Këndi i Arabishtes - العربية
Video Galeria
Audio Galeria
Foto Galeria
Ajeti i dites
“36:71 A nuk e shohin ata se nga ajo qe Ne vete e shpikem, u krijuam atyre kafshet qe ata i kane”
Hadithi i dites
nje njeri ka ngrene te Pejgamberi s.a.v.s. me doren e majte, e i Derguari i All-llahut i tha: “Ha me doren e djathte!” Ai tha: “Nuk mundem!” Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgje pervec mendjemadhesise!” Pas kesaj, njeriu nuk e afroi doren e majte te goja”.
Takvim
Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.
|
| Imsaku |
04:56 AM |
| Dielli |
06:45 AM |
| Dreka |
01:23 PM |
| Ikendija |
05:16 PM |
| Akshami |
08:04 PM |
| Jacija |
09:41 PM |
Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1 |
|
|
|
 |
|
Imani është një, (pjesa e shtatë) |
|
|
|
|
Shkruar nga Administrator
|
|
Friday, 23 July 2010 |
|
Shkroi: Orhan Bislimaj
IMANI ËSHTË NJË, AI AS NUK SHTOHET E AS NUK MUNGOHET
(shpjegim akaidologjik i thënies së Imam A’dham Ebu Hanife r.a.)

قوله:وَ إِيمَانُ أَهْلِ السَّمَاءِ وَ اْلأَرْضِ لاَ يَزِيدُ وَ لاَ يَنْقُصُ. وَالْمُؤْمِنُونَ مُسْتَوُونَ فِي اْلإِيمَانِ وَ التَّوْحِيدِ مُتَفَاضِلُونَ فِي اْلأَعْمَالِ
Thënia e Ebu Hanifes:“Imani i banorëve të qiellit dhe të tokës as nuk shtohet e as nuk mungohet. Besimtarët janë të barabartë në iman (besim të plotë dhe të prerë në Allahun) dhe tevhid (në deklarimin e Njëshmërisë së Allahut). Ndërsa ata (mund të) kanë epërsi (ndryshim) në mes vete vetëm nga aspekti i veprave”[1]
Argumentet e dijetarëve që thonë se imani është i ndryshueshëm
Grupi që konsideron se imani shtohet dhe mungohet, këtë e vërtetojnë me anë të argumenteve të mendjes dhe argumenteve të transmetimit (bil akli ven-nakli). Sa i përket mendjes ata thonë se sikur imani të mos pranonte ndryshim, atëherë do të ishte njësim i ymetit, ku ai që është i përfshirë në mëkate, do të ishte i barabartë me besimin e pejgamberëve dhe melaqëve, ndërsa një gjë e tillë në mënyrë të prerë është jo valide (batilun kat-tun). Ndërsa sa i përket argumenteve të transmetimi, tekstet që vijnë në këtë kuptim janë të shumta si [2]:. Allahu xh.sh thotë:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ الَّذِينَ إِذَا ذُكِرَ اللّهُ وَجِلَتْ قُلُوبُهُمْ وَإِذَا تُلِيَتْ عَلَيْهِمْ آيَاتُهُ زَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَعَلَى رَبِّهِمْ يَتَوَكَّلُونَ
”E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur u përmendet Allahu u rrënqethet zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm të Zoti i tyre”[3], pastaj,
وَإِذَا مَا أُنزِلَتْ سُورَةٌ فَمِنْهُم مَّن يَقُولُ أَيُّكُمْ زَادَتْهُ هَـذِهِ إِيمَانًا فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُواْ فَزَادَتْهُمْ إِيمَانًا وَهُمْ يَسْتَبْشِرُونَ
”E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë:Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të”[4], pastaj ajeti:
هُوَ الَّذِي أَنزَلَ السَّكِينَةَ فِي قُلُوبِ الْمُؤْمِنِينَ لِيَزْدَادُوا إِيمَانًا مَّعَ إِيمَانِهِمْ وَلِلَّهِ جُنُودُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيمًا حَكِيمًا
”Ai është që në zermrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të Allahut, e Allahu është shumë i djishëm dhe shumë preciz”[5],
وَمَا جَعَلْنَا أَصْحَابَ النَّارِ إِلَّا مَلَائِكَةً وَمَا جَعَلْنَا عِدَّتَهُمْ إِلَّا فِتْنَةً لِّلَّذِينَ كَفَرُوا لِيَسْتَيْقِنَ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ وَيَزْدَادَ الَّذِينَ آمَنُوا إِيمَانًا
“E mbikëqyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kuran) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan t’u shtohet edhe më besimi…”[6]. Dhe ajete të tjera që ndërlidhen me imanin si ajeti i 13 në kaptinën e El Kehf; ajeti 76 në kaptinën Merjem; ajeti 260 në kaptinën El Bekare e ajete të tjera.
Ndërsa prej haditheve që i kanë për bazë janë disa ndër të tjera prej më kryesorëve janë edhe këto:”Përgjigjja e Pejgamberit a.s. ndaj Ibni Umerit r.a. kur ai e kishte pyetur se a shtohet dhe a mungohet imani? Resulullahi s.a.v.s. kishte thënë:” Po shtohet derisa pronari i tij të hyjë në xhennet, dhe mungohet derisa pronari i tij të hyjë në xhehenem[7]. Pastaj hadithi tjetër:”Sikur të peshohej imani i Ebu Bekrit me imanin e këtij ymeti me siguri se (imani i tij) do të dominonte”[8].
Pastaj për argument i kanë thëniet e të parëve (selefit):” Trasnmetohet nga Ibni Abasi dhe Ebi Hurejre r.a. të cilët kanë thënë:”Imani shtohet dhe mungohet”. Diç të ngjajshme transmetohet edhe nga Ebi Ed-Derdai…[9] dhe transmetime të tjera, të ndërlidhura kontekstualisht.
Transmetohet nga Abdullah bin Revaha i cili i ka thënë një shoku të tij:”Eja të besojmë një orë!. Ai tha: A nuk jemi besimtarë? Tha: Gjithësesi, por ne me anë të përkujtimit të Allahut e shtojmë imanin”[10]
Diç të ngjajshme me këtë transmetohet edhe nga Alkame r.a. Ndërsa Muxhahidi ka thënë:”Imani është fjalë dhe vepër, shtohet dhe mungohet”[11].
Dhe transmetime të tjera të kësaj natyre.
Ndërsa Muhamed bin Salih El Uthejmin, rreth faktorëve që e shtojnë imanin thotë:
Shkaqet që e shtojnë imanin (ndër të tjera) janë:
1. Njohja e Allahut xh.sh. (ma’rifetullahi) me emrat dhe cilësitë e Tij. Njeriu sa herë që e shton njohjen ndaj Allahut, ndaj emrave të Tij dhe Cilësive të tij, pa dyshim se i shtohet edhe imani. Ndaj edhe sipas kësaj ekzistojnë dijetarë të cilët dijnë prej emrave dhe cilësive të Allahut të madhëruar atë çka nuk e dinë të tjerët, dhe në këtë aspekt ata janë me besim më të fortë se të tjerët.
2. Soditja (en-nadhru) në argumentet universale dhe ligjore të Allahut xh.sh. Njeriu sa herë që i sodit argumentet universale e të cilat janë (mbarë) krijesat, i shtohet imani. Allahu xh.sh thotë:
وَفِي الْأَرْضِ آيَاتٌ لِّلْمُوقِنِينَ وَفِي أَنفُسِكُمْ أَفَلَا تُبْصِرُونَ
”Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni”[12]. Ajetet që e argumentojnë këtë janë të shumta. Me këtë nënkuptoj ajetet të cilat argumentojnë se njeriu me anë të meditimit dhe hulumtimit në këtë gjithësi e shton imanin e tij.
3. Shtimi i veprave të mira (kethretut-taati). Njeriu sa herë që i shton veprat e tij të mira, atij edhe me këtë i shtohët besimi, pamarrë parasysh se veprat janë nga aspekti i fjalës apo i veprës. Dhikri (përkujtimi i Allahut) e shton imanin si nga aspekti sasior (kemmijjeten), si nga aspekti cilësor (kejfijjeten). Gjithashtu namazi, agjërimi dhe haxhi, e shtojnë imanin edhe nga aspekti sasior edhe nga aspekti cilësor.[13]
-VIJON-
Vendos ne Facebook
[1] El Mul-la Alij bin Sulltan Muhammed, El Kari “SHERHUL FIKHIL EKBER LI EBI HANIFETE EN-NU’MAN”, tahkik Mervan Muhamed Esh-Sha’ar, ‘daru’n-nefais, botimi i parë – 1417/1997, Bejrut-Libon, fq. 19.
[2] El Al-lametu Mes’ud bin Umer bin Abdullah, i njohur me pseudonimin Sa’dud-din, Et-Taftazanij, “SHERHUL MEKASID”, ta’lik Ibrahim Shemsud-din, botimi i parw, 2001/1422, boton ‘darul kutubi’l ilmijjeh, Libon Bejrut, f. 3/448.
[3] Kur’ani, El Enfal: 2
[4] Kur’ani, Et-Tevbe: 124.
[5] Kur’ani, El Fet-h:4.
[6] Kur’ani, El Mud-deth-thir:31.
[7] Transmeton Ibni Maxheh në ‘Mukad-dime, kapitulli 9; shih: Sahihul Buhari, ‘kitabul imani, kapitulli 33 (babuz-zijadetil imani ve naksanihi); Tirmidhiu në ‘Kitabul imani, kapitulli i 6 (babu ma xhae fi istikmalil imani ve zijadetihi ve naksanihi), cituar sipas Abdul Kerim Tetan, Muhamed Edib El Kilanijj, “AVNUL MURIDI LISH-SHERHI XHEVHERET’IT-TEVHIDI” fi akideti Ehlis-Sunneti vel Xhemaati, boton Darul Beshair, botimi i dytë, 1999/1419, pa vend botimi 1/264) Në librin: El Gaznevijj El Hanefijj, Xhemalud-din Ahmed bin Muhamed, “KITABU USULID-DINI”, tahkik ed-duktur Omer Vefik Da’uk, boton: darul beshairi’l islamijjeh, botimi i parë, 1998/1419, fq.256, për këtë hadith pasqyrohet kjo:Transmeton Ibni Maxhe me numër:74. Senedi (vargu zingjiror i transmetimit) i këtij hadithi është da’if (i dobët), ashtu siç ka dëftuar Muhamed Fuad Abdul Baki në Sunen-in e Ibni Maxhes, 1/28, El Mukad-dimetu, kapitulli i imanit.
[8] Transmeton Is’hak bin rahujeh. E citon Abdullah bin Ahmed në Sunen; Bejhekiu në ‘shuab’ me transmetim sahih nga Umeri r.a. me verzionin:”… me imanin e banorëve të tokës me siguri ai do të dominonte ndaj tyre”, hadithi nr.(36) 1/69. E citon Ibni Adij dhe Ed-Dujlemij që të dy nga Ibni Umeri me transmetim ‘merfu’ në verzionin:” Sikur të vendosej imani i Ebu Bekrit përballë imanit të këtij ymeti, me siguri ai do të dominonte”…(cituar sipas Abdul Kerim Tetan, Muhamed Edib El Kilanijj, “AVNUL MURIDI LISH-SHERHI XHEVHERET’IT-TEVHIDI” op.cit. /264)
[9] Bejhekiu në ‘Esh-Shuab’ nr.(53) 1/76, Ibni Maxheh(74,75), Busajri ka thënë se senedi i tij është i dobët (daif). (cituar sipas Abdul Kerim Tetan, Muhamed Edib El Kilanijj, “AVNUL MURIDI LISH-SHERHI XHEVHERET’IT-TEVHIDI” op.cit. 1/264)
[10] Bejhekiu në ‘Esh-Shuab’ nr.(50) 1/75; Ibni Ebi Shejbeh në ‘Iman’ (116). (Cituar sipas Abdul Kerim Tetan, Muhamed Edib El Kilanijj, “AVNUL MURIDI LISH-SHERHI XHEVHERET’IT-TEVHIDI” op.cit. 1/264).
[11] Bejhekiu në ‘Esh-shuabu’ nr.(60) 1/78, Ibni Ebi Shejbe thotë se senedi i tij është i vërtetë, cituar sipas: Abdul Kerim Tetan, Muhamed Edib El Kilanijj, “AVNUL MURIDI LISH-SHERHI XHEVHERET’IT-TEVHIDI” op.cit. 1/265)
[12] Kur’ani, Edh-Dharijat:20-21.
[13] El Uthejmin, Muhamed bin Salih, “MEXHMUU FETAVA-FETAVEL AKIDETI - xhemun ve tertibun” Fehd bin Nasir bin Ibrahim Es-Sulejman, boton ‘Daruth-thurija lin-neshri’, botimi i dytë 1414/1994, 1/ 51
|
|
Azhornuar së fundi ( Friday, 23 July 2010 )
|
|
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|