|
Lejimi që Ezheri dhe sekretariati i tij që i bëri librit në fjalë, dhe atë mbas një studimi të tij tri vjet e shtatë muaj me radhë, do të thotë se Ezheri me në leje të këtillë për botim lejon besimin e paganizmit aq të qarë, pa perde, të cekur në këtë libër, edhe pse në Ezherin e vjetër është e trashëguar Akideja e Tenzihut shekuj me radhë. Pasi nuk ëhstë e lejuar të rrijmë idneferent para një problemi që e prek akiden, mendimtarëve të fesë u paraqes këtu disa fragmente të libritpër të kuptuar padyshim zhytjen e tepruar të autorit në akiden e texhsimit, përhapja e së cilës paraqet një rezik të madh.
Në faqen 29 autori thotë:“Hajul Kajjumi bën ç’të dojë. Lëviz kur don, zbret dhe ngrihet kur don, mbledh dhe shtrinë dorën kur të dojë,, ulet dhe ngrihet pashtu kur të dojë, sepse ajo që dallon të vdekurin nga i gjalli ëshë „lëvizja“. Sdo mend se çdokush që është i gjallë lëviz, dhe në të kundërtën, çdo i vdekur, nuk ka dyshim që nuk lëviz“. Ky është texhsim i pastërtë cilin nuk mund ta pranojë arësyeja.Atë nuk e pranon as Kur’ani e as Sunneti, po as imamtë e hudasë. Po ndoshta zoti i këtij njeriu të humbur, ngrihet dhe ulet, po edhe lëviz, njejt ashtu si besojnë edhe adhruesit e lopës. Përpos kësaj, të besohet se Allahu xh.sh. rrin në këmbë, rrin ulur, se ai lëviz dhe forma të tjera të botës së krijuar, nuk është asgjë vetëm se një besim që lejon lidhjen e dukurive të njëpasnjëshme e të përsëritura njëra pas tjetrës me Madhërinë e qenies së Allahut xh.sh. Një besim i këtillë, përmes së cilit lejohet paraqitja e formave të njëpasnjëshmme ne vet allahun ëhstë kufër,, mosbesim i qartë në mendimin e Ehlu’l-Hakkut. Në faqen 23 autori thotë:“ Kundërshtarët pretendojnë se Allahu xh.sh nuk ka përmasa, nuk skaj(Gajeh) dhe nuk ka fund(Nihajeh). Ky ishte parimi mbi të cilin xhehmi ndërtoi teoritë e humbjes se vet, dhe shkak i të gjitha gabimeve të mësimit të tij. Është një mendim ky, që askush në tërë botën, nuk e ka thënë para Xhehmit“… Mbas këtij qëndrimi vazhdon autori të vërtetojë prezencëne secilës nga ve4oritë e lartëtheksuara në vet allahun xh.sh. me një mënyrë të flliqur jashtë mase. Nu ka dyshim se kush ka përmasa, skaj dhe fund është trup fizik(xhism) që shtrihet nëpër anë të ndryshme(xhihat), dhe kush beson këtë, doemos shpallet qafir, ashtu si e thekson këtë Imam Ebu Mensur Bagdadiu në librin e tij „Tebsiretu’l-Bagdadijeh“, në librin „Esmau ve’s-sifat“ dhe në librin „El-ferku bejne’l-Firek“. Të njejtit mendim me Imam Ebu Mensurin janë kolosët e shkencave nga imamët e Usulu’d-Dinit mendimet e të cilëve i kemi shënuar në disa shkrime tjera. Në afqen 79 thotë ai:“Ai është i ndarë nga krijesat, është mbi Arshin e tij me një boshllëk të dukshëm në mes, aqsa shtatë qiejt qëndrojnë mes tij dhe kriesave mbi tokë“. Në faqen 85 vazhdon dhe thotë:“ Po të kishte pas dashur, do të zinte vend edhe në krahë të mushkojës duke e bërë atë vend të posaçëm për vete, me forcën dhe me madhështinë e tij, e ku më të vendoset mbi një arsh të madh“…kështu Daremiu, sheh vendosjen e zotit të tij në krah të mushkonjës një çështje të padiskutueshme.Ai argumenton këtë, në mundësinë e vendosjes fizike shqisorë në arshin e madh, që në krahasim me formën e parë është më lehtë. Mos më keq! A thua ka njeri që kaq thjesht të bëjë një kufër të verbër në këtë masë, përveç autorit të librit „Nakd“ dhe ndjekësve të tij ! |