Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“99:4 Ate dite ajo i rrefen tregimet e veta,”
Hadithi i dites
nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
04:56 AM |
| Dielli |
06:45 AM |
| Dreka |
01:23 PM |
| Ikendija |
05:16 PM |
| Akshami |
08:04 PM |
| Jacija |
09:41 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
|
Imani është një, (pjesa e pestë) |
|
|
|
|
Shkruar nga Redaktuesi
|
|
Friday, 02 July 2010 |
|
Shkroi: Orhan Bislimaj
IMANI ËSHTË NJË, AI AS NUK SHTOHET E AS NUK MUNGOHET
(shpjegim akaidologjik i thënies së Imam A’dham Ebu Hanife r.a.)

قوله:وَ إِيمَانُ أَهْلِ السَّمَاءِ وَ اْلأَرْضِ لاَ يَزِيدُ وَ لاَ يَنْقُصُ. وَالْمُؤْمِنُونَ مُسْتَوُونَ فِي اْلإِيمَانِ وَ التَّوْحِيدِ مُتَفَاضِلُونَ فِي اْلأَعْمَالِ
Thënia e Ebu Hanifes:“Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet. Besimtarët janë të barabartë në iman (besim të plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhid (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave”[1]
Imani parimisht është veprim i zemrës
Të gjithë Ehlu Sunneti janë të një mendimi se nuk ka iman pa besim me zemër. Kjo argumentohet me ajete, hadithe dhe dëshmi të selefit. Ndërsa (konkretisht) thënia e Allahut xh.sh.:
إِلاَّ مَنْ أُكْرِهَ وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالإِيمَانِ
”…me prejashtim të atij që dhunohet (për të mohuar) e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim…”[2],
argumenton se zemra është vendi i imanit dhe jo gjuha [3].
Janë të shumta ajetet dhe hadithet, që e vërtetojnë se imani është veprim i zemrës dhe jo i gjuhës. Allahu xh.sh. thotë:
أُوْلَئِكَ كَتَبَ فِي قُلُوبِهِمُ الْإِيمَانَ
”…Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin…”[4];
وَقَلْبُهُ مُطْمَئِنٌّ بِالإِيمَانِ
”…e zemra e tij është e bindur plotësisht me besim…”[5];
وَلَمْ تُؤْمِن قُلُوبُهُمْ
”…e zemrat e tyre nuk kanë besuar…”[6];
وَلَمَّا يَدْخُلِ الْإِيمَانُ فِي قُلُوبِكُمْ
”… e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja…”[7]
Ndërsa në hadith thuhet:
عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يُكْثِرُ أَنْ يَقُولَ اللَّهُمَّ ثَبِّتْ قَلْبِي عَلَى دِينِكَ
O Zot përforcoje zemrën time në fenë Tënde”[8] dhe hadithi tjetër:
عَنْ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَا يَدْخُلُ النَّارَ أَحَدٌ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةِ خَرْدَلٍ مِنْ إِيمَانٍ وَلَا يَدْخُلُ الْجَنَّةَ أَحَدٌ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ حَبَّةِ خَرْدَلٍ مِنْ كِبْرِيَاءَ
“Nuk hyn në xhehenem askush nëse në zemrën e tij ka sa grimca e farës së mustardit (hardelun) besim, dhe as nuk hyn në xhenet ai i cili në zemrën e tij ka sa grimca e farës së mustardit mendjemadhësi”[9]
Në këtë kontekst është dhe thënia e Pejgamberit a.s. ndaj Usames r.a. me rastin kur e mbyti një njeri që tha ‘La ilahe il-lallah - nuk ka zot tjetër përveç Allahut:
هلّا شققت قلبه فنظرت أصادق هو أم كاذب
A mos ia hape zemrën e tij e e ke parë se ishte besimtar apo gënjeshtar (pabesimtar)?”[10]
Ndërsa Ebu Hanife r.a. thotë: Në qoftëse dikush pyet se ku është vendi i imanit? Thuaj burimi dhe vendi i tij është zemra [11].
Allahu xh.sh ia ka mundësuar robit që këtë thesar të çmueshëm, besimin, ta ruajë në vendin më të sofistikuar, në zemër, karakterizimin semantik dhe misterioz të së cilës në raste të caktuara nuk mund ta dijë askush, pos Allahut xh.sh i Cili është më afër njeriut se vet njeriu ndaj vetvetës. Andaj dhe robi mund të ketë trysni nga faktorë të jashtëm që të mos i praktikojë obligimet që rrjedhin nga të pranuarit e besimit, ose ai mund të imponohet dhunshëm që ta mohojë deklarativisht besimin të cilin e ka deklaruar haptazi para njerëzve, por ai nuk mund të pengohet nga askush që bindjen të cilën e ka në zemër ta ndryshojë përpos nëse këtë e bënë me dëshirë. Rrjedhimisht nëse vdes në këtë gjendje, pra vetëm me besim në zemër, ai është besimtar te Allahu xh.sh., me koncenzus të dijetarëve.
Pra, qëllimi në këtë është se imani në parim nuk është i ndërlidhur me elemente të atilla, qëndrueshmëria e të cialve qoftë edhe krejt formalisht mund të neutralizohet (rrënohet) nga trysnitë e faktorëve të jashtëm, siç kjo mund të ndodhë me “deklarimin gojor” dhe “praktikimin e riteve fetare”. Po të mos ishte imani besim me zemër, atëherë pengimi për t’i zbatuar ritet fetare dhe për ta deklaruar haptazi dëshminë do të konsiderohej edhe eliminim i imanit gjë që kjo në realitet nuk mund të jetë valide. Pastaj antiteza tjetër, nëse këto dy të fundit (zbatimi i vaprave dhe deklarimi i dëshmisë) nuk aplikohen nën hijën e vetllogaris imanore (besimore) nuk kanë kurrfarë rrezulltati dhe janë të pavlerë, kur është fjala për efikasitetin e pashmangshëm të imanit në vlerësimin e veprës . Këtë e argumenton Kur’ani Fisnik ku thotë:”Ka disa njerëz që thonë: Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë” [12]
Prandaj, sikur imani të ishte i përbërë prej fjalës (deklarimit) dhe veprës, atëherë me rënien e pjesës nënkupton rënien e të tërës. Mirëpo vepra është e bashkangjitur (atafe) në imanin, ndërsa bashkangjitja e kërkon ndryshimin [13], Allahu xh. sh. thotë:
الَّذِين آمَنُواْ وَعَمِلُواْ الصَّالِحَاتِ
”Ata që besuan dhe bënë vepra të mira…”[14] dhe ajete të tjera në Kur’an, e të cilat i kemi cituar në njësinë e kaluar. Pra, është prej gjërave të ditura se sendi nuk mund të bashkohët me të kundërtën e saj dhe as me të kundërtën e pjesës së saj. Atëherë vërtetohët se imani nuk është veprim i gjymtyrëve dhe as i përbërë prej tyre, por është veprim i zemrës dhe në këtë rast ai ose është ‘tasdik’ besim, ose është ‘ma’rife’ njohje. Kjo e fundit nuk qëndron, sepse e lajthit esencën e përmbajtjës së nas-sit (ajeteve dhe haditheve) [15].
Dhe pastaj kur e kuptojmë se imani është tasdik dhe është veprim i zemrës, atëherë me pa vështirësi do të mund ta kuptojmë aspektin e patundshmërisë së tij se ai as nuk shtohet e as nuk mungohet.
Pra, ndryshimi i mendimeve rreth shtimit dhe mungimit të imanit, dhe valorizimi i kahjeve të tyre, rrezullton mbi bazën e asaj se si definohët së kuptuari nocioni iman.
-VIJON-
Vendos ne Facebook
[1] El Mul-la Alij bin Sulltan Muhammed, El Kari “SHERHUL FIKHIL EKBER LI EBI HANIFETE EN-NU’MAN”, tahkik Mervan Muhamed Esh-Sha’ar, ‘daru’n-nefais, botimi i parë – 1417/1997, Bejrut-Libon, fq. 19.
[2] Kur’ani, En-Nahl:106.
[3] El Al-lametu Ibnu Ebil Izz El Hanefijj, “SHERHUL AKIDETIT-TAHAVIJE”, vërtetimin shkencor dhe recenzimin e kanë bërë grup dijetarësh, nxjerrjen e haditheve e ka bërë Muhammed Nasirud-din El Elbanijj, botimi i nëntë 1408h \ 1988m, El mektebetu’l Islamijj, Bejrut, f. 337.
[4] Kur’ani, El Muxhadele:22
[5] Kur’ani, En-Nahl:106.
[6] Kur’ani, El Maide:41.
[7] Kur’ani, El Huxhurat:14.
[8] Suneni i Ibni Maxhes, Kitabud-duai, Babu: duau Resulilahi, nr. 3824.
[9] Sahihul Muslim, Kitabul Imani, Babu: Tahrimul kibri, nr. 132.
[10] E transmeton Buhariu nr.4269 dhe 6872; Muslimi:96,158,159; Ibni Hibani:4751; Vahidiu në ‘Esbabin- Nuzul’fq.117; Dhehebiu në ‘Es-Sijer’ 2/505, që të gjithë nga transmetimi i Usamete bin Zejd. cituar sipas El Mulla Alij bin Sulltan, El Karij El hanefijj, “SHERHU KITABI’L FIKHI’L EKBER”, me tahkik të Alijj Muhamed Dendel, boton ‘darul kutubi’l ilmijjeh’, botimi i parë, Bejrut-Liban,1995/1416.f. 143.
[11] Ebu Hanife “EL FIKHU’L EBSAT”, kaptina mbi imanin, cituar sipas Doç. Dr. Mustafa Öz “IMAM-I A’ZAMIN BEŞ ESERI, EL ALIM VE’L MUTEAL-LIM; EL FIKHU’L EBSAT; EL FIKHU’L EKBER; RISALETU EBI HANIFETE; EL VESIJJEH, Stanboll, 1992, f.105.
[12] Kur’ani, El Bekare:8.
[13] El Al-lametu Ibnu Ebil Izz El Hanefijj, “SHERHUL AKIDETIT-TAHAVIJE”, vërtetimin shkencor dhe recenzimin e kanë bërë grup dijetarësh, nxjerrjen e haditheve e ka bërë Muhammed Nasirud-din El Elbanijj, botimi i nëntë 1408h \ 1988m, El mektebetu’l Islamijj, Bejrut, f. 337.
[14] Kur’ani, El Bekare:25
[15] Lil Kadi Adud-Din Abdurr-Rrahman El Iixhij, “SHERHUL MEVAKIF”, autor Es-sejjid esh-sherif Alij bin Muhamed El Xhurxhani, botimi i parë, 1998/1419, boton Darul kutubil ilmijjeh, Bejrut-Libon vollimi i katër, kapitulli i tetë, fq. 354.
|
|
Azhornuar së fundi ( Wednesday, 07 July 2010 )
|
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|