|
Mustafa Abdurrazik
Situata e mësimeve të akaidit në kohën e muhammedit a.s ishte po në atë gjendje sikur ishte në kohën e Pejgamberit a.s me përjashtin se në kohën e Të dërguarit pasi atij i vjente shpallja. Çdo problem që paraqitej në mesin e sahahbëve e paraqitnin tek ai dhe merrte fund çështja me gjykimin e të Dërguarit dhe nuk mbetej rrugë tjetër për besimtarët vetëm se t’i binden gjykimit të tij a.s. Në kohën e Huleffai Rashidinëve u paraqiten mosmarrëveshje lidhur me çështje nga ixhtihadi që edhe pse kishin të bëjnë me pune praktika e përditshmërisë, ato u paraqitën me një dinamizëm të tillë i cili i bëri shkak të mospajtimeve të vazhdueshme dhe i ngriti aq lart saqë i lidhi me mësimet e akadidit dhe duke u bazuar në to u paraqitën shume frakcione muslimane.
Menjëherë pas vdekjes së Muhammedit a.s u paraqitën mosmarëveshje lidhur me vdekjen e tij. Kështu disa thonin q ëai nuk ka vdekur por është ngritur në qiell ashtu sikur u ngrit Isau më herët, mendim ky që del në pah në disa mësime të shiitëve lidhur me imamët e tyre. Veç kësj u paraqitën mospajtime lidhur me Imamin zëvendës mbas Pejgamberit a.s. Ensarët thonin se duhet të zgjidhet një Imam nga ana jonë e një tjetër nga Muhaxhirët. Në këtë takim u bë një polemikë e gjatë mes ensarëve dhe muhaxhirëve derisa Essidiku r.a. u ngjit në minber dhe lexoi ajetin:
“ Për muhaxhirët e varfër që dolën nga shtëpitë e tyre e u larguan nga pasuritë e veta duke dëshiruar dhuntinë e Allahut dhe kënaqësin e Tij. Ata e ndihmojnë Allahun, e ndihmojnë të Dërguarin dhe këta pra janë të sinqertit sadikun“,- na quajti ne sadikun,- vazhdon Ebu Bekri r.a. dhe pastaj urdhëron besimtarët të jenë me të sinqertit: “O ju që keni besuar jeni me të sinqertit-Sadikun“. Pas leximit të ajeteve ai lexon hadithin e muhammedit a.s :“Imamët të jenë Kurejshitë“.
Rasti i mospajtimeve lidhur me Halifen ka patur një ndikim shumë të madh në lindjen e fraksioneve. Ai është dukuria më e madhe e mospajtimeve që kanë lindur nga momenti i vdekjes së Pejgamberit e deri në kohën e Ebu Bekrit dhe ditëve të Omerit r.a. Për këtë edhe Imam Ebu El hasan El-Eshari, vdiq më vitin 323 h. do të thoshte në librin e tij“Mekalatu’l-Islamijinë ve Ihtilafatu’-Musallinë“: Mospajtimi i parë i cili është paraqitur mes muslimanëve pas vdekjes së pejgamberit të tyre s.a. ishte mospajtimi i tyre lidhur me Imamin“. Më tutje ai thotë:“ Mospajtimi i vetëm mes besimatrëve ishte ai lidhur me Imamin dhe nuk doli ndonjë mospajtim tjetër gjatë hilafetit të Ebu Bekrit dhe ditëve të Omerit r.a. Mirëpo në kohën e Ebu Bekrit u paraqitën mospajtime reth fiseve të cilat nuk e jepni zeqatin. Këtu intervenon omeri r.a. dhe i thotë Ebu Bekrit që vendosi të luftojë kundër tyre:“ Si do t’i luftosh ata derisa Pejgamberi a.s ka thënë jamë urdhëruar t’i luftojë njerëzit derisa të thuan „La Ilahe ila’ALLah“, e kur ta thonë atë i kann të mbrojtur prej meje gjakërat e tyre dhe pasuritë“. Atëherë reagon Ebu Bekri dhe thotë:“ A nuk ka thënë: Përpos se me hakkun e tij“! Ja, prej hakkut të Shehades është falja e namazit dhe dhënia e Zeqatit dhe vetëm sikur të mos më japin një Ikal që ia kanë dhnë resulit do t’i luftojë për atë“! Mendoj që ky mos pajtim lidhur me ata që nuk e jepnin zeqatin apo Ehlu Riddeh siç i quajn, ishte rënja e polemikave dhe mospajtimeve të cilat do të paraqiten më vonë lidhur me hyrjen e veprave në iman ose mos futjen e tyre në esencën e tij.
Ndër të tjera muslimanët patën mosmarëveshje me atë se a ka lënë Ebu Bekri ndonjë urdhër që pas tij halife të jetë Omeri r.a. po edhe me vet çështjen e zgjedhjes së Omerit më vonë mes gjashtë sahabëve ishte kjo një vazhdë e çështjes së Hilafetit që filloi që nga koha e Ebu Bekrit. Më vonë lindën polemika dhe mospajtime lidhur me Othmanin, kështu që disa nuk pajtoheshin me veprimet e tij kohëve të fundit të sundimit të tij dhe si pasojë pati edhe mospajtime lidhur me vrasjen e tij ku ndër kohë që disa mendojnë se është vrarë me pa të drejtë, të tjerë mendojnë të kundërtën. Mbas Othmanit u zgjodh për halife Ali ibën Ebi Talibi mirëpo edhe me zgjedhjen e tij pati mospajtime. Disa nuk ia njohën të drejtën të bëhet halife ndërs të tjerë nuk ndejtën të asnjëanshëm kurse një pjesë tjetër besonin se ai ishte me të drejtë Halife. Në të njejtën kohë lindi edhe problemi i Talhës dhe Zubejrit dhe luftimi i Aliut kunër atyre dyve. Po kështu lindi edhe problemi i luftimeve të Muavijes kundër Aliut r.a. në ato betejat e njohura, ne luftën e Xhemel dhe në luftën e Sifinit. NJëkohësisht lind problemi i pajtimit mes Aliut dhe Muaviut dhe dalin në skenë Havarixhët. Lidhur me këtë Imam Ebu Mudhaffer Tahir el-Isfirajini në librin „Et-Tebsir fi’d-Din ve Temjizi Firkati’n-Naxhijeti an Fireki’l-HAlikin“ thotë:“ Në kohën e tij, të Aliut, lindën polemikat e seb’ijëve nga frakcionet e Ravafidëve. Këta dolën me qëndrimin se ai është zoti i krijesave derisa dhe vet Aliu i luftoi dhe u ngritë kundër tyre“.
Nga kjo që thamë gjer më tani kuptohet se rrënjët e mospajtimeve me frakcioineve të ndyrshme kanë lindur në kohën e Hulefai Rashidinëve, kështu që edhe pse argumentimet e shumicës së këtyre medhhebeve bazoheshin në shumicën e rasteve në hadtithe dhe tekste tradicionale, në disa raste qene të përziera edhe me argumentime logjike. Ibën Abdu’l-Berr regjistron polemikën që e pat bërë Ibni Abbasi me Haraurijet, që janë Havarixh, polemikë e cila edhe pse mbështetet në hadithe dhe tekste tradicionale nuk është bosh nga prezenca edhe e argumentimit racional. Veç tjerash Ibën Abdu’l-berri cek edhe rastin kur Aliu fiton kundër armikut në Basra në luftën e Xhemekit, u ndanë ushtarëve të suhtrisë së vet armët e mara nga lufta dhe nuk u jep asgjë tjetër ushtarëve. Për këtë ata edhe u ankuan duke thënë se a u lejuaka neve gjaku i tyre dhe nuk na lejohen pasuritë dhe gratë e tyre!? Aliu urdhëron t’ia kthejnë shigjetat dhe iu thotë t’i vërsulen Aishes. „ Nestegfirullah“,- gjegjën ushtarët. Atëherë Aliu u mor me to dhe ua bëri me dije që, nëse nuk lejohet Aisheja, nuk lejohen as bijte e saj“! |