Template Template
Template E Premte, 30 Korrik 2010 Template

Menya

Këndi i Arabishtes - العربية

Video Galeria

Video Gallery

Audio Galeria

Foto Galeria

QSKI

  

Ajeti i dites

27:33 Ata (paria) i thane: "Ne jemi te fuqishem dhe jemi luftetare te rrepte, por puna qendron te ti, e ti mendo se cka do te na urdherosh!"

Hadithi i dites

Disa muslimane kane thene: “O i Derguari i All-llahut, edhe femijet e idhujtareve?” I Derguari i All-llahut s.a.v.s. ka thene: “Edhe femijet e idhujtareve”.

Takvim

Është përgatitur sipas kohës lokale të St. Galen-it.

Imsaku 03:40 AM
Dielli 05:58 AM
Dreka 01:30 PM
Ikendija 06:00 PM
Akshami 09:06 PM
Jacija 11:12 PM


Zürich +3
Bern +6
Romanshorn -1
 
Template
Falje e Ahri dhuhrit PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Redaktuesi   
Monday, 10 March 2008

Autor: Imam Muhammed Emin ibën Abidin

„Pas  drekës e fal namazin e Ahri Dhuhrit (drekës së fundit)“-, shënon në Tenvirul Ebsar. –“Ky qëndrim,- shton autori i librit Durrul Muhtar,- mbështetet në mendim të dobët në medhheb (nerxhuh)”.

Shënimi në fjalë lë të të kuptohet që autori mbështet mendimin që lejon të falet xhumaja në më shumë vende të një vendibanimi dhe si rezultat nuk duhet të falet Ahri Dhuhri pas saj. Këtë mendim autori e mbështet në mendimin që e përcjell nga libri El-Bahr ku autori i tij (Zejn Ibën Nuxhejm Misri) përmend që shpesh herë ka shprehur mendimin e vet se nuk duhet të falet mbas xhumasë namazi i Ahri Dhuhrit, dhe se këtë mendim e arsyeton me frikën se dikush mund të besojë që pasi lejoheshka falja e drekës atëherë nuk është obligim i detyrueshëm të falurit e namazit të xhumasë. Pos kësaj autori në El-Bahr shton: “Të falet vetëm namazi i xhumasë është veprim i bazuar në argumentet më të fuqishme nga argumentet e dy mendimeve në konfrontim lidhur me këtë çështje. Prandaj nuk ka pse të merret parasyshë parimi i Ihtijatit”.

Lidhur me këtë që vëren autori i librit El-Bahr do vemë në dukje vërejtjet e më poshtme: Parimi i Ihtijatit është prezent në këtë rast, me qëllim që të dilet nga ngarkesa e obligimit të faljes së namazit të drekës në formë të sigurtë, ngase lejimi i faljes së namazit të xhumasë në vende të ndryshme edhe pse mbështetet në argumentet më të fuqishme nga  argumentetet e dy mendimeve ekzistuese lidhur me këtë çështje, prapëseprapë mbi vërtetësinë e këtijë mendimi ka dyshime të fuqishme kur dihet se mendimi i kunërt është përcjellur edhe nga vet Ebu Hanifja, mendim të cilin e zgjedh edhe Tahaviu, Tumërtashi, autori i „Muhtarit“, si dhe Atabiu thotë që është edhe më i kapshëm se mendimi i kundërt. Mandej, ky është edhe mendimi i Shafiut, mendimi më i njohur nga mendimet e përcjella nga Maliku në këtë çështje, dhe në prej dy mendimeve të përcjellura nga Ahmedi, siç përmend Makdisiu në studimin e tij “Nur’l-Shem’ati fi Dhuhri’l-Xhumuati“. Krahas kësaj, Subkiu një dijetar madh i medhhebit shafi thotë se ky është dhe mendimi i shumicës së dijetarëve dhe as që mbahet mend se ndonjë sahabi ose tabii e ka lejuar faljen e xhumasë në më shumë vende në një banim të njejtë.

Ndër të tjera, në librin „El-Bedaiu“ autori thotë: „Ky është mendim i Dhahiru Rivajes (Përcjelljeve të Qarta)”. Gjithashtu, në „Sherhu’l-Mun’jeti“, përcjellur nga „Xhavamiu’l-Fikhi“, thuhet se ky është mendimi më i  qartë nga dy mendimet e përcjellura nga Imami (Ebu Hanifja)”. Në librin „Nehr“ autori sshkruan: “Ky është mendimi që jepet fetfa (Alejhi’l-Fetfa)“. Në librin e Razit „El-Tekmiletu“ ceket: „...këtë mendim e zgjedh dhe unë“.

Nga kjo që u tha më lartë, shihet se ky është një mendim i qëndrueshëm në medh’heb, e jo një mendim i dobët. Për këtë arsye në „Sherh’l-Mun’jeti“ autori shkruan: “Është më mirë të veprohet sipas parimit të Ihtijatit, sepse kundërthëniet  mbi lejimin dhe mos lejimin e faljes së xhumasë në vende të ndryshme në banim të njejtë janë të fuqishme. Nandej edhe nëse është më e saktë se është e lejueshme të falet xhumaja në më shumë vende për arsye të domosdoshmërisë, dhe jepet kjo fetfa, kjo nuk e pengon parimin e Ihtijatit mbështetur në parimin e takvas“.

            Sidoqoftë, edhe nëse e marim si të dobët mendimin i cili thotë se nuk lejohet të falet xhumaja në vende të ndryshme është më e arsyeshme që t’i iket kësaj kundërthënie (Ihtilaf) çfarëdoqoftë ky kundërshtim, e ku më të jenë imamët e përmendur ata që e përmbajnë mendimin e kundërt.

Në hadithin që përcjellin Buhariu dhe Muslimi thuhet: “Kush ju ruhet sendeve të dyshimta ruan fenë dhe nderin e vet“. Për këtë edhe disa nga dijetarët për një njeri i cili bën namaze kaza edhe pse nuk i ka mbetur asnjë namaz thonë: „Nuk ka ndonjë të keqe, sepse ai vepron me ihtijat“. Në „Kun’jeh“ për këtë të fundit thotë: “Është më mirë të veproj siç u përmend, sepse për namazin që e falë ai, ka kundërthënie mes muxhtehidinëve“.

Pra, në çështjen tonë na mjafton kundërshtimi i emrave të lartëpërmendur. El-Mekdisij përcjell nga libri „El-Muhit“: Në çdo vend që dyshohet se është qytet, duhet të falin mbas xhumasë edhe katër reqat me nijet të Ahri Dhuhrit me qëllim të ihtijatit, kështu që nëse xhumaja nuk pranohet, shpaguhen nga borxhi (El-Ahdetu) i faljes së farzit të kohës me faljen e drekës.“ Njejtë thotë edhe autori i librit „El-Kafi“. Në „El-Kunjeh“ autori thotë:“ Kur banorët e Merves u desh të falin dy xhuma në të, ndërksa ka kundërthënie lidhur me lejimin dhe moslejimin e saj, imamët e tyre i urdhëruan t’i falin edhe katër reqate pas namazit të xhumasë për hirë të parimit të ihtijatit“. Këtë ndodhi e cekin edhe shumë shpjegues të „El-Hidajes“ dhe të librave tjera.

Në librin „Edh-Dhahirijeh“ ceket: „Shumica e dijetarëve të Buharës janë të këtij mendimi për tu shpaguar nga borxhi (El-Ahdetu) plotësisht”. Madje El-Mekdisi bartë nga libri „Fet’h“ mendimin e autorit se mbas xhumasë duhet të falen katër reqatë duke bërë nijet Farzin e Fundit që e ka mbri kohën e personit dhe nuk e ka falur. Kjo, nëse hamendet se është ose nuk është qytet vendi ku personi e fal xhumanë, ose nëse xhumaja falet në më shumë vende”. Të njejtën e tregon edhe nga  Muhakik El-Xherbashi mandej vazhdon dhe thotë: “Qëllimi  është që t’i iket kundërthënies të mundëshme ose të vërtetuar mes dijetarëve (Ihtilaf mutevhhem eu el-muhakkak), ashtu që edhe nëse është e vërtetë se xhumaja falet në më shumë vende falja e katër reqateve është e dobishme pa dëmtuar gjë”.

Pas kësaj El-Mekdisi përmend arsyet që pengojne faljen e katër reqatëve pas xhumasë me nijetin e cekur dhe shpjegon shumë bukur mos qëndrueshmërinë e tyre.

Në librin „El-Nehru“ autori thotë : “Nuk duhet të dyshohet se falja e këtyre katër reqateve është mirë (nedb), edhe kur pranohet mendimi që lejon faljen e xhumasë në më shumë vende, me qëllim që tu iket kundërthënieve”. Lidhur me këtë qëndrim autori i librit „Sherhu’l-Bakani“ shënon: “Ky është qëndrim i saktë“.

Si përmbyllje, themi se tash më u vërtetua që duhet të falen katër reqatë pas xhumasë, por ka mbetur ende të tregohet se a është vaxhib ose është mendub falja e tyre. Lidhur me këtë El-Mekdisi thotë: “Ibën Shuhne tregon se gjyshi i tij thoshte që falja e katër reqatëve pas xhumasë është mendub duke vënë re se kjo vlene nëse vetëm mund të dyshohet rreth vërtetësisë së namazit të xhumasë, e nëse dyshohet në vërtetësinë e namazit të xhumasë,  atëherë ska dyshim se është vaxhib falja e tyre”. El-Mekdisi mandej e shënon edhe mendimin e shejhut të vet i cili e përmban të njejtën.

Me këtë kuptohet edhe ajo se a zënë këto katër reqatë vendin e sunetëve të xhumasë ose jo? -    Nëse dyshohet vërtetësia e namazit të xhumasë, atëherë nuk e zënë vendin e tyre, e poqëse nuk dyshohet në pranimin e namazit të xhumasë, këto katër reqatë e zënë vendin e suneteve të saj. Këtë ndarje e nxit shprehja e El-Tumurtashit ku thotë „domosdo“, si dhe fjalët e lartëpërmendura nga „El-Kunjeh“.

Për këtë çështje plotësisht flitet në “Risalen”  e El-Mekdisit, diçka në librin „Imdadu’l-Fettah“ dhe ja, ne e zgjatëm paksa, me qëllim që të largojmë dyshimin që vjen si rezultat i qëndrimit të shpjeguesit të librit Tenvirul’-Ebsar, duke ndjekur mendimin e autorit të „Bahrit“ se në asnjë mënyrë nuk duhet të falen katër reqatët e përmendur pas namazit të xhumasë.

Por, nëse një veprim i tillë shpie në ndonjë dukuri të keqe, atëherë nuk falen në masë, por çështja jonë nuk lidhet me këtë. Për këtë edhe El-Mekdisi thotë:“Nuk i urdhërojmë me këtë veprim masat e padijshme të njerëzve, në të kundërtën, i drejtojmë klasat e ngritura drejtë një pune të këtillë dhe vetëm atyre u drejtohemi”, por më në fund Allahu e di më mirë.

 

„Më mirë është që personi ta falë këtë namaz me nijet të Ahri Dhuhrit i cili e ka mbëri kohën që ka hyrë, sepse namazi i bëhet obligim në përfundimin e kohës“.

Në „Huljetu“ autori thotë: “Ky arsyetim i obligimit të namazit ka nevojë të shqyrtohet, sepse në medh’heb dreka bëhet obligim që kur kalon dielli zenitin si obligim afatgjatë (vuxhuben muvessean) deri në kohën e iqindisë. Por, shkak detyrues (sebeb) është pjesa e fundit e kohës gjatë së cilës mund të kryhet falja e namazit. Kështu që, nëse nuk e fal namazin gjer në përfundumin e kohës, atëherë pjesa e mbetur e kohës  është shkak që detyron faljen e namazit“.

Mendoj shprehjes së autorit: „është më mirë t’i falë me nijet të Ahri Dhuhrit që e ka mbëri kohën e tij“ mund të kuptohet si në vijim: Kjo, nëse mendohet se e bën nijetin ta fal Ahri Dhuhrin që e ka obligim faljen e saj, ose që e ka për borxh ta falë. Ky nijet nuk ndihmon gjë nëse namazi i xhumasë nuk është falur me rregullat e duhura, sepse obligimi i drekës ose ngarkimi me borxhin e faljes së saj nuk fillon përpos se në fund të kohës ose pas saj. Po, në qoftëse thotë vetëm: “që e kam obligim ta falë“, atëherë është e qëlluar, ngase obligimi me namazin e drekës fillon që nga hyrja e kohës, ndryshe nga obligimi i faljes së namazit, ashtu si dhe shkoqit këtë çështje autori i „Teudihut“, ku bën dallim mes „obligimit“ dhe „obligimit të faljes“.

Sidoqoftë është më mirë që në bërjen e nijetit të shtojë edhe : “që nuk e kam falur“ ose „nuk e kam bërë„ siç përmendëm kur e treguam mendimin e autorit të „Fet’hit“. Kjo vjen nga ajo se nëse i ka kaluar një namaz i drekës dhe njëkohësisht xhumaja që falë është e plotë, në këtë rast, namazi që e falë pas saj me nijetin e cekur, e përmbush namazin e drekës të cilën e ka lëshuar. Pa shtesën e përmendur nuk kalon në drekën e lëshuar, por mbetet si namaz nafile. Kjo del ngase dreka e cila e ka kapur në kohën e dhënë është dreka e ditës së xhuma, pasi në medhhebin tonë namazi i kohës është ai i drekës, për dallim nga Zuferi. Njejt vlenë edhe nëse e zëmë se namazi i drekës i ka rënë nga borxhi me faljen e namazit të xhumasë, dreka e fundit, të cilën e kap koha, bëhet ajo e ditës së enjte, kështuqë namazi i falur pas xhumasë nuk kalon në këtë drekë të lëshuar vetëm nëse shton te nijeti “nuk e kam falur“. Ndoshta edhe autori jep shenjë në këtë që thamë kur thotë „veni re“!

 

            Plotësim

Në librin „Sherhu’l-Mun’jeti El-Sagir“ autori thotë: “Më mirë ëshë që pas xhumasë t’i falë sunetetet e saj pastaj t’i falë këto katër reqate me këtë nijet”, domethënë nijetin  e Ahri Dhuhrit, drekës së fundit e që nuk e ka falur. Pas këtyre katër reqatëve falë dy reqatë sunet të kohës, kështuqë nëse xhumaja është e vlefshme, me faljen e këtyre reqateve plotësohet falja e suneteve të xhumasë. Në të kundërtën, plotëson faljen e drekës bashkë me sunetet.

Në çdonjërin reqat bashkë me fatihanë duhet të lexojë edhe një sure nëse nuk ka namaz të mbetur (kaza), ashtu që po i zihet si namaz farz sureja nuk prish gjë, e nëse i zihet si nafile është me vend pasi në namaz nafile është vaxhib të lexohet në çdo reqat. Nga kjo kuptohet se nëse ka namaze të mbetura ( kaza) nuk lexon me fatihanë edhe sure, sepse në çdo formë këto reqate zihen si farze.

Përfindimi i gjithë kësaj është se mbas xhumasë falë dhjetë reqatë: katër sunet të xhumasë, katër Ahri Dhuhr dhe dy reqate sunet të kohës, sepse është e mundur që të jetë farz namazi  i drekës e dy reqatët e kohës të vijnë si dy sunetet e mbrëmë të saj. Mes tjerash është dhe e drejtë që nijeti i Ahri Dhuhrit ëshë mjaft, saqë nuk ka nevojë të falen katër reqatë sunet pas xhumasë po qe qe ajo e vlefshme, sepse  nuk ka nevojë që sunetet të përcaktohen me ndonjë nijet të caktuar. Mirëpo, në rast se nuk është xhumaja e vlefshme, atëherë farz është dreka, kështu që katër reqatet e falura para xhumasë e zënë vendin e suneteve para drekës. Mirëpo, për shkak të shprazëtisë së gjatë mes tyre e cila krijohet me faljen e xhumasë dhe dëgjimit të hutbes falë edhe katër reqatë tjera. Pra, për këtë edhe është më mirë që t’i falë dhjetë reqatë.
Azhornuar së fundi ( Thursday, 28 January 2010 )
 
< Para   Pas >
Template
Template Template Template
 

Emrat e All-llahut xh.sh.

Revista El-Ahnaf

  

Botimet e QSKI-së

  

Foto Galeria


Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (92)

Turniri Dimri 2009 Ekipet - Dimri 2009 (21)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (222)

Akademia për Qemal ef. Abdulin - Foto03

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 241

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - bühne

Mbremja Kur'anore 2009 Zvicër - Mbrëmja Kuranore 2009 (108)

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (307)

Mbremja Kur'anore 2009 Austri - Mbremja Kuranore 2009 456

Turniri Dimri 2009 te ndrishme - Dimri 2009 (278)


Kur'ani Kerim

Sa janë online

Momentalisht janë 46 vizitorë online

Vizitorë

mod_vvisit_counterSot172
mod_vvisit_counterDje404
mod_vvisit_counterKëtë Javë1372
mod_vvisit_counterKëtë Muaj7765
mod_vvisit_counterGjithsej78440

Lidhje

Template Template