|
„Gruaja gjatë të përmuajshmeve dhe burri gjatë papastërtisë nuk lexojnë gjë nga Kur’ani“; Kjo rregullore mbështetet në hadithin: „ Gruaja në hajz dhe burri gjatë papastërtisë nuk lexojnë gjë nga kur’ani“. (Tirmidhi dhe Ibni Maxhe). Ky hadith thotë Mundhiriu është hasen, ndërsa Neveviu thotë se është sahih. Bazë e kësaj rregulloreje është edhe hadithi i Aliut r.a.:“ Pejgamberi a.s. na lexonte Kur’an në çdo situatë përpos kur ishte xhunub“.( Ebu Davud, Tirmidhiu dhe thotë që është hasen-sahih). Në mendimin e medh’hebit hanefi është shumica e dijetarëve të Sahabëve dhe Tabiinëve thotë Tirmidhiu. Hadithi, kështu i papërkufizuar përfshinë me ndalesë një ajet të tërë po edhe ndonjë pjesë të tij. Ky mendim është i zgjedhur nga Kerhiu e më tej mbështetet nga autori i Hidajes në „Texhnisë“, Kadi Hani në „Sherh Xhamiu’S-sagir, Velvelaxhiu në „Fetava“si dhe autori i „El-Mustesfa“. Këtë mendim si më të qëlluar e sheh edhe autori i „El-Kafiut“, ndërsa autori i „Bedaiu’s-Senaiu“ thotë se ky është mendimi i shumicës së shujuhve duke shtuar se është më i saktë. Ai këtë arsyeton se hadithet nuk cekin se ndalohet të lexohet shumë ose pak, por theksojnë se lëximi i Kur’anit është mekruh, kurse në pjesën dërmuese të literaturës të medh’hebitt thuhet që është haram. Mirëpo, Imam Tahaviu mendon se një pjesë e ajetit është e lejuar të lexohet. Prej këtu lindin polemika: kush është mendimi më i qëlluar.Si më e arsyeshme do duhej të merret qëndrimi që ndalon leximin edhe të një pjese të ajetit, sepse ajetet nuk bëjnë ndonë ndarje mes leximit pak ose shumë, ndërkohë që kërkimi i ndonjë arsye logjike përkundrejt tekstit (En-Nass) është i papranuar. Kjo, ngase fjala „gje“(shej’un) në hadith, siç thotë autori i kafit, është e pashquar në trajtën mohore dhe që këndej ndalesa e cekur në të përfshinë edhe një pjesë të ajetit sikur edhe një ajet të tërë. Lidhur me çështjen në fjalë ceket edhe një mendim më mesatar i cili thotë se në namaz nuk lejohet leximi i një pjese të ajetit kurse për xhunubin ndaloet leximi i saj. Ajo që bënë edhe më të qëndrueshëm mendimin në fjalë është edhe fjala e Aliut r.a. përcjell nga Darekutniu:“Lexoni Kur’anin gjersa nuk bëheni të papastërt e kur të bëheni të papastërt mos lexoni po dhe as një shkronjë të vetme. Është e saktë se kjo është e përcjellë nga Aliu r.a. shton Darekutni. Të gjitha kjo vlenë kur ajetin e lexon si pjesë të Kur’anit, mirëpo kur e lexon si dua apo të fillojë një punë me të, në këto raste lejohet mbështetur në mendimet më të shëndosha.Disa dijetarë thuan që është e lejuar të lexohet edhe Fatihaja në formë të lutjes,mirëpo Hinduvaniu thotë : Nuk jap pëlqimin tim për këtë mendim edh epse është i përcjellë nga Ebu Hanifeja. Autori i librit el-hulasa ndër ndalesat e gruas gjatë hajzit përmend edhe ndalimin e leximit të Kur’anit,por nëse lexon një pjesë ajeti si : Bismilah… ose „El-Hamdulilah“ si pjesë të Kur’anit atëherë është mekruh. Në „Fetava edh-dhahirije“ autori cek: „ Është mekruh të lexojë edhe duanë e vitrit, sepse Ubijju e quan si pjesë të Kur’anit atë. Mirëpo, mendimi i medh’hebit është se kjo lejohet dhe në këtë mbështet fetfaja.
|