Thënia e Ebu Hanifes:“Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet. Besimtarët janë të barabartë në iman (besim të plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhid (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave”[1]
Mendimet e dijetarëve rreth shtimit dhe mungimit të imanit
Shumica e dijetarëve (el xhumhur) që e ndalojnë shtimin dhe mungimin e imanit, konsiderojne se ai (imani) është emër që përfaqëson besimin e plotë i cili i arrijnë përmasat e bindjes së thellë (lit-tasdikil baligi had-del jekini), dhe si i tillë nuk eshtë i ndryshueshëm (la jetefavetu). Ai ndryshohet kur konsiderohet emër për veprat (lit-taati). Andaj edhe (jo rastësisht) është thënë: Mospajtimi është ngritur bi mospajtimin rreth komentimit të nocionit iman.
[2]
Mirëpo, është e vërtetë se gjerësa lërja e veprës nuk konsiderohet dalje nga imani, atëherë ndryshimi (et-tefavut), ekziston në elementet plotësuese të imanit (fi kemalil iman) e jo në vetë esencën e imanit (la fi aslihi)
[3]
Drejtimi i esharijve, mutezilëve, pastaj transmetohet nga imam Shafiju r.a. dhe shumica (kethir) e dijetarëve thonë se
imani shtohet dhe mungohet. Ndërsa te imam Ebu Hanife, Allahu e mëshiroftë dhe shokët e tij dhe te shumica (kethir) e dijetarëve, i shquar është Imamul Haremejni (i cili është dijetar i Ehlu Sunetit, i krahut esh’arij),
imani as nuk shtohet e as nuk mungohet, sepse ai është emër që identifikon besimin e plotë (tasdik) i cili i arrinë përmasat e bindjes së prerë dhe të nënshtrimit total, andaj edhe në të nuk mund të parafytyrohet shtimi dhe mungimi.[4]
Kështuqë musad-diki (ai i cili posedon besimin e plotë) kur bënë vepra të mira apo mëkate, besimi i plotë (et-tasdik) i tij përballë kësaj gjendje nuk ndryshon fare në esencë. Ai (tasdiki) mund të jetë i ndryshueshëm në diferencën më pak ose më shumë kur është emër për veprat e mira (taat). Prandaj, edhe për këtë Imam Rraziu dhe të tjerë mbajtën qëndrimin se ky ihtilaf (ndryshim mendimesh) është pjesë e komentimit të esencës së imanit. Pra, nëse themi se imani është tasdik-besim i plotë dhe i prerë, atëherë ai nuk i nënshtrohet ndryshimit, e nëse themi se ai është veprat, atëherë ai është i ndryshueshëm.
[5]
Vështrimi i konstantës së imanit nga apsekti sasior dhe cilësor
Ndërkohë që intenziteti i përmbajtjës semantike të imanit përkatësisht të atij të tasdikit, në parim këndvështrohet nga dy aspekte që ndërlidhën me pozitën e tij: nga aspekti i sasisë dhe nga aspekti i cilësisë. Në kontinuitet me këtë, disa dijetarë e pranojnë shtimin dhe mungimin e imanit në aspektin cilësor, por jo edhe në atë sasior, ndërsa disa të tjerë shtimin dhe mungimin e imanit e mbështesin në të dy aspekte.
Arena e mospajtimit është në ndryshimin e imanit për nga aspekti sasior (el kem-mij-jetu) me këtë nënkuptoj ‘më shumë’ dhe ‘më pakë’,(el kil-letu vel kethretu) sepse shprehja ‘zijadetun’, zakonisht përdorët në numra, e jo në aspektin cilësor (el kejfij-jetu) me këtë nënkuptoj ‘forcim’ dhe ‘dobësim’ (el kuvvetu ved-da’fu)
[6]
Atëherë nën varësin e semantikës së imanit të kundruar nga aspekti sasior dhe ai cilësor, ndikohët edhe përkufizimi i arenës që përfshin limitet përbrenda vet esencës ekzistenciale dhe substanciale të imanit si dhe parashtrohet përceptimi i elementeve që ndërlidhën me imanin dhe pozita e tyre përballë tij.
Mbi këtë rrjedhshmëri, autori i librit vuliminoz ‘sherhul mevakifi’ Alij bin Muhamed El Xhurxhani e fokuson shtimin dhe mungimin e imanit në dy aspekte:
1.Nga aspekti qenësor i imanit (bi hasbi dhatihi) në përmasat e ‘fortësisë’ dhe ‘dobësisë’- (el kuvvetu ved-da’fu), ku thotë se lejohët (shtimi dhe mungimi) në kuadër të fortësisë dhe dobësisë pa pasur mundësinë që kjo të bie në kontradiktë.; dhe
2. Nga aspekti i elementëve që janë të lidhura me të (bi hasbil muteal-leki), ku elementet (efrad) që dihën si të pashmangëshme të ardhjës së Muhamedit a.s. janë të shumta (mutead-didetun) dhe përfshihën në besimin e plotë të artikuluar në mënyrë të përgjithshme. Ndërkaç, kur bëhet e ditur një prej atyre në mënyrë të veçantë dhe me besim të veçantë, atëherë ky besim është i ndryshueshëm (mugajiren) prej besimit të shprehur në mënyrë të përgjithëshme, dhe është pjesë e imanit. Andaj nuk ka dyshim se të besueshmet që bëhen të ditura (pas atij besimit të përgjithshëm) (et-tasdikatut-tefad-dulijjetu), e pranojnë shtimin. Kështu është (paraqitur) besimi në ajetet kur’anore siç është fjala e Allahut xh.sh.:
وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا
”…të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi…”[7], që do të thotë se imani i pranon ato dyja (shtimin dhe mungimin) sipas përmbajtjes së mënyrës së dytë. Ndërsa ajeti:
وَلَـكِن لِّيَطْمَئِنَّ قَلْبِي
”…Por desha që zemra ime të ngopet (bindje)!”[8], dëfton shtimin dhe mungimin e imanit sipas përmbajtjes së mënyrës së parë
[9]. Përkundër faktit se për mënyrën e dytë, në vetë atë vepër (pra, në ‘Sherhul Mevakif’, op.cit. fq.360) potencohet se kjo nuk ka të bëj me shtim të imanit, por me transferim të tij nga besim i përgjithshëm në atë të detajizuar. Dhe sipas të gjitha mundësive këtu është edhe poenta e ndryshimit të imanit që te një pjesë e caktuar e dijetarëve konsiderohët si shtim dhe mungim, ndërsa te pjesa tjetër kalim prej të përgjithshmës në atë të detajizuar, siç kjo do të trajtohët më vonë me argumente karakterizuese.
-VIJON-
Vendos ne Facebook