Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

4:153 Ithtaret e librit (jehudite) kerkojne prej teje t'u sjellesh nje liber (komplet) nga qielli; Po ata paten kerkuar prej Musait edhe me teper e i paten thene: "Deftona Zotin sheshas" (ta shohim me sy) e per shkak te mizorise se tyre i kapi rrufeja; Mandej edhe pasi qe iu paten shfaqur atyre mrekulli te qarta, ata adhuruan vicin; Ne u patem falur ate, e Musait i dhame argumente te forta

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Afrimi mes medh’hebeve PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Sunday, 09 March 2008

Idea e afrimit të medhhebeve, nëse me këtë mirret për qëllim afrimi mes medhhebeve të ehli sunnetit që janë të trashëgua nga imamët e udhëzimit, radijallahu anhum, një përpjekje e këtillë është një përpjekjë për arrritjen e asaj që veç është e arritur, marrë para syshë se imamët e këtyre medhhebeve janë si një familje  për shërbimin e fesë, për shpjegimin e formave të nxjerrjes së dispozitave mbështetur në tekstet e sunnetit dh etë Kur’anit, për të argumentuar me ixhmain dh ekijasin derisa në duart e atyre u poq mirë fikhu islam dhe vetë imamët u bënë pikë e besimit te të gjithë ummeti gjatë gjithë shekujve, pasi pjestarët e ummetit provuan njohuritë e gjëra të tyre, zgjuarësinë dhe masën e lartë të besnikërisë së tyre dhe shkrirjen e tyre vetëm nënë shërbimine ligjit të Allahut. Ja shembull,  shohim ebu Hanifen, edhe pse ishte më i vjetër, nuk e pengonte  kjo të lexojë librat e Malik ibën Enesit, ashtu su e shënon këtë Ibën Ebi Hatim në librin e tij  „Tekdimetun fi kitbai’l-xherhi ve’t-Ta’dil“ edhe pse ai krahas saj ishte trashëgimtari i dijeve të nxënësve të Abdullah ibën Mesudit dhe Ali ibën Ebi TAlibit r.a. me të cilët ishte e mbushur Kufeja,aq sa pasuesit dhe nxënësit në Kufe arrinin gjer në katër mijë, të cilët përbënin një institut fikhij n ëtë cilin merrnin pjesë  afër katërdhjetë dijetarët më t dalluar nga nxënësit e Ibën MEsudit duke konsulltuar problematika dhe çështje të ndryshme derisa gjenin zgjidhjen e tyre dhe qartësonin atë si ylli i mëngjesit dhe i regjistrinin këto në libra. Ishte kjo një formë shumë e lartë e hulumtimit në shkencën e fikhut dhe në saje të saj mbërini lart ënami i Irakut në fikh në të gjitha atmosferat shkencore.

Pokështu edhe Imam Maliku, dijetari i Darulhixhres i cili trashëgoi dijen e shtatë fukahave të medines përmes mësuesve të vet, nxënës të atyre fukahave përshëndet ardhjene Imam Ebu Hanifs në haxh dhe viziton atë po dhe konsulltonte me të probleme shkencore, lexonte librat e tij saqë iu mblodhën gjashtëmbëdhjetë mijë mesele nga meselet e Ebu Hanifes, ashtu si e cek këtë Imadu’l-Islam Mesud ibën Shejbe Es-Sindil në parathënie e librit Ta’lim. Përkëtë, shohim se disa nga dijetarët maliki porosisin që në mungesë të mendimit të imam malikut të marrin mendimin e imam Ebu Hanifes. Njejt edhe Ima Muhammed ibën Idriz Esh-shafiu dijetarë i Mekkes Mukerremeh gjatë zhvilliimit të vet udhëton deri në Medine të dëgjojë Muvetaun e Malikut. Kështu kur vjen një herë në Bagdat takohet Muhammed ibën Hasan Esh-Shejbanin dhe mëson fikhun prej tij. Ai pokështu mësonte edhe nga Jusuf ibën Halid Es-Semtij dhe nga disa të tjerë nga nëxënësit e Imam Ebu Hanifes.Po ky ishte që bëri edhe bashkimin e dy metodave të fikhut asaj të medines dhe të Irakut në studimine çështjeve të fikhut.Ai më vonë shkruan medhhebin e vet të vjetër që e përmbledh në librin „El-Huxhxheh“, të cilin medhheb e paraqet në Irak dhe madje përpilon medhhebib e ri në Egjipt me librin e ti „El-Ummu“, derisa me librat e tij dhe të nxënësve tëtij mbushen anët e botës.

Imam Ahmed ibën Hanbeli, poashtu mësoi  shumë te Imam Ebu Jusufi përgjat tri viteve, mësoi detaj të meseleve të shumta nga librat e Muhammed ibën Hasan Esh-Shejbani. Ky gjithashtu mësoi edhe te Esed Ibën Amër, nxënës i Ebu Hanifes., dhe në vitin 195 të hixhrit, kur Imam shafiu vjen në Irak ai mëson fikhun prej tij.Imam Ahmedi përmblodhi dijet e dijetarëve të të gjitha qendrave të botës islame krahas njohjeve të gjëra të hadithit, derisa bëhet synim i pyetjeve të dijetarëve për zgjidhjet e meseleve të imamëve të fikhut. Kështu, Ahmed ibën Ferxh e pyeste për mendimet e Malikut dhe dijetarëve të Medines, Ishak ibën Mensur El-Keusexh, përcjellësi i fikhut të tij dhe fikhut të Ibën Rahuvejhi, e pyeste për mendimet e Sufjan Etheuriut, MEjmuni e pyeste për meselet e Euzait, Ismail ibën Seid el-xhherxhanij Esh-Shalenxhij e pyeste për mendimet e Imam Ebu hanifes dhe nxënësve të tij, mirëpo ai nuk lejonte të shënohen zgjidhjet e meseleve përpara tij me lejen e tij, nga frika të mos e ndjekin atë, kështu që kur ai merr vesh se Keusexhi jepte fetfatë e tij në Horasan, i mblodhi dhe deklaroi përparatyre se ai ka hequr dorë nga të gjitha ato mesele, edhe pse libri i keusexhit me meselete dhe fetfatë e Rahuvejhit, që ndodhet në Dhahirijetu Dimeshk, mbështetet në të Tirmmidhiu  për të treguar Medhhebin e Ahmedit dhe të Ishakut në disa mesele. Mirëpo, tërheqja e Ahmedit nga ato mesele nuk ishte nga shkaku i dobësive të tyre, por nga frika e ndjekjes së mendimit të tij prej tjerëve(tebiah). Kjo devotshmëri e tija, çoi edhe në mso pajtime të shumta lidhur me meselet e medh’hebit të tij sepse ai nuk lejonte që me lejen dhe miratimin e tij të regjistrohen fetfatë e tij duke qenë vet ai prezent. Për këtë, në disa raste përcjellen prj tij dhjetë mendime. Shumë më vonë, Ebu Bekr ibën El-Hilal fillon udhëtimet e veta duke ecur nga një vend në tjetrin për të shënuar meselet dhe mendimet e Ahmedit nga goja e Nxënësve dhe nxënësve të nxënësve të tij.Kështu, shënimet e tij të regjistruara arrinë deri në katërdhjetë vëllime, të mbështetetura në rrugë të ndryshme përmes të cilave përcillen ato mesele. Më pastaj janë munduar tepër fukahatë e medhhebit të Imam Ahmedit për të shoshitjen dhe zbërthimin e këtyre mendimeve të përcjellura nga Imam Ahmedi. Prej autorëve që në mënyrën më të mirë kanë bërë një punë të këtillë është autori i librit „Munteka’l-Ahbar“ Abduselam ibën Tejmije El-Haranij r.h në librin „El-Muharer“.

Dijetarët qysh herët kanë shkruajtur libra, rreth anëve të arimit të medhhebeve, të ndjekur nga devotshmëria e lartë dhe të detyruar nda situata për të dhënë zgjidhje në ato mesele dhe atë duke vërrejtur çdo mesele njëra ps tjetrës. Përpara vetes kemi librin „El-Xhem’u beje’l-Fetfa vet’-Takva fi Muhimati’d-dini ve’d-Dunja“ të Ebu’l-Alau Said ibën Ahmedibën Ebi Bekr Errazij dijetarë i shekullit të gjashte të hixhretit. Në këtë libër ai bën ndarrjen e fetfave mbështetur në baza të devotshmërisë dhe nevojës së fetfasë, ashtu siç është edhe libri „Mizanu’sh-Sha’rani“ i cili bën në të ndarjen e fetfave sipas bazave të RUhsa dhe të Azimes, edhe pse bën gabime në ndarjen e meseleve nëpër imamët që i kanë thënë ato, i mashtruar me të dhënat që i ka lexuar në librin „Rahmetu’l-Ummeti“ të Ebu Abdullah Muhammed ibën Abdurrahman El-Uthmanij. Kjo kur kemi të bëjmë me shënimin e fetfave pa argumentet e tyre, ndërkaq, vërrejtur argumentet e meseleve, kemi librat:“Ihtilaful Fukahai“,Mushkilu’l-Athar“, „Meani’l-Athar“ të Xha’fer Et-Tahaviut, librat :“Ahkamu’l-Kur’an“, Sherhu Muhtesaru’t-Tahavi“, „Shërhu Xhami’l-Kebir“ të ima Ebu Bekr El-Xhesasit, librin „Et-Texhrid“ të Ebu’l-Hasan el-Kudurit, librin „En-navdir ve’z-Zijadat“ të Ibën Ebi Zejd El-Kajrevaniut, libri „El-Istidhkar“, dhe „Et-Temhid“ të Ibën Abdu’l-Berrit e të tjera, në të cilat vërehet njohja e imamëve për argumentet e mendimeve  për të cila janë përcaktuar dhe se mendimet e tyre gati se asnjëherë nuk i kalojnë kufijtë e devotshmërisë-takva dhe të fetfasë, duke u mbëhstetur disa herë në logjikën e Azimes ose të Ruhsas, krahas pajtimit të jëzëshëm të tyre për fromat e argumentimit mbështetur në Kur’an,Sunnet Ixhma’ë dhe Kijas. Kurse, sa u takon grupeve të cilat nuk pranojnë argumentin e Kijasit, si Dhahiritë dhe disa grupe shiite, atyre nuk u pranohet ixhtihadi në rastet kur gjenden tekste, ndërsa, në çështjet për të ciat nuk ka tekst, atyre nuj u lejohet tjetër vetëm që të heshtin.

Sidoqoftë, nëntë të dhjetat e uëmmetit janë pjestarë të ndjekin medhhebet e katër imamëve, prandaj përpjekjet e një numri të madh të këtillë njerëzish pas një pakice të njerëzve vetjak havarixh, ravafid e lamedhhebijve të rinj, nuk është tjetër jashta se shembje e qenies së fikhut islam të trashëguar, kthim i realitetit këmbë e krye, tendencë për shkatërim në emër të reformës.
Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (13)

Fëmijët (juniorët) - Dimri 2010 - (31)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (150)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (106)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 351

Të Riturit - Dimri 2010 - (23)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (287)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (174)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (167)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (92)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 46 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot171
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1371
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7764
mod_vvisit_counterGjithsej78439

Lidhje

Template Template