|
Krijuesi i botë është All-llahu i Lartëmadhëruar, i Vetmi, i Ngahershmi, i Mundshmi, i Gjalli, i Gjithëdijshmi, dëgjon gjdo gjë, sheh gjdo gjë, i Gjithëvullnetshmi, ka vullnet, s`është aksidental as material, s`është stom, është i paparëshikueshëm, i pakufizueshëm dhe i pafund, s`është nga disa pjesë as uniformë, s`është i përbërë as përfundimtar, s`është i përshkrueshëm me gjendjen agregate as që mund të përcaktohet kuanitativisht, nuk mund të vendoset as të futet në rrjedhat kohore dhe nuk është antropomorf. Asgjë nuk ndodh jashtë dijes dhe fiqisë së Tij. Është pronar i atributeve të ngahershme, gjithnjë ekzistues sipas Qenies së Tij të cilat as nuk janë Ai e as diçka tjeter jasht Tij; e ato janë; dija, fuqia, jeta, forca, dëgjimi pamja, vullneti, dashja, efikasiteti, kreativiteti, furnizimi dhe të folurit. Ai flet me të folur, i cili është atribut i Tij i ngahershëm, i cili nuk shprehet dhe që nuk shkaktohet me shkronja dhe tinguj, ky atribut është i kundërt me heshtjen ose me ndonje lloj tjetër të të folurit , në të cilin përdoren mjetet (organet) e të ngjashme. All-llahu i lartëmadhëruar me kët lloj të folur urdhëron, ndalon dhe lajmëron. Kur`ani është fjala e Allahut, i cili s`është i krijuar, është i shkruar në mus`hafet tona, i i ruajtur në zemra, i artikuluar me gjuhë, i dëgjuar me veshë, por s`është gjendja e tyre. Atributi i krijimit (et-tekëin) është atribut i ngahershëm i Zotit. Ai e krijoi botën, çdo pjesëz së saj në çastin e krijimit, ndërsa Zotin askush nuk e ka krijuar; në këtë ne besojmë fuqishëm. Vullneti (el-iradetu) është gjithashtu atribut i ngahershëm i ALlahut të lartmadhëruar.
( Të pamurit e All-llahut ) Të pamurit e All-llahut është i mundur me arsye ( fi`l-alk ), ndërsa kjo është detyrë të besohet me traditë ( bi`n-nakl ). Janë transmetuar deri ten e dëshmi tradicionale për obligimet e besimit në të pamurit e All-llahut në Botën e ardhshme, shikimi I cili do të jetë pa vendm pa anë, pa ballafaqim ose pa bashkim me anë të emanacionit ( rrezatimit ) ose hapësirës së caktuar midis shikuesit dhe All-llahut të madhëruar. ( All-llahu është krijuesi I veprave njerëzore ) All-llahu I madhëruatrr është Krijuesi I veprave njerëzore, ato të cilat janë shprehje të jobesimit, besimit, përkushtimit dhe mëklatit. Krijimi zhvillohet sipas vullnetit, dashjes, urtësisë, paracaktimit dhe caktimit të Tij. Njerëzit veprojnë sipas lirisë vetjake, për ç`arsye do të jenë të shpërblyer ose te mdëshkuar. Veprat e mira të bëra janë me pëlqimin e Zotit, ndërsa të këqiat nuk janë. ( Aftësia krijuese njerëzore ) Aftësia e njeriut krijohet em veprën, e cila është fiqia e vërtetë, të cilën ai e ka në vepër. Nocioni `aftësi` ( el-istita`atu ) nënkupton ekzistimin e shkakut, të mjeteve dhe të organeve. Aftësia njerzore parashtron obligim. Njeriu nuk është I obliguar me atë që nuk mundet. Dhembja, e cila shfaqet tek I godituri pas goditjes, ështüe pasojë e goditjes së njeriut e të ngjashme. Të gjitha këto i krijoi All-llahu dhe njeriu nuk ka aspak pjesë në krijimin e Tij. ( Çdo njeri vdes me vdekjen e vet ) I mbyturi vdes me vdekjen të cilën ia caktoi Zoti, sepse vdekja është e lidhur për atë të cilit i është caktuar, duke marrë parasyshë se vetëm njëherë vdiset. ( Harami i konsumuar është furnizim ) Harami (të cilin njeriu e ha) është furnizim ( rizk ), pra çdo gjë që ai e konsumon qoftë ajo nga nga kategoria e hallallit ose e haramit. Nuk mund të paramendohet që njeriu të mos e hajë furnizimin e vet, ose që ndonjë tjetër të hajë atëqë i është caktuar vetëm atij. ( All-llahu përudhë dhe lë në lajthim ) All-llahu i madhëruar e lë në lajthim kë të dojë, kurse e përudhë në rrugë të drejtë kë të dojë. Ajo që është më e mirë për njeriun nuk është obligim për Zotin. ( Sprovimi dhe mirëqenia në varr ) Me anë të burimeve tradizionale është konfirmua ekzistimi i dënimit në varr për ata që nuk besojnë dhe disa besimtarë mëkatarë. Me burimet e njëjta është konfirmuar ekzistimi i mirëqenies në varr për besimtarët e mirë, sikurse edhe marra në pyetje të të vdekurve nga ana e melekve Munkir dhe Nekir. ( Ringjallja dhe të vërtetat e tjera të asaj bote ) Po ashtu është e vërtetë se të vdekurit do të ringjallen nga varret e tyre, sikur ( është e vërtetë ) edhe matësja e veprave, libri (i jetës), provimi i fundit, burimi (haëdi) i të Dërguarit dhe ura mbi xhehennem. Xhenneti është evërtetë, xhehennemi gjithashtu; janë të krijuar dhe ekzistojnë, do të ekzistojnë përhershmërisht, sikurse edhe ata të cilët jetojnë në to. (Mëkati, mosbesimi dhe poleteizmi) Mëkati i rëndë besimtarit nuk do t`ia shkatrroi imanin as që do ta shpie në mosbesim. All-llahu s`do ta falë politeizmin, ndërsa të gjitha mëkatet e tjera, të vogla dhe të mëdha, do t`ia falë kujt të dëshirojë. Është i mundur dënimi për mëkatin e vogël sikurse edhe falja për mëkatin e madh, me përjashtim të rastit kur është lejuar ajo që Zoti e ka ndaluar, sepse kjo është (ebarabartë) me kufrin.. Ndërmjetësimi (esh-shefa`atu) i të dërguarve të Zotit të madhëruar dhe besimtarëve të mirë për mëkatarët e mëdhenj është konfirmuar në bazë të transmetimeve të sakta. Besimtarë – mëkatarë të mëdhenjë nuk do të mbesin amshueshmërisht në Xhehennem. (Imani / Besimi dhe veprat) Iman (besim) është besimi i sigurt në atë që i është komunikuar Lajmëtarit të fesë, alejhi`s-selam, besimi se ky (komunikim) është nga All-llahu i madhëruar dhe kjo bindje të dëshmohet me deklaratë. Sa i përket veprave, ato rrjedhin nga kjo bindje dhe e shprehin atë. Imani nuk zmadhohet as zvogëlohet . Iman dhe Islam është një. Kur njeriu të besojë sinqerisht dhe ta delarojë këtë, është korrekte të thotë: “Unë jam besimtar i vërtetë!” nuk duhet thënë: “Unë jam besimtarë nëse Zoti dëshiron.” (Njerëzit fatlumë dhe Fatkëqinj) Fatlumi ( mund të bëhet ) fatkeq, kurse fatkeqi fatlum. Ndryshimi ndikon momentalisht në gjendjen e fatit ose fatkeqësisë së njeiut, duke mos pasur karakter vazhdimësie, sepse fundi i sendeve i përket vetëm Zotit të madhëruar. Prandyj, të fatlumësuarit dhe të fatkeqësuarit e dikujt, janë dy atribute hyjnore, ndërsa ndërrimi momental i gjendjes nuk ndikon te Zoti dhe atributet e Tij. ( Pejgamberët dhe pejgamberia ) Në dërgimin e pejgamberëve ekziston urtësi. All-llahu i dërgoi pejgamberët mga vetë njerëzit, si transmetues të lajmeve të gëzueshme dhe qortues, t`ua shpjegojnë njerëzve atë që u nevojitet nga fusha e fesë dhe e kësaj bote. Lajmëtarët e fesë zotëronin me mu`xhize me përmbajtje jo të rëndomtë. Lajmëtari i parë i fesë ischte Ademi a.s., kurse i fundit ishte Muhammedi a.s. Në disa hadithe theksohet numri i tyre. Më e rënd¨sishme është që të moszvogëlohet numri i atyre të cilët janë përmendur me emër. All-llahu i madhëruar thorë: “Për disa prej tyre të kemi rrëfyer, kurse për disa jo.” Nuk duhet besuar në atë numër të dërguarish, i cili është jasht numrit të tyre, e as të dyshohet se dikush ( nga të dërguarit ) nuk është i dërguar, ndërkohë që është; të gjithë ata kanë pranuar lajmërime dhe komunikime nga All-llahu dhe kanë qenë plotësisht të sinqertë duke u ndarë këshilla njerëzve. Më i zgjedhuri ndër ta është Muhammedi a.s. (Mbi engjëjt) Engjëjt janë krijesa të Zotit të madhëruar (`ibdull-llah), të cilët i kryejnë plotësisht urdhërat. Për ta nuk mund të thuhet se janë të gjinisë mashkullore apo femërore. (Librat) All-llahu i madhëruar ua ka dërguar Librat (Shpalljet) e Tij të dërguarve (alejhim`us-selam), në të cilat ua ka shkoqitur urdhëresat dhe ndalesat e Veta, ua ka shkoqitur premtimet dhe kërcënimet. (Gjërat e mbinatyrshme) Gjat Mi`raxhit Pejgamberi I Zotit (s.a.v.s.) ka qenë në gjendje të zgjuar, dhe ka udhëtuar trupërisht në Qiell, dhe prej aty drejt vendit më të lartësuar, atje ku ka dëshiruar All-llahu. Kjo është e vërtetë e pakontestueshme. Kerametet e evlijave janë të vërteta. Të shfaqurit e tyre u kundërvihen shfaqjeve të rëndomta siç janë; kalimi I largësive për një kohë jot ë zakonshme, furnizimi me ushqim, pije dhe rroba në rast nevoje si dhe ecja mbi ujë dhe fluturimi nëpër atmosphere, të folurit me botën inorganike dhe animale dhe shfaqjet e tjera jot ë rëndomta. Shfaqja e gjerave mbinatyrore nga ana e individëve është mu`xhizeja e Pejgamberit a.s., dhe falë kësaj sendërtohen kerametet e ithtarëve të tij, sepse kerameti është pasojë e saj dhe vërtetim se i përmenduri është ‘velij’. Ai nuk mund ta ketë këtë rang dei atëherë kur t¨mos i nënshtrohet plotesisht Pejgamberit dhe nuk arrin bindje (me zemër dhe gjuhë) se misioni i tij është i vërtetë. (Mbi vlerën e trashëgimtarëve të Pejgamberit) Njeriu më i dalluar pas të Dërguarit tonë (s.a.v.s.) është Ebu Bekr Es-Siddiku, pastaj Umer El-Faruku, pastaj Uthman Dhu`n-Nurejni dhe Ali El-Murteda-ja, kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë ta. Hilafeti (Sundimi) i tyre është i qëndrueshëm me vend, gjithashtu, me rendin e theksuar, në gjatësinë e përgjithshme është prej 30 vitesh, e më pas filloi monarkia dhe principatat (emiratet). Badhkësia mulimane është e obliguar të ketë imam (sundues), i cili do të kudeset për ligjin, shtetin dhe për sigurimin e kufijve të tij, për gatishmërinë e forcave të armatosura, për tubimin e zekatit, pamundësimin e aktiviteteve të tundonjësve, hajnave dhe pretarëve, do të organizojë haxhin dhe festat, do të arbitrojë në gjykime dhe konflikte midis njerëzve, do të pranojë dëshmimet me qëllim tësendërtimit të drejtë tësë drejtës së njerëzve, do të kurorëzojë të rinjtë të cilët janë pa përkujdesje dhe do të kujdeset për kushtet normale të hyrjes në martesë të atyre të cilë nuk kanë kujdestarë, do të bëjë ndarjen e plaçkave të luftës, e të tjera. Ardhja deri te sunduesi duhet të jetë e lirë për të gjithë njerëzit, e jo të jetë e paarritshme. Nuk mund të jetë imam ai i cili është ‘jopublik’ (i zhdukur) dhe të pritet ardja e tij e sërishme. Përparësi ka imami nga fisi Kurejsh, në krahasim me kandidatët nga fiset tjera, duke mos u dhënë privilegje Hashimijve ose pasardhësve të Aliut r.a. Nuk është kusht që imami të jetë i pagabueshëm, as të jetë më i miri ndër bashkëkohësit e vet. Kushti i vetëm është t`i zotërojë kualitetet e domosdoshme e të nevojshme për sundues, t`i Kontribuojë tempos së zhvillimit të Bashkësisë, të jetë i fuqishëm në mbrojtjen e ligjshmërishë së Shtetit, pacenueshmërisë së kufijve të tij dhe t`i sigurojë të drejtat e atyre, të ciët dikush i ka dëmtuar. Imami nuk ndërrohet për shkak të mëkatit ose për shkak të zbatimit të autarkisë. Pas çso imami, qoftë ai i mirë apo i keq, lejohet falja e namazit, për këtë arsye ne ia falim xhenazen çdonjërit (besimtar) qoftë i i mirë apo jo, nëse vdesë si besimtar. (Mbi as`habët) Mbi shokët e të Dërguarit të Zotit (as`habët) duhet folur vetë mirë. Dëshmojmë se në xhennet (do të hyjnë) dhjetë (as`habë) të zgjedhur, të cilët i ka gëzuar me këtë lajm Pejgamberi a.s. (Mes`hi dhe nebidhi) Mes`hin mbi meste e konsiderojmë të drejtë gjatë udhëtimit sikurse edhe në shtëpi, ndërsa nuk e konsiderojmë të ndaluar nebidhin (lëngun) nga hurma. (Askush nuk është liruar mga urdhëresat dhe ndalesat) “Veliu” (idashuri i Zotit) nuk mund ta arrijë asesi rangun e të dërguarve të Zotit. Njeriu nuk mund ta arrijë atë shkallë (të kerameteve) me të cilën do të lirohej nga urdhëresat dhe ndalesat, vetëm nëse nuk është mentalisht i shëndoshë dhe në moshën madhore. Tekstet kur`anore dhe të haditheve (en-nusus) duhet pranuar të kontekstin e tyre litarar (ala dhahiri ha). Konceptimi i tyre në mënyrën e kondërt, siku ai të cilin e mbajnë ezoteristëte pafe (batinijjeh), është e barabartë me jobesimin. (Çka largon nga feja) Refuzimi i përmbajtjeve kur`anore-sunnetike (en-nusus) është kufr; konsiderimi i mëkatit si i lejueshëm është kufr; mburrja me kryerjen e mëkatit është kufr; përçmimi i dispozitave të sheri`atit është kufr; humbja e shpresës në mëshirë e All-llahut është kufr; të ndjerit i sigurt ng adënimi i Zotit është kufr dhe besimi se fallxhori thotë të vërtetën mbi transcendentalen (gajbin) është kufr. Mosekzistuesja është hiç (Lutja për të vdekurit) Të vdekurve u ndihmon lutja (duaja) dhe sadakaja, të cilën të gjallët e japin në emër të tyre. All-llahu i madhëruar i pranon lutjet dhe i plotëson nevojat. (Praradhenjat e shkatërrimit të botës) Ato që ka thënë Pejgamberi për paradhenjat (isharat) e Ditës së shkatërrimit (jeëm`us-sa`ah) janë të vërteta, sikurse janë paraqitja e Deshallit, e Dabbet`ul-erdit, e Je`xhuxhit dhe Me`xhuxhit, zbritja e Isait a.s. dhe Lindja e Diellit nga ana e Perëndimit. (Muxhtehidi) Muxhtehidi (në decizione /feva) ndonjëherë gabon, e ndonjëherë jep gjykim të drejtë. Rangimi Prjgamberët, që u janë dërguar njerëzve, janë në një rang më të vlefshëm se pejgamberët që u janë dërguar engjëjve, e këta janë sërish, më të vlefshëm se njerëzit e rëndomtë, kurse njerësit e rëndomtë janë më të vlefshëm se engjëjt e rëndomtë. Dija absolute i përket vetëm All-llahut! Teksti i `Akaidit të Nesefiut`, All-llahu i madhëruar e mëshirogtë atë. Lavdia i qoftë All-llahut të vetëm dhe salavati dhe selami qoftë mbi Pejbamberin, pas të cilit më nuk ka tjetër. |