanë. Andaj edhe kryeneqët (muanidune-hebrenjët dhe krishterët) e njihnin atë, por nuk e besonin, siç ka thënë Allahu xh.sh.[24] dhe e citon ajetin e surës El Bekare:146 që u cekë më lartë.
Pra, kjo e argumenton ndarjen e besimit prej njohjes dhe ndarjen e njohjes prej besimit. Dhe na bazë të kësaj, imani nuk konsiderohet njohje, për dallim prej Xhehm bin Safvanit i cili imanin e konsideron njohje[25].
Arsyeja se pse u shtjellua diferencimi i besimit nga njohja është sepse grupi që e mbështet ndryshimin e imanit, përveç karakterizimieve të tjera të ndërlidhura me imanin, ata çështjen e fokusojnë , përkatësisht e adresojnë në intenzitetin e shtimit dhe të mungimit të ‘njohjës’ apo ‘dijës’ që ka të bëjë me imanin dhe Islamin.

-VIJON-



Vendos ne Facebook


 

[1] El Mul-la Alij bin Sulltan Muhammed, El Kari “SHERHUL FIKHIL EKBER LI EBI HANIFETE EN-NU’MAN”, tahkik Mervan Muhamed Esh-Sha’ar, ‘daru’n-nefais, botimi i parë – 1417/1997, Bejrut-Libon, fq. 19.
[2] Sa’dud-Dinë Mes’ud bin ‘Umer Et-Taftazanij, “SHERHUL AKAIDIN-NESEFIJJETI”, tahkik Muhamed Adnan Dervish, boton ‘mektebetu daril bejruni, pa vend dhe vit botimi, f.196.
[3] Ky formulim përfshin të gjitha ato elemente që janë bërë të nbjohura si qenësore të fesë dhe që përgjithësisht dihen pa sjellur fare argument, siç janë: Njëshmëria e Krijuesit, obligimi i namazit, ndalesa e alkoolit (etj.). Gjersa për shëmbull, nëse dikush nuk beson në obligueshmërinë e namazit, kur kjo atij i bëhet pyetje, atëherë ai është pabesimtar te shumica e dijetarëve shih: Lil Kadi Adud-Din Abdurr-Rrahman El Iixhij,”SHERHUL MEVAKIF”, autor Es-sejjid esh-sherif Alij bin Muhamed El Xhurxhani, botimi i parë, 1998/1419, boton Darul kutubil ilmijjeh, Bejrut-Libon,vëllimi i katër, kapitulli i tetë (fi hakikatil imani), f. 352.
[4] Xhemalud-din Ahmed bin Muhamed, El Gaznevijj El Hanefijj “KITABU USULID-DINI”, tahkik ed-duktur Omer Vefik Da’uk, darul beshairi’l islamijjeh, botimi i parë, 1998/1419.. f. 255.
[5] Kur’ani, Jusuf : 17.
[6] El Al-lametu Ibnu Ebil Izz El Hanefijj, “SHERHUL AKIDETIT-TAHAVIJE”, vërtetimin shkencor dhe recenzimin e kanë bërë grup dijetarësh, nxjerrjen e haditheve e ka bërë Muhammed Nasirud-din El Elbanijj, botimi i nëntë 1408h \ 1988m, El mektebetu’l Islamijj, Bejrut, f. 337.
[7] Lil Al-lameti Ebi Abdilah, Muhamed bin Ebi Bekr bin Ejjub Ibni Kajjim El Xhevzijjeh, “MEDARIXHUS - SALIKINI”, tahkik dhe ta’lik Muhamed El Mu’tesimu bil-Lahi El Bagdadij, botimi i shtatë, 2003/1423, boton Darul Kitabil Arebijj, Bejrut, 2/258.
[8] Kur’ani, El Maide:119.
[9] Kur’ani, Ez-Zumer:33.
[10] El Xhevzijjeh, “MEDARIXHUS - SALIKINI”, op. cit. f. 2/259.
[11] Kur’ani, El Isra:80.
[12] Xhemalud-din Ahmed bin Muhamed, El Gaznevijj El Hanefijj “KITABU USULID-DINI”, tahkik ed-duktur Omer Vefik Da’uk, darul beshairi’l islamijjeh, botimi i parë, 1998/1419.. f. f. 251
[13] Me formulimin besimi në mënyrë të përgjithshme, konsistohet në atë që është paraqitus në mënyrë të atillë, siç është besimi në melaikët, librat, të dërguarit (ejt.). Dhe kushtëzohët besimi në ato që janë të detajizuar, siç është Xhibrili, Mikaili (prej Melaikëve); Musa, Isa,… (prej pejgamberëve); Tevrati, Inxhili,,…(prej librave të shpallura), e kështu me radhë. Kjo është te esh’arijtë dhe maturidijtë. Shih: Musa Muhamed Alij “KAVAIDU’L AKAIDI” li huxh-xhetil Islami’l imami’l Gazalijj, boton alemu’l kutub, botimi i dytë, 1405 h /1985 m, fq. 244, fusnota (1).
[14] Sa’dud-Dinë Mes’ud bin ‘Umer Et-Taftazanij, “SHERHUL AKAIDIN-NESEFIJJETI”, tahkik Muhamed Adnan Dervish, boton ‘mektebetu daril bejruni, pa vend dhe vit botimi, f.,197.
[15] El Al-lametu Mes’ud bin Umer bin Abdullah, i njohur me pseudonimin Sa’dud-din, Et-Taftazanij, “SHERHUL MEKASID”, ta’lik Ibrahim Shemsud-din, botimi i parw, 2001/1422, boton ‘darul kutubi’l ilmijjeh, Libon Bejrut.f. 3/426,
[16] Kur’ani , El Bekare:146.
[17] Kur’ani, El Bekare:144
[18] Kur’ani, En-Neml:14.
[19] Lil Kadi Adud-Din Abdurr-Rrahman El Iixhij, “SHERHUL MEVAKIF”, autor Es-sejjid esh-sherif Alij bin Muhamed El Xhurxhani, botimi i parë, 1998/1419, boton Darul kutubil ilmijjeh, Bejrut-Libon,vëllimi i katër, kapitulli i tetë (fi hakikatil imani), fq.352.
[20] Lil Kadi Adud-Din Abdurr-Rrahman El Iixhij, “SHERHUL MEVAKIF”, op.cit. vëllimi i katër, kapitulli i tetë (fi hakikatil imani), fq.352.
[21] Kur’ani, El Munafikun:1.
[22] Imam Ebu Hanife, ‘El Vesijje’, cituar sipas El Mul-la Alij bin Sulltan Muhammed, El Kari “SHERHUL FIKHIL EKBER LI EBI HANIFETE EN-NU’MAN”, op. cit. f. 181.
[23] Kur’ani, El Bekare:146
[24] El Al-lametu Mes’ud bin Umer bin Abdullah, i njohur me pseudonimin Sa’dud-din, Et-Taftazanij, “SHERHUL MEKASID”, op.cit. f. 3/430.
[25] El Al-lametu Mes’ud bin Umer bin Abdullah, i njohur me pseudonimin Sa’dud-din, Et-Taftazanij, “SHERHUL MEKASID”, op.cit. f. 3/431.
Azhornuar së fundi ( Saturday, 26 June 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (151)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (320)

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (159)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (176)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (22)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (88)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 351

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (130)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (342)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (157)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 5 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot97
mod_vvisit_counterDje254
mod_vvisit_counterKëtë Javë1342
mod_vvisit_counterKëtë Muaj836
mod_vvisit_counterGjithsej88401

Lidhje

Template Template